C’do qenie njerëzore është e thirrur të jetojë në paqe, në harmoni, në gëzim, në tolerancë, në dialog dhe t’i shprehë vlerat e veta, ato të frymëzuara, ato të përcjella në aspekt të trashëgimisë. Në mënyrë të posaçme, ne shqiptarët kemi një sens më të fortë se të tjerët për të festuar në pavarësi, për të festuar vërtet në një thellësi të qenies sonë njerëzore si sovrane dhe bujare.
Jo aq se mungesa e arsimit,policia e shtetit ka vuajtur nga njerezit qe e kane perbere ate. Eshte e pabesueshme por e vertete qe ne policinë e shtetit ka pasur njerëz te inkriminuar ne kuptimin e vertete te fjalës, pasi marr shkas të them këtë duke degjuar c’do dite nga qytetarë të zakonshëm raste kur punonjës te policisë se shtetit ishin palë me kriminelë ordinere edhe me larg. Por me te gjitha keto le te merren institucionet perkatëse. Duke marre shkas nga kjo, lind nevoja te bejme nje ballafaqim te asaj qe ka denoncuar opozita e djeshme, dmth mazhoranca aktuale. E kur shohim njerëz te padenjë si qytetare te thjeshtë, i shohim me petka polici. Kjo praktikë duhet të marrë fund.E theksoj edhe njehërë se vetëm perzgjedhja e njerëzve qe meritojnë të jenë policë, është kryesorja.
E nëse që nga instalimi I demokracisë emërimet e policëve rrugor janë denoncuar nga qytetarët, politikanët dhe te dhënat empirike kanë treguar qe ata vinin në detyrë në bazë të nepotizmit apo miqësive të ndryshme, tashmë ka ardhur koha e meritokracisë. Për herë të parë në historinë e Shqiperise demokratike ketë herë u cel Shkolla Bazë e Policisë, por me nje qellim tjetër: “Zgjedhjen e kandidatëve sipas meritokracisë”. Me permasa galopante numri I aplikantëve per t’u bere pjese e kesaj shkolle rriteshe perditë. Kërkesat e mijëra te rinjve qe dëshironin te ishin pjese e Policise se Shtetit, ushqeheshin me pozitivizëm për hapat e metejshme dhe per me teper suksese. Nje frymë e Re e Policine ne Shtetit duket sikur po merr forme. Ketij projekti po I kushtohet koha më e shumtë, për të ndërtuar Policinë Moderne, Sigurinë e përbashkët, shtetin ligjor dhe shoqerinë e drejte qe meriton vendi.
Ajo që vlen te theksohet dhe te përgëzohet nga të gjithë ne qytetarët, është dëshira dhe vullneti I qeverisë që pjesa e atij grupi specialistëeh që do ushtrojnë kontrollin mbi këto struktura policore, te jene teper rigoroze, besnikë, te aftë nga ana profesionale si dhe ligjerisht mos te kene precendentë penal, dhe moralisht njerëz te pastër dhe që jetojnë në paqe me harmoninë. Dhe ja, ajo qe ne fakt na bën me shumë përshtypje ne opinionit publik, eshte aplikimi I mijra aplikanteve femra ku si kurrë më parë numri I tyre arrin shifër te jashtezakonshme! Kjo tregon qe nuk eshte me nje “tabu” te jesh police femer, perkundrazi nje profesion I respektuar nga te gjithe dhe miredashes ku te gjitha kanë deshirë të japin kontributin e tyre per mbarvajtjen e rregullit dhe stabilitetit për atdheun e tyre.
Ministria e Puneve te Brendshme sic ne shumicën e rasteve me te drejtë është akuzuar historikisht si e menaxhuar nga pushtetarët për interesa vetjake dhe jo te shtetit dhe qytetareve, tashme prej 6 muajsh ka nisur te shkruajë një kapitull të ri, një kapitull që do ngelet gjatë në mëndjen e Shqiptarve. Ajo ministri tashmë sot garanton siguri, inovacion dhe sukses. E gjithë kjo punë e palodhur dhe ky vullnet I jashtëzakonshem nga Ministri Tahiri dhe nënpunesit e tjere, po pretendon t’ju kthejnë identitetin Shqiptareve, aët identitet që e kanë kërkuar me kohë dhe nuk e kanë gjetur…tashmë eshte I tyre! Kete gje mund ta shohim fare qarte ne c’do media online ku lexuesit masivisht perqafojne reformen që po ndërmerret dhe inkurajojnë qeverinë te vazhdojë rrugën e nisur. Kjo na ben te gjithëve të jemi akoma me shume krah i policisë së shtetit ku nga ana tjetër është c’do dite mbrojtëse e rendit dhe sigurisë publike.
Motoja e kësaj kulture te re që po ndiqet tanimë duket sikur na thotë: “Kurre më me dhune, kurre më me terrorizem, kurre më me frike”. Pra, duke parë risite e sjella se fundmi nga MPB, na lind e drejta që të themi se kjo qeveri erdhi me besimin e 1 milion Shqiptarëve per te sjellë në Shqipëri drejtësi dhe paqe, duket sikur ka ardhur per t’i rikthyer Shqiptarëve sigurinë qe ju mungonte me kohë dhe për të treguar qe errësirat nuk munden me armë por duke ndezur fare drite!
Arriti ne kohë edhe ajo, Gjenerata tjetër e Policisë së Shtetit!
Do ishte e bukur te ishin te verteta.Por realiteti eshte ndryshe.Keta djem do dalin polic patrulle me nje kurs te varfer profesional 6 mujor te dhena nga nje personel instruktoresh te paafte.Do duhej ngritur akademia per oficer nese do behej reforme e plote.
shum bukur. kemi besim qe qeveria te na ktheje besimin e humbur
policia e shteti qe na kishte munguar
kjo vajza punon te ministria brendshme eshte shume e zonja
eeshte kusherira erjon braces ?
ehhh policia policia
duhet t ejete e bukur si police
ide te mira dhe polici e sigurt
policia ka ndryshuar me ktu e 2 vite me pare
saimir tahiri po ju kthen besimin e humbur qytetarve
Policia eshte e pafuqishme perderisa sundon ligji i me te forteve dhe ligji tritolit.ketu ne qytetin tim shoh polica rrugor qe ua xhirojne gomat nen hunde dhe jane te pafuqishem te bejene detyren qe u takon me ligj,arsyet dihen jan te njojtur
duket qe saimir tahiri po puno goxha per policin
do thoja super bukur por edhe keshtu do hyjme ne europe e dashur me talente te reja dhe vendin qe po ndryshoin
po me policine e vlores cdo behet e motra