Nga Prof.Asoc. Mirela Bogdani*
Objekti i shkrimit tim te dyte mbi reformen ne arsimin e larte shqiptar, pas ceshtjes se akreditimit, te trajtuar ne nje shkrim te meparshem, eshte nje tjeter ceshtje e rendesishme, ajo e kerkimit shkencor.
Ne universitetet ne bote, sidomos ne ato perendimore, ka dy komponente baze: teaching (mesim-dhenie) dhe research (kerkim shkencor). Ne universitetet shqiptare ekziston vetem komponenti i pare, pra mesim-dhenia, ndersa i dyti prej vitesh eshte inekzistent dhe nuk funksionon me (them prej vitesh pasi ne kohen para demokracise ky komponent, ndonese i kufizuar dhe i politizuar, funksiononte, sidomos ne fakultetet e shkencave te natyres, ato teknike dhe humanitare).
Pedagoget ne universitetet tona ne kohen e tyre te punes bejne vetem oret mesimore, pa ju dedikuar aspak punes kerkimore shkencore. Ndarja ne raportin teaching/research nuk ekziston, ato qe quhen “sabaticals” (pra lejet afat shkurtra dhe afatgjata per pedagoget per pune shkencore) nuk ekzistojne, vleresimi vjetor i cdo pedagogu ne baze te prodhimtarise shkencore (pra libra, artikuj dhe punime te ndryshme shkencore te botuara sipas nje plani te percaktuar) nuk ekziston, dhe shumica e punimeve shkencore, qofte artikuj apo libra te botuar ne Shqiperi, jane me se shumti perkthime apo plagjiatura, pra nuk ka shkence te mirefillte dhe origjinale.
Nje tjeter element i kerkimit shkencor jane aktivitetet shkencore si konferencat, leksionet e hapura, perurimet e librave etj, te cilat ne universitetet tona, sidomos ato publike, jane te rralla dhe teper modeste ne aspektin shkencor. Te vetmet konferenca qe organizojne departamentet jane ato me punimet e doktoraturave te pedagogeve te tyre, si nevoje per plotesimin e kriterit te referimeve per marrjen e titujve, por qe jane teper formale dhe aspak shkencore.
Nje element shume i rendesishem qe do te rriste shume cilesine ne universitetet tona eshte bashkepunimi me universitete te huaja. Mundesite qe ekzistojne sot jane te medha si ne drejtim te binjakezimeve, te diplomave te perbashketa (joint-degrees), programeve te perbashketa, shkembimit te studenteve, leksioneve te hapura me lektore te huaj (guest lectureres), konferencave nderkombetare, projekteve apo studime shkencore me studiues apo institute kerkimore perendimore etj. Ne universitetet tona nuk ka bashkepunime te tilla, pasi barriere ne rradhe te pare behen vete drejtuesit e arsimit te larte, te cilet me se shumti jane individe qe jane shkolluar ne kohen e komunizmit dhe nuk kane as njohurite, as kompetencat, as incentiven per te zhvilluar te tilla iniciativa.
Pra shkurt Shqiperia eshte nje vend ku nuk prodhohet shkence dhe vendet kryesore ku duhej te prodhohej kjo shkence, pra departamentet dhe fakultetet, jane te atrofizuara ne kete drejtim. Shumica e librave qe botohen ne Shqiperi nga punonjesit e universiteteve, me te cilet ata marrin titujt shkencore apo ua japin si literature studenteve, jane copy-paste, pershtatje apo perkthime te autoreve te huaj. Fakti qe ka shume pak studiues e pedagoge shqiptare qe arrijne te botojne artikuj ne journale shkencore prestigjoze apo t’ju botohen libra nga shtepi botuese perendimore, eshte nje tregues i faktit qe ne Shqiperi nuk prodhohet shkence dhe nuk ekziston kerkimi shkencor.
Drejtuesve te arsimit te larte shqiptar do t’ju sugjeroja mekanizmat e meposhtem per te re-vitalizuar kete komponent te rendesishem ne universitetet tona:
Se pari, te percaktohet raporti teaching/research per te gjithe trupen pedagogjike universitare, ndoshta jo ne raportin 50/50 perqind (sic eshte ne universitete perendimore), por te pakten 70/30 perqind.
Se dyti, te percaktohet nje plan vleresimi vjetor per te gjithe pedagoget lidhur me prodhimtarine e tyre shkencore, pra sa libra, artikuj, recenca dhe punime te ndryshme shkencore kane botuar dhe ku i kane botuar. Kjo duhet bere ne fund te cdo viti akademik dhe do te sherbeje si kriter qofte per mbajtjen e vendit te punes, qofte per promovimin ne karieren akademike. Pedagoget qe nuk bejne veprimtari shkencore te largohen dhe t’jua lene vendin atyre qe dine te bejne, sipas parimit akademik anglo-saxon “publish or perish” (boto ose largohu).
Se treti, veprimtaria shkencore, kryesisht botimet, ti nenshtrohet nje shqyrtimi kompetent, per te evituar plagjiaturat. Ngritja e nje komisioni, me anetare me kredenciale ne fushen e botimeve jashte, apo dhe me profesore nga universitete perendimore, do te ishte zgjidhja ne kete drejtim.
Se kateri, cdo departament dhe fakultet te perpiloje planin semestral dhe vjetor te aktiviteteve shkencore si konferenca, leksionet e hapura, perurimet e librave etj.
Se pesti, te promovohet dhe mbeshteten departamentet dhe fakultetet qe realizojne bashkepunime te sukseshme me universitete te huaja.
Se gjashti, te rritet mbështetja financiare per kërkimin shkencor, pra te percaktohet nje perqindje nga buxheti i cdo fakulteti per studimet dhe projektet shkencore. Nje pjese e ketij fondi te shkoje ne drejtim te ngritjes se bibliotekave te fakulteteve aty ku nuk ekzistojne, ose zgjerimit dhe pajisjes se bibliotekave ekzistuese, qofte per blerje librash, qofte per perkthimet e librave me esenciale te literatures shkencore boterore. Eshte shokuese qe buxheti per kerkimin shkencor ne Shqiperi perben vetem 0.43% te buxhetit te Ministrise se Arsimit, 0.05% te shpenzimeve te buxhetit, apo 0.01% te PBB.
Se fundi, te reformohet institucioni perkates i kerkimit shkencor (qofte brenda Ministrise se Arsimit apo si agjensi jashte saj) qe do te drejtoje dhe monitoroje kete komponent kaq te rendesishem ne universitetet, te cilat do te mbijetojne pas akreditimit.
Sigurisht nuk do ishte e mjaftueshme qe keto e te tjera mekanizma thjesht te reflektoheshin ne nje strategji te hartuar bukur apo ne nje “action plan”. Theksoj dhe njehere idene, e thene ne shkrimin tim te pare, qe arsimi i larte shqiptar ne humneren e thelle ku ka rene, reformohet e rregullohet vetem me njerez kompetente e profesioniste, e mbi te gjitha, qe kane “good will”, perkushtim dhe kurajo per te realizuar reformat, individe me kredenciale te spikatura akademike, mundesisht te shkolluar jashte, te cilet deri tani fatkeqesisht jane lene jashte ketij procesi.
Sigurisht eshte edhe do te jete, sepse nuk eshte nevoja per nje vend si yni, ku fondet vidhen dhe “puna shkencore” perfundon ne duar studentesh qe perkthejne shatra patra.
Zonje Universitetet te bejne mire mesimdhenien se per shkencen e tyre nuk kemi nevoje. I ka bere bota dhe ne veç po bejme transferim teknologjie siç e keni pare…
pse nuk paskemi nevoje per kerkime shkencore ????? mesim-dhenja eshte si puna papagallit ….perseriten ato gjera qe dihen ndersa kerkimi shkencor eshte e ardhmja . Ktu nuk ka vullnet , ktu nuk ka deshire qe SHTETI DHE SHOQERIA te ecin perpara , ktu jemi akoma si ne mesjet ku fiset dhe rrethi i tyre sundojne me ane te forces dhe parase dhe nuk duan t’ja dine per te tjeret .
Nuk po them te marrim shembull Aziatiket juglindore te cilet shkelqejne ne math dhe kerkime shkencore ( sepse kan nje kulture te atille ) por mjafton te marrim shembull Finlandezet te cilet 40 vite me pare ishin te varfer , ndoshta me keq se ne dhe sot fale KERKIMEVE SHKENCORE DHE FALE SISTEMIT TE TYRE ARSIMOR JAN NDER VENDET ME TE ZHVILLUARA NE BOTE . Dhe te mendosh qe jetojne ne ne nje vend ku dita per shume muaj zgjat vetem 6 ore dhe pastaj –ERRESIRE DHE FTOHTE TOTAL . Ne i kemi te gjitha por ne s’kemi VULLNET !
Profesoresh Mirela pergezime per shkrimin si dhe perpjekjet qe bene per te per zhvillimin e vendit tone!
Turp per keta palo profesore , hajdute, abuzues etj.. qe shkaterruan dhe vazhdojne te shkaterrojne.
TI duhet te kerkosh me te madhe te vihet testimi elektronik ne gjuhen angleze dhe korrigjimi nepermjet pc. Kjo eshte alfa . asgje nuk ndryshon ne shqiperi per sa kohe nuk ka meritokraci. JO VETEM ARSIMI UNIVERSITARE POR AI ai parauniversitare eshte akoma me keq. Cfare pret kur arsimi ne tirabe drejtohet na zombi si Mimoza Kuqi, apo drejtori i IKAP isH drejtori i djathit apo shefe kabinite ardjan berberi etj.. Je e nderuar dhe earsimuar si mos me mire dhe mos e ca koken nga profesoret idjot albanez
Publish or perish ça lloj gjuhe eshte kjo fjali sepse shqip nuk eshte.
anglish me siguri do jet por si ka përfunduar ne nje artukull të nje gazete shqiptare
kete vetem redaksija munder ta sqaroj.
e ke ne thonjza zamo. dhe ne kllapa edhe perkthimin
Aman te keqen cfare eshte kjo mania e ca njerezve per te marre ca poza neper foto sikur jane anakonda a xhokonda si e ka emrin ajo zonja e piktures. Edhe kjo zonja me larte edhe ai zheji para ca ditesh po ne te njejtin stil pozojne. Sikur po pozojne per revisten “Times”
Në teori, Znj. Bogdani ka të drejtë.
Në praktikë, profesorët apo të ashtuquajturit profesorë universitarë kanë probleme ekzistenciale: të sigurojnë mbijetesën ne Shqipëri apo të akumulojnë më shumë kapital me metoda të ndryshme, formale (me punë të ndershme) apo informale (me zarfa me lekë nën dorë).
Kërkimi e botimet shkencore kërkojnë disiplinë, vetë-ndergjegjësim e kushte materiale të cilat ose mungojnë ose janë të cungëta në qarqet universtare shqiptare. Kështu që debati rreth këtij problemi në këtë fazë do të mbetet një ëndër e bukur në diell. Profesorët janë pjesë e jetës dhe e shoqërisë me të gjerë shqiptare, kështu që do të pasqyrohet fatkeqësisht tek ata gjendja aktuale ku jetojmë – rrumpalla, të bojmë nonji lek, të pijme kafe e raki e të bejmë thashetheme. Konstatimet nuk synojnë të nxijnë realitetin shqiptar, porse të vej pikat mbi I, e të kuptojmë se shkenca e vërtetë bëhet kur një shoqëri është mbi baza civile të shëndosha, demokratike e kur kujdeset për objektivitet. Uroj të arrijmë këtë gjë, por ne vitin 2014 jemi ende larg këtyre.
kjo fluturon me presh ne goje
Bogdani ka thene ate qe duhet, nuk ka mesimdhenie pa kerkim shkencor. Egzistojne shume mundesi per te kryer kerkime shkencore dhe rritur bazen laboratorike. Ka shume studjues shqiptare te asocijuar ne qendra kermimi europiane apo Amerikane (ose gjekte). Po te afrohen keta studjues mund te behen shume gjera: 1. mund te jepen prej tyre cikle leksionesh ne universitetet shqiptare 2. Mund te konsiderohen pjese e katedrave me te cilat kane lidhje dhe botimet e tyre mund vendosin si adrese edhe ate te katedre shqiptare 3. Mund te kryejne matje kampionesh te prodhuar ne laboratoret shqiptare ose kamionet e prodhuara jashte mund te maten ne Shqiperi 4 Mund te udheheqin punime masteri -doktorate apo diplome (ne kete rast ata duhen perfshire ne komisionet qe vleresojne e japin titujt shkencore.
Po te behen keto gjera, me siguri niveli shkencor i unversiteteve ka per tu rritur. Harrova te shtoj qe mund te aplikohet per projekte te perbashketa shqiptare-te huja nen garancine e nje shkencetari shqiptar qe punon ne keto qendra te huaja. Po te shihet me kujdes do konstatohet se nuk mungojne shembuj te tille, por ata duhen bere nga sporadike ne norme.
Boto ose ik eshte shume e thjeshte te aplikohet. dhe nuk ka nevoje per komisione qe te kontrollojne a ka plagjiatura: thjesht te vihet si kusht per marjen e doktorates botimi i te pakten dy artikujve ne revista me imact factor >1. Per kalimin ne nje pozicion me te larte te merren parasysh citimet (citions). Kjo do shtyje cdo pedagog te gjeje bashkepuntor jashte dhe te aplikoje ne porjekte kerkuse qe jane aq te shumta.
Pradaj mund te themi se Bogdani jep rekomanimet me te mira te mundeshme per progresin e shkences dhe arsimit ne shqiperi. Mjafton te kuptohet se nuk ka arsimim pa zhvilluar dhe shkence duke i ingranuar studentet dalngadale ne stilin problemor-kerkues te te mesuarit.
Mbaj mend nje rast kur nje nga pedagoget na la te zgjidhnim nese donim provim me libra te hapura por me problema te panjohura dhe pyetje logjike, apo provim me problema qe kishin qene ne seminare e pyetje nga librat dhe pa libra ne provim. Vetem dy vete ne klase ishim gati te ballafaqoheshim me problema te panjohura. Normalisht qe provimi do behej (ashtu sic beheshin te gjitha provimet e tjera pa na pyetur fare), me problema qe i kishim zgjidhur ne seminare dhe pyetje te palogjikshme nga paragrafe ne liber. Natyrisht mundesite me te mira ishin per korin e papagalleve qe memorizonin problemat dhe ndihmoheshin nga jasht me kufje.
Gjeja qe me vjen keq me shume eshte mos dhenia e mundesive ne fushen e kerkimit shkencor studenteve qe kane mbaruar Ph.D ne shkenca ekzakte dhe qe duan te kthehen ne atdhe. Kjo i shtyen te vazhdojne te punojne jashte Shqiperise si dhe te kontribojne vetem ne Universitete te huaja si nga ana e kerkimit ashtu dhe e mesimdheniens. Nga renditja e universiteteve jemi nga vendet me te fundit ne Bote, dhe gjeja qe duhet te kemi me frike eshte perkeqsimi i arsimit parauniversitar. Shqiperia duhet te ndryshoje per nga menura e mendimit medioker…..
Hulumtimet shkencore ne Shqiperi behen nga OJQ-te qe marrin fonde
universitetet jo publike duhet te kene staf te brendshem.
profesoret e asistentet e jashtem u lejon qe ata te largohen nga universitetet publike, nga mesimi,duke;
rregulluar orarin nese munden
abuzuar me mesimin ne publik
te prirur per dhene mesim ne privat per …………
reforma e arsimit te larte duhet te shtrengoje rregullat e orarit te punes ne publiket, se jane bere han,duke ikur nga mesimi,duke genjyr studenet qe sot jam ne mbledhje,seminar,e shkojne te privati
universitetet jo publike duhet te kene staf te brendshem.
profesoret e asistentet e jashtem u lejon qe ata te largohen nga universitetet publike, nga mesimi,duke;
rregulluar orarin nese munden
abuzuar me mesimin ne publik
te prirur per dhene mesim ne privat per …………
reforma e arsimit te larte duhet te shtrengoje rregullat e orarit te punes ne publiket, se jane bere han,duke ikur nga mesimi,duke genjyr studenet qe sot jam ne mbledhje,seminar,e shkojne te privati.
duke respektuar punen,ne publik i jep mundesi per pune profesionale shkencore
Shkrimi eshte i sakte, i drejte, i vertete, i duhur. Shkrimi nuk eshte per kalamajte, per mendje vegjelit, per ato qe duan universitet sa per nje cope leter. Çeshtja qe ngrihet ketu eshte e mprehte. Universitet dhe pune shkencore dhe botuese do te thote pune tere diten e ndoshta teret naten. Pozita dhe puna shkencore ne universitet nuk eshte per te gjithe, nuk eshte per njerezit qe merren prej rruges, nuk eshte per te emeruarit e PKSH, PD, PS; nuk eshte per ato qe shkruajne nje liber rrefimesh per gazeta dhe kujtojne se dijne per t’u bere profesore dhe kerkues shkencore universiteti.
“PROFESORE” MIRELA,
PERVEÇ PIKES 6 TE PROPOZIMEVE TE TUA, TE TJERAT, KONSIDERATAT APO PROPOZIMET E TUA, JANE “DOKRRA” TE SHPREHURA NE GJUHEN SHQIPE, TE PERZIER ME ATE ANGLEZE…
TE KESHILLOJ:
1. TE PERDITESOHESH DHE TE MIRINFORMOHESH ME AKTET LIGJORE DHE NENLIGJORE QE RREGULLOJNE VEPRIMTARINE E ARSIMIT TE LARTE, SEPSE NJE PJESE E PROPOZIMEVE TE TUA TASHME JANE PASQYRUAR FARE QARTE NE KETE LEGJISLACION.
2. TA NJOHESH ME NGA AFER REALITETIN KONKRET NE ARSIMIN E LARTE PUBLIK, SEPSE, PERVEÇSE MUND TE JAPESH MESIM NE DISA UNIVERSITETE PRIVATE, SITUATA NE ARSIMIN E LARTE PUBLIK, MEGJITHE PROBLEMET QE KA, NUK ESHTE AQ “ZI” SA E PARAQISNI JU NE SHKRIMIN TUAJ…
3. BOLL ME NENVLERESIMIN ATYRE QE KANE KRYER STUDIMET NE SHQIPERI, SIDOMOS NE SHKENCAT EKZAKTE DHE ATO TEKNIKE, DHE MBIVLERESIMIN E ATYRE QE KANE KRYER STUDIMET JASHTE VENDIT. “PYLL PA DERRA”, EDHE JASHTE SHQIPERISE, NUK KA…
4. SHUME “ABSOLUTE” DHE E SIGURTE NE ATO QE THUA JE MOJ MIRELA… TE KESHILLOJ TA MBASH PER FRERI KALIN KU KE HYPUR SE, KAM PERSHTYPJEN, ME KETE REVANSH QE KENI MARRE DO TE THYENI QAFEN DHE, LARG QOFTE, NUK JUA UROJ NJE GJE TE TILLE…
5. MIRELA, NUK BEHESH “E MADHE” DUKE DALE NE FOTO ME ZONJEN THEÇER, APO ME KEDO TJETER. QENDRO MBI KEMBET E TUA, MIRELA!!!
O profesor,
po shkruaj me germa te vogla njehere perpara se tu japesh mend te tjereve.
O profesor ti do jesh nji ato te partise me universitetet privat. Ne po diskutojme problemet e shkolles jo problemet personale te Zonjes Mirela.Ne aq burre nxirr emrin tend sic nxjerr Mirela emrin e saj.Ajo po mundohet me rregullu dicka dhe po tregon menyren qe ajo mendon se si mund te rregullohet. Me kujtove nje zyrtare te ministrise se jashte qe u bo me PhD per 6 muaj dhe sot perfaqson vendin tone ne Bruksel.
Kam patur konsiderate per Mirelen por kur pas kohes qe kaloi me Mediun perfundoi tek Bamiri me thene te drejten i ka ulur goxha kuotat personale. Pavaresisht ambicieve te saj politike per vete nivelin intelektual per te cilin ajo ka investuar ka gabuar ne menyre infantile.
Qe ka ikur nga Mediu i shton pikes Mireles zoteri.
Kush jeni ju qe e gjykoni?!
Shkoni njehere dhe diplomohuni ku eshte diplomuar Mirela pastaj krahasohuni dhe gjykoni ate.
Kurse sa per te diplomuarit jashte, jane si nata me diten me ata qe diplomohen ketu!!!!!!!!!!
Vetem emerimi sipas merites mund te sjelle kerkime shkencore ne universitetet shqiptare. Por kur “profesoret” zgjidhen nga familja dhe me mik, keta jo shkencen nuk e dine se cfare eshte, por as shqip nuk dine te flasin.