“Edhe budallait, i duhet hapur rrugë deri ku nuk prish punë”

20 Mars 2014, 21:15Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Nuk e frenoi dot veten Sali Berisha as në seancën e radhës në parlament. Si përherë, kur humbet kontrollin, kur i cënohen interesat, kur i përmenden zullumet, kur i denoncohen familjarët dhe ortakët e përfshirë në krime e korrupsion, Saliu shpërthen në shpifje, denigrime, fyerje, sjellje rrugaçërore, presione, kërcënime kundër kujtdo. Nuk ka rëndësi se kujt ia adresoi këtë herë rrugaçërinë dhe histerizmin e tij banal.

Ajo që duhet bërë objekt reagimi përballë sjelljes vulgare prej halabaku të Sali Berishës, nuk është çmenduria e tij tashmë e konfirmuar. Problemi lidhet me faktin, se prej 23 vitesh, ky njeri vazhdon të jetë “luga e djallit” në “çorbën shqiptare”, në “çorbën” ku ai është “krye-kuzhineri”. Krejt i papenduar, madje më me agresivitet, Sali Berisha po vazhdon ta trazojë këtë “çorbë” me djallëzinë dhe prapësitë e tij tipike, të cilat nuk janë thjesht qëndrime individuale si karakter e temperament i tij i “pagdhendur”, por qëndrime me efekte cenuese mbi çështjet kombëtare.

Nuk është vetëm shenjë dhe reagim prej “budallai”, fakti që Saliu krijon përherë e për çdo gjë, situata të rënduara politike. Dhe çuditërisht, ai lejohet ta bëjë i qetë këtë gjë. Nuk e kam fjalën për lejen që i ka dhënë Ilir Meta për të “broçkollitur” pa kufi në parlament. Le të flasë. Thonë se pleqëria e lodhur, e stresuar dhe “pa çelsa” e ushqen llfazanllëkun e ligësinë. Por në rastin konkret, fjala është tek fakti, që ky njeri duket se vazhdon të përbëjë shqetësim e rrezik serioz për interesat kombëtare.

Dhe shteti e lejon ta bëjë lirshëm e intensivisht këtë gjë. Shteti po hesht përballë qëndrimit të Saliut, duke qeshur me të, si në një estradë kooperative me kllounët.

Shteti duket se ka hequr dorë prej qëndrimeve të tij të rrezikshme, duke bërë lojëra fjalësh me batuta personazhesh komikë të botës së rrugës.

Kryeministri ka kohë që e quan “Shaban Qosja”.

Që Saliu është katandisur “kokë e këmbë” si Shaban Qosja, kjo nuk nevojë për mend që ta kuptosh. Por dhe, që nuk duhet lënë më të vazhdojë të sillet si “Shaban Qosja”, kjo duhet bërë urgjent. Sepse, në rastin e Saliut të rrjedhur, që tani e quajnë “Shaban Qosja”, për specie të tilla të dyzuara mes budallallëkut, çmendurisë e ligësisë, duhet mbajtur parasysh dhe përcaktimi kujtesë që thuhet në “Bibël”: -“Edhe budallait, i duhet hapur rrugë, deri ku nuk prish punë”.

Në këto 23 vite, Saliu e ka dhënë provën që vetëm ka prishur punë. Po vazhdon të prishë punë. Por “budallait” po i hapet rrugë! A duhet të vazhdojë shteti, qeveria, parlamenti, drejtësia e shoqëria shqiptare, të mos e marrë në konsideratë thënien e “Biblës”?!

Shkrimtari Dritëro Agolli i kërkoi “budallait” të hapë rrugë, të largohet nga poltika e nga parlamenti. Ia kërkoi shoqërisht. Por në rastin e Sali Berishës, mendoj se ka ardhur koha që kjo “hapje” rruge të bëhet ligjërisht, me përcaktimet që bën “Bibla” e drejtësisë.

“Shaban Qosja” i politikës dhe parlamentit shqiptar duhet të shkojë atje ku “recitohet” me zë të lartë emri i nënës dhe babait.

Sepse ka bërë shumë zullume. Dhe nuk i mbyllet goja. Akuzon e shpif, adreson krime, sikur ato t’i kenë bërë ata që kanë lindur në vitin ’92, kur Saliu nisi zullumet, krimet!

Nuk ka asnjë rast në botë, që një politikan apo kryeqeveritar me qeverisje mafioze, i zhytur në krime personalisht e familjarisht dhe me aktivitet shkatërrues për vendin e popullin e vet, të ketë kurajo qoftë edhe minimale, të dalë publikisht e të mbajë leksione për drejtësi, për luftë kundër krimit e korrupsionit, për integrim evropian e mirëqenie të popullit. Këtë që po bën Saliu i Shqipërisë, nuk e bëri as Mubarak i Egjiptit, as Ben Ali i Tunizisë, as Gedafi i Libisë. Nuk po e bën as Bashar al-Asad i Sirisë.

Ndërsa Sali Berisha del e flet. Kërkon llogari për gjëra e krime që i ka inskenuar dhe bërë vetë ai, kur ishte në pushtet. Kërkon llogari për varfërinë dhe papunësinë ekstreme që “mbolli” me pushtetin e vet.

Dhe shteti hesht. E dëgjon dhe i mban “iso”. Kur në fakt, duhet ta çojë e ta ballafaqojë me drejtësinë për krimin e piramidave. Për krimim e rrëmbimit dhe zhdukjen e biznesmenëve. Për masakrimin e gazetarëve. Për djegien e gazetave. Për kontrabandën e karburanteve me Milosheviçin dhe pushtetet e tjera diktatoriale. Për krimin masiv të vitit 1997 me pasojë 3000 të vrarë, palçkitjen dhe djegien e Shqipërisë. Për krimin e vrasjes masive në Gërdec me trafikun e municioneve prej familjes së tij. Për krimin e vrasjeve masive të protestuesve në sheshe, Për koncesionet korruptive. Për përdorjen e financave të shtetit për propagandë politike, në favor të mbajtjes së pushtetit të tij. Për pagesa korruptive nga financat e shtetit për lobingje. Për tendera korruptivë.

Sali Berisha ka një “CV” të zezë, të superngarkuar me krime të çdo lloji. Por nuk është çuar as për pyetje përpara drejtësisë. Nuk po çohet ende të përballet me ligjin! Cilido politikan e pushtetar, i çfarëdo shteti e regjimi në botë, që do të kishte “profilin” 23- vjeçar të krimeve të Sali Berishës së Shqipërisë, jo vetëm nuk do të ishte në politikë, në pushtet e parlament, por as në liri si qytetar i thjeshtë.

Por ja që ai është edhe i lirë, edhe në politikë, edhe në parlament. Prej 5 vitesh, ka qenë 2 herë President Republike. Prej 8 vitesh kryeministër, ka qenë dy herë kryeministër. Prej 23 vitesh është deputet në parlament. Në çdo pozicion ka bërë krime. Dhe del e “bilbilos” sikur nuk ka bërë asgjë.

Dhe shteti vazhdon e hesht, sikur flet “Shaban Qosja” në rrugë e jo “Gedafi” Sali Berisha ende në politikë, në parlament. Në liri për të bërë çfarë dhe si i thotë mendja!

16 komente në ““Edhe budallait, i duhet hapur rrugë deri ku nuk prish punë””

  1. Pilo Lala says:

    Saliu bertet nga frika!
    Po i vijne rrotull Haklajt, prandaj kerkon te shkoje ne burg, te mos e vrasin

    1. FLORA N says:

      GEDAFIT SHQIPTAR I DUHET NJE DENIM ALLA ISLAMIKSHE.

      http://goo.gl/HEP6eO

      P.S. KESHTU DO E PYESIN BYTHEN MIRE “GEDAFET” E TJERE SHQIPTARE.

  2. Milua says:

    Vetem nje kryeminister pa dinjitet, vetem nje kryeminister pa kulture, pa seder dhe pa gjak trimeror, mund te shtiret si njeri tolerant, si njeri i gjere dhe i kulturuar perballe nje halabaku qe i ka peshtyre krevatin, grate, familjen, babane dhe cdo pjese te trupit te tij, lare e palare rruar e parruar. Nuk ka bere vaki ne asnje histori parlamentare dhe ne asnje mejdan politik. Turp Edvin Krista Rama. Ne vend te skuqesh ti, skuqen te gjithe ata qe sinqerisht te votuan dhe ta duan te miren. Na mbeti te te urojme theqafjen!

    1. katarakti says:

      Te lumte Milo. Mi ke marre nga goja ato qe ke shkruar. Nuk paska as gjak, as nder dhe asgje ky Edi Rama. Ne vend qe t’i pervishet mire e mire plakut te rrjedhur, ndodh e kunderta. Ndofta nuk eshte per ate post.

  3. Studenti says:

    Cojeni ne burg legenin, se eshte bere si qen i terbuar, dhe ka rrezik te infenktoje popullin me terbimin prej qeni rrugac.

  4. DukGjonMazo says:

    Zoti Milo,
    Trim pas tastierës bëhet dhe harabeli…

    1. Zemani says:

      Ti, ore legen qe ke hallin te trimeria e Milos, ke ndonje gje kunder Rames dhe Berishes? Cfare mekati te vecante ka Miloja pervecse shkruan sipas disiplines se gazetave, si gjithe te tjeret, me emer dhe pseudonim? Po ta zeme se ka frike nga Basha apo nga Rama se e heqin nga puna dhe e lene pa buken e gojes, po ti cfare trimerie po ben? Edhe ti me emer gjysmak po flet. Po kur ti ke frike nga Miloja qe nuk ia thua sharjen me emrin tend te plote, pse pretendon trimerine e Milos? Mua me plasi a eshte apo nuk eshte trim Malua qe fshihet pas tastieres, ato qe thote i ka drejt dhe i ka nga shpirti… Po ti mor legen qe ve emer kinez si nuk ke turp?! Nuk eshte problem Berisha atje, jo, por jane ca si ty. Po e mbyll komentin se po me vjen per te…

      1. Mara says:

        Zemani nga Gjirokastra….postet ja doni Kryeministrit….por e sabotoni sa takat keni…nje dite do ta thyeni qafen ….seps egenjeshtra i ka kembet e shkurtra

  5. era says:

    As na duhen fare arsyet se perse bertet serbi qe i leverdis te quhet “Shaban Qosja”.
    Ai vazhdon misionin e vet per shkaterrimin e Shqiperise ndersa Kryeparlamentari dhe Kryeministrie lejojne ate te perdhosi nje institucion qe eshte i popullit dhe nuk ja u ka lene baba.
    Te heshtesh apo te pergjigjesh me batuta dhe te lejosh nje pervers qe te nxjerre fekale nga goja nje pervers eshte e pa drejte sepse votat jane dhene per te tjera premtime.

  6. david 1955 says:

    ky haleimi shkruan vetem se duhet me shkrujt por jo se po i bije pikes mbi ‘i’.medemek vetem saliu na qena fajtor? qe saliu eshte fajtor nuk diskutohet por nuk mund te ndeshkohet nga pala tjeter se eshte po aq fajtore ne mo me shume. te gjithe ne nje gjiriz jane te zhytur.

  7. david 1955 says:

    o hale-im or trim. thuana nonji gjo ne per njalat ,per lilo floririn, per ramen qe te ta nihmojme pak se vetem 3000euro ka. o mbylleni halen dhe mbani doren e mos shkruani ose tregojini populit rrugen qe duhet te ndjeke per te hequr qafe gjithe ndyresirat.

  8. taqo says:

    Per ne qe nuk e njohim shaban qosen ,a ka njeri te beje nje pershkrim te tij ,nje biografi te shkurter ,dhe ta botoje ne gazeten e mero bazes,ju lutem ,a ka ndonje tirans,qe i vjen ndorjesh te shkruaje dicka

  9. ali says:

    Me sa duket Sales po i mblidhet litari ! Ishalla !

  10. kurbin mamu says:

    EDHE BUDALLAI E KA KRYT SI ROBI

  11. Resniu says:

    Qeveria duhet te marre masa urgjente per te shpetuar Saliun,me veprimet e tij 23 vjecare ai ka bere shume krime ketij populli si komb,shtet dhe individeve te vecante.Prandaj duhet shpetuar per te mos u asgjesuar.Per shpetimin e saliut duhet te jene dakord edhe njerezit qe ka rrotull dhe e mbeshtesin(e mbeshtesin sa eshte gjalle se edhe ata nuk e duan por u ka ngecur ose me mire i kane ngecur njeri tjatrit).Prandaj ne gjendjen qe eshte katandisur Saliu duhet mbyllur urgjentishte ne kafaz hekurash dhe te ruhet se mos del apo e demtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje