Andrologu i parla-mentit!

20 Mars 2014, 22:14Blog TEMA
Andrologu i parla-mentit!

Nga Ermal Petushi

Ditë e ngarkuar sot!

Ndërkohë që jashtë parlamentit, të pushuarit nga puna (dikush padrejtësisht, ndoshta…) dhe ish të përndjekurit (dikush i shtirur…), bënin një luftë mes të “varfërish”, në sallën parlamentit “shurdh”, ku nuk arriti të hynte qoftë edhe një fjalë e vetme, por dolën vetëm klithjet e çirrjet e një “zotërie”. Kjo, sepse salla buçiste prej zërit të Atij, të Madhit, Naltmadhërishmit, Liderit historik, Superstarit, Babës dhe Nonës së sharjeve….

E di, ndoshta është pak ortodokse si metodë, por ju lutem, jepini një qetësues! I thoni të pushojë, fikjani mikrofonin, “qiteni prej zhelesh jashtë” nëse doni, por ju lutem …bëni dicka!!

Bëni diçka!!!

Bëni diçka sepse po nxjerr fëmijët nga rruga e Zotit! Pasi zhvirgjeroi e kurvëroi me fjalë gjithë femrat e fisit të gjysmës parlamentit, e pasi ka përdhunuar me kohë moralin vetjak, tashmë po na përdhunon literalisht veshët e sytë sa herë i jepet mundësia.

Ky njeri, që përgjatë gjithë jetës së tij politike, nuk rreshti kurrë së sulmuari këdo, së vjelli vrer, e sëshpifuri ; është shembulli më i qartë i një hemorroideje humane kronike, një shushunjë barkshpuar apo kryeministri (ish, shyqyr Zotit) zevzek, quajeni si të doni…

E veshi dhe e zhveshi deri në shtatë breza, e nuhati dhe lëpiu, ia studioi gjenitalet si një androlog i vërtetë dhe tashmë na jep diagnozën në parlament , me duar të pastra, pas 8 vitesh qeverisje…

Mjaft mo burrë, BOLL! Get the fuck off!

“Kuvendi po shkon me shpejtësi drejt fundit” – tha sot Berisha!

Rrallë ndodh, por biem dakord ndonjëherë! Kuvendi ka marrë fund, po po, ke marrëfund!

Kjo seri komplimentash ndaj ish kryeministrit, i jep përgjigjen edhe pyetjeve që mund t’iu kalojnë ndër mend, pyetje të tipit :“Kush e ka mësuar këtë djalë të shajë”?! Pergjigja është e thjeshte  :-E kam ndjekur parlamentin që i vogël, ndoshta më shumë se ç’duhet…

Kam nevojë për një opozitë, një opozitë të fortë që të mbajë me këmbë në tokë super-mazhorancën. Kam nevojë për një opozitë si ajo e djeshmja, që arrin të turpërojë veprimet e një qeverie hap pas hapi, pa përmendur familjen, pa fëlliqur askënd, pa fëlliqur veten në sytë e atyre që e kane votuar.

Dua një opozitë te moderuar, modernizuar, europiane dhe me vullnet të hekurt; pa batutasarkastike, pa humor burgu!!!

E dua vërtet, na duhet në fakt, është e nevojshme në mënyrë që të kemi një qeverisje të shëndetshme, që të mbajënën kontroll maninë e madhështisë të super-mazhorancës!

Rasti i Aleksandër Kalemajt, i arrestuar në të shkuarën për prodhim ilegal të pijeve alkolike , i emëruar “meritokratikisht” si kreu i ri i “Autoritetit Kombetar të Ushqimit”, e më pas shkarkuar nga kryeministri dora vetë, është ndoshta fitorja e parë e vërtetë e opozitës në këto 6 muaj.

Fitore që mori pelqimin jo vetëm të të anëtarësuarve të saj, por të shumicës së shqiptarëve.

Denoncimi publik i drejtorit të Zyrës së Punësimit në Kavajë, i cili(sipas opozitës) ka një mandat arresti ndërkombëtar, është ndoshta fitorja e dytë, edhe pse duhet provuar më parë vërtetësia.

Një minibetejë e fituar që nxori në pah një nga pikat e dobëta të qeverisë “Rama”; punësimin dhe mungesën e meritokracisë aq shumë të premtuar e kaq shumë të përfolur këto ditë. Një opozitë e hekurt do këmbëngulte deri në gjetjen e përgjegjësve për emërimin e këtyre personazheve të dyshimtë në poste drejtuese, por Jo, sepse fjala e liderit (së shpejti) të ri të PD-së, vlen akoma më pak se çjerrjae një skizofreni në parlament.

 *****

1) Çfarë u diskutua sot në parlament?

Ndërkohë, si përfundim, miratohet vetëm me votat e mazhorances buxheti më i madh në këto 23 vite, për dëmshpërblimin e të gjithë ish të përndjekurve politikë!

2) Çfarë duhej diskutuar sot në parlament?

Por një shtet i rrënuar në tentativë rilindjeje, a i meriton këto politika asfiksuese, të imponuara në mënyre indirekte?! A do ketë kurajon të thotë “JO” për herë të dytë kryeministri?!

9 komente në “Andrologu i parla-mentit!”

  1. ujla says:

    jam lodhur nga berisha!jam lodhur na ai rrot kari plak qe na shkerdhen veshet mga mengjesi ne darke! bastard plak!mos befsh hajer

  2. Genc says:

    Gjithe remuja e perditeshme ne parlament lejohet nga vete Ilir Meta i cili rakordon me Saliun dhe e di se cfare do diskutoje ky i fundit.Kjo sepse Iliri eshte debitor per ato qe i ka mbuluar dhe i di saliu.Nuk mund te justifikohet ndryshe dhe as te mendohet ndryshe sjellja e Saliut cdo te enjte ne parlament duke prishur te gjitha mbledhjet.Pse nuk e nxjere jasht?Kush e pengon?

  3. artan says:

    Artikulli juaj eshte i mrekullueshem …megjithate ato imponime fiscale qe FMN rekomandon,jane buke e perditshme ne perendim.Mos harro dhe diçka tjeter,se mbas disa vitesh,do tju taksojne dhe te ardhuren neto ne nivele mbi 40%-Pershendetje

  4. era says:

    Nqs RILINDJA do e kishte seriozisht Rilindjen, do kryente REFORMAT ne drejtesi( po ta linte Likja) dhe gjithe parate e grabitura nga cubat e ish pushtetareve do mjaftonin dhe do te tepronin te permbushnin te gjitha sugjerimet e FMN.

    Rama do te shkoje nga Tirana ne Durres por po i bie nga Elbasani dhe Kavaja apo ndoshta nga Kina.!

    1. Mira says:

      Ky mos ka qënë model dhe ka marrë pjesë në Mister Albania…!?
      Gjithsesi modelet duhet të pozojnë më mirë sesa të flasin…!

  5. orienti says:

    -Sa here ka share e perfolur ky njeri,une kam kuptuar llumin ku eshte rritur…

  6. erion says:

    bravo, shume shkrim i goditur.

  7. Spartacus Romè says:

    “Kuvendi ka marre fund,po po, KE MARRE FUND”!!! hahhahhahahhahahah SUPER

  8. Erid says:

    Eshte detyre e cdo qytetari shqiptar duke e pare se qe ne parlament kemi nje opozite qe nuk votoi per ligjin antimafia( sigurisht qe nuk u interteson, sepse jane te paret qe duhet te denohen) te behet pjese e ligjit.. Ne nuk mund te pretendojme aspak nga njeri apo tjetri , n.q.s vete te paret nuk jemi gati te zbatojme dhe te luftojme per ligje te rrepta, ndaj hajduteve te pronave.. Ndaj atyre qe e mblene Shqiperine me 2 lek dhe tani , po me forcen e lekut mbajne gjithe shoqerine shqiptare ne nje tension pa limit! Te gjitha gazetat , mediat qe i japin ze funderrinave bastarde te Shqiperise duhet te bejne kthesen e pare! Ska zhvillime pa mbajtur gjithe shoqeria nje qendrim te caktuar… Asnje nuk rron ne hene dhe cdokush duhet ta “prishi ” rahatin n.q.s s’eshte i perlyer.. Keshtu te ndahet mire shapi nga Sheqeri .. Pa nje qendrim te vendosur kjo anarki do te vazhdoje gjithmone! Koha e tranzicionit ka qene shume e gjate .. Mjaft me .. Te gjithe te reagojne, si Ermali qe e ka thene fuqishem fjalen e tij! Eshte per te ardhe keq vertet , kur degjon sharje te ndyra ne parlament , nderkohe qe njerezit e varfer presin te mashtruar nga genjeshtrat e pafundme te nje qeverie , qe para se te humbte zgjedhjet foli edhe per nje ligj te borxhit pa limit!!!!! Kush do ta paguante kete borxh .. Kujt do ti shtrengohej rripi… Vetem atyre qe presin dhe nje fjale , apo nje perpjekje nuk bejne per ta ndryshuar kete gjendje , qe e ka marre ne dore shtresa me e pamoralte e shoqerise!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje