KOMENT/ Ky është fundi i vërtetë i historisë

21 Mars 2014, 21:28Blog TEMA
KOMENT/ Ky është fundi i vërtetë i historisë

Adam Miçnik

Nga Adam Michnik*

 

Presidenti rus, Vladimir Putin po sillet si një bos i mafias. Duke pushtuar dhe në fund aneksuar Krimenë, ai i drejtoi armët ruse Ukrainës dhe tha: ose sovranitetin territorial, ose jetën. Deri tani, strategjia e tij ka funksionuar dhe Putini e di.

Në të vërtetë, në fjalimin e tij, ku shpallte aneksimin e Krimesë, Putini tha atë që mendonte: regjimi i tij nuk ka frikë nga ndëshkimi dhe do të bëjë si të dëshirojë. Krimea është vetëm hapi i parë drejt realizimit të ëndrrës së tij të ringjalljes së madhështisë së Rusisë.

Fjalimi i tij në Kremlin ishte i mbushur me gënjeshtra dhe manipulime, ndonëse një analizë e hollë do të ishte humbje kohe. Fakti i thjeshtë është që presidenti i një prej vendeve më të fuqishëm të botës i ka hyrë një rruge konfrontimi me të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Fjalimi i tij kishte atmosferën e botës paranojake të “Djajve” të Fjodor Dostojevskit, teksa të sillte ndërmend një univers alternativ deluzional – një vend që nuk ekziston dhe që nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Çfarë ka të përbashkët Kosova, ku shqiptarët vuajtën persekutimin dhe spastrimin etnik, me situatën në Krime, populli i të cilës nuk është shtypur asnjëherë prej ukrainasve? Cili është kuptimi i shprehjes së përbuzjes së hapur ndaj qeverisë ukrainase, parlamentit, popullit? Përse duhen quajtur autoritetet ukrainas “fashistë dhe antisemitë”? Tatarët e Krimesë nuk ia vënë veshin përrallave, me fashistët që sundojnë në Ukrainë. Ata janë në gjendje të kujtojnë ende dëbimet brutale dhe vrastare në masë të prindërve dhe gjyshërve të tyre, të urdhëruar nga Stalini dhe zbatuar nga NKVD-ja.

Në mendjen e Putinit, e gjithë bota ka diskriminuar Rusinë gjatë tre shekujve të fundit. Despotët gjakatarë rusë – Katerina II, Nikola I apo Stalini – me sa duket nuk kanë diskriminuar asnjëherë, askënd. Putini paralajmëron gjithashtu se “ju dhe ne – rusët dhe ukrainasit – mund ta humbasim tërësisht Krimenë”. Megjithatë, ai nuk specifikon se kush – ndoshta sërish polakët dhe lituanezët? – i kanë sytë tek Sevastopuli?

Sipas Putinit, Rusia nuk mund të lërë popullin e Krimesë “të vetëm në fatin e tij”. Këto fjalë shkaktojnë një buzëqeshje të trishtë. Leonid Brezhnjevi përdori pikërisht këtë frazë në gusht të vitit 1968, për të justifikuar ndërhyrjen e Ushtrisë së Kuqe në Cekosllovaki, për të ndihmuar komunistët ekstremistë atje që të shtypnin Pranverën e Pragës.

“Ne duam që Ukraina të jetë një vend i fortë, sovran dhe i pavarur”, thotë Putini. Stalini tha të njëjtën gjë për Poloninë në vitin 1945. Demokratë të guximshëm rusë, që nuk i kanë bërë dot të heshtin, kanë folur tashmë për ngjashmërinë mes apelit të Putinit për solidaritet etnik në aneksimin e Krimesë, dhe qëndrimit të Hitlerit gjatë krizave të Anschluss-ëve dhe Sudetëve në 1938.

Ky është fundi i vërtetë i historisë – historisë së ëndrrave për një botë të qeverisur nga vlerat demokratike dhe ekonomisë së tregut. Nëse bota demokratike nuk e kupton që tani nuk është koha për besim në kompromisin diplomatik, dhe se duhet të reagojë fuqishëm për të ndalur projektet imperiale të Putinit, ngjarjet mund të ndjekin një logjikë shumë të frikshme për t’u mbuluar. Duhet forcë për të ndalur një bandit, dhe jo fjalë të ashpra apo sanksione kozmetike.

E përgëzoj dhe jam krenar për politikën e matur dhe të vendosur të Polonisë si dhe qasjes së publikut të saj. Por duhet të pranojmë se çerekshekulli më i mirë në historinë polake të 400 viteve të fundit është duke marrë fund m’u përpara syve tanë. Ka nisur një kohë zhvendosjesh tektonike. Duhet të vlerësojmë atë që kemi arritur – dhe duhet të mësojmë ta mbrojmë.

Bosët e mafias shpeshherë kanë një fat të palumtur, dhe unë nuk mendoj që Putini do të gjejë një fat më të mirë në fund. Fatkeqësisht, shumë njerëz do të lëndohen në ndërkohë, madje edhe ata që tani e mbështesin.

* Adam Michnik ka qenë një prej udhëheqësve të lëvizjes opozitare “Solidariteti” dhe është kryeredaktor i “Gazeta Wyborcza” /Përgatiti: E.Gjini-bota.al/

19 komente në “KOMENT/ Ky është fundi i vërtetë i historisë”

  1. artur duka says:

    Qarqe Te caktuara NE perendim punojne per konflikte mes ruseve dhe ukrainasve. Per fitimet e tyre duan Te shkallmojne perfundimisht Evropen, qe ajo Te ndahet serish lindje perendim, nderkaq qe thellohet procesi I heterogjenizimit Te popullsise autoktone evropiane per shkak Te emigrimit masiv nga bota e trete. Vertete Putini SI tiran qe eshte do Te bashkoje territore, ashtu SI makar beri Hitleri, POR mos harrojme se metoda me efikase e skllaverimit Te popujve eshte politika perca e sundo (divide et impera)

    1. o skizo says:

      Skizofrenia eshte nje semundje mendore ku i semuri eshte i shkeputur nga realiteti — qe do te thote sheh endrra me sy hape — dhe ka nje menyre te menduari teper konfuze dhe pa logjike.

      1. Artur Duka says:

        O skizo ! Qenke si ata sekretaret e partise se kohes se Brezhnjevit qe i quanin skizo ata qe mendonin ndryshe (disidentet) dhe i mbyllnin ne klinika psikiatrike se keta te “semure” ishin shume te shkeputur nga realiteti i logjikshem socialist.

  2. Mika. says:

    Nuke kuptoj pse ardhja e fashisteve te Maidan ne Ukrahine me protesta dhe shishe Molotov qenka demokraci kurse votimi i 97 perqind i vetouseve ne Krimea nuk qenka.

    1. Toni KS says:

      Edhe Levizja e Dhjetorit ne ’91 mund te quhej fashiste nga Ramiz Alia. Tekefundit ishte kunder ligjeve shqiptare te kohes. Po Ramizi nuk e quajti te tille. Duhet te jesh vertete debil te quash luften e popullit ukrainas per liri, fashizem. Gjithashtu, vetem nje debil apo sllav-ortodoks e quan pushtimin e Krimese vetevendosje dhe legjitime.

    2. infermieri says:

      Perse Krimea duhej te mbante kete referendum ?-Ata kane jetuar ne paqe me ukrainasit e te tjeret,pa u diskriminuar .Ne Kiev u protestua sepse Janukoviç nuk po donte te nenshkruante paktin qe e afronte Ukrainen,popullin e saj me pjesen tjeter te Europes .Ukrainasit nuk jane budallenj qe ne 20 vjet pane se si Polonia fqinje e ka trefishuar mireqenien ne krahasim me Ukrainen qe ne vitet 90 ishin njesoj .Atehere perse nuk paskan te drejte per te protestuar kunder nje politike te ndyre qe i mban peng te interesave te ngushta te janukoviçit sherbetor i bindur i ruseve ,gje qe u vertetua katerciperisht edhe me marjen ne mbrojtje te ketij sharlatani prej putinit !?-Le te flasim me tru e t’u referohemi FAKTEVE e jo te derdellisim.

  3. Diplomati says:

    Z.Adam!Perendimi dhe Amerika lnkurajuan Hitlerin dhe neonazistet Ukrainas kunder Rusise.
    Prandaj mos u mundo ti shplash trute SHQIPTARVE.Ti je nje renegat i “demokracise dhe ekonomise te tregut”.

    1. Toni KS says:

      Diplomat, mund te mos besosh por ne kete rast edhe Shqiperia eshte Perendimi. Ariun rus nuk e do askush as sllavet e menqur si polaket, ceket dhe ukrainasit. E duan vetem sllavet debila si serbet dhe belloruset. Tani, ti nese je shqiptar, pse vihesh ne rendin e ketyre te dyteve?

      1. infermieri says:

        Sepse ka edhe shqiptare pa tru !

  4. motor says:

    Nuk e di historine e Rusise,por qe nga Revolucioni i Tetorit 1917,eshte e vertete qe Rusise i kane rene ne qafe.Kulmi i kesaj qafrenie eshte lufta e dyte boterore,me te cilen Amerika vrau dy zogj,Europen dhe BS.Gjithashtu,lufta e ftohte,e deri ne ditet e sotme me ngritje bazash raketash e superraketash ne Europe,ne kufijte e saj me Rusine jane shume domethenese se Amerika do qe t’i perplase edhe nje here te dyja,per te vazhduar keshtu sundimin e botes.Europa duhet te jete shume e kujdeseshme,asaj i intereson vetem miqesia me fqinjet e saj.Edhe kur e goditen BS,ata grure e pambuk ishin duke prodhuar,prandaj kujdes Europa e Polonia e elektricistit te artikullit, qe eshte viktime e ketyre politikave.Amerika eshte mijra km larg…..

  5. raimond vlonjati says:

    Sanksionet qe vendosen kunder Rusise nukkiane efekt ,per aryse se populli ajte bene jete te keqe dhe ata jane familjarizuar me varferine–Keshtu qe nuk ju ben pershtypje varferia ruseve –Ata jane popull pa kerkesa ndaj jetes ….jane mesuar me komunizmin ne varferi dhe me fjale boshe –dhe ashtu jetojne edhe tani…

    Ndersa ruset e pasur jetojne jashte —

    Porse Putin eshte arginat dhe duhet ndalur me force –se ndryshe ai do vazhdoje avazin e tij me ndonje shtet tjeter…dhe forca heret a vone do perdoret kunder tij

    Me mire eshte te perodret sa me shpejt , ne menyre qe te mos lejohet qe populli atje te bjere nen efektin e propagandes se Putin , ….dhe bota do bjere ne qetesi

  6. lecka says:

    Shkrim me te vertete realiste po ta shikosh nga perendimi,po ta shikosh nga lindjdja eshte nje shkrim pa vlere e armiqesor po ta shikosh ne anen e analistit do ti thonja artikull shkruesit se”kjo kohe qe jetojme sot e qe analizon zotrote ka shume bandite si nga nje ane ashtu edhe nga ana tjeter”,e meqe jane te shumte e drejtojne kete “bote moderne” eshte veshtire qe ti veçosh e aq me hume ti luftoshe,pasi ata sot zoterojne te gjitha asetet per te tredhur kedo qe i quan badite nen siglen “DEMOKRACI”!

  7. shtjefen palushi says:

    debil anglez…. nuk ja vlen te lexohesh.

  8. AP says:

    Ky Ademi polak më ngjan me Fahri Balliun tonë!
    Moderator! Një koment ma fshive, edhe këtë do ma cenzurosh?! TEMA ka qenë model i anticenzurës, qëndroi kësaj linje!

  9. Agushi says:

    5 Ministri kyce i kane marre Neonaziste te Svobodas,qeveri kjo e percaktuar nga amerikanet sipas telefonates te rrjedhur ne medja midis Nuland dhe Ambasadorit Amerikan ne Ukraine. Perendimit dhe SHBA qe leshojne lotet e krrokodilit sikurse Putin si rruhet shume as per Ukrainen apo Krimene por per rezervat kolosale te naftes dhe gazit ne ate zone, Rusi nuk e leshon Krimene mbaroi ajo pune.Ukraina historikish eshte e ndare ne dy grupe ne ate pro-rus dhe pro-evropjan. problemi tjeter eshte se eshte ne borxhe dhe i duhen 20-30mijarde euro per te mbijetuar dy vitet e ardhshme. paketa e FMN qe propozoi BE&SHBA erdhi me masa shternguese si ato greke si ulje rrogash,pensjonesh,etj. Ne nje vend te varfer si Ukraina keto masa jane absurde…Te shikojme dhe pak dhe do ti keni ne serish Maidan ukrainasit duke protestuar por kesaj radhe me flamure ruse dhe kunder BE&SHBA.

  10. franko says:

    Nuk kane c`te bejne Perendimoret dhe bejne lufte duke leshuar analiza dhe deklarata kot.
    Putini ndoshta u duket i cmendur atyre, por edhe neve keta analiste na duken te mjere. Kur nuk kane c`te thone leshojne nje “nuk do ti futemi analizave me hollesira” dhe pastaj vazhdojne ate qe duan te transmetojne.
    Sidoqe te jete, Rusia eshte nje nga garantueset e paqes globale.
    Keta analiste permendin Brezhnjevin dhe ndonje tjeter shembull nga Rusia, sikur folene e tyre ta kishin plotesisht paster. 50 vitet e fundit Amerika ka nderhyre me hir a pahir ne cdo cep te botes dhe keta flasin me nje lehtesi aq te madhe per nderhyrjen ruse ne Krime.
    Po Tajvani nuk ka qene si rasti i Krimese?

  11. Akilis says:

    Ik mor zoti Adam cifuti me keto budallalleqe,se nuk jemi me ne mesjete.
    E para eshte se,a ka turp me te madh per fashistet Evropiane qe qendra e Orthodoksise ne Kostandinopol ja dhate Islamikeve,duke e mbeshtetur kunder historise se Ballkanit,gjoja na beshtesni neve Shqipetaret.
    Ju kini 40 vjet me Qipron dhe nuk kini shpirt te mendoni qe toka e tyre eshte historike,eshte gjak,eshte djerse,eshte vete zoti i tyre per mijera vjet cfare prisni pse nuk i zgjidhni padrejtesite?
    Kush ju pengon Putini?

  12. benseven11 says:

    Nuk do jete e larget dita kur Krimeja te ri merret nga Ukraina.
    Cfare kerkohet?Fuqi ekonomike e Ukraines qe nenkupton pavarsi dhe soliditet ekonomik dhe reputacion nderkombetar shume pozitiv si
    dhe nje lidership i forte qe te nxise dhe beje realitet bashkimin e Ukraines me Krimene.

  13. Loni says:

    Ne artikuj te tille kupton se sa spiune paska patur ky vend e nuk shterokan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje