Në fakt asgjë nuk duhet bërë me hile. Ky, sidoqoftë, është dhe do mbetet një parim, pasi në pothuajse gjithë aktivitetin njerëzor, hileja është përdorur si një marifet, shpesh i suksesshëm, për të arritur objektiva që nuk mund të arriheshin ndershmërisht.
Mjafton të kujtojmë Kalin e Trojës dhe përngjasjet s’kanë të sosur.
Nuk është vendi këtu për t’u marrë me pasojat e hileve, dobitë e padobitë e tyre, veç besoj se është e qartë se në ka një aktivitet ku hiletë nuk kanë vend- ai është aktiviteti shkencor. Të vërtetat shkencore e kanë orientuar njerëzimin gjithmonë drejt progresit edhe kur ato kanë qenë dështime.
Është proverbiale thënja e Edisonit pas dështimit të eksperimentit me llampën inkadeshente: një gjë e mësova nga ky dështim- atë që nuk duhet ta bëj më kështu.
E pra, puna shkencore është e vështirë, por rezultatet e saj janë gjithsesi sukses.
Po kush merret me punë shkencore?
Puna shkencore është e lidhur me dijen e kultivuar. Është pikërisht kjo dije që ushqen filizat e ideve dhe këto të fundit përbëjnë parcelat e projekteve shkencore.
Sot nuk mund të flitet për shkencë pa pasur fillimisht një projekt shkencor.
Është e qartë që hartuesit e projekteve shkencore janë shkencëtarët, të cilët identifikohen si të tillë pasi kanë realizuar projekte shkencore.
Asnjë universitet nuk jep diplomë shkencëtari por, më së shumti, shkencëtarët janë banorë universitetesh (alias institucionesh mësimore e kërkimoro-shkencore).
Dhe këtu fillon, mendoj unë, problematika e shkencës në vendin tonë.
Sa shkencëtarë “banojnë” në universitetet tona? Në çfarë kushtesh “banojnë” ata? A jemi ne në gjendje t’u krijojmë kushtet e duhura që atyre t’u kërkohet qartazi llogari për mosjustifikimin e besimit të shoqërisë e pastaj, ta kemi të qetë ndërgjegjen e t’u themi me plot gojën: “publish or perish”.
Ata, që kanë “një jetë të tërë” në universitet dhe kanë bërë jo pak për ta vënë dijen dhe përvojën e tyre në nivelin e kërkesave të kohës e dinë mirë se ku kanë qenë, ku janë dhe ku duhet të jenë.
Natyrisht, në çdo pragreformë, jo të gjithë kanë mundësinë të japin mendimet e tyre dhe të ndikojnë në formulimin e platformës, por të gjithë janë të interesuar të merren sa më mirë në konsideratë kushtet konkrete (baza e të dhënave-thonë shkencëtarët) që modelimi i reformës të bëhet sa më i besueshëm e, për rrjedhojë, edhe më funksional.
Sythet e besimit për t’u marrë me aktivitet shkencor nisin, qysh kur studentët konstatojnë se dijet që ata marrin nga leksionet janë dije që mund “ta ndryshojnë” botën.
Kjo i nxit ata, sigurisht nën përkujdesjen e pedagogëve, të mbledhin të dhëna konkrete, t’i përpunojnë e analizojnë ato për të bërë, fillimisht, përgjithësime që i konfirmon teoria.
Bazën e parë të të dhënave studentët e marrin ose nga laboratori ose nga praktikat.
Po si është gjendja e tyre sot në universitetet tona?
Me pak përjashtime, baza laboratorike është jo vetëm moralisht, por edhe fizikisht e konsumuar.
Para pak vitesh u përdor projekti “Barazi dhe Cilësi në Arsimin e Lartë”, i mbështetur edhe nga Banka Botërore.
Kush e fitoi këtë projekt e di mirë se çfarë përfitoi prej tij. Edhe studentët e dinë mirë sa të dobishme u bënë pajisjet e reja në sigurimin e bazës së të dhënave për diplomat e tyre.
Tanimë ky projekt ka përfunduar, por nevoja për laboratorë të rinj e plotësime në laboratorët ekzistues është akoma tepër e madhe.
Do të ishte shumë me vlerë nëse do shihej mundësia e ofrimit të një projekti alternativ.
Po gjendja e praktikave cila është?
Përveç problemit ku? (për shkak të mungesës së ofertave nga sipërmarrja) tashmë është bërë i pazgjidhshëm problemi si? (për shkak të mungesës së financimeve) dhe është gjetur zgjidhja “shkurto e përjashto” për një element shumë të rëndësishëm të edukimit të studentëve.
Kështu ata i largohen kuptimësisë mbi dobinë praktike të shkencës dhe mbesin në qerthullin e “shkencës për shkencë”.
Edhe ky problem vlerësoj se duhet të trajtohet me vemendje në interes të përgatitjes së shkencëtarëve të ardhshëm.
Duke mbetur tek studentët, do të doja të përmendja edhe një element tjetër që, edhe studentët, por edhe pedagogët do të donin ta shihnin si aktivitet shkencor.
Është fjala për punimet e diplomave. Punimi i diplomës është i pari projekt që vë në provë studentin. E vë në provë duke i kërkuar origjinalitet në trajtim dhe në bazë të dhënash.
Në këtë angazhim studentit i duhet patjetër ndihma e pedagogut. Dhe pedagogët seriozë e vlerësojnë me përgjegjësi maksimale ndihmën që duhet t’i japin studentit për realizimin e një punimi diplome sa më të arrirë.
Po çfarë ndodh me vlerësimin e kësaj pune?
Ajo vetëm evidentohet si ngarkesë dhe, as llogaritet si ngarkesë mësimore, as si aktivitet shkencor, por thjesht si numër orësh jashtë auditorit.
E çfarë fitohet nga ky lloj trajtimi?
Jo vetëm diploma pa vlerën e kërkuar por, mbi të gjitha, krijimi i një mendësie të gabuar lidhur me “peshën” e aktivitetit shkencor.
Dhe habitemi pastaj kur si kandidatë për doktoraturën, guxojnë të vijnë ish- autorët e këtyre diplomave.
Më së shumti në universitete flitet për mungesë financimi të aktivitetit shkencor. Se sa me të drejtë ngrihet ky problem konstatohet lehtazi nga citimi i shifrave (për fat të keq turpëruese), të cilat nuk ka interes të manipulohen.
Por para se të shkojmë tek financimet duhet të shohim nga lindin, si rriten, si jetojnë e si përfundojnë projektet shkencore.
Besueshmërinë më të madhe për autorësinë e një projekti shkencor e kanë ata që janë çertifikuar si doktorë shkencash e më tej, janë titulluar si profesorë të asocuar e profesorë.
Është për të ardhur keq që perceptimi publik nuk është gjithmonë në favor të tyre.
Natyrisht që këtë perceptim e ka ushqyer edhe aktiviteti pa “lënë gjurmë” i vetë punëtorëve të shkencës.
Sidoqoftë, ata kanë dhënë prova se mund të hartojnë projekte shkencore. Sigurisht ca të dobët, ca mesatarë, ca të mirë e ca shumë të mirë.
Problemi krijohet tashmë tek vlerësimi. Po t’i pyesësh ata, sejcilin për krijesën e vet, do kishim vetëm një vlerësim. Dhe dihet çfarë.
Po kush mund të bëjë vlerësim sa më pranë realitetit?
Projekti shkencor nuk është vepër letrare, që edhe nëse nuk vlerësohet drejt nga një juri konkursi vlerësohet më tej nga publiku i gjerë.
Nuk është as artikull gazete që ca e ngrenë në “kupë të qiellit” e ca e groposin në “qendër të tokës”.
Projekti shkencor nuk është konsum publik, por është dobi publike.
Dhe ndonjëherë i “dëgjohet” krisma vonë, madje shumë vonë.
Ai lind nga dija, pasioni, mendjemprehtësia, vizioni, klima e besimit, inkurajimi, mbështeja morale e, më së fundi por jo e fundit, edhe mbështeja financiare.
A i kanë optimale kushtet për hartim projektesh shkencore punëtorët tanë të shkencës?
Le të merret na shqyrtim ngarkesa mësimore e pedagogëve të universitetit.
Jo rrallë është më e madhe se dyfishi i ngarkesës së planifikuar.
Nuk është pengesë e vogël për t’u lënë kohë atyre ta vrasin mendjen edhe për shkencën.
Le të merret në shqyrtim mundësia e krijimit të bazës së të dhënave.
Askush nuk ua hap derën për të parë, e jo më për të eksperimentuar verifikimin e hipotezave shkencore.
A nuk është kjo pengesë për të realizuar një projekt shkencor?! Askush nuk ua beson atyre financimin direkt të shpenzimeve por, i detyrojnë të hyjnë në vallen e sorollatjeve administrative, t’i hedhin këmbët siç e do kjo valle derisa t’u vijë “shpirti në majë të hundës” e të marrin udhën “nga sytë këmbët”.
Askush nuk ua shpërblen mundin, por u duhet të durojnë edhe talljet e disa ish studentëve të mezikaluar prej tyre, që kanë marrë pozicione të larta në administratë (numri i masterave të tyre të lë pa gojë) dhe tashmë kanë në dorë “notën e parasë”. Dikur- dikur ata gjejnë ndonjë mundësi për të referuar në aktivitete ndërkombëtare edhe pse artikujt e tyre pranohen si kontribute me vlerë.
Ama, në shumicën e rasteve, paguajnë nga xhepi të gjitha shpenzimet, pse referimet dhe botimet janë vënë kusht ligjor për dhënjen e gradës, përkatësisht titullit shkencor.
Po stimulimi i diferencuar për vlerat?
Pasi të marrësh titullin e profesorit, e ke mbyllur karierën në aktivitetin shkencor. Të lumtur janë ata që në këtë pozicion arrijnë në moshë relativisht të re por, të humbur janë po ata, që në këtë pozicion arrijnë në moshë relativisht të re, veç e kanë akoma të pashuar zjarrin e pasionit për të bërë shkencë.
Le të shohim pak tani se ku kërkohen e ku mund të gjenden zgjidhjet.
Flitet për referormën shkencore në administrimin e punës shkencore.
Pyetjet shtrohen nëse ishte më i mirë administrimi nga Akademia e Shkencave apo nga universitetet?
Nqs i kushtohet rëndësi zhvillimit të një shkence të planifikuar atëhere mirë, le të kthehemi tek akademia.
Por Akademia atëbotë funksiononte në kushtet e centralizimit, ku kërkesat dhe nevojat e saj plotësoheshin me urdhër nga lart. Aktualisht shkenca nuk mund të planifikohet nga asnjë institucion administrativ.
Ajo ka nevojën e koordinimit për të shmangur, me aq sa është e mundur dublimet, plagjiaturat dhe formalitetin.
Ajo ka dhe nevojën e mbështetjes, duke u krijuar mundësitë të angazhuarve në aktivitetin shkencor t’i konkretizojnë idetë e tyre në projekte interesantë në pikpamje të orientimit tematik, frymëzues në pikpamje të arritjeve dhe të dobishëm në pikpamje të kontributit.
Pikërisht kjo mbështeje kërkon përmirësime të kuadrit ligjor, jo për ti detyruar punonjësit e shkencës të merren me shkencë, por për t’i inkurajuar e frymëzuar ata ta përfshijnë shkencën natyrshëm në jetën e tyre profesionale, që s’mund të jetë vetëm shkencore.
Mbështete punëtorin e shkencës për të patur kohën e nevojshme, mbështete për të patur një laborator funksional, krijoi mundësi eksperimentimi, vlerësoja realisht arritjet dhe dështimet, konsideroja objektivisht punën me studentët, stimuloja kontributin “on line” dhe duke e shpërblyer “online”, mos kërko ta bësh atë “Lei Feng” të sjelljes arrogante e as target të “fletë rrufeve” të “kolektivit punonjës”, lëri “dorë të lirë” në menaxhimin administrativ e financiar të projektit shkencor, planifiko t’ia rritësh në buxhet financimin për shkencën dhe, me siguri do konkludosh që, së paku, je në rrugën e duhur për të bërë reformën shkencore.
Sigurisht rezultatet do vazhdojnë të jenë modeste, por kuota e tyre do jetë më e lartë.
Dhe rritja në këtë rast ka të bëjë me cilësinë dhe jo me sasinë, ka të bëjë me përmbajtjen e organizimit dhe jo me format e tij, ka të bëjë me vlerat e vërteta dhe jo ato të sajuara.
Ngado që ta shohësh, shkenca (e pra, shkenca) nuk mund të bëhet me hile.
Shkrim me këmbë në tokë. Veç do shtoja, se pas mendjes sime, puna kërkimore shkencore është tepër e vështirë në Shqipëri sepse nuk ka një ekonomi reale tregu pak a shumë të strukturuar që t’i sendërtojë e ta shpërblejë mundin e kohën e derdhur në projekte shkencore.
Gjermanët shkaktuan gati 50 milionë viktima në Luftën e Dytë Botërore, por asnjë gjermani s’iu mor as s’iu kufizua prona…
Eh more Der. Gafuri, kur ishe ne stallën e Sali Vicidolit nuk jepje ide per shkencen por e beje si urdheronte ai. Po gjene, mire ben qe flet, meqe nuk flet Prof. Der. B…qir Meta.
Nuke di cfare pozicioni ne shoqeri,mban ky lloj hipopotami ne shoqeri,por nje gje ju siguroj se eshte nje derr injoranti dhe i painformuar qe nuk e ka shoqin.Shkencetarit kjo specie i ka degjuar vetem emrin.Sot ne bote botohen reth nje milion artikuj shkencor ku gjysma jane skrap,qe as aplikohen por dhe qe nuk lexohen.Shko ha ndonje hashure tani injorant derri,por dhe sharlatan pa dimension.
Lajm i mire: laboratori qe teston per perdorimin e pesticideve. Sikur te vihej verte ne funksionim ne si vend edhe mund te eksportonim prodhime bio, gje qe do te ndihmonte rritjen ekonomike. Edhe praktikimi i tregjeve te hapura rishtazi me prodhime bio, me cmime me te rritura, gjithashtu dhe restoranteve me gatime bio, qofte dhe me cmime me te rritura, po reale do te sherbente shume. Shteti mund ta hedhe me mire veshtrimin ne kete drejtim. Ketu nuk duhet ndonje shkence e madhe. Eshte gje qe behet dhe qe sot kerkohet per te rritur nivelin e nje shendeti te mire tek njeriu.
Laboratoret janë në nivelin të mjerueshëm, bile nuk u përgjigjën as 30% të praktikës së domosdoshme të shumicës së disiplinave. Por shteti në udhëzuesin prespektiv (Siç veprohet në Brazil p.sh.) cakton objektivat e punës shkencore( për vendin tonë jo shkencë për shkencë)të cilat rritin rendimentet, përmirësojnë kualitetët,rritin punësimin dhe të ardhurat, ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien, mbështetin sukseset e ekonomisë etj.Për vendin tonë studimet dhe aplikimet për të shfrytëzuar energjintë dhe veçanërisht ate diellore dhe të erës ose tranportin ne prespektive të ndarjes teritoriale të re për një përiudhë të pakten 30 vjeçare etj. Duhet hequr nga tutela e ekzekutivit partiak. Shtei ka nevojë për punen shkencore, gjë të cilë nuk e bën dot biznesi sado i kualifikuar të jetë….Pa asnjë studim një kryetar bashkie pa marrë ende postin përcakton zhvillimin e transportit te Tiranes P.sh. Në vend që ai të bazohej në një studim të maturuar dhe ta çojë ate më përpara në objektiva dhe në terma zbatimi duke siguruar fonde etj. Natyrisht që ai do të prishë prespektivën sepse ka neglizhuar punën shkencore….