Përballë një maxhorance e cila erdhi në pushtet me premtime të mëdha e të bujshme, këtij vendi i duhet edhe një opozitë. Që realisht kjo maxhorancë me një numër të frikshëm kartonash në kuvend, duhet të ketë përballë një opozitë të vërtetë, edhe pse e dobët në numër kartonash, të paktën të jetë e fortë në ide, nëvizion alternativë qeverisje.
Kjo shoqëri i tregoi qeverisë së sapozgjedhur se eshte ajo zot i këtij vendi dhe mund t’ia shkundë themelet cilësdo qeverie që përpiqet të punojë kundra interesave të këtij vendi. Këtë e bëri me aktin e lartë të protestës qytetare, e cila detyroi kryeministrin të tërhiqej.
Kjo shoqëri e zbriti ngapushteti korrupsionin dhe autoritarizmin e Sali Berishës, duke i dhënë opozitës një milion vota e duke e çuar PartinëDemokratike në minimumin e saj historik.
Por sot kjo shoqëri ka nevojë për një opozitë të vërtetë, e jo për modelin Berisha, që s’di të bëjë gjë tjetër, veçse të shajë e të nxjerrë vrer kudo e kurdoherë. Një opozitë e vërtetë do i vinte në lëvizje pushtetarët e rinj. Do t’i shtonte përpjekjet e tyre për të mbajtur premtimet, pasi shqiptarët çdo ditë e më shumë po tregojnë se po emancipohen e po dinë të reagojnë në të gjitha format që një shoqëri ka në dorë të përdorë. Dy shembujt e mësipërm e tregojnë më së miri këtë.
Që pas humbjes së Partisë Demokratike, dorëheqjes së Berishës e zgjedhjes së Bashës në krye të saj, diskursi publik nuk rresht së aluduari se kreu de facto i PD-së është Sali Berisha dhe Basha kukulla që bindet verbërisht. Por problemi i vërtetë nuk është ky. Le ta marrim për të mirëqenë që Lulëzim Basha është kryetari real i Partise Demokratike dhe për rrjedhojë timonieri kryesor i të gjithë opozitës. Por, çfarë po na ofron ky kryetar i ri? Kush realisht është ky kryetar i ri?
Lulzim Basha është një nga politikanët e rinj të klasës sonë politike. I shkolluar në perëndim, fjalori i tij publik ishte më i moderuar se i shefit të tij dhe më i moderuar se i shumë prej kolegëve të tij në PD, por sot fjalori i tij i ngjan përditë e më shumë fjalorit të shefit të tij. Erdhi e u katapultua në disa poste të rëndësishme të qeverive Berisha e më pas në bashkinë e Tiranës, edhe pse para vitit 2005 nuk kishte asnjëkontribut në PD.
Por, Lulzim Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për abuzime me qindra miliona euro kur ishte ministër transportesh në rrugën Durrës-Kukës dhe për këtë nuk pati guximin të dalë përpara një gjykate e të provonte pafajësinë e tij, sikur edhe pretendoi të ishte, por preferoi të fshihet pas procedurave e të shmangë gjykimin. Normalisht një ministër i pafajshëm s’ka pse t’i trembet drejtësisë.
Lulzim Basha ishte gjithashtu protagonisti kryesor në grabitjen ditën për diell që iu bë mandatit të bashkisë së Tiranës, duke ndryshuar rregullat e lojës pas përfundimit të saj.
Lulzim Basha është edhe ish-ministër gjatë krimit famëkeq të 21 janarit, krim i cili fatëkeqësisht ende nuk është zbardhur.
Lulzim Basha është beniamini më i përfolur i Sali Berishës, për korrupsion dhe vrasje qytetarësh të pafajshëm.
Zoti Basha gjatë këtyr emuajve të parë të mandtit të tij si kryetar i PD, nuk ka treguar se ka një platformë, një vizion të tijin për të bërë opozitë, por përpiqet t’u shesë shqiptarëve modelin Berisha si model suksesi. Zoti Basha nuk e ka bërë dot analizën e humbjessë 23 qershorit dhe as që ka për ta bërë, sepse për ta bërë atë analizë siç duhet bërë realisht, duhet të dalë e t’ju thotë shqiptarëve se ne humbëm ngaqë vramë e vodhëm. Lulzim Basha as që nuk ka shpresë që të ribashkojë të djathtën, sepse përfaqëson modelin Barisha, model nga i cili BamirTopi e të tjerë u larguan.
Pra, edhe nëse do e marrim për të mirëqenë që zoti Basha është kryetari real i opozitës shqiptare, ai nuk ofron asgjë që të mendosh se tanimë Partia Demokratike ka një tjetër vizion e një tjetër platformë. Asnjëra nga lëvizjet e tij nuk të bën të mendosh se tani PD-ja është në rrugën e rimëkëmbjes. Nuk e di në mund të quhen opozitë sharjet e Berishës ku e si mundet dhe deklaratat për shtyp të Arben Ristanit.
Me pak fjalë ky është lideri (de facto, apo de juro) që Berisha iu ofroi shqiptarëve për t’u përballur me shumicë ndërmuese të aleancës Rama-Meta.
Ndaj ka vetëm një gjë që Berisha mund të bëjë për opozitën edhe për gjithë shqiptarët, të largohet. Por, të mos harrojë të marrë me vete edhe beniaminin e tij me moshëtë re, por me histori të vjetër. Ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për opozitë të vërtetë.
Ndersa Bashen vetem i atribuohen fajet , ketij birbos me emrin Ben Ristani megjithese i rendon ne qafe vendimi gjyqesor i denimit per krim na del e na shet mendje e na ben teori Viktor Hoti
Berisha po fundoset ngadale. Me te edhe Basha. Faji i tij. Ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te humb edhe Tiranen. Shpresoj qe e din se cilen rruge ka zgjedhur dhe ku do perfundoje.
As qe diskutohet se Basha do t’i humbe zgjedhjet e ardheshme ne Tirane ! Deri tani asgje nuk ka bere per
Tiranen !Vetem bla-bla-bla. …
Berishen dhe Bashen vetem nje dicka i shpeton Litari.
ELOZHET QE BEN Z. ALBI PER L. BASHEN JANE PERKEDHELESE,
MENDOJ SE PER NJE KUSAR SI BASHA,KA VETAM NJE FJALE *BURGE*
shume flitet por as gje po del ne drit