Nga Nikos Konstandaras*
Pati shumë pak kënaqësi në Greqi javën që kaloi, kur një prej figurave publike më të shquara të Gjermanisë – Uli Hënesi, ish futbollisti dhe presidenti i skuadrës më të famshme në vend – u dënua për evazion fiskal, një krim që shtypi i tabloidëve gjermanë preferojnë ta paraqesin si një tipar kombëtar i grekëve. Në vend të kënaqësisë, dënimi dhe mënyra se si Hënesi e pranoi, provokuan një ndjenjë zilie mes grekëve, një ndjesi që Gjermania është shumë më serioze për këto cështje.
Uli Hënesi nuk është i pari ndër të famshmit e Gjermanisë që dënohen për evazion fiskal, por kur ai refuzoi të drejtën për apelim dhe tha se do të kryente menjëherë burgun 3 vjet e gjysmë për evazion në shumën 28.5 milionë Euro taksa, përmes një llogarie në Zvicër, ky u pa si një xhest heroik. Ai dha dorëheqjen edhe si president i Bajernit të Mynihut. Kancelarja Angela Merkel komentoi: “Fakti që Uli Hënesi e ka pranuar tani verdiktin meriton respektin tim më të lartë”. Në këtë rast, ndëshkimi është purgatori që premton shpagimin.
A mund të ndodhë kjo gjë në Greqi? Një numër faktorësh argumentojnë të kundërtën. Deri kohët e fundit, më shumë gjasa kishte që dikush që i shmangej taksave nuk kapej, për shkak të paaftësisë, korrupsionit, ligjeve të ndërlikuar dhe procedurave vetëmohuese që përshkojnë sistemin e taksimit. Mungesa e një marrëveshje taksash me Zvicrën (zviceranët e refuzuan) ka dëmtuar përpjekjet për riatdhesuar fitime të mundshëm të nxjerrë në mënyrë të paligjshme. Dhe ka shumë pak vullnet politik për ta ndryshuar këtë situatë. Kështu, nuk ka patur ndonjë stimul për cdokënd që fsheh paratë, që të aplikojë për amnesti, ashtu sic bënë Uli Hënesi dhe 55 mijë gjermanë të tjerë gjatë 4 viteve të fundit, duke paguar mbrapsht një total prej 3.5 miliardë Euro taksa.
Evazioni fiskal në shkallë të gjerë – nga bizneset e vegjël, të vetëpunësuarit si dhe ata që fitojnë shumë – është një prej arsyeve përse Greqisë iu desh të kërkojë një paketë shpëtimi ndërkombëtare në 2010. Eshtë gjithashtu arsyeja përse marrëveshja e shpëtimit me FMN, Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane e bëri përmirësimin e mbledhjes së taksave, një prej shtyllave kryesore të marrëveshjes. Një barrë taksimi më e barabartë ishte thelbësore për të siguruar mbështetjen e publikut për programin e kursimit.
Dhe besimi i publikut është kyc për ndryshimin në Greqi. Kur ata që munden të shmangin taksat – kryesisht të pasurit, të pushtetshmit dhe ata me lidhje të forta – e bëjnë pa u ndëshkuar, të tjerë do e përdorin si arsye për të justifikuar hiletë e tyre. Rezultati? Shërbime publikë të varfër, që i detyrojnë taksapaguesit të paguajnë për shkolla dhe spitale privatë (kur munden t’i përballojnë).
Grekët kanë diku mes 30 dhe 60 miliardë Euro në banka zvicerane, sipas burimeve jozyrtarë të përmendur nga Reuters. Dhjetëra mijëra profesionistë të vetëpunësuar deklarojnë vetëm gjysmën e të ardhurave, sipas një raporti të OECD, me një kosto vjetore për vendin prej 3.2 miliardë Euro, ose 1.75 % e GDp-së. Nëse i shtojmë kësaj faktin që 62.3 miliardë Euro janë taksa të prapambetura, dhe që cështjet duan vite të zgjidhen në gjykata, atëherë e kuptojmë madhësinë e problemit.
Dështimi i sistemit të taksimit tregon që njerëzit nuk kanë patur frikë të mashtrojnë. Në fakt ata janë inkurajuar ta bëjnë. Sa kohë që Greqia merrte borxhe pa fund për të mbushur gropat në buxhet, ky dukej një krim pa viktima, pasi deficitet buxhetorë nuk sillnin më pak shërbime. Vetëm në 4 vitet e fundit është bërë e qartë se pagimi i taksave dhe ndjekja e drejtësisë sociale kanë lidhje mes tyre, dhe nuk mund t’i shkëputësh. Ishte sikur një pjesë e madhe e vendit ishte në një gjendje ndarjeje, ku secili grup kishte besime dhe ide të papajtueshme, pa u detyruar të përballeshin me realitetin.
Në rastin e Hënesit, ne pamë se si një model kombëtar mund të ndante personin publik nga veprimet personalë të paligjshëm – deri kur u detyrua të përballej me të vërtetën në gjykatë. Në Greqi, politikanët dhe qytetarët mund të pretendonin të ishin patriotë, miq dhe qytetarë të mirë ndërkohë që punonin për të dëmtuar themelet e shoqërisë: besimin tek njëri-tjetri, besimin mes të qeverisurve dhe atyre që qeverisin.
Sistemi gjerman i taksimit dhe ai ligjor shkaktojnë frikë tek ata që mashtrojnë, dhe sjell ndëshkim pavarësisht se kush është keqbërësi. Kjo funksionon si frenues por edhe si lidhje e përbashkët. Në Greqi janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim, me reforma si një zyrë e pavarur e të ardhurave publike, një forcë e re policie financiare, auditimi i taksapaguesve të mëdhenj, kontrolli elektronik i llogarive dhe një autoritet dinamik kundër pastrimit të parave që ka ngrirë 170 milionë Euro në asete në 405 cështje, që i janë përcjellë prokurorisë. Ekspertë nga shumë vende të BE si dhe nga FMN kanë ofruar asistencë. Por deri në qershor të vitit që kaloi, investiguesit e FMN raportuan se “ka progres të pakënaqshëm”, gjë që tregon se askush nuk po i mbështet tërësisht.
Reformat në Greqi kanë nisur të ndihen, me një numër të paprecedentë arrestimesh për mashtrime me taksat. Shumë biznese dhe profesionistë po dorëzojnë faturat e blerjeve. Shumë shpejt edhe familjarët do të ndihen të frikësuar të mashtrojnë me taksat. Kur edhe ata të fillojnë të kontribuojnë pjesën e tyre, kjo do të krijojë gradualisht një sens më të fortë drejtësie sociale dhe do të dekurajojë mashtrimin, duke bërë që edhe politikanët më hezitues të rendin e të pretendojnë pronësinë e reformës. Ndërkohë, ne mund të rrijmë e të mendojmë për domethënien e autogolit spektakolar të Uli Hënesit.
*Nikos Konstandaras është botues dhe editorialist në të përditshmen Kathimerini. /Pergatit E.Gjini-bota,al/
PO,e rruajten shume greket se c’u be me sternipin e SS-ve gjermane!!!
Ajo qe bene greket ,ishte cuarja e presidentit gjerman ne viziten e tij ne Greq,ne vendet ku gjysherit e tij SS-se,vrane e dogjen te gjalle dhjetra qindra greke,pa kursyer as grate apo femijet minorene.Ne deklaratat e tija pres.gjerman pranoi krimin e bere nga gjysherit e tij fashist,duke thene:
-NDJEHEM I TURPERUAR SI GJERMAN!
e shef pra infektuan gjithe evropen me korrupsionin……
greket kur degjojne ANGELA MERKEL
i mbushin poturet tourkofagooooosssssss me kullanja….edhe ti kuptohet.
Po a egziston ndonje grek qe te ndjehet i turperuar e te pohoje si ky gjermani? Po te ndodhte kjo, me siguri ai nuk do te ishte trek.
Me falni per lapsusin, nuk do te ishte grek.
Turkofagos … mos e lyen edhe ti bithen me kos si greket ?
Turkofagos; Ja ke fut pordhes…, por fare, fare, me komentin tend!
Ke fol si grek i semure dhe injorant.
Nese greket do komentojne me sensin tend, atehere do rrine te zhytur ne ‘mut’ atje ku jane!!
Meso, dhe vere vath ne vesh: Kur flitet per nje teme, mos kalo ne inate dhe komente qe skane lidhje. Mos ja fut pordhes shoku..!!
Nikos Kostandaras eshte shume me Grek se ty, dhe ka shkruajtur goxha artikull te goditur!
Nuk e di ne flitet per tjeter material,por titulli origjinal eshte:
Νίκος Κωνσταντάρας
Ο Ούλι Χένες και ο καταραμένος φόρος
ΠΟΛΙΤΙΚΗ 16.03.2014
Ouli Henes dhe haraci i mallkuar.[pershtatur ne shqip]
Ne pergjithesi autori flet per personalitetin e futbollistit,por dhe perpjekjet e tij si fillim per ti shpetuar gjygjsorit,pas nje amnistie midis Zvicres e Gjermanise,per gjermanet qe kane depozita te fshehura ne bankat zvicerane,amnisti qe nuk ndodhi dhe Henes bashke me 55mije qytetare gjermane te cilet vetdeklaruan depozitat e padeklaruara,dihet kjo pasi pasojat e ligjit gjerman jane te ashpra.Kostantaras ben nje analize me vone te vetpranimit te ”poustias” qe kishte bere Henes dhe pranimin e denimit te Forces se ligjit.Ne fund thexon greket e e listes lagard,te cilet duhet te pranojne mos pagimin e haracit te depozitave ne Zvicer,qe kapin shumen 63mld evro.
Ne 4 komentet[imagjino sa interesim ka ky shkrim ne median greke!!!!!!,me shume komentojne ”kompetentet”shqipfoles per ekonomine greke sesa vet greket!!!]3 thexojne se mire eshte qe huadhenesit evropiane te na kthejne monumentet e grabitura pastaj te diskutojme per vetpranim te anashkalimit te haraceve te depozitave……
Gazeta tema po na jep shembuj se si qytetaret jane te mire kur paguajne taksat ?
Eshte me mire te na shpjegoje se per çfare sherbejne leket tona qe paguajme per taksat ?
Eshte mire te na shpjegoje ç’fare eshte , borxhi publik ?
Taksat qe ne paguajme shkojne per te paguar interesat e larta te borxhit.
Borxhi publik nuk egsiston.
Nuk kam ndonje gje kundra grekerve por
simpatizoi per Deutschland jan popull
fantastik fare.
Dhe megjithate, neqoftese Uli do te bente kompromis per invazionin fiskal me shtetin, nuk do ishte perballur fare me drejtesine gjermane. Por Uli, jo vetem qe fshehu kete invazion fiskal, por u perpoq te genjej edhe per shumen e vjedhjes se tij. Ne fund, qe te rruaj nderin e tij, kerkoj falje para gjermaneve, pranoj qe te mos bej apelim dhe te kaloj disa muaj ne ndonje dhome lux ne burgjet gjermane.
Problemi eshte se Uli nuk eshte as personi i pare dhe as i fundit qe ben invazion fiskal ne Gjermani, por ajo qe ndryshon thelbesisht midis Gjermanise dhe Greqise eshte se ne Gjermani funksionon shteti, funksionon ligji dhe sigurisht qe qytetaret e saj besojne tek institucionet shteterore.
Ne Greqi shteti funksionon ndryshe duke qene klientelesk e partiak dhe ne kete menyre krijon hapesira te medha ligjore e nen-ligjore per nje korrupsion gjigand. Keshtu krijohet mundesia jo vetem e vjedhjes dhe e fshehjes se pasurive te pa-drejta, por mbi te gjitha qytetaret, shumica e te cileve mund te jene edhe vet pjese e ketij korrupsioni, nuk kane besim tek shteti, tek drejtesia, tek parlamenti, tek qeveria, kushdo qofte ajo dhe as tek shtypi i pavarur. Ne kete korrupsion, ajo qe bie ne sy eshte se firmat me te medha te ekonomise gjermane, jo vetem qe nuk dolen pa u njollosur por kishin nje rol protagonist.
Prandaj Greqia dhe qytetaret e saj, nuk kan nevoje per leksione nga dikush qe vjedh si dhe ata, por nga ligjshmeria e sotme qe funksionon ne Gjermani. Greqia dhe greket nuk mund te cilesohen si simbol i vjedhjes dhe korrupsionit ashtu si dhe Gjermania dhe gjermanet nuk mund te cilesohen simbol te nazizmit hitlerian, simbol te krimeve dhe te gjenocidit njerezor.
Thuhet se mbi 50% te popullsise gjermane kan qene kundra denimt te Henesit,me pretendimin se ai tregoi pendese,pranoi fajin dhe shteti i mori te gjitha Eurot qe i detyrohej ai.Reputacioni i tij ka qene aq i madh,sa ka pasur dhe shume politikane qe kerkonin ta nxirrnin pa lag.
Por drejtesia gjermane e pandikuar nga politika esht baza e suksesit te atij shteti qe ka ligjin per Zot.Duke zbritur nga veriu i Europes per ne jug te saj,ndryshon jo vetem pamja e njerezeve,por edhe kultura dhe mentaliteti.Komunikimi esht pjese e kultures,menyra e te folurit esht pjese e kultures.Sa me ne jug te shkosh,aq me shpejt flasin njerezit,aq me pak i lene rralle bashkbiseduesit te flase,aq me shume akuzojn se fajin per te keqen e tyre e kan te tjeret,por kurresesi ata vete.Nje nga fatkeqesite me te medha Ballkanike,ose gangrena e saj,esht familjariteti,
qe politikanet e quajn nepotizem.Ballkanasit sakrifikojn shtetin per rrethin e tyre te afert,me pretendimin e “bamiresise”.Greket i qendrojn me besnik Kishes apo shtetit?Kush eshte me i shejte per ta?Ate rrol qe luan feja ne Iran dhe ne Greqi,e luajn institucionet shtetrore ne Perendim.Feja ne Europe nuk esht pjese e strukturave shtetrore,nuk subvencionohet nga shteti si ne Greqi.Ballkanasit nuk e njohin pendesen,
kjo vlen per eliten ashtu si edhe per njerezit e thjeshte.Shume gjermane qe edhe pse ne familjet e tyre nuk kan pasur bashkpunetore me nazistet shprehen se ndjehen te turperuar qe jane gjermane,per ate qe gjermanet i shkaktuan Europes dhe hebrejve ne luften e dyte Boterore.Ketu ne forum komentojn shum minortare,ne eliten e politikes shqiptare kate angazhuar shume minoritare.Me thoni njerin qe esht i ndjeshem ndaj gjenocidit te komunitetit çam???-kur nderkoh shume historiane grek e kan njohur si te tille.Ramiz Alia iku nga kjo Bote pa u penduar aspak per krimet dhe vuajtjet qe i shkaktoi diktatura qe ai udhehoqi,shqiptareve,pa pranuar ta pastroje shpirtin e tij para largimit nga kjo Bote.Berisha akoma ndjehet ne te drejte dhe nuk tregon asnje shenje pendese.Arvanitasi i madh Aristidh Kola thote,se shqiptaret filluan te behen dinake dhe te pabese si greket,kjo shkaktoi nje shkrirje indetiteti me ta.Perputhet morali grekeve te sotem me ate qe predikonte Sokratit para ca 2400 vjetesh kur thoshte,”Me mire te vuash nje padrejtesi,se sa te besh nje padrejtesi”?-Jo!Por,ku e ka burimin ky dopjo moral?Tek morali i Kishes greke,inspiruesi politikes dhe sherbimi i fshehte i shtetit grek.Asnje shenje pendese nuk kemi degjuar deri tani per djajte e strofulles se tyre qe i shkaktuan aq shum deme kultures dhe kombit shqiptar.Ata djajte dhe vrasesit i kan bere shenjtor.Mund ti thuash kristian atij qe nuk din te fale?-falja dhe pendesa esht principi baze i ideologjise kristiane
(“Fali O Ate,ata nuk dijn çfar bejn”tha Krishti).Natyrisht nje kulture te kultivur qe ne femijeri esht e veshtire ta ndryshosh,prandaj edhe nuk pres rreagim pozitiv nga ata qe hiqen si besimtare te denje,por qe ne te vertete jan produkt bastard jevgjiterish me ADN osmane.Si je pre,ashtu do grisesh.
ja Zike-ja i tredhur,e hapi carcafin arab me came,Cameri,Celo Mezane e pordhe me rigon……..hahahahaha
O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeee,i dhe uje dhive mor gyzel…….????
Ik ore funderrine,jashtqitje e kombit!
(Produkti osman Thoma Koteci,qelloi me sopate djalin e tij ne kohen qe flinte).Bishti qenit,po bisht qeni mbetet,deri ne ngordhje.
Per 28 milion euro evazion [vetem taksa] kushdo do ti bente me qejf 3 vjet burg.Nuk i njihni Gjermanet mire si duket,por sido qofte vellezer e motra jemi me Greket, turp kush e mohon.
Ne USA Hoenes dilte nga burgu ne 3017!