Mësues
Vazhdimisht eshte folur per reformimin e sistemit arsimor ne kete trazincion te stergjatur dhe shterpe.
Shoqeria eshte e shqetesuar, opinionistet mediatike i bien njeri gozhdes e tjetri patkoit, kompetentet shteterore rrahin ujin ne havan.
U kalua ne sistemin 9-vjecar, u fut Matura Shteterore, mbine nje nga nje universitetet private si kerpudhat pas shiut dhe ku vajtem?
Tani shteti i ka kthyer syte nga reformimi i arsimit te larte dhe harron se eshte tronditur gjithe godina arsimore dhe veçanerisht themelet e katet e poshtem te saj.
Imperative eshte reforma ne arsimin parauniversitar.
1. Shenjteria e ores se mesimit
Themeli i themelit te shkolles eshte ora e mesimit. Shperdorimi i 45– minuteshit eshte demi me i madh qe i behet punes ne shkolle, eshte kazma qe i vihet arsimimit te shoqerise.
Pevoja shekullore njerezore e ka pranuar si domosdoshmeri grupimin e femijeve ne klasa, ne te mire te arsimimit dhe emancipimit te shoqerise, edhe pse cenohen sadopak te drejtat femijenore.
Njeheresh didaktika mesimore ka persosur e pershtatur sipas psikologjise moshore dijet qe do te merren ne cdo njesi mesimore.
Edhe pse sot po flitet per te mesuaren ne internet, perkushtimi ne pune i mesuesve dhe nxenesve ne oren e mesimit eshte i pazevendesueshem ne te gjithe ciklet e vitet e shkollimit.
Gjate ketij tranzicioni eshte tronditur disiplina e punes ne oren e mesimit. Ka nxenes qe vijne ne mesim pa mjete pune, pa stilolaps e fletore, pa tekse mesimore, pa kryer detyrat e dhena dhe mesuesit mbyllin syte para ketyre dukurive.
“Te plotfuqishmit” e klases hyjne e dalin nga ora e mesimit pa pyetur per zile. Shperdorohen ne kohe e permbajtje dhe sanksionet e vendosura nga didaktika per 45-minuteshin.
Eshte zbehur konkretizimi ne mesimdhenie si dhe veprimtaria praktike e nxenesve gjate marrjes se njohurive.
Ka shkolla qe punimet per rinovimin e godinave i kryejne gjate periudhes mesimore dhe me vetegjyqesi te papergjegjshme kafshojne edhe 45-minuteshin e ores se mesimit.
Me e dukshme kjo dukuri eshte ne praktiken e mesimdhenies me klasa kolektive, ku haracin e paguajne te ashtuquajturat lendet e “djathtesise”.
Shpesh harrohet se ora e mesimit e ka materialin mesimor te normuar.
Ne shume shkolla me klasa te mbipopulluara eshte veshtiresuar mesimdhenia, eshte ulur rendimenti ne oren e mesimit dhe nga viti ne vit ngrene koke problemet edukative me te ashtuquajturit nxenesit “problematike”, qe ne ndonje rast shpien ne konflikte sociale.
Trupat mesimore kane zbehur kerkesen e llogarise ndaj detyrimeve qe kane nxenesit per oren e mesimit, aq sa jo rralle here thyhet rregullorja e shkolles edhe per mosfrekuentimin e mesimit nga “problematiket”.
Lesho- te leshojme ne emer te persosjes se normave demokratike te jetes ne shkolle.
Edhe pse dukuri te tilla jane te shpeshta, ne rregulloren e shkollave nuk ka te sanksionuar ndonje mase disiplinore per cilindo qe shperdoron 45-minuteshin e mesimit.
2- Reformimi i procesit mesimor
Procesi mesimor kerkon se pari persosjen e metodave te mesimdhenies dhe ato te mesimnxenies, kerkon nje gershetim sa me te natyrshem te fjales shpjeguese te mesuesit me punen e pavarur te nxenesve ne etapat e ores se mesimit. Paresore eshte perkushtimi e profesionalizmi i mesuesit gjate ketij procesi. Kjo kerkon qe te rritet konkretizimi i mesimit, qe te nxitet puna direkte e nxenesve me materialin mesimor te tekstit, mbi bazen e kritereve didaktike.
Te ndiqet sistematikisht kontrolli i njohurive te nxenesve me shkrim dhe me goje per te saktesuar nivelin real te arritjeve.
Praktika e futjes ilegalisht e nje orari mesimor me ore te shumta kursesh jashte orarit shkollor, ku shpesh u imponohet mases se nxenesve, ka zbehur kerkesat didaktike te ores se mesimit.
Mesimdhenia globale ka lene ne harrese punen e diferencuar me grupe. Keshtu ne lenden e matematikes ka formalizem te theksuar ne marrjen e njohurive dhe ne kontrollin e tyre. Po kembengulet me shume ne te mesuarin permendesh te materialeve rutine te testeve te kontrollit me shkrim, duke zbehur kontrollin gojor, dhe duke ulur dukshem formimin matematik te nxenesve. Keshtu po vazhdohet nga viti ne vit e duke u rritur vazhdimish niveli i njohurive, zbehet formimi matematik i nxenesve. Standardizimi i mesimdhenies, kontrolli vetem me shkrim me teste mesimore, qe jo rralle here dhe keqadministrohen, shpie ne nje vleresim fiktiv te njohurive, gje qe ul dukshem steken e formimit matematik.
Vleresimet fiktive, kjo flame e trazicionit, e ka demtuar punen e shkolles. Jo vetem eshte ulur pragu i dijeve te domosdoshme per kalueshmerine, por po shperdorohen dhe notat cilesore. Ne kete dukuri pergjegjesia eshte e shkolles, edhe pse shpesh trysnia nga jashte eshte e pranishme. Mesuesit e papergjegjshem duhet te ndeshkohen pa harruar dhe ata qe e kane zbehur kontrollin ne vite.
Kontribut vlerash ne shkolle eshte pervoja e perkushtimi i mesuesve profesioniste sipas profileve e cikleve.
3- Vleresimi, kualifikimi dhe kontrolli i punes se mesuesit
Nese flitet per reformen ne arsim, ajo duhet te fokusohet tek puna e mesuesit ne procesin mesimor. Puna e mesuesit eshte sa fisnike, aq e veshtire dhe e pergjegjshme, se ka te beje me arsimimin dhe emancipimin e vazhdueshem te shoqerise. Shoqeria njerzore e ka vleresuar dhe inspiruar gjate gjithe koherave punen e mesuesit. Kuptimplote eshte thenia e Aleksandrit te Madh: “Nese nena me dha jeten, mesuesit e mi me dhane dijet per ta jetuar ate”.
Shoqeria njerezore i ka besuar mesuesit te ardhmen e saj.
E sotmja kerkon risi si ne vleresimin material dhe moral te mesuesit, si dhe ne drejtim te kualifikimit dhe kontrollit te vazhdueshem te punes se tij.
Vleresimi i vazhdueshem material i takon shtetit, gje qe ndikon dukshem ne ecurine e punes ne shkolle.
Vleresimi moral eshte detyrim i shkolles dhe i shoqerise. Ketu me shume se ngjyrimet politike te kohes dhe militantizmit, duhet te shihet vleresimi real, perkushtimi i mesuesit ne pune. Kriteri i vertete i vleresimit duhet te jene arritjet e nxenesve ne mesime dhe jo dalja e mesuesit militant para atij te perkushtuar.
Me shume vend duhet te zeje ne vleresimin e punes se mesuesit mendimi i kualifikuar i komunitetit prinderor. Ky komunitet duhet te ndikoje ne vazhdimesi per mbarevajtjen e punes ne shkolle e sidomos ne problemet edukative, ku periudha e tranzicionit ia ka rritur dukshem barren shkolles.
Kualifikimi dhe kontrolli i punes se mesuesit ne shkolle le per te deshiruar si per sa i takon atij te brendshmit dhe atij te specializuar. Tranzicioni qe po kalojme solli mangesi e veshtiresi ne kete drejtim.
Dihet se nje mase e mire e mesuesve te perkushtuar e profesioniste i jane larguar shkolles dhe ky kontigjent i investuar me kohe tani mungon. Instituti i Studimeve Pedagogjike, si organ i specializuar qe drejtonte kualifikimin masiv te mesuesve, s’eshte me. Kualifikimi shkencor e profesional u eshte lene shkollave te larta, te cilat pak, per te mos thene aspak, vemendje u kushtojne praktikave mesimore sipas profileve me mesues te rinj.
Riorganizimi i drejtorive rajonale te arsimit, te drejten e kontrollit dhe kualifikimit te specializuar ua ka lene vetem drejtorive arsimore te qarqeve. Kjo praktike zbehu dukshem kualifikimin e kontrollin sistematik ne shkollat e shumta te qarqeve. Ne zyrat arsimore te rretheve mungojne specialiste sipas profileve mesimore. Ne keto zyra gjen juriste, sekretare, militante te nje profili (me u gjete Kola ne pune), por jo specialiste profilesh . Ndihma e kontrolli i specializuar, qe me pare behej nga zyra arsimore e rretheve, eshte shuar me urdher nga lart.
Kualifikimi i vazhdueshem didaktiko– shkencor i mesuesve eshte i dobishem kur ai behet ne funksion te rritjes se cilesise se procesit mesimor. Edhe trajnimet e pervitshme te mesuesve me grumbullim kreditesh, qe kryhen tani prane shkollave te arsimit te larte, apo agjencive private te specializuara, me shume se vlera kualifikuese, jane kthyer ne konkurrence pazaresh per pajisjen e mesuesve me deshmi formale.
Cdo gje ne drejtim te vleresimit dhe kontrollit i eshte lene drejtorise te shkolles, po ciles drejtori?
Sa here ndryshon ngjyrimi politik ne qeverisjen e vendit, ndryshon pergjegjesi i zyres arsimore e bashke me te drejtoret militante te shkollave, pra drejton e kontrollon ne shume raste militantizmi medioker me nje emer te ri “drejtoret e votave”.
Ne praktiken e shkollave ka dhe raste ku shkollat 9-vjecare i drejtojne mesues te ciklit te ulet.
Ne zonat malore ka shume shkolla qe punojne me klasa kolektive, me nxenes nga te dyja ciklet. Mesuesit te pakualifikuar dhe te paarsimuar ne profilet perkatese nuk jane ne gjendje te perpilojne as orarin e mesimeve, pa le te zhvillojne mesim. Bejne pak gjuhe e matematike, se ato kontrollohen me shkrim, pa lendet e tjera jane te “njerkes”. Askush s’kujtohet per rigrupimin e nxenesve ne minishkolla sipas cikleve.
Zyrat arsimore ne rrethe numrin e punonjesve per t’u plotesuar me specialist sipas profileve kryesore e kane, gje qe do te ofronte kualifikimin dhe kontrollin e specializuar prane shkollave te rretheve, por askujt s’i shkon nder mend.
A nuk jane keto shqetesime aspekte te nje reforme imediate?
4- Tollovia ne tekstet mesimore
Efektiviteti e cilesia e punes ne shkolle eshte e lidhur ngushte me cilesine e teksteve shkollore. Tekstet mesimore jane mjet i vetem i pazevendesueshem, qe jo vetem percaktojne vellimin e njohurive qe duhen te merren ne cdo ore mesimi, por meshirojne dhe parimet didaktike per marrjen e njohurive, pershtatur psikologjise moshore te nxenesve.
C’ka ndodhur me tekset mesimore gjate tranzicionit? S’e merr vesh i pari te dytin. Hartimi e miratimi i teksteve mesimore eshte kthyer ne nje biznes fitimprures. Papergjegjshmeri ne hartimin e teksteve, mjafton te sigurosh mundesi financiare per botimin e tyre. Tekstet shpesh jane te mbingarkuar. Veshtiresohet dhenia dhe marrja e njohurive nga viti ne vit me tekste me autore te ndryshem. Shume hartues tekstesh nuk e njohin praktiken e mesimdhenies e vecanerisht nivelin psikologjik moshor te nxenesve, per te cilet hartojne tekstet. Tekstet pa u eksperimentuar, pa marre mendimin e mases se mesuesve te perkushtuar, miratohen formalisht nga MASH-ja dhe po formalisht zgjidhen nga shkollat per perdorim, se tregun e shitjes se tyre e kane “peshkuar” me kohe sekseret e teksteve.
Ne nje nga tekstet e shumta te matematikes ne perdorim, ne krye te nje kapitulli shkruhet me shkronja korsive: Siperfaqja e rrethit!
A thua te mos e dinin si hartuesit e miratuesit e ketij teksti se vijat nuk kane siperfaqe??
Ne vitrinat e librit shkollor gjen lloj- lloj tekstesh matematike te hartuar nga hartues te ndryshem, por syri s’te ze asnje material apo tekst metodik pergatitur nga keta hartues tekstesh ku te tregohet praktika e perdorimit te materialit mesimor ne etapat e ores. Pse?!
5-Matura Shteterore arritje apo deshtim?
Tani qe po flitet per reformat ne arsimin e larte eshte kthyer shikimi te Matura Shteterore.
Per Maturen Shterore u fol pak dhe u demtua shume. Edhe tani me shume po flitet per patericat qe duhet ta mbajne ne kembe ate. Korrektimi i disa koeficenteve si dhe pergjegjesia ne plotesimin e disa formulareve, a thua se eshte gjithcka? Akoma anashkalohet edhe pse e verteta sado e hidhur qe te jete, duhet thene. Matura Shteterore ka deshtuar nga keqadministrimi qe iu be asaj ne vite. Ajo u kthye ne nje biznes dijesh fiktive, si biznes i absurdit “nema se s’ma ke”. Me te ne, vend qe te vinim vetulla, nxorem syte.
Pergjegjesi per kete deshtim kane ata qe e ideuan dhe qe vleresimet fiktive ne vite i trumbetuan si arritje e risi te reformes.
Me shume pergjegjesi kane ata qe e keqadministruan duke deformuar vertetesine e rezultateve.
Ata jane nje mase e mire mesuesish e drejtuesish militante nga i gjithe vendi, qe e shperdoruan detyren e ngarkuar dhe qe s’u hyri “gjemb ne kembe” edhe kur u konstatuan shkelje te renda. Pandeshkueshmeria ne vite beri qe e pamerituara, cuditerisht u kthye ne merite.
Arritjet marramendese mbi 90% nga viti ne vit ne te gjithe vendin ne provimin e matematikes ne Maturen Shteterore, nuk ka mesues matematike qe e beson, bile as masa e nxenesve te percudnuar.
Edhe pse me vonese, dua t’u kujtoj ketyre “bamiresve” nje keshille te ish- presidentit te SHBA, Abraham Linkoln, dhene mesuesve: “Mesojini femijet tane, se ne shkolle eshte me e ndershme te mbeten ne klase, se sa te kopjojne”.
Me troc se kaq s’ka se si thuhet per Maturen Shteterore.
Pergjegjesi kemi dhe ne te tjeret qe kemi heshtur, apo kemi qene ze ne shkretetire per veshet e zene te pushtetareve te kohes.
Tani le te ngushellohemi, duke e quajtur kete te keqe nje naivitet te te plotfuqishmeve qe e sajuan, si ai naiviteti femijeror i atij nxenesi te ciklit te ulet, qe gezohej kur kujtonte se deftesa shkollore i nxirrte notat te mira.
Kjo e keqe e nisur me Maturen Shteterore po merr dukuri te frikshme ne shkollat e arsimit te larte me shit-blerjen e provimeve dhe diplomave e deri ne shperdorimet ne dhurimet e titujve shkencore.
Kjo flame ka zene nga viti ne vit dhe nje mase prinderish, qe nuk lene gure pa levizur, per te perfituar per femijet e tyre shkollime e profesione te zgjedhura te pamerituara e deri ne punesime mbi kritere nepotike e militante.
Matura Shteterore, jo vetem solli shterpesi dijesh, po me e keqja eshte qe tronditi sadopak edhe motivet e shkollimit.
Mencuria popullore e ka ndricuar rrugen drejt se mires: “Djersa e ballit, floriri i jetes”.
Djersitja mbi libra eshte pasurim me dije qe e lumturojne jeten e qe njeheresh emancipojne shoqerine ne nivele bashkekohore.
Pesimi le te na behet mesim ne reforma qe do te vijne. Le te shpresojme!
*. *. *. *. *. (Pese yje)
Zoti Jorgji,
Nese shkollat drejtoheshin nga mesues qe jane diplomuar per Ciklin e Ulet te jesh i sigurt qe do ishin shume here me mire se sa jan sot. Mesuesi i ciklit ulet kur merr nje diplome te merituar ka marre bazat e matematikes, gjuhes , historise, gjeografise, letersise, psikologjise, pedagodjise etjj. Dhe ka formimin baze shume here me te mire se nje mesues i ciklit lart qe eshte diplomuar per nje lend te caktuar.
Nese je diplomuar per ciklin eulet ja ke haberin te gjitha lendeve qe behen ne arsimin baze, plus qe gjysma e shkolles a me teper jane ckli ulet.
Mendime e tua diskriminuese per shkak te mungeses se informaconit e demtojne pak arsimin.
Nese do isha ne nje pozicion qe me degjohej fjala, shumicen e shkollave do vija drejtor mesues te ciklit ulet. Dhe te jesh i sigurt qe shkolla do te jete me mire. Cikli ule eshte universitet si gjithe deget e tjera.
Sa mendime medioker!!!!!!!!!!!!!!!!!
Zoti Jorgji,
Nese shkollat drejtoheshin nga mesues qe jane diplomuar per Ciklin e Ulet te jesh i sigurt qe do ishin shume here me mire se sa jane sot. Mesuesi i ciklit ulet kur merr nje diplome te merituar ka marre bazat e matematikes, gjuhes , historise, gjeografise, letersise, psikologjise, pedagodjise etjj. Dhe ka formimin baze shume here me te mire se nje mesues i ciklit lart qe eshte diplomuar per nje lende te caktuar.
Nese je diplomuar per ciklin e ulet ja ke haberin te gjitha lendeve qe behen ne arsimin baze, plus qe gjysma e shkolles a me teper jane klasa te ciklit ulet.
Mendime e tua diskriminuese per shkak te mungeses se informaconit e demtojne pak arsimin.
Nese do isha ne nje pozicion qe me degjohej fjala, ne shumicen e shkollave do vija drejtor mesues te ciklit ulet. Dhe te jesh i sigurt qe shkolla do te jete me mire. Cikli ulet eshte universitet si gjithe deget e tjera zoteri.
Sa mendime medioker!!!!!!!!!!!!!!!!!
ne Shqiperi duhet te kufizohen lendet mesimore ne Gjimnaz – jo me shume se 10 – te besh 14-15 lende mesimore ne vit akademik eshte me i be i fresk lendes!!!
Zoti Jorgji,
Te pergezoj per artikullin e shkruar. Jam nje mesuese me 30 vjet eksperience dhe nuk heq asnje presje nga shkrimi yt. Po ne e shkaterruam shkollen, ate ore mesimi per te cilen ju flisni qe nuk zevendesohet as me internet e as me kurse private. Vleresimet fiktive nuk paten kufi. Femijet e mesuesve sidomos ne gjimnaze u bene me 10 nga 5 ne disa raste, po keshtu dhe miqte apo ata qe paguanin.Pra ta ni nuk mjaftojne thjesht vetem ndryshimi i koefiçienteve madje mendoj se nuk ishin keq pasi miku dhe paraja perseri veprojne por per maturen duhej nje tjeter zgjidhje. Te pershendes zoteri i dashur. Fiks ne plage ke shenuar. Por me sa shoh perpjekje ka por rezultati deri tani zero.
Urime dhe te tjera analiza nga ju
Dita e mesimit duhette filloje me rrjeshtim perpara shkolles dhe te kendojne HYMNIN E FLAMURIT, sepse po rriten mostra
Qe nga momenti kur thuhet te kalojne te gjithe 100% patjeter qe kete rezultat do te kete arsimi.
Keto qe thua ju zoteri jane then dhe sterthene 100 here dhe dihen dhe egzistojne. Shkrimi juaj eshte permbledhje e gjerave qe thuhen perdite dhe asgje me shume
Kurse sa per ate qe thoni qe nje mesues ciklit ulet drejton shkollen 9 vjecare ja fut kot.
SA per dijeni mesues te Ciklit Ulet ketu kane qene drejtues te Institutit pedagogjik apo Inspektoratiti shteteror te arsimit.
Nje mesuese i ciklit ulet eshte njelloj sikur te besh gjimnaz shkolle te larte. Mesuesi i Ciklit Ulet ne shkolle te larte merrr formim shume te pergjithshem sepse jep provim: matematike, sintakse , morfologji, anatomi, letersi,histori, gjeografi etj.. pra ka njeformim shume te pergjithshen dhe eshte shume here me adap per te drejtuar nje shkolle,se nje mesues qe ka mbaruar vetem per histori apo gjuhe etj…. Plus qe ne shkollat 9 vjecare mesuesit e Ciklit Ulet jane te vetmite qe punojne.