Sadiu inspekton Kuvendin
Dijetari Galan pa një të krisur, që e kishte zënë për gryke një njeri të ditur, dhe me fjalë të ndyra po e bënte helaq. Galani, me të parë këtë gjë, tha: “Sikur ky vërtet të kish qenë njeri i ditur, nuk e shpinte punën gjer këtu”.
Kështu e gjetëm këtë rrëfenjë të Sadiut për ta sjellë në “Kuvendin pa Kuvend” të Shqipërisë. Kërkojmë në vete, përqasim, zbulojmë të shara të hershme dhe të spikatura, po si ato që i dëgjuam, dukej na erdhi një “cilësi” dhe ndohtësi, sa s’i gjen dot kund. Tipike për Shqipëri. Jemi mësuar. Në vend që të llojisemi se ç’skenë të turpshme kemi ndërtuar dhe votuar, thërrasim trishtimin tonë të pafund.
/S’përleshen kurrë dy zotërinj me tru/ As dhe i mënçmi me një mendjehu/ I krisuri në shan e flet bajat/I mënçmi ëmbël zemrën ia tulat.
Kësilloj do të kërkonim në Kuvend larushinë e tipave me veçoritë e tyre, por s’i gjen dot se ata “…shih rrushi rrushin dhe piqen…” kështu që armën më të madhe në podium ata kanë topuzin e të sharave “me ç’të kapërcen pragun e derës”. Kështu, ish- lideri dhe lideri kanë qëlluar të dy me brirë “tërhiq e tërhiq, këpusin dhe zinxhirë”.
Pastaj dëshirojmë të ndalemi pak tek kryeministri i sotëm dhe ta këshillonim: “More mik! Lëre të flasë Berisha. Lëre të shajë ç’t’i dojë goja… dëgjoje dhe shtype dhimbjen, kështu ndoshta ai përballë do të vetëpërmbahet… po ti, njëlloj dhe më keq…”
Sali Berisha pati një moment që vetëdeklaroi: “Ky parlament ka marrë fund…”.
Kuvendi i Shqipërisë, kjo odë pa tavan, që dëgjon “zhuls” “kokëpalarë”, “ordiner”, “viagra”, “gomar lakuriq”, “të mbathura për t’i vënë në gojë”, “Ver Llapa”, “analfabet”, “budalla”, “të punon”, “s’të punon”, “psikikë inverse”, “plak budalla”, “Robert Çamçakizi”, të thëna aty brenda, të dala përjashta në një trysni plot erë ndotëse në fillim pranvere, dëgjaur gjithkund, kur hallet e së sotmes janë kaq të mëdha.
Kryetari i Kuvendit buzëqesh dhe rrëfen për një “lloj lumturie… s’di se ku?” në ZhulsLand.
Ça po thu?!
“Zhuls…” dhe “Zhulsland” na erdhi fjala e parë në këtë shkrim, papandehur dhe pa e thirruar, por e kujtuar dhe e futur si me zor tek ky fjalor. Që do të thotë: i dalë prej llumit, një lerë, një e palarë, një zdralë, një fëlliqësirë, dalë prej aluvionit e përzierjes së pistë, prej hedhurinash të njomura mbi dhe, apo një “mysybet” i pështirë antinjerëzor. Ku vallë e kanë buronjën? Tek gjuha jonë, gjuha e tipizimit dhe të ndotjes e fundërrinës. Ku… e përdorur… ku? Deri në Kuvend. Në Kuvend? Ça po thu? “Or Zhuls!” Fjala “Kuvend” është aq e bukur e aq rrënjore e shqipes sonë, ku duhet të jenë “palca e burrave”, “besa dhe mirësia e pleqësisë”, ku është “mençuria e odave dhe kullave tona”, ku është “fjala e nesërme e bukurisë shpirtrore e shqiptarëve…”
Ça po thu?
Ja pra, këtu ka kohë që është instaluar ky fjalor i “zhulit” në përkim të lakuriqtë të ligjërimit politik, me këtë VEND pa KU… (Kuvend).
Të gjithë nga pak jemi zhulosur gjersa kemi pranuar të votojmë këta “princër” mëkatarë, që ende i mbajmë mbi krye, me dëshirën tonë.
Kambanat e pashpresës dhe të mallkimit, e marrisë së përgjithshme dhe dështimit, si një epidemi transmetohet deri tek të gjithë qytetarët në secilën familje kudo brenda dhe jashtë shtetit amë, ku janë shprishur shqiptarët e këtij kombi fatkeq.
Të gjithë e pamë komedinë apo tragjikomendinë, në çastin kur sapo e kishin ndaluar “Teatrin e Komedisë” dhe kishin nismuar një ligj për “Teatrin Eksperimental”.
Kundruall dy liderat e partive konfliktuale, PD-së dhe PS-së, në arenën e ndeshjes më të shëmtuar të spektaklit të oligarkisë makute e vetëngrënëse, nga kjo politikë dështuese dhe pushtuese, e cila i ka lënë shqiptarët “lakuriq me duar në xhepa” përballë këtij teatri eksperimental të shtetit të “kapur” që shpalos programin e larjes së hesapeve, njëra kundër tjetrës, jo me armë, as me fakte, shifra, as përqasje zhvillimore, projekte, por me të shara “si gratë krojeve”.
Ndërkaq, rrotull dallohet gjendja shpirtërore dhe ekonomike e shqiptarëve në pikun e fundëm, dështimet e politikës që bien mbi bashkësinë, por që fuqizon edhe më shumë oligarkët, të cilët nuk zbresin dhe nuk zbresin nga kuajt e tyre groteskë.
Sa dëshpëruese, sa acaruese, sa e pashpresë e nesërmja!
Pastaj flasim për gjithëpërfshirje në Europë, mandej ankohemi dhe bëjmë lobing… zihemi me njëri- tjetrin “duke hulumtuar” nëse jemi, apo nuk jemi në Europë, fillojmë dhe anlizojmë “imamët e pashpallur”, të cilët duke mos u frymëzuar nga bota demokratike, që gjasme na ka ardhur në vatra, më mirë shkojnë e luftojnë në emër të Allahut për një vend tjetër, për një “kuvend” tjetër… pastaj shkruajnë edhe poezi antisekulariste nga duart e buta të fëmijëve që edukohen jashtë suazës edukative të shqiptarëve të sotëm, këta fëmijë që rriten aty, ngjitur me këta parlamentarë dhe kryeministra që shahen në mesditën e dëshpërimit tontë të përbashkët.
Ndërkaq ne jemi në kushte shumë të rënda të zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe të standardit jetësor të qyetearëve, kur të gjithë duan të emigrojnë, me një krizë besimi, kur Rilindja nuk bën asnjë hap përpara për projektet e saj rilindëse sepse ajo tani po e kupton se “ka në dorë vetëm çelësat e kashtës”, sepse gjithçka e ka në zap politika e Sali Berishës, projekti i së cilës nuk kund të shkulet kaq kollaj.
Prandaj atij i kanë “hije” edhe të sharat pa ia bërë tërr syri, me plot gojën.
Të sharat në Kuvend ishin çarçafi i palarë që duket se kërkon të mbulojë zgripin shkatërrimtar të ekonomisë, ngërçin e sotëm, fillin lidhës të padukshëm të mafies së ndërsjellët, që rron matanë skenës dhe arenës së djeshme, duke u zgërdhirë së qeshuri. Ndërsa ne shqiptarët kudorrotull nuk dimë se ç’të bëjmë tjetër, veçse të pushtuar prej së keqes e së ndoturës, radhitemi prapë në istikame dhe secili në krahun e tij mendon “se si duhet të kish sharë më mirë lideri i anës sonë…”, se si të kish dhënë përgjigje të goditura, se sa efikase do të kish qenë e shara sikur të kish kujtuar atë apo këtë, se ashtu po mësohemi në një betejë komediane me dinjitet të humbur, dhe ku po bjerrim rrënjën e përfytyruar kombëtare.
Kuptohet se nuk shahen “ata të dy”, as “Çeta e Kuvendarëve Konfliktualë…”, por ne të gjithë. Ajo është pamja jonë, shëmbëllimi ynë, ai është turpi ynë, zhgënjimi…
Kurse atje poshtë në ndenjëset e tyre vegjetojnë deputetë, po nuk di se kujt i përkasin dhe nga cili planet vijnë. Ata poshtë në gjolle, që hanë kripën e Liderve të tyre, janë përzgjedhur nga ata në lista të mendjes dhe duarëve të tyre, prandaj edhe ata nuk mund të kenë fjalor tjetër veçse atë të “princit makiavelian”, prandaj nga secili krahë blegërinin sharucë të rinj. Jemi sharë të gjithë, burra e gra, pleq e fëmijë. Ndaj qëndrojmë të futur në strofulla.
Të kesh në krah Makiavelin
Makiaveli, mbrojtësi i sundimtarëve, ua ka lëshuar frerin dhe këtyre tanëve, në udhë, në sheshe dhe në “Kuvendin Pakuvend”; mund të bëjnë çfarë të duan, mbarë e prapë, jo të shara, por të goditurat, jo vetem përplasjen e kompjuterave dhe thyerjen e vazove të karafilave, jo vetëm “viagrën”, por edhe “tredhjen”, ky është moderniteti makiavelian , shëmbëllimin e të cilit, më mirë se në Shqipëri, nuk e gjen dot.
Ata bëjnë ç’të duan në sy të popullit, bëjnë ligje, por këto ligje të mbrapshta, që s’e ngritën kurrë dot shtetin, nuk janë për ta, se ata nuk lidhen dot, prandaj, ç’të mendoj vallë kjo bashkësi për ‘97-ën, “Gërdecin”, “21 janarin” dhe krimet e pandëshkuara. Jemi mësuar me këtë gjendje, kjo është koka dhe ja “qylafi” që na përshtatet.
“Princi nuk duhet të shqetësohet kaq shumë për sharjet që mund të vijnë nga veset që i lejojnë mbajtjen e pushtetit, sepse ka mjaft virtyte që të çojnë drejt greminës dhe po kaq vese që të sjellin mirëqënie dhe siguri” u thotë këtyre të tanëve Makiaveli, duke iu kumtuar se në këtë demokraci të zhubravitur, “nuk ka moral, të cilit t’i referohesh për çdo lloj veprimi që mund të çojë në realizimin e një qëllimi…”
Prandaj vijoni të shani, më ç’t’u vijë gojesh, me ç’kapërcen pragun e derës… se ky stan këtë bulmet do të prodhojë… Amen!
Turp i botes u be shqiperia nga kokpalaret e politikes.Nuk e di qe a do ket ndonje burre qe ti fusi ndonje koqe plumbi ketij qelbesires Sali.Vetem athere do shpetoje shqiperia dhe shqiptaret nga kjo e keqe qe i ka zene deren prej 23 vjeteve.
Ky myslimi eshte islamik ne emer dhe ne vepra.
Kur kalon makina ne mallakaster nuk marr fryme se vendi qelb ere bajgash.
Si nuk doli nje deputet burre qe tu thote ndal ketyre” shpellareve”qe me se paku duhet te heshtin per gjendjen ku e kane katandisur kete vend dhe kete popull…por mire na e bejne ,vete i perkedhelim,vete i duartrokasim ,tani le tu degjojme edhe pordhet…turp.
O kapter Lymi. Po mire si nuk the nje fjale qe keta shoket e tu komuniste po e shesin detin me te cilin ti fshatar i dhive u bere i famshem.. apo nuk ta mban nga legebetisti edvin rama…flit kapter Lymi se do te vene nofken Lymi i Tutit me kanoce per jarget.
@@@ Ju qe “quheni Miranda”, duket se te Mbajne me Buke Xhepat e atyre Politikaneve qe perfaqesojne Miletin Shqipetare ne “Kuvendi pa Kuvend” sikurese e thote edhe i Madhi Kolonel Myslym Pashaj..
1-Miranda, (Munde te jeni edhe ndonje Politikane Kuvendi aq na Ben)cinizmi, dhe Ironija Juaj duke per te mos thene Urrejtja per Kolonel Pashen duket e hapur, perseri me Fjalet “Kapter Lymi” DUKET SE JU VETE KENI vlerat e nje Kapteri-qe Vidhte Marmalaten e Ushtareve…
2-Eshte e vertet se Mallakastriotet kane dhe jane marre edhe me Dhen edhe me Dhi…por Mallakastriotet i kane Odat me Oxhak, dhe ne krye te oxhakut rri varur Dyfeku, qe nese deri Dje e perdoren kunder Pushtuesve te Shqiperise…kesaj here duket se mallakastriotet duket ti kthejne Dyfekun Tradhetareve te Shqiperise, qe kane mbushur Kuvendin e Shqiperise, dhe ju qe Fshiheni pas Emrit “Miranda” do te jete mire qe mos te “Kruheni” me nje Mallakastriote…
3-Figura e Myslym Pashes eshte e nje Madheshtie te krahasushme me Figuren e Ismail Qemalit..dhe jo Lolove dhe Zagarve qe vetem Tregojne Injorancen e tyre na salla e Kuvendit…qe nuk Vlejne as per “Pastrues” te ketij kuvendi…lol
tung myslym
Nuk me ben pershtypje menyra e sjelljes se politikanve shqiptare se kjo gjuhe qe perdorin keta eshte shume orgjinale c’are ata perfaqesojne Ata perfaqesojne halldupizmin e turqise te trasheguar ne kulturen e tyre te hershme duke pervetsuar c’tu dale perpara pa kthyer koken mbrapa se ke len te varfer .Trashegojn hipokrizin komuniste ku me slloganet e tyre ofendojne e perbaltin kedo qe u dele perpara pa menduar kurre se ne c’llum jetojne vete shkurt gjate gjithe kohes populli Shqiperise nuk i dha kurre OKY kesaje klase politike .do te ishte me e mira mos te ezistonte fare Shqiperi ndoshta ky emer eshte mallkim per kete popull shume te vuajtur sa as nje komb tjeter ne Europe
Zoti Labi, gabohesh. Plumbin duhet tja fusi shteti dhe jo populli.Populli e vrau ate me 23 Qershor. Per aq sa ka bere ky kriminel, plumbin meriton,
por jo nga populli. Populli zgjodhi njerezit qe te merren me kete krimilel dhe skuadren e tije qe kane punuar kunder ketij populli. Keto qe u zgjodhen nuk po veprojne me forcen qe populli i dha. Kjo domethane se nuk jane te afte te luftojne mafjen ish pushtetare. Kriminel nuk eshte vetem ai qe flet la e pa la para, parlamentit. Jane shume kriminele qe rrine nenhije dhe veprojne kunder popullit dhe pushtetit. Dita e enjte vertetoi pafuqine e qeverise per te ndeshkuar mafjen qe ka 23 vjet qe qeveris. Ipandehuri bertet para gjykatsit per te shpetuar, por gjykatsi me qetesi i jep denimin sipas ligjit qe i takon. Ne parlamentin e dites se Enjte nuk pat gjykates, aty ishin te gjithe te pandehur. Ishin te gjithe kokpalare. Ishin te gjithe rrugeçer. Ishin te gjithe pa fijen e edukates. Paturpesia me e madhe qe kur nje deputet ushpre per mbrojte te figures se grupit te tije se: Populli shqiptar na ka Borxh neve si parlamentare, por ne nuk duhet tja shperblejme ne kete menyre. Turpi per parlamentin nuk ka limit.
Myslim Pashane e vleresoj jashte mase per ate çfare ka bere per Shqiperine.
Por sot do t’i kerkoja te gjente mundesi dhe te shkruante dy rreshta per njeriun e lumtur qe drejton parlamentin, dhe le nje pervers te shaje me liber shpie dhe qoshe me qoshe ate( kushdo qofte) qe drejton qeverine e nje vendi. Uji shkon ne mullirin e tij. Ai vet del si shenjtor dhe mundeson qe i perbalturi te beje pis te gjithe.
Edi Rama ka pasur dhe po vazhdon te kete borxhe ketij populli: mori voten per te ndeshkuar ata qe shkaterruan Shqiperine dhe cicerin me batuta qe nuk sjellin bereqet.
Te siguroj njemije here Z. Pasha, nqs do ishe ti ne vend te Edi Rames dhe te degjoje sharje te tilla DO I PERGJIGJESHE NJESOJ ATIJ GJARPERI PERVERS.
MYSLIM PASHA,Ku ke qene keto 23 vjet kur ketu behej gjurulldi dava?
Hartimin nuk e ke bere keq por dy gjera qe duheshin thene nuk ja thua sovranit:-Ky parlament e perfaqeson sovranin apo jo?-Kryek.. i parlamentit mund ta perfaqesoje kete parlament?
E tmerrshme.Nuk mund ta imagjinoj dotsa I peshtire paska qene ky ish kryeminister .Me siguri ai eshte skicofren kete e them me bindje sepse nje lider qe deri dje fliste me superlativa per qeverisjen etij ,arrin dheperdor nje fjalor te tilli qe do tua kishin ziline edhe me fundrinat jo vetem tek ne por edhe ne tere boten.
Ai nuk ka faj.Faji qendron tekne populli qe I dha voten ketij ordineri, krimineli te 21 janarit ,te gerdecit.ketij mashtruesi dhe hajduti te vjedhjet se votave te popullit ne zgjedhjet qe nga 1992e deri ne2011.Ky eshte personi me negative I gjithe historise se shqiprise.Ky shkatrime vendin vodhi sa mundi shqiperine,e nxori ate ne tregon mafjoz te miq eve e shokeve te ti .ky eshte tradhetari I kombit qe neshkroi shitjen e detit,qepunonte ne fshehtesi me UDB per ta bere shqiperine nje province jugosllave sepse eshte nga agjentet me te zellshem per padronet e tij Serb.
Perfundimisht ky Sali Rame Berisha nuk gjak shqiptar.Ai nuk ka as din as iman.Ai nuk njehere urtesine bujarine mencurine e popullit shiptar.Ai eshte nje aksident I te qenurit edhe deputet.
E vetmja rruge qe populli te jetoje I qete e I lire ,duke mos degjuar me fjalet me te ndyra te ketij
felliqesire ,eshte izolimi I tij ne psiqiatrine e burgut.
Qeveria te mos hezitoje.sa me shpejt aq me mire .
E ke trajtuar shume mire i dashur mik! Nuk mund te shtoj asgje. Bemat e gjemat e Berishes jane te pa fund e te perbindshme, kunder vendit te tij, ndaj ne lengojme kaq gjate.
Ty ne shktimin tend te ka folur zemra e jo buzet e aq me pak xhepi siç u flet politikaneve…
Te pershendes me zemer i dashur Myslim, autori i librit: Kur grabit luani”, me fabula
Besoj se per z.Pasha si nje individualitet i spikatur ne “luftrat e kauzave te humbura”, vlen te percillet kjo maksime e mrekullueshme e nje te mencuri te letrave franceze : “Kur mendoj të shkuarën, gjej shumë arsye për të mos jetuar të tashmen, por asnjë arsye për të mos jetuar të ardhmen”.
Ore cfar kujton se eshte ky njeri. E besova atehere kur fliste per detin, pavarsisht se ja fuste katundit, por te behen punet e pjekura nuk eshte keq. Nga mbiemri qe ka Pashaj thashe se eshte ndonje Pasha. Se nga jugu thone “He mo pasha” dmth me vlera.
Po ky doli loqe, polli mali nje mi. Ky shkruan per cdo gje, per politik, per dashuri, per shkence, per art. Me duket se jane shenjat e marrosjes.
Tani them me vete, po atehere qe beri gurgulen me detin , mos ja ka futur kot, se ai nuk flet fare me per kete dhe puna e detit do te shtrohet prap dhe ky duhet ta vazhdoj ate arsyetimin e vet te famshem.
Apo pregatitet te bej ndonje gurgule te dyte, sipas keshillave te Kreshnik Spahiut.
Nuk do marri leje zoti Myslym Pashaj,
nga anthropos si ti kotisikoti.
Me plasi trapi mua se foli M Pashai, por mos i besoni brockullat e ketij ju te tjeret, qe keni qejf te genjeheni, dhe te beni edhe gjera te tjera.
Duhet te jemi te sinqerte.Ne shqiperine etnike nuk munden dot te udheheqin njerzit e mencur,patriotet e vertete,ata qe nuk udhehiqen
nga interesat e ngushta personale,se te till burra mund dhe te vete flijohen
ne mbrojtjen e interesave te popullit dhe te atdheut.
U be nje shekull qe shqiperija nuk e ka gjetur vetveten e saj.Dhe as qe ka per ta gjetur ndonje here.Se qe te udhehiqen popujt e shqiptarizmit nga njerez te tyre as qe behet llafe; Se duhet me cdo kusht te miratohen nga serbi dhe greku????
-Une jam me se I bindur,se tek popujt e shqiptarizmit ka mjaft burra te mencur,dhe intelektuale te mirfillte.Sa seshte shum vone,duhet me cdo kusht te gjejne gjuhen e perbashket per te penguar renijen pikjade
te popujve te shqiptarise.Se dekompozimi moral,dhe social politik,
perfundimisht po I afrohet fundit te saje te pashmangshem..Mendimi
im personal eshte; Qe ju zoterinj intelektuale,duhet me cdo kusht te organizoni nje refendum mbar shqiptar-motivimi I seciles,duhet te jete;
Ne popujt e shqiptarizmit duhet te kalojm me cdo kusht,nen protektoratin e SHBA-s,ne qoftese ne duhet te mbijetojme,ashtu sic I
takon kombit tone, se jemi nje nga me te vjetrit ne kontinentin e
evropijan..Te pakten dhe per nje shekull…
Respekte per Z. Myslim Pashaj.
Kristaq Ger verri (gerveni) vazhdon ben kariere ne NATO, pa e vrare mendejen fare, biles duke injoruar edhe urdhrin e Ministres se Mbrojtjes per largim nga detyra, edhe pse nga Gjykata jone Kushtetuese e ashtuqujtura “Marveshja e detit” me Greqine u shpall antikushtetuese, pra “TRADHETI KOMBETARE”.
Sa per nivelin e KU vendit ah ha duket si sofer harrixhinjsh.