Banaliteti, si shterrim idesh

25 Mars 2014, 20:57Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi

 

Parlamenti dhuroi të enjten, shoun e tij të rradhës. Ka kohë që ky spektakël vulgar sharjesh, fyerjesh, insinuatash dhe batutash nga më të ulëtat, ja ka kaluar të gjithë spektrit të emisioneve humoristike, satirike apo që bazohen mbi zbulimin e skandaleve. Ky është rasti klasik kur realiteti ja kalon fantazisë dhe artit. Është gjithashtu rasti dëshpërues, kur një klasë politike, pasi i ka shterrur idetë, vullnetin dhe dëshirën për të  ndërtuar ura normale komunikimi mes vetes. Duket tashmë se udhëhiqemi nga një grumbull personash që kanë arritur në një pikë të pakthyeshme të konfliktit mes tyre dhe që nuk duan t’ja dijnë për asgjë tjetër, përveçse konfrontimit, si mjeti i vetëm i fitores.

E megjithatë pritej të ishte krejt ndryshe. Të paktën pas asaj që ndodhi verën e shkuar, kur u zhvilluan zgjedhjet dhe kur shumëkush kujtoi se era e urrejtjes dhe përplasjeve politike ishte zbutur përfundimisht nga paqja që shoqëroi rotacionin politik. Paska qenë një iluzion, si shumë të tjerë, që kanë lidhje me politikën shqiptare. Pas muajve të vjeshtës, kur opozita e kishte të pamundur të sulmonte një qeveri pa asnjë bilanc pune, erdhi fundi i viti, kur miratimi i buxhetit solli me vete sherrin e parë të madh mes pozitës dhe opozitës së re. që nga ai moment, skena politike ka qenë një arenë tigrash (prej mishi ose prej letre), ku janë shkarkuar të gjitha instiktet jofisnike të krerëve politikë.

Ajo që ndodhi të enjten, është shfaqja  publike e acarimit që sjell raporti aktual mes palëve, në majë të politikës shqiptare. Agresiviteti i Berishës në Kuvend, është letra e lakmuesit e vështirësisë gjithnjë e më të madhe që ai po gjen, objektivisht, për të qëndruar në majë të një kali, prej të cilit ka ikur formalisht pas zgjedhjeve. Dualizmi me Lulzim Bashën, në dukje i lehtë e pa komplikacione për ish-kryeministrin, duket se po përjetohet keq nga vetë Berisha, i cili po e kupton se koha, ky arbitër i pamëshirshëm, po nis të japë efekte edhe në një tokë të djegur, si PD-ja e sotme. Përtej kësaj, këtë sjellje duket se po e motivon edhe një iluzion që po nis të hedhë shtat mes demokratëve, për jetën e shkurtër të qeverisë Rama. një ide që ata kanë nisur ta kultivojnë plot dëshirë mes tyre, pavarësisht se cili është realiteti i gjërave në terren.

Nga ana tjetër, fakti që Rama, dikur buzëqeshës dhe në dukje shpërfillës, për akuzat apo fyerjet, tani po nis të acarohet prej tyre, dëshmon se edhe  tek kreu aktual të qeverisë po nis të ndjehet pesha e drejtimit të një shteti që fut ujë nga të katër anët.

Acarimi kuvendor është një pasqyrimi më konkret dhe vulgar i mundshëm, i situatës kaotike në të cilën kalon Shqipëria e sotme. Tritoli dhe krimi, kriza ekonomike dhe presioni i shtresave në nevojë, trysnitë e brendshme në partitë e mëdha dhe axhenda politike e brendshme dhe e jashtme e vendit – janë që të gjitha faktorë që po e rrisin stresin mbi sistemin tonë politik. Një sistem i cili, veç të tjerash, duket tashmë i shterruar nga idetë dhe i paaftë në përballjen me sfidat që kalon Shqipëria aktuale.

*Revista JAVA

8 komente në “Banaliteti, si shterrim idesh”

  1. beni says:

    Berisha ne litar…ja formula magjike e clirimit te shqiperise dhe e cliriit te ideve qe mba peng monstra e vicidolit

  2. sheme shapka 2 says:

    Legjenda e Rozafes , ate qe qeverria e nderton diten , hajnia e shpellareve e prish po diten ( ndryshe nga legjenda qe prishej naten ). Zgjidhja duhet nxjerre po nga legjenda , ligesia dhe llumi i mbledhur vete tashme ne nje vend pd ( kuptohet jo e tera )duhet bere KURBAN , keshtu thote legjenda …… keshtu mendon sovrani ….. se kuptoj cfare presim ??????????? , pse humbim kohe ???…jemi ne kushte MBIJETESE , duhet nxituar , se perndryshe te gjithe jemi prej mishi e gjaku…..

  3. Viktor Hoti says:

    FORMULA MAGJIKE ESHTE: GRAMOZ RUCI MINISTER I BRENDSHEM. SIPAS OPOZITES DUHET TANGO POR KUR ESHTE POZITE THOTE DUHET HULAHUP. VIKTOR HOTI

  4. Viktor Hoti says:

    SALA BEHET TRIM SEPSE NUK KA BURRA. EDI RAMA NUK ESHTE PER SHQIPERINE E SOTME POR PER EUROPE PRA PER SHQIPERINE E PAS 20 VJETEVE. VIKTOR HOTI

  5. Kritiku says:

    Te ben te qeshesh dhe te qash me keta te vetequajtur opinioniste. Njerez te tille pa bosht nuk jane gje tjeter vetem disa vemje qe duan te perfitojne ne cdo kohe. Shkrimet e tyre te bejne per te vjellur sepse kane nje vulgaritet ne mendime. Keta “opioniste” kujtojne se i kutojne te gjitha gjerat ne aspektin politik dhe njerezor, por ata gabohen sepse i tille eshte edhe formimi i tyre nga ana profesionale, per te qenur nje njohes hsume i mire i situatave dhe karaktereve te njerezve.
    Shume zhurme po behet ditet e fundit per debatin ne Parlament dhe shumica nje pjese te “fajit”per kete dialog ia hedhin Rames. Keta “opinioniste” na behen merak tani per etiketen morale e nje diskutimi ndermjet dy njerezve te rritur. Por ata nuk kuptojne nje gje qe eshte shume themelore. Perballe nje njeriu te shpellave qe me vulgaritetin e tij te jeteses dhe sjelljes ndaj te tjereve, deri tani vetem Edi Rama ia ka dalur me sukses, duke ia perplasur ne fytyre ate qe ai mendon. Te gjithe te tjeret, e kane “kundershtuar” Berishen vetem nga larg, duke mos patur guximin qe tia thone mendimet e tyre ne sy, shpellarit Berisha. Sa here kemi pare tere ate servilizem te peshtire te te gjithe “gazetareve”, “opinionisteve”, politikaneve te te dyja kraheve, kur ata kane qene perballe Berishes. Te gjithe ata kane patur frike qe tua thone mendimin e tyre Berishes, ashtu sic ishte. Vetem Rama ia ka perplasur ne fytyre Berishes dhe te enjten ai beri shume mire qe ia ktheu atij(Berishes) me te njejten gjuhe, sepse Berisha vetem ate gjuhe njeh. Te komunikosh e derrin duhet qe te flasesh ne gjuhen e tij, sepse perndryshe nuk i kundervihesh dot. Me thenie e tij “rrote k..”, Rama ka shenuar nje arritje te madhe, qe me ne fund doli dikush qe ia tha ne sy Berishes, se cfare tipi ai eshte. Sepse Berisha i tille eshte. Rama tha nje te vertete te madhe, por kjo u dogji te gjithe ata “rrotat e k…” qe i servilen Berishes, sepse u thirren ne emer edhe ata.
    Per cilin moral te te komunikuarit, na flasin keta “opinioniste”, kur cdo dite ne televizion, ne emisione te ndryshme vulgariteti eshte bere nje gje normale? Te shikojme emisionin e Çanit, shfaqen “Portokalli”, shfaqen “Albazar”, emisonin e Bajkos(te henen ne darke), etj. qe i kalojne cdo lloj kufiri te vulgaritetit dhe shumica e njerezve e shikojne sepse ky vulgaritet u ka mbetur aty si nje pjese e edukimit te tyre edhe te femijeve te tyre ne shtepi(nuk besoj se dikush e mbyll tv ndaj femijeve kur ata shohin te tilla emisione televizive).
    Mjaft me hipokrizi!

  6. shqiperia says:

    Mjaft me justifikime ,nje pale militantesh justifikojne Ramen
    Pala tjeter Berishen ,asnjeri nuk thote mjere Shqiperia qe ka
    njerin me psikopat se tjetrin .JU DONI TI VENI MUTIT LULE .

  7. sazan says:

    Gjyshit i duhet mbyllur goja. Sa here flet ai levizin dhe te vdekurit e te varet nga varret. Fund shfaqjes Berishiane, qenia e tij rrezik per vendin

  8. eshte e drejte kur thone se opinionistet jane me keq se servilat dhe sekseret bashke
    opinionet e tyre “ndonjehere” jane aq te varfera ose te pergjithshme sa duket sikur jane te gjithe fajtore. ka nje jete berisha qe perdor gjuhen me banale ne tribunen e parlamentit dhe askush nuk thoshte asgje, sepse askush nuk pati kurajon qe ti a rinfaçonte sic ja beri edi rama. tani qe ky e thirri
    per emri te vertete oburra e prishi fjalorin, pervec te tjerave qe duhet ti beje me mire, PER KETE KE MERITAT E PARA SI PERSON e dyta jepu nje vend te sigurt dhe pa qera ketyre pleqve siçi therret tidhe taa mbledhin mendjen per pjesen qe u ka mbetur ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje