Ka thënë njëherë Artan Lame se ushtria, në 100 vite shtet, na është dashur dy herë; njëherë në 1939-ën, kur duhet të armatoste popullin për të mbrojtur vendin dhe, një herë tjetër në 1997-ën për të mos armatosur popullin, përsëri për të ruajtur vendin. Në të dyja rastet ushtria dështoi me sukses! Nuk kam se çfarë t’i heq e as t’i shtoj kësaj gjetje origjinale të Lames! Gjithë ato para të shpenzuara për paga, dieta, grada e salltanete, topa, tanke, municione, të cilat po i shesim sot shumë më lirë se i blemë, praktikisht kanë shkuar dëm.
Kapitenë, majorë, admiralë (me kundër përpara) e gjeneralë janë sot me shumicë në radhët e Forcave të Armatosura, të cilat përvec se skanë ushtarë skanë as luftë për të bërë. E vetmja luftë është ajo me ministrat e e Mbrojtjes për pagesat, gradat dhe vendet e punës. Natyrisht, në këtë arsyetim nuk përfshihen një grup vërtet profesionist i komandove, që janë pjesë e një lufte reale në terren si Irak dhe Afganistan. Pjesa tjetër e ushtarakëve, që janë shumica, vetëm kërkojnë grada dhe lavde pa bërë njëherë të vetme luftë reale në terren!
Kristaq Gervenji, admiral (kundër) qenka sistemuar në misionin e Shqipërisë në NATO (këto ditë e mora vesh) si shpërblim për punën e “shkëlqyer” që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë. Refuzimi i tij për të dorëzuar detyrën, mandati i të cilës ka mbaruar, është një shprehi tipike e ushtarakut me gradë, por pa lavdi. E vetmja “luftë”, e cila iu besua, ishte të mbronte detin. Atë betejë e humbi me sukses, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës ia hodhi poshtë ndarjen e kufirit. Logjika ta do që pas kësaj humbje, ushtaraku ç’gradohet dhe nxirret nga Forcat e Armatosura. Meqë logjika nuk del dot mbi meritokracinë politike, këto ushtarakë gradohen si shpërblim politik për betejën e humbur. Kjo është Shqipëria e demokratikasve të drejtuar nga plus njishi i sotëm.
Aq shumë janë të karikuar ky soj ushtarakësh, saqë duket sikur kanë fituar luftëra e beteja në shkallë botërore. Madje ka disa që mendojnë se NATO pa ata do ishte një hiç! Kjo mendësi ju errëson logjikën dhe nuk ju bëjnë më sytë dritë për të kuptuar as faktin se kur të mbaron mandati, detyra dorëzohet. Zotëria kundër admiral, në fakt guxoi dhe të reagonte ndaj njoftimit të ministres së Mbrojtjes, pikërisht i nisur nga logjika e emërtesës politike të partisë që emëroi, por që sot është në opozitë. Nga ky këndvështrim, admirali kundër Gervenji nuk del dot nga modeli i ushtarakut tipik politik, që kur nderon, nuk çon dorën te koka, por ul kokën te dora, sa herë që i del parasyve politikani që e ka graduar. Meqë ministri sotëm i Mbrojtjes është i partisë tjetër, nuk e nderon as me kokë e as me dorë, por reagon si cub elektronik. Pika ushtarakut Kundër Admiral!
Kundër Presidenca (President nuk ka) reagoi menjeherë politikisht për emërtesën e radhës politike të partisë që i bashkon. Edhe Kundër Presidenca reagoi paburrnisht për këtë ngjarje. Për Kundër Komandantin, kundër President të Republikës, nuk kanë rëndësi hiç as fakti që një Kundër Admiral është graduar padrejtësisht, as fakti që këtij Kundër Admirali i ka mbaruar mandati, as fakti edhe më skandaloz që ky zotëri e shet sistematikisht detyrën dhe vendin e tij (tashmë kërkon punë si civil në Bruksel) dhe as fakti që ky ushtarak reagon jashtë çdo etike zyrtare në komunikim me eprorët e tij. Për Kundër Presidentin vlen vetëm kundër reagimi i ndaj ministres së partisë së kundërt me partinë e Kundër Presidentit! Vetëm logjikë shteti dhe institucioni nuk ka këtu!
Kam pasur gjithmonë përshtypjen se Shqipëria është në NATO jo për shkak të ushtrisë, po për shkak të rreshtimit politik të unifikuar të shtetit shqiptar në tërësi në favor të kësaj aleance të fuqishme. Po të ishte thjesht për një ushtri që s’ka bërë luftë asnjëherë me askënd, përveçse me veten, nuk do ishim kurrë në këtë Aleancë. Gërdeci ishte në fakt prova më e dukshme se sa larg ishte ushtria nga standardet e ushtrisë së NATO-s. Asnjë ushtri e NATO-s nuk krenohet dot me faktin se po ç’armatos veten duke i çuar armët për skrap. Në asnjë standard të NATO-s nuk ka ushtarakë të lartë të tipit Gërvenji që gradohen kur dështojnë.
Sfida politike e shtetit tonë është ndërtimi i një ushtrie, jo detyrimisht të madhe, por efektive, që t’i përgjigjet nevojës së shtetit anëtar të NATO-s dhe jo të gradave pa lavdi që fitohen me pilaf dhe tendera politikë. Personalisht jam kundër gradave të larta në ushtri që s’ka bërë asnjë luftë. Gradat lidhen me suksesin e betejave dhe jo me sasinë e pilafit që ofrohet nga pushteti politik. Kjo logjikë do të na rifokusojë më mirë energjitë në sektorë më të rëndësishëm sesa gradat e salltanetet fiktive të ushtarakeve. Ndoshta me këtë logjikë do të mund të kthehet edhe Kundër Presidenti i një shteti politik në President të një shteti dinjitoz.
S’kam pasur ndonje simpati te madhe per kete Manjanin po s’mund tu heq dot asnje presje atyre qe thote per kete Kundrapedalin Gerveni.
U bene disa here rresht keto kohet e fundit qe Manjani nuk po shkruan dokrra veç se ka nje problem per te cilin kam pershtypje se eshte i ndergjejgshem edhe vete ai:
KokeLopa qe ka per Shef Partie nuk e prish terezine fare, vazhdon punet e vete ne baze te parimit:
Urte e bute (me te gjithe) e plot tiganin dhe nuk po deshton me sukses po po ia del me sukses ndaj dhe ka nge e qejf e para te organizoje edhe festime princerore ditlindjesh .
Normalisht Shefi i tij Meta do te duhej te ishte prapa hekurave por ne kete pike, si per Meten ashtu edhe per peshqkaqenet e tjere te politikes shqiptare (qofshin majtas apo djathtas) “drejtesia” jone shembullore ka deshtuar dhe do te vazhdoje te deshtoje me sukses te plote (per te perdorur shprehjen e Yllit) per kushedi se sa vjet apo dekada te tjera.
Lum ne.
ky ushtarak leshi se bashku me ate shpellarin e vicidollit duhen cuar ne burg per Tradhti te Larte.
sa per kuriozitet;
– c’fare quhet ‘tradheti kombetare’ ne kete vendin tone???
Po shprehje te tilla qe bota i perdor akoma dhe sot si ‘sabotim’ apo’veprimtari ne sherbim te te huajve’ a ka me vlere ne Shqiperi..??
Nje ushtri si do Zoti do minimalisht 30 vjet ta besh.Ne gjithe historine tone te njohur vetem periudha e komunizmit beri ushtri,as Zogu nuk beri dot gje.
Eshte folur shume gjith keto dite per qendrimin e “ADMIRALIT”(Kunder) GER-VERRRI! Ky artikull eshte EXTRAKT! Te LUMTE PENA YLLI MANJANI!
Nuk e di nga eshte me origjin ky gervenji,por po na del si puna e atij veteranit nga laberia qe kur e pyeten per betejen e drashvices,i thane; “sa gjerman u vrane ne betejen e drashovices”? po,po i’u pergjegj veterani,u vrane nja 3-4 mije gjermane, po dale i thane se gjermane gjithsej qe kaluan per ne shqiperi nuk ishin 3-4 mije, ” e ku e du une a i vrare,vetem une kame vrare nja 300 a 400 gjermane”.
Shume e drejte analiza ne lidhje me personat ne fjale, por komplet e ceket dhe jo profesioneale mendimi per te akuzuar ushtrine si teresi. Ktu dukeni qe memoria e autorit esht e shkurter ose e painformuar.Sepse anashkalohen mjaft lehte gjendja llogjistike dhe buxheteti i tyre qesharak dhe gjykohen per injorancat e krereve oriental. Por perseri duhet te kujtojme se ne cdo emergjence civile apo dhe situata te thjeshta qe mund te perballoheshin nga dikasteret e tjera ndihma u kerkohet pikerisht atyre dhe profesionalizmi nuk mungon.Ne kte fshatin tone te vogel mos shiko shume larg per te gjetur punetore se i ke ne rradhet e ushtarakeve ,por ndoshta autori bazohet ne shprehjen’ e kane fajin burrat e mire se i falin kta te keqinjte’ edhe ndoshta ka te drejte se ata burra te mire kane falur shume, duhet tju kishin rrezuar nga pushteti kta te keqinjte ashtu sic tregon dhe historia boterore,se perndryshe faji u ngel atyre.
exselent,artikull i vertete..thank you Manjani . lary .USA.
Po c’pret ti o Yllo,qe kaptero-presidenti yne te shkarkoj nje “kontra-admiral”te emeruar e graduar vetem per tradheti ndaj Atdheut ?Po ai vete si u be president per cfar merite,per cfar aresimi,per cfar kontributi,pervec se ka lepire beshtymat e Saliut.Mua me vjen turp qe kam nje president nen nivelin mesatar te intelektualve qe ka vendi yne.
patetik si gjithmone
Presidenti i Republikes ne kohe paqeje ka vetem te drejten e firmes per emerime apo gradime por nuk ka asnje kompetence personale si i tille tedre jtimit dhe administrimiit te ushtrise dhe mbrojtjes se vendit.Ky “president”,ushtarak nga profesioni nuk njeh organizimin,drejtimi dhe koman di min e ushtrise periudhe ne te cilen keto atribute i ka Kryeministri.Shikoni Kushtetuten. Urdheri i dorzimit te detyres per shkak te kalimit te afatit ligjor eshte nje veprim thjeshte administrativ dhe nuk cenon graden Me se ky miku nuk i di si ushtarak qe eshte nuk i dikan as keshilltaret e tij .Viktor Hoti
Po servil ngele gjithe jeten o Yli! Deri dje i beje fresk Saliut, e tani qe ka rene nga kali, i lepihesh Tan Lames! Po si nuk u bere burre nje here?Apo kur te mos jesh me ne koalicion do fillosh analizen kundra Edit, se e provove nje here kur te zbuan nga P.S
Po kte president e keni votuar ju mo zoti manjani. Perfundimishte je i papare. Ma mer mendje se po te futesh ne ytube e te shohesh deklaratat e tua neper vite , dhe vete do habitesh sa i paqendrueshem je . Kush ishte i mire per ty pardje nuk ishte dje e sot eshte i mire ai qe ishte pardje e jo ky qe ishte dje o zot hajde mere veshte kush do jete i mire neser per ty?!?!?!
Kemi ne aq anije sa per kunderadmiral?Po edhe sikur te mbedhim varkat,anijet e peshkimit,skafet bile edhe njerezit qe notojne gjate veres,do te duhet maksimumi nje kolonel per ti drejtuar.
Mire qe nuk u be marreveshja me Greqine,qe e paska miratuar ky plehu,se atehere nje toger det do na kishte ngelur.
Po ketij trapit te gjate mire ja bejne,ka 85 vota pse nuk ndryshon kushtetuten dhe ta lere Koke Jarin si buf(xhanem Jari buf eshte,me gjithe respektin per bufet).
Po bota, c’do te thote bota?
brravo Manjani!
I njoh personalisht te dy personat qe trajtohen ne kete shkrim dhe mund te them se nuk kam ndonje simpati per asnjerin prej tyre, jane te dy servile dhe me nje formim medioker POR, autori me kete analize nuk bene gje tjeter vecse trgon qe edhe vet ka nje nivel politik te cunguar, per te mos thene se ka shfaqje racizmi. Te jesh analist politik dhe te perdoresh kete lloje gjuhe ndaj ushtrise ne teresi eshte e habitshme. Me duhet te pranoj se ushtria le shume per te deshiruar por nuk eshte ajo qe ka vrare shpresen e ketij vendi. Kete vend e kane degjeneruar politikanet- ata qe autori i ka me shumice perqarke. Ushtria nuk eshte pa faj per te dy rastet qe ju permendni duke ju referuar Artan Lames por nuk ishte ushtria ajo qe e coi vendin ne katastrofe ne te dy rastet….ishin ne fakt politikanet qe autori i ka ne zemer. Se fundi, autori, si dhe shume analiste te tjere, duhet te ngrihen mbi nivelin e komentuesve te shkrimeve te tyre se shpesh per nga niveli qendrojne madje edhe me poshte. Dhe te mendoshe se zoteria mund te behet edhe Minister Mbrojtje ne te ardhmen per shkak te lidhjeve politike eahte e trishtueshme.
Tung
Z.MANJANI mos barazo ushtrine shqipetare me nje GERVEN MJERAN.Ju politikanet pretendoni se dini gjithcka,sikunder ju qe ne shkrimin e mesiperm ne menyre te paturpeshme akuzoni ushtaraket si fajtore.
JO,jeni ju fajtore,klasa politike shqipetare sherbetore i se ciles je ti YLLI MANJANI.Nuk e njehe ushtrine shqipetare as te djeshmen ,as te sotmen,prandaj shkruan mbrockulla te tilla te shemtuara per ushtaraket.
Uhtria SHQIPETARE dhe ushtaraket e saj jane krenaria e atdheut.Kurse ju juristet e ‘famshem’e politikanet e keni kethyer SHQIPERINE gazi i BOTES.
Te rekomandoje te lexoshe historine e lavdishme te USHTRISE sepse ne kete drejtim je xero dhe pastaj do te ndryshosh qendrim,e jo te marresh reference Artan Lamen dhe budollalleqet e tij
O Manjan na thuj ndonje gje per ditelindjen e shefit qe edhe sheiket do ta kishin zili e jo me djali i njonit qe ka shit spinaq e pras per 18 vite. 350 euro nje shishe shampanje totali 150.000 euro,100 euro nje puro Kubane 2000 mije vete te ftuar menu vetem Peshku kurse Edi kishte kerkuar vetem ngjala.Kokepalari nuk e kishte as pervjetor cfare tallje e poshterimi per ata qe mezi mbyllin muajin e vazhdojne me listepor tja leme zotit.
Mos ma ngacmoni gervenin se ai me kompas ne dore ja dha grekut 300 km.Por mbi te gjitha aman ,jarin e zgjuar mos e ngacmoni.Para 90 edhe ai si sala pinte shurren e xhaxhit ne epruvete ,pas 90 u kthye ne antikomunist pasi fshiu buzet qe i pikonin shurren e xhaxhit.Me nje fjale te dy keta jane rrota jari.perpara.
Ylli,
Bravo per shkrimin.I dhe nje zgjidhje edhe morale por edhe ligjore.
Le ta lezoje Presidenti,tre hap syte dhe te mesoje Jari.
Znj.Ministre mos u terhiq zbato ligjin mbi Statusin e Ushtarkut.
Znj.Ministre, Mimi Kodheli
Me vjen keq je shume e vonur per reforemen ne FA por ne vecanti ne Administraten e MM.
Filloje nga Administrta e Ministrise Mbrojtjes.
50% e personelit eshte jashte kritereve.Jane me shkelje.Eshte Administrat me e politizuar dhe me e pa afte.
Administrrate qe eshte perdorur politikisht.
Znj.Ministre,beni kujdes nga zgjedhja dhe rekurtimi i personave rishtazi ne Administrate.Ke njeres me vese dhe me te kaluar te dyshimte.Mos te mendoje ndonjeri i emeruar qofte edhe si drejtor se ky pozicion i takon .Jo pozicioni drejtor eshte pervec te tjerave kontributi per zbatimin e ligjit dhe akteve te tjera nenligjore ne FA. Zoterinjte te mos harroje se si drejtues ne Administraten e MM eshte si rezultata i politikave te drejta te ps.
Me keto politika keta njeres mos te abuzojne.Mos te abuzojne por te punojne per zbatimin e politikave dhe strategjise se MM dhe ne vecanti zbatimin e ligjit dhe zgjidhjen e problemeve dhe halleve qe njerzit kane me vite ndaj kesaj Administrat te korruptuar.
Faleminderit per komentin e sakte krokodil
I nderuar zoti Manjani
ju keni te drejte ne menyren si e shtroni idene tuaj per sa i takon zallamahise se diskutimeve per ceshtje shteterore qe tashme behen ne pazarin e MEDIAs po nuk ju lejohet si mender politikan te flasesh per ushtrine e per me shume per tere ato breza ushtarakesh qe me vite i kane bere nder e sot jane e vetmja gje qe kemi me stndarte per te hyre ne boten e qyteteruar. Ne diskutimin per ushtrine para se gjithash laj gojen tende te qelbur qe ku se ke futur duke lepire lloj lloj gropash te pista se ajo eshte vatra ku pergatiten shqiptare , eshte vendi ku mbruhet atdheu dhe pa te as ne NATO nuk do ishim . Ty mund te te duket jo i goditur krahasimi po pa ushtrine e sigurte NATO sdo kish vend per ne kurse me politikanet qe kemi sidomos me sojin tend (dy vjet ne cdo parti) ne sdo ishim dot as ne afrike. Gjithsesi Ushtaraket e sidomos gradat ne ushtri jane i vetmi element i percaktimit te hierarkise dhe pa kete te fundit ska force keshtu qe edhe nisur nga njohurite e tua juridike duhet ta dish qe pa nje linje ska si te kete ushtri. Ne funds me lejo qe miqesisht si bashkeatdhetar yt te te pyes sikur mos o zot te permbytej pallati i prinderve te tu apo largqoft i YTI ne Lezhe apo shkoder apo kudo neper shqiperi se besoj se mendja do te shkonte te therrisje sekretarene kryetarit per ndihme.
ylli,
Si analist mund te te falet, si zyrtar jo. Pertej diskutimit per emrat qe eshte e drejta juaj
te flasesh, ke disa vleresime te gabura.
Nuk eshte ushtria ne Nato eshte Shqiperia. Nato nuk eshte thjesht organizate ushtarake se pari eshte
organizate politike. Gradat ushtaraket nuk i marrin vetem ne lufte por edhe ne kohe paqe. Ndryshe do te kishim ushtri sezonale. Ushtria e jone nuk mund te jete nje intstitucion qe zbret nga qielli por eshte
brume i ketij mielli qe kemi, i ketij populli dhe kesaj klase politike qe i jep formen qe do.
Njesoj si gjykatat psh. meqe je jurist, apo si Drejtoria e Rrugeve meqe punon tek Transporti
KOMENTI ESHTE SHUME REALIST. KUR KOMANDANTI I PRGJITHSHEM
I FORCAVE TE ARMATOSURA ESHTE DAKORT ME KUNDERSHTIMIN E URDHERIT TE MINISTRIT TE MBROJTJES NGA NJE USHTARAK,USHTRIA KA MARR FUND.Bota ka te drejt te tallet,te marri neper kembe SHQIPETARET,TE THONE SE KETA NUK DIN TE NDERTOJNE SHTET,SA SERBI THOTE QE PO HYRI SHQIPERIA NE BE PARA NESH ,NE DUHET TE VRASIM VETEN . Te mos na vije keq,se ekemi cuar veten tone ne derexhen e fundit.E PER KETE LE TE SHOHIM DISKUTIMET NE PARLAMENT,APO NE KONFERENCA SHTYPI TE OPOZITES. Megjitheate e kam then e e them se Nishani nuk eshte presidenti real i SHQIPERISE. Me president koti nuk ka pare e as do shohi ky vend. A DUHEJ GJITHE AJO USHTRI,GJITHE AJO PAISJE LUFTARAKE ,ESHTE CESHTJE TJETER,PO USHTRIA ISHTE USHTRI,E KISHE KRENARINE ME TE MADHE KUR E SHIKOJE JO VETEM NE PARADA,POR EDHE NE JETEN E PERDITESHME. yLLI Majani,per kete artikull te pershendes !
Konkluzion.por dikush duhet ta analizoje e te veprohet.Grada dhe lek a fund,Me thjeshte dhe sa me ak shpnzime te kota!
Analize e sakte Ylli, te lumte.
Qenke komplet trap nga punet e ushtrise… O parti koklop ushtria duhet per 1 dite…presidenti eshte komandant i pergjithshem i FA. Po keto artikuj do digjosh nga njeres b.q per ministre tranvestie..
Foli edhe Ylli i yjeve. I gjithshkadituri i LSI. Hesht o popull se foli ylli. Dhe ku flet Ylli, nuk ka nevoje te flasin te tjeret, as gjykatat… Te lumte gjuha o Ylli, se ma ke si sfungjer. Te eshte ushtruar duke ju lepire bythen shefave. Do zoti nuk nderron perseri shef, se ky kandidati tjeter eshte shume i gjate, dhe do te te lodhe shume. Hallall!
Zoti Manjani!.Me keqardhje ju them se me kete shkrim keni deshmuar qe nuk keni as minimalen e njohurive ,per shtetin dhe per Forcat e Armatosura.Jeni pjese e pushtetit dhe nuk ju lejohet te ofendoni nje armate te tere ushtarakesh te Forcave te Armatosura edhe nqs nje ose dhe me shume ushtarak mund te kene probleme.Mund te jene bere dhe servil te politikes.Nqs e keni nga padia ju falet,por mund te jete dhe nga keqdashja ,si dhe nga mendjemadhesia.Si nje zyrtar i shtetit prej shume vjetesh nuk paski arritur akoma te kuptoni se Forcat e Armatosura,rendi, diplomacia ,administrata shteterore,arsimi,shendetesia jane elemente shteteror te domozdoshem,pa te cilen nuk funksionon shteti.Misioni i FA ka ndryshuar, mbasi ka ndryshuar situata gjeopolitike.Dikur pergatiteshin vetem per te mbrojtur atdheun,fatmiresisht,nuk pati lufte.Por kjo,perpos faktoreve gjeopolitik edhe si rezultat i aftesise se FA.Ushtaraket jane krenare qe per 100 vjet nuk lejuan te preket asnje pellemb nga territori i vendit.Sot ata pergatiten dhe perballojne emergjencat civile,perballoj aksidentet,sterviten per misionet luftarake ne bote.Ushataraket sot marrin pjese ne konferencat nderkombetare ne shtabet e NATOs,sterviten se bashku me ta diskutojne si te barabarte.Por per cudi ju doni qe te kete lufte qe ti provoni ushtaraket.Po ju a do te vinit ushtare se ne lufte do te kete dhe mobilizim te popullates ?.Mendoj se nuk i njeh aftesit e ushtarakeve,dhe nuk ke si ti njohesh.Ju nuk mund te krahesoheni me ta ne drejtim te arsimimit dhe te kualifikimit, por dhe te formimit ,dhe karakterit.Jane te rrall ushtaraket e larte qe nuk kane kryer arsim Perendimor,qe nuk flasin nga nje dhe dy gjuhe te huaja.
Forcat e Armatosura kane dhe probleme por ato vine kryesisht nga paaftesia e politikes per ti drejtuar,.Ne demokraci FA i udheheq politika, dhe nje klase politike me probleme do te shkaktoj dhe probleme ne FA.Keshtu ndodhi dhe ne vitin 1997,ishte politika qe nuk diti ose nuk deshi te menaxhoj situaten e krijuar ne vend dhe per te cilen ju akuzoni ushtaraket.Ju si juriste duhet te keni njohuri te konsoliduara per drejtimin dhe komandimin e FA,dhe per kompetencat e secilit autoritet.Por dhe ketu gaboheni rende,ju nuk keni njohurit minimale dhe me e keqja as nuk kosultoheni me ligjin ose me juriste kompetent.Gradimi,levizja ne detyre dhe lirimi i ushtarakeve me grade madhore eshte kompetence e presidentit,ministrat kane vetem te drejten e propozimit. Nqs ka mosmarrveshje midis dy institucioneve gjendet zgjidhja dhe jo ti kerkohet lenia e detyres.Kjo eshte shume e rendesishme,ne te kundert do te kete probleme qe mund te cojne ne situata te renda.Po te kujtoj vetem ngjarjet e vitit 1997,ku ushtrise i kerkohej te zbatonte urdherin,dhe urdheri kerkonte te perdorej ushtria per detyra qe binin ndesh me misionin e saj.Respekt te vecante per ata kuadro qe kundershtuan urdhera te till.Te rekomandoj te marresh me shume informacion per ngjarje te tilla dhe do te ndihesh keq per keto qe ke thene.Ushtaraku duhet te thote jo, se eshte e pa ligjeshme.Ne shtetin ligjore,zbatohet vetem urdheri i ligjshme.
Edhe debati ne fjale eshte krijuar nga ju politikanet.Ju zgjodhet kete president , qe zbaton urdherat politik,qe i ndane ushtaraket e larte ne tanet dhe jo tanet.Qe disa i largoj nga ushtria pa asnje motivacion dhe ne befasi te plot.Per disa te tjere si rasti Gerveni dhe Gjoka,megjithese me probleme, ky President ditka te lexoj ligjin dhe te ushtroj kompetencat.
Per zgjidhjen e situates se krijuar, Presidenti duhet te firmos dekretin per Kunderadmiral , per tu kthyer ne atdhe,Ministria e mbrojtjes duhet te marr masa per vartesit e saj qe e keshillojne keq dhe krijojne konflikte institucionale.Kushdo qe punon ne nivelet drejtuese te shtetit duhet te ndjeki Kolegjet e SIgurise dhe mbrojtjes brenda ose jashte vendit ,vetem atehere do arrine te kuptojne rolin dhe rendesin e strukturave te sigurise.
Besoj se do reflektosh.Faleminderit edhe kur ofendon.
v.o.Per sa i perkete referimit te Artan Lames,mendoj se nuk e keni kuptuar mire.Ai ne kete shkrime ne thelb ka kerkuar qe ushtaraket te ndihen kur u shkelen te drejtat jo te ulin koken.1)Artan Lame Shqiperi tavolinash.Gazeta Shqip