Strategjia e munguar për energjinë

30 Mars 2014, 15:25Blog TEMA

Nga Ndue Shkurti

 

Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, pati një takim pak ditë më parë me aksionerët në fushën e energjisë.

Ia vlen të nënvizohet që në fillim se qëllimi i takimit ishte për t’u konsultuar me aksionerët ndër të cilët bën pjesë edhe shkruesi i këtyre radhëve, ( si grupe interesi), për ligjin e ri për energjinë, por në fakt ky takim u bë për të komunikuar ndryshimin e çmimit të energjisë që prodhohet nga HEC-et.

Ministria e Energjetikës, që ditët e para të punës së saj, ka marrë disa masa për anullimin e kontratave dhe të disa praktikave tenderimi për disa HEC-e, dhe kjo, “për praktika korruptive”, të cilat nuk u bënë asnjëherë transparente në shtyp e media dhe as në Drejtorinë përkatëse në ministri, megjithë kërkesat e herëpashershme të investitorëve të tyre.

Që nuk ka një strategji të qartë kjo duket dhe në debatet dhe propogandën gjashtë mujore që po ndërmerr Qeveria, sikur në këtë sektor është ‘‘bërë korrupsion i madh, janë nënshkruar kontrata koncensionare korruptive” etj, duke e vënë këtë sektor në një presion të jashtzakonshëm, në një performancë jo të mirë e në vështirësi të plotë në raport me lehtësimet e të huajve, ndërtuesit e bankat. Dhe nuk mjaftonte kjo, por para dy ditësh u shpall se do të ndryshohet dhe çmimi i energjisë që prodhohet nga këto HEC-e, në kundërshtim të hapur me ligjin në fuqi mbi të cilin janë nënshkruar kontratat konçensionare.

Por, çfarë është çmimi i energjisë së prodhuar nga HEC-et?!

Po i përgjigjem si ekonomist dhe drejtues ligjor i një bisnesi duke sqaruar në fillim Koncensionet në Hidroenergji:

HEC-et që ndërtohen me koncension janë pronë e shtetit dhe jepen për shfrytëzim për 35 vite. Investimi total për ndërtimin e HEC-eve bëhet nga investitorët, (me mjetet monetare të veta), që përfitojnë një kontratë koncensioni me tender, sipas ligjit të prokurimeve publike, bazuar në studime e projekte të plota të hartuara nga studio projektimi dhe miratuar nga AKBN, ( Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore), dhe të gjitha ministritë e linjave si, Ministria e Mjedisit, Ekonomisë, Financave, Bujqësisë dhe, në fund, nga Këshilli i Ministrave,( kur kanë bërë të kalojë në gjithë këto hallka, përse është anashkaluar edhe Kuvendi).

Koncensioni në energjitikë ndryshon nga koncensionet e tjera si ato të naftës, bakrit e kromit.

Investimet që realizohen në këto konçensione përdoren për të nxjerrë lëndën e parë, (nafta,mineralet deri tek ari dhe argjendi), dhe është burim fitimi për kompanitë që i shfrytëzojnë sidhe humbje për buxhetin e shtetit, (deri në sot). Gradualisht vlera e tyre zerohet, duke shkaktuar paksimin e pasurive natyrore të vendit sepse një minierë e shfrytëzuar nuk e ka kurrë një shans të dytë rishfrytëzimi.

Investimi në energjitikë mbetet përherë në gjendjen fillestare, pronë e shtetit shqiptar, që përdor ujin që është pasuri natyrore, por e le në gjendjen filletare duke përfitur energji të pastër pa efekte në mjedis e duke patur mjaf përfitime financiare si buxheti i shtetit ashtu dhe indivi apo grupet e interesit.

Pra, duhet qartësuar opinionin publik, pa tendenca manipulimi, se vetë Qeveria, nga Konçensionet Hidroenergjetike ka përfituar asete qindra miliona Euro.

Çmini i blerjes së energjisë nga KESH është afërsisht i barabartë me energjinë e blerë nga importi.

Çmimi i importit nuk ka asnjë efekt në të ardhurat e buxhetit të shtetit por është totalisht shpenzim që paguhet nga shtetasit dhe taksapaguesit shqiptarë.

Ndërsa çmimi i energjisë elektrike i prodhuar nga HEC-et konçensionarë ka mjaft efekte pozitive si në buxhetin e shtetit si dhe në anën sociale e rritjen e mirëqenjes, uljen e papunësisë dhe varfërisë:

Çmimi = Taksa konçensioni – 2-4%

Paga punonjësish,

Sigurime shoqërore,

Sigurime shëndëtësore,

Tatim mbi page,

Taksa lokale,

Tatimi mbi fitimin – 15%,

Fond amortzimi i makinerive,

Fonde sigurie

Fitimi.

Nga sa me sipër:

Taksa konçensionare + Taksa lokale + T.A.P. + Tatim fitimi, ndikojnë direkt në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Sigurimet shoqërore e shëndetsore ndikojnë në Fondin e Pensioneve, në buxhetin e shtetit,

Fondi i amortizimit ndikon në investimet dhe meremetimet që mbajnë asetet në gjendjen fillestare,

Fitimi është pjesa që shlyen investimin e kryer dhe që rigjeneron të ardhura për t’i riinvestuar dhe për të përsëritur ciklikën e mësipërme të efekteve pozitive në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Punësohen puntorë e teknikë në mënyrë të vazhdushme, ndikon në rritjen e mirëqenjes, zvogëlimin e varfërisë në mënyrë direkte, shton tregun e punës për puntorë të specializuar, duke nxjerrë në pah edhe nevojën e një institucioni shkollor për përgatitjen e këtye punonjësve.

Si mund ta “projektononi” ndryshimin e çmimit të energjisë pasi formula është e qartë në kontratat e konçensionit të bazuara në ligjin për konçensionet?

Si mund të hidhen poshtë të gjitha studimet e freksibilitetit, planet e biznesit, afatet e shlyerjes së investimit?

Si mund të krijohen në mënyrë voluntariste vonesa të pa shpjegueshme në likujdimin e faturave duke i vënë subjektet prodhuese në vështirësi të plotë për likujdimin e të gjithë detyrimeve tatimore, pagat, këstet e kredive e detyrime të tjera koherente?

Ndërtimi i HEC-ve të reja, (edhe nga praktika aplikuese e deritashme), ka një dyzinë efektesh pozitive, ndër të cilat:

-Gjatë ndërtimit punësohen puntorë të thjeshtë e të specializuar.

-Ndikon direkt në rritjen e të ardhuarave të buxhetit pasi përdoren lënde të para makineri e paisje, tatim fitimi e taksa lokale nga investimi që kryejnë firmat ndërtuese.

-Përmison rrjetin vaditës për bujqësinë.

Efektin më të madh i prodhimit të energjisë nga HEC-et konsiston në bërjen e sistemin energjitik shqiptar më të qëndrueshem e të pavarur nga tregu ndërkombëtar duke iu shmangur konjukturave të këtij tregu, krizave rajonale e globale të energjisë.

Nga qasjet racionale të mësipërme të vertetuara e provuara plotësisht në realitetin e sotëm energjetik lindin edhe pyetje të tjera:

-A mos vallë, blerja e energjisë në tregun ndërkombëtar ndikon në interesat personale e korruptive të një ose disave pushtetarëve të djeshëm apo të sotëm?

-Ku e keni gjetur anën korruptive e këtyre praktikave kur dihet se nuk tenderohet me fonde të buxhetit të shtetit, por me fonde të vetë investitorëve?

E megjithatë, (këtë nuk e thonë gojët e liga por gojë që kanë lënë mangut bukën e fëmijëve të tyre), a e keni gjetur se paraardhësit tuaj kanë kërkuar 50 mijë Euro “Cash” për xhepat e tyre nga investitorët për 1 Megawat të projektuar, për të siguruar ato Kontrata (të nëmura) Konçesioni?!

Vallë, Ju, keni mbetur në rrjetën e premtimit tuaj elektoral dhe “ gjykoni” më të arsyeshme të zhbëni edhe ato Kontrata tw rregullta tw firmosura në agoninë e Qeverisë që u largua edhe nga votat e Ne, që besuam në premtime, pa pranuar të behemi klientë qeveritarë, se nuk keni gojë dhe zë t’u ngjani të zëvendësuarve?!

-A përgjigjet Ministria Energjetikës për të gjitha shpenzimet monetare,(që nuk janë të vogla), për studimet hidroteknike, projektet, e të gjitha studimet e tjera që kanë të bëjnë me realizimin e këtyre tenderave?

-Si ka mundësi që Ministria ë Energjetikës nuk i pais të gjithë investitorët me listën e të metave, (nqs ka), të ketyre projekteve dhe, investitorët t’i përmisojnë e të vadhdojë puna për tenderimin e tyre?!

Zotërinj të Ministrisë së Energjitikës.

Lojërat me e fjalë, mendimi jo i qartë e i ndryshuar disa herë, mospërfillja e mendimit të specializuar në këtë fushë, ka të bëjë, ose me paaftësinë e punonjësve të ministrisë për të analizuar në themel problemin e për të dalë në konkluzione të qarta, të prera, transparente, ose doni të përfitoni kohë në kurriz të investitorëve të energjisë për t’i zëvendësuar me investitorë afër pushtetit.

Ju po kërkoni investitorë të huaj që të investojnë paratë e tyre në Shqipër, nga ana tjetër me këto sjellje po falimentojnë ata që kanë investuar deri tani në energjitikë.

Më lejoni t’u kujtoj si Dikaster dhe si Qeveri se disa stonime e zbythje ulëritëse siç janë rirrëshqitja në prehërin Fazlliç, “gëlltitja” e premtimit solemn për të anulluar shitjen e H E C-ve mbi lumin Mat dhe rrëshqitja në “furrat e Korumit”, injorimi i hapur dhe mungesa e një partneriteti jashtëklientelist me bisnesmenët që i kanë mbijetuar terrorit politikko-ekonomik qeveritar, për t’i ftuar ata , pa hile, të jenë pjesë vitale, e investimeve dhe rritjes ekonomike të vendit, do të ketë një kosto progressive, jovetëm ekonomike, por edhe politike dhe elektorale.

Nëse keni vullnetin ra “Rilindni” sistemin energjetik, na ftoni ta përpilojmë sëbashku Strategjinë Energjetike, në të kundërtën do të mbeteni në rrethin vicioz të premtimeve të pambajtura elektorale, gjëqë iu siguron një fund të shpejtë qeverisjeje, të cilën “kategoria” ime nuk e dëshiron.

 

5 komente në “Strategjia e munguar për energjinë”

  1. Ardit says:

    Ju e prishet Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike, Rruga Uren, Gjeodezine, ju jeni ajo klase e shitur te Banka Boterore dhe interesat globale per ti zhytur popujt ne borxhe qe detyruat inxhinjeret qe populli ka paguar miliona ti prodhoj te shkojne ne Amerike e Kanada, ju jeni po ajo klase qe po vjedh me pallavrat e “HEC-eve” te vogla. Ju nuk keni turp, ju vetem keni mendje te vidhni e te pasuroheni. Jemi ne nje situate qe me paradoksale nuk behet. Ne kohen e “komunizmit te urryer” kur kishim dhe lidhje me Sovjetiket dhe Kinezet jane ndertuar me teper objekte se sa jane ndertuar ne 25 vjet “kapitalizem”, ose “korruptivizem”. Gjithe energjia qe ekziston sot ne Shqiperi, tere rruget qe i eshte peshtyre pak asfalt siper me tendera multibiolonash jane ndertuar nga ai sistem dhe ata njerez qe herojte e popullit si Azem Hajdari nuk ngurruan ti hidhnin ne ere. Po ajo hekurudhe qe eshte bere me djersen e popullit qe eshte lene si nje relike e shekullit V para Krishtit ? Nuk ka vend te civilizuar mos kete metro, por ne kemi Maybachet e Dukajve dhe Mercedezat e Nanove.

    Ju jeni nje klase e shitur politike qe ja keni bere mendjen atij populli pordhe, keni fshire historinee kaluar, dhe sakrificat qe jane bere per ndertimin e ketyre veprave qe sot nuk ka minimumin e trurit e jo vullnetit njeri qe ti ndertoj.

    Tani do flisni ju per strategji energjie ? Po kush do ta bej ? Trecereku i atyre inxhinjerave qe i dine keto gjera ose kane vdekur ose jane te tere jashte shtetit. Klasa e re as e ka idene se cdo te thote puna. Ata e kane mendjen tek Big Brotheri.

  2. agostin says:

    Pronat kombetare u grabiten dhe u masakruan nga nje grup mafiozash te pa skrupullt.Konkurenca e aftesive nuk ekziston,inxhinjer behet injoranti dhe inxhinjri del pa pune.U jane sulur si hijenat, pasuris se fundit, siq jane lumenjet, dhe te gjithe duan te behen pronare hidrocentralesh, si pronar te kioskave.Shumica e investitoreve te kesaj grabitje ,jane te korruptuarit shqiptaro=turq .Ashtu siq na kane mbajtur per 500 vjete ne erresire,ashtu xhonturqit e Erdoganit e te Saliut, do vazhdojne me breza te tjere, te na mbajne errsiren e gatuar ne zyrat e mafies se Hidrocentraleve.

  3. futja kot says:

    dua te di a ka tani intelektual te prodhimit Si inxhinjere mekanik,inxh. elektricist,inxh teknolog, inxh.laborant, inxh projektues digash derio automjete, ku jan teci azotiku, fabrika e llambave etj etj, Ska me industri, Ka vetem makina qepse???????!!!!!!!! dhe injoranci

  4. sarandjoti says:

    Nduja eshte nje mashtrues ordiner,per sa shkruan me larte.Le te me kundershtoje per sa me poshte.Me te shumtat e heceve per te cilat flet zoteria jan ndertuar me kredi te buta bankare,nga bankat qe operojne ne Shqiperi.Qe te me kuptoj populli i thjeshte,do mundohem te sqarohem thjeshte.Populli depozitone kursimet e veta ne banke,banka u jep depozituseve x perqind interes,dhe depozitat u a jepe me kredi ketyre birbove me x+interes.Bankat ne rregull bejne bisnes me kursimet e popullit,der diku e justifikushme.Tani kemi punen e ivestoreve te h.e.c.ve.Keta birbo ne kuptimin e mir te fjales,marrin parate e shqiptareve ne banka,dhe ndertojne h.e.c.et.Kryejn ivestimin,shesin korentin popullit,dhe shlyejn kredin.Shkurt,me nje sasi minimale monetare personale,duke shfrytezuar kursimet e popullit fukara,sigurisht keto mundesi u jipen pergjithesishte atyre qe kan flitre me qeverine,keta birbo lidhin kontrata me menaxheret e pasurise se popullit<qeveritaret|,ku caktohet cmimi i blerjes se energjise nga K.E.SH.fitimi ndahet mes tyre.Sa me i larte fitimi,aqe me i larte perfitimi i ketyre birbove.Qeveria ketyreve jo vetem qe duhet tu rrishikoj cmimet,por duhet tu a reduktoj fitimin ne mase te larte.

  5. Helen Vasiliu says:

    Sarand-Idioti leh per ata qe i kane hedhur nje koceke ksamili , butrinti ose Lukove.
    O pensionist i grekut, cila banke dhenka kredi te ulta, bankat shqiptare te nivelt te dyte, ku interesi minimal eshte 19% ne vit.
    Te mere, bir zagari, i mat te gjithe bisnesmenet e ndershem me ” burrat” e albana voksheve, me malltezet e me mulajt. I mat me himariotin tend kokedhier.
    Ne pamundesi te sjelle argumente ekonomike sic i ka sjelle nje ekonomist i merefillte dhe bisnesmen qe e ka ndertuar gjithecka me djersen dhe gjakun e tij, ai lepin ne kocka te pshurruna te mafies.
    po.. turpi hahet dhe me midhje ksamili!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje