Krimeja u kry - çlirojeni Çeçeninë!

29 Mars 2014, 21:05Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

 

Kriza e Krimesë ndonëse e përmasave të rrezikshme, për habi nuk u cilësua si rrezik për një luftë të mundshme botërore, siç ishin cilësuar zbarkimi i raketave sovjetike në Gjirin e Derrave më 1962, ose lëshimi i një rakete me rreze të largët veprimi në drejtim të Japonisë nga ana e regjimit të Kim Il Sungut më 1994 (që për fat kishte dështuar.)

Ukraina s’kishte gjasë për ta mbrojtur territorin e saj dhe këtë e dinte mirë jo vetëm Rusia, por edhe tërë Perëndimi.

Prandaj aneksimi i Krimesë është kryer pa asnjë problem, me pak incidente të izoluara.

Krimeja është shembull klasik i politikave hegjemoniste (sovjetizuese) ruse duke aplikuar spastrimin etnik dhe deportimet e popullsive që nga Lenini përmes Stalinit e deri tek Putini.

Nëse Vladimir Putinit i pëlqen aq shumë krahasimi i Krimesë me Kosovën, pra i pëlqen vetëvendosja e popujve (përmes referendumit), atëherë përse e aplikoi aneksimin duke e mbajtur Krimenë për vete, përse nuk e la të lirë, duke ia siguruar pavarësinë shtetërore, siç bënë amerikanët me Kosovën?

Në fakt, Krimeja nuk ka ngjashmëri me Kosovën, ngase mbi popullin e Kosovës po ndërmerreshin masa gjenocidale nga shteti serb, ndërsa rusët në Krime nuk i ngiste kush.

Kryetari rus Vladimir Putin u orvat që politikën hegjemoniste ruse ta paketonte si ndërhyrje për t’i mbrojtur të drejtat e rusëve në Krime nga ekstremizmi dhe nacionalizmi i Kievit (me të njëjtin pretekst siç ndërhyri Serbia në veriun e Kosovës pas pavarësimit të saj, kinse për t’i mbrojtur serbët lokalë nga ekstremizmi i Prishtinës) edhe pse ky “ultranacionalizëm” nuk ishte i orientuar kundër rusëve si entitet në Ukrainë, por ishte i orientuar tek Revolucioni i Portokalltë – që ta nxjerrë Ukrainën nga ndikimi rus (risovjetizimi) dhe ta afrojë me BE-në, përkatësisht me Perëndimin.

Dhe kjo nuk i pëlqeu Moskës zyrtare (sepse NATO-ja po i afrohej pak si tepër Kremlinit), prandaj përmes qeverisë kukull të Janukoviqit u përpoq që ta mbante Ukrainën në orbitën e vet.

Dhe si masë ndëshkuese ndaj forcave proevropiane ukrainase që rrëzuan Janukoviqin, Rusia e aneksoi Krimenë.

Mirëpo, në anën tjetër, pasojat afatgjata për Rusinë do të jenë të ndjeshme.

Perëndimi tashti është gjetur para një akti të kryer dhe duhet ta rimendojë kundërveprimin.

Ndoshta Krimeja është sakrifica që ia vlen, ndoshta është kësmet i Çeçenisë!?

Leksioni i Krimesë duhet të vlejë si thirrje zgjimi për NATO-n dhe BE-në, sepse neglizhimi i rajoneve të ish- Lindjes komuniste i bën ato pre të lehta për hegjemonizmin rus.

Siç ndodhi me Gjeorgjinë, kur Federata Ruse aneksoi Osetinë dhe Abhazinë, dhe me gjasë do të ndodhë edhe aneksimi i Transdnjitrisë nga Moldavia!?

Dhe cili do të jetë reagimi i Perëndimit?

Duket si gjithnjë reagim i ngathtë dhe pa shumë alternativa, ngase lufta me Rusinë nuk është alternativë për Perëndimin.

Nëse BE-ja fillimisht do ta mbështeste Revolucionin e Portokalltë dhe do ta mbronte atëbotë lidershipin e Timoshenkos, duke i thënë po afrimit të Ukrainës me bllokun, dhe nëse NATO-ja po ashtu do ta integronte Ukrainën si anëtare me të drejta të plota këtë shtet, sigurisht se duke pasur parasysh Kapitullin 4 (mbrojtja e secilit anëtar nga agresioni), Rusia nuk do ta ngucte Krimenë.

Ideja proevropiane e Ukrainës solli humben e territorit, së këndejmi NATO do të duhej që në vitet 2000 ta integronte Ukrainën nën ombrellën e saj, mirëpo neglizhimi i Ukrainës nga Brukseli zyrtar e çoi Ukrainën në trazira të dhunshme kundër instalimit të një qeverie kukull (proruse) të Janukoviqit dhe fitorja e opozitës ukrainase ishte një fitore e Pirros, ngase Ukraina humbi territor pa luftë!?

Dhe tek tashti Perëndimi po e sheh me sytë e vet vonesën e pakuptimtë në rastin e Ukrainës, dhe nëse kriza e Krimesë nuk do të shërbejë për të nxjerrë mësime, atëherë kjo sindromë mund të rikthehet në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përkatësisht në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni.

Këto ditë Michael Turner, anëtar republikan i Komisionit për Shërbimet e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, foli në një konferencë në Bruksel, ku merrte pjesë edhe komandanti suprem i Forcave të NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove tha se përgjigjet ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia duhet të përfshijnë përshpejtimin e hapave të afrimit me NATO-n për vende si Gjeorgjia dhe Mali i Zi, zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, si edhe rishikimin e marrëveshjeve të Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën.

Mirëpo këto thirrje rëndom arrijnë vonë në qarqet vendimmarrëse të BE-së dhe NATO-s, sepse kalojnë nëpër duar të ngathëta burokratësh komodë të pasluftës së ftohtë në Bruksel.

Konflikti i Krimesë, pos që ka ngjashmëri me Republika Sërpskan në Bosnjë (entitet i krijuar me spastrime etnike dhe gjenocid, fillimisht të provokuar nga milicitë lokale serbe e pastaj nga vetë ushtria e Federatës së mbetur jugosllave) sa për simbolikë ka ngjashmëri edhe me pjesën veriore të Kosovës, por jo me procesin e pavarësimit të Kosovës, e cila as nuk u pushtua nga NATO-ja dhe as nuk u aneksua nga Shqipëria, porse u la e lirë.

Paralelizmi mes Krimesë (ndonëse Krimeja ka më shumë se dy milionë banorë) dhe pjesës veriore të Kosovës mund të bëhet vetëm në mënyrën sovjetizuese të zhvendosjes së popullsive dhe territoreve.

Përderisa Stalini ia kishte falur Ukrainës Krimenë, duke e bërë pjesë administrative të saj, si shpërblim për pjesëmarrje në luftën antifashiste.

Kurse tri komunat në veri të Kosovës, (Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin-Potokun) regjimi komunist i Titos (që funksiononte mbi parimet sovjetizuese për sa i përket çështjes kombëtare dhe të pakicave) ia “fali” Kosovës në vitet ’50 për arsye ideologjike, të përzierjes së popullsive, (rritjes së serbëve në përbërjen etnike të Kosovës) përderisa mbajti brenda kufijve administrativë Luginën e Preshevës, që ishte pjesë integrale e Kosovës.

Por derisa veriu kosovar nga një konflikt i ngrirë u kthye në një konflikt demokratik, Krimeja nga një konflikt demokratik u kthye në një konflikt të ngrirë…

Prandaj veriu kosovar është në rrugë të duhur që të marrë zgjidhje demokratike.

Anëtarësimi i Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në BE, në paketë, si dhe anëtarësimi i përshpejtuar i Maqedonisë në NATO, do të paraqiste edhe fundin e ëndrrave hegjemoniste ruse në Evropën Juglindore…

Meqë Putini po ka dëshirë ta njëjtësojë Krimenë me Kosovën, duhet përkujtuar atij se jo Krimeja por Çeçenia është identike me Kosovën, e cila vazhdon të mbahet e pushtuar me zjarr dhe hekur, me gjithë vullnetin e çeçenëve të shprehur tash e një shekull për liri e pavarësi nga Moska.

Fundja, ShBA-ja dhe aleatët e saj në NATO, nuk e bombarduan Serbinë për ta mbajtur Kosovën për vete, por ua siguruan kosovarëve vazhdimësinë e të qenit gjallë ndër popujt e gjallë, duke e lënë të ndërtojë vetë, sipas vullnetit demokratik, jetën institucionale.

Gadishulli i Krimesë ka qenë historikisht vija ndarëse mes botës klasike dhe asaj të stepave, prandaj tendenca e Ukrainës që të përafrohej me Evropën e kishte edhe simbolikën e vet të shkëputjes përfundimtare nga “bota e stepave”.

Kur Ukraina u pavarësua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, statusi i Sevastopolit ishte kontestuar nga Federata Ruse dhe vetëm pas një procesi të gjatë negociator ai u shpall “qytet me status të veçantë” brenda Ukrainës, me një traktat ruso-ukrainas në vitin 1997.

Kriza e Krimesë nxori në pah edhe një fytyrë tjetër të Rusisë. Mosmbajtjen e fjalës, siç ishte marrëveshja me Ukrainën nën patronazhin britanik, që Ukraina për pavarësinë e saj të obligohej t’ia kthente Rusisë tërë potencialin bërthamor.

Krimeja e qiti në pah sërish simbolikën e dallimeve mes botës klasike dhe asaj të stepave dhe duket se ky kufi mes dy botësh do të rezistojë gjatë, duke e shndërruar gadishullin në një konflikt të ngrirë, ndonëse sipas Kushtetutës së Ukrainës, Krimeja vazhdon të mbetet pjesë integrale e saj.

Të kthehemi pak në histori.

Gjatë luftës civile ruse, Krimeja kontrollohej nga ushtria bellogardiste. Pasi ata u mundën nga Ushtria e Kuqe, Krimeja u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik në vitin 1921 si Republikë Socialiste Autonome Sovjetike.

Në vitin 1954 , ajo iu transferua Ukrainës si Republikë Socialiste në kuadër të Bashkimit Sovjetik . Në vitin 1991, ajo u bë pjesë e Ukrainës së pavarur.

Rajoni reagoi negativisht ndaj revolucionit proevropian në Kiev dhe brenda natës u vu nën kontrollin e Federatës Ruse.

Rusia ka ndërhyrë me shtrëngime represive në përbërjen etnike të Krimesë, duke e ndryshuar atë në mënyrë dramatike, që nga fillimi i shekullit 20. Më 1879, sipas statistikave të Perandorisë Ruse, në Krime jetonin 194.294 (35.55 %) tatarë dhe 180.963 (33.11 %) rusë, kurse ukrainas 64.703 (11.84 %).

Po ashtu në Krime historikisht kanë jetuar edhe hebrenjtë, kështu, sipas regjistrimit të vitit 1879, raportohej një popullsi hebraike prej 4.20 % , duke mos përfshirë një popullsi karaite prej 0.43%. Në vitin 1941 në Krime jetonin rreth 45.000 gjermanë, të cilët u zhvendosën kryesisht në Poloni gjatë pushtimit nazist. Kurse sipas të dhënave të vitit 2001, në Krime kishin mbetur vetëm 2,500 gjermanët etnikë (0.1 % e popullsisë).

Dëbimi i tatarëve të Krimesë nga Stalini e ktheu këtë grup në një minoritet edhe pse ata u lejuan të ktheheshin në Krime në vitin 1980, ata mbetën në numra simbolikë.

Përveç tatarëve të Krimesë, Stalini në vitin 1944 kishte deportuar grekët, si dhe pakicat bullgare. Që nga viti 2007, vlerësohet se numri i popullsisë së përgjithshme të Republikës Autonome të Krimesë dhe Sevastopolit ishte 2.352.000 njerëz. Kurse përbërja etnike e popullsisë ishte në favor të rusëve etnikë: 1.450.000 (60.4 %), pastaj ukrainasit 577.000 (24.0 %), tatarët e Krimesë 245.000 (10.2 %), tatarë të tjerë 135. 000 (0.5 % ), belarusët 35 mijë (1.4 % ), armenët 10.000 (0.4 % ) dhe hebrenjtë rreth 5.500 (0.2 %).

Duke qenë se Krimeja u bë dëshmitare e një ndarjeje të re të botës, siç ndodhi në Jaltë (qytet në Krime) në fund të Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi duhet të reagojë me shpejtësi e zgjuarsi, jo vetëm me integrimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, por edhe të Ballkanit Perëndimor, ngase Gadishulli i Krimesë është tepër afër dhe tepër kërcënues për paqen në Evropë.

Krimeja është e rëndësishme edhe për portet që sigurojnë qasje të shpejtë në Mesdheun Lindor, Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Pas vënies nën ombrellën e NATO-s të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, duhet integruar në NATO edhe tërë Ballkani Perëndimor për ta kthyer shikimin drejt Kaukazit.

ShBA-ja duhet t’i rikthehet pengut të intervenimit humanitar në Bosnjë dhe Kosovë, Çeçenisë, për ta përgatitur atë për shkëputje nga Rusia.

Nëse duhet që Rusia ta paguajë një çmim për politikat aneksioniste (sovjetike), që po i rikthen me shpejtësi, atëherë jepuni çeçenëve “Stinger”!?

*KOHA DITORE

11 komente në “Krimeja u kry – çlirojeni Çeçeninë!”

  1. Pelasgian says:

    politikat ruse jan identitik si politikat serbe te kryera gjate 1878 deri ne 1999 , jo per gje por edhe beogradi urdhrat i merrte nga rusia . Pushtuesit sllav jan nga me te tmerrshmit ne bote , as anglosaksonet nuk jan aq gjakpires sa kta vemje .

  2. yug says:

    A cna ka gjetur me keta anal-ista. Po merruni o derezinj me llumin e Kosoves e Shqiperise se nuk ju pie uje servilizmi.

    Forcat pro-evropiane ukrainase thote ky. Po cilet o tutkun, partia simoter e Agimit e Arte? Ata qe masakruan qindra Police te pa-armatosur dhe qe sot rrethojne Parlamentin – keta jane pro-evropianet? Apo miliarderja e super-korruptuar Timoshenko?

    Nuk po humbas kohe zberthej budalleqet e ketij qe jane pasoje e nje propagande infantile, por po ndalem pak tek Cecenia – meqe e ka vene ne titull.

    E di analisti qe sot ne Kaukaz, ata pak qe luftojne kunder Rusise kerkojne te krijojne nje shtet Islamik me sharia si ligj – nen shembullin e famekeqit “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirise”, per te cilin luftojne shume bashkatdhetare te mi dhe te analistit? (Dhe Cecenia do jete thjesht nje vilajet i ketij shteti imagjinar)

    E di anal-isti qe sot Cecenia pothuajse gezon pavaresi, qe liderit te saj fale mardhenies speciale me Putinin, i lejohet gjithcka. E di analisti qe ne Groznin e rindertuar eshte ngritur dhe xhamija me e madhe ne Evrope? E kupton analisti yne qe sot ka me teper pavaresi Cecenia nga Rusia se sa Kosova nga Eulex dhe BE?

    E di analisti se vetem duke ngritur mbi ndertesat shteterore flamurin Rus qe qendron perkrah atij Cecen, Cecenia sot merr nga Moska miliarda dollare me te cilat paguhen rrogat, investimet e cdo gje per te cilat ka nevoje nje shtet?

    Ka ndonje mendim analisti yne, se si do funksiononte e pavarur si shtet Cecenia? Mos do deshtonte e do behej baze e terrorizmit islamik, si disa vende te tjera?

    Analsti yne i meson NATOS qe te pranoje Ukrainen e Gjeorgje, e pse jo te armatose me ‘stinger’ terroristet e Kaukazit, tamam sic beri dikur me Talebanet ne Afganistan. Po a e di ky analist se si rodhen ngjarjet pastaj?

    Te perzien zorret nga militantizmi fshatark i kesaj race. Kaq zell moren keta, sa tani i tregojne NATOS ke duhet te godase, e si i duhen thyer brinjet Rusise? Po rrini o te gjore shikoni hallet e juaja.

    1. valter says:

      hahahaha, fiks fare “yug”, pasi skam as kohe te shkruaj. Ky pseudo analist pasi spo te huazoj fjalen tende anal-ist edhe pse ashtu duhet then, nuk e kupton qe po te ishte per NATON apo US do kishte filluar me kohe fushata pushtuese ashtu siç ben me sadamin e kadafin, por ky harron qe putini seshte sadam per nga mendja dhe rusia irak. Matoshi lutju zotit te ket ekuilibra boteror se ndryshe do kishe shkuar me kohe ne boten tjeter!

  3. Klimax says:

    Po deri para referendumit kush e kishte dhe flota detare e kujt vendi kontrollonte Krimene dhe Detin e Zi, more Halil, qe na “shqetesohesh” per sigurine ne Ballkan, Mesdhe dhe Lindjen e Mesme?!
    Sikur shume po “fluturon” me kete “ombrelen” e NATO-s, more Halil, qe pasi i “zgjidhe” problemet e Ballkanit, Ukraines, Moldavise e Gjeorgjise, na kerkonke prej SHBA-se “lirine” e Cecenise!!!!
    Interesat amerikane nuk jane nje Ceceni “e lire” nga ruset, por nje Ceceni e lire nga terrorizmi islamik cecen, i cili se bashku me te gjitha grupet radikale islamike ne shume zona te “nxehta” duke futur edhe Ballkanin ngelen nga rreziqet me te medha per sigurine e paqes ne bote!

  4. Arber says:

    Mire ore jam dakort edhe une qe tu ndifet ceceneve te gjore, por halli eshte se m,yslimanet, sidomos koheve te fundit, po deshmohen te pabese. U jep Amerika, ta zeme, stingere e te tjera gjera, por keta hajvane, sapo te clirohen pak i kthejne po keto arme kunder Amerikes, Si t’i behet halli kesaj pune zotrote?

  5. AP says:

    O Halil!
    Si guxon të bësh analistin me nivelin mjeran intelektual që ke?!
    Nëse do të mësosh diçka për këto punë, lexo Shpëtim Çaushin! Që të mos bëhesh qesharak!

  6. Djall me brire says:

    Ju lutem mos shkruani per gjera qe nuk i dini aspakt. Te pakten jo per lexuesit e temes. Shifni andej nga 55. Lexuesit e saj (ne qofte se ka) mund te gelltisin cdo gje.

  7. agostin says:

    Nje ” Kirurgji” e precizionit te larte e bere nga( yug) ,qe ne ta lexojme dhe Halil Matoshi te marre leksjonin e rradhes.

  8. Dr .Wein says:

    Halil e ke dhi fare ,po pse o lumadh ti do mesosh perendimoret si te veprojne ,mos u fut kot ne te thella se behesh qesharak ne kete rast ke shkruajtur si nje forumist tifoz i talibanoceceneve,mos do te fitosh simpatine e tyre aty ne kosove?noten 2 po te ve kesaj rradhe,mos shkruaj mbrockulla.

  9. AP says:

    Kërkoj të falur!
    I rekomandoja Halilit të lexonte Shpëtim Çaushin. Në të vërtetë kisha parasysh Shpëtim Çuçkën.Më falni!

  10. iks+ypsilon says:

    O Halil, “ëndrrat” dhe “orekset” militanteske, mbaji për vete e mos na i paraqit si “analiza”, o “gazetar kokëbosh”…Mjaft më me broçkulla e pallavra, bëhuni pak më seriozë…Të tjerat i shkruajti @yug, që e falenderoj se shprehu dhe mendimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje