Nga Irena Shabani, www.irenashabani.com
Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën e parë ndër-rajonale për problemet e komunitetit LGBT, organizuara nga Ambasada Amerikane rreth dy vjet më parë këtu në Tiranë. Mendova që do lexoja një letër të zakonshme, por më la shumë më tepër mbresa. Mendova që do merrja prej saj vetëm esencën, por po ta bëja këtë do ti humbisja shumë nga ajo që mami i Arbrit përcjell për këdo. Gjatë këtyre viteve kam njohur shumë homoseksual, tipa të sinqertë e që nuk kanë frikë të tregojnë çfarë duan dhe çfarë ndjejnë, kam njohur edhe shumë prindër në udhëkryq, që të pafuqishëm për të kuptuar çfarë po ndodh me djalin apo vajzën e tyre më kanë treguar se shpesh kanë menduar ti japin fund jetës e duke mbyllur sytë të harrojnë atë që shohin, por nuk duan të jetë e vërtetë. Sigurisht kam një keqardhje të madhe për prindërit, cilëtdo qofshin ata, por më shumë keqardhje kam për atë që ndodh tek fëmijët e tyre. Shumicën e rasteve të rinj të tillë, bëhen “xhongler” të jetës së tyre duke u shfaqur para familjarëve ata që nuk janë. Kështu për tu bërë qejfin prindërve, ata deformohen pak nga pak e në jo pak raste rrezikojnë që kjo mënyrë jetese tu bëhet realitet i përditshëm.
Ja cfarë shkruan zonja X (Emrin nuk po e bej publik, me qëllim që ky informacion të mos shërbej për thashetheme gojësh të liga, por për të kuptuar diçka më shumë nga bota që nuk njohim mirë). “Shpesh e kam pyetur veten se kur e kam kuptuar realisht që im bir ishte “ndryshe” nga të tjerët. Shumë herë jam përpjekur t’i jap përgjigjen e duhur, deri sa kuptova se unë gjithnjë e kisha ditur, e kisha ndjerë që Arbri ishte i veçantë. Unë nuk jam profesioniste e as ndonjë oratore e spikatur, nuk kam mbajtur ndonjë herë fjalime dhe për më tepër nuk kam folur me njeri mbi prirjet e tim biri. Edhe pse emocioni më ka vënë poshtë në këtë moment, forca për të mbështetur tim bir më mban këtu përpara jush. Nuk është e thjeshët të bindësh veten me realitetin, nuk është e thjeshtë ti thuash vetes që po: ti ke nje djalë gej. Është e vështirë, madje edhe sot shpesh e kam kaq të vështirë t’ja them vetes.Kur ishte i vogël, Arbri ishte një fëmijë kaq i dashur dhe i ëmbël. Gjithnjë i lidhur me mua dhe tepër delikat. Sot them me vete se po të kisha këtë informacion që kam tani, atëherë do të kisha kuptuar tim bir që të vogël sepse ishte kaq e dukshme qënia e tij delikate dhe pothuajse perfekte në çdo gjë, ndoshta do i kisha kursyer vetes dhe sidomos Arbrit, vuajtje të forta në adoleshencë”.
Më poshtë ajo shpjegon sesa e papregatitur ka qënë për atë që po i ndodhte të birit. I cili nga ana e tij filloi të tërhiqej brënda guackës së tij e të mos komunikonte fare për atë që po përjetonte. I biri diku i lidhur aq fortë pas saj, dalngadalë po i bëhej i huaj dhe i largët. Filluan netët e gjata ku Arbri ishte jashtë shtëpisë, kërkesa e llogarisë prej të shoqit dhe shenja të forta nervozizmi nga ana e të birit. Nëna shprehet se për çfardo që po i ndodhte të birit ajo i’a hidhte fajin shoqërisë, që e kishtë futur në rrugë të keqe, duke e mësuar me alkoolin. Në atë kohë Arbri kamuflohej edhe duke sjellë në shtëpi ndonjë shoqe. Në një gjendje të tillë kaotike ajo vendos të kapërcej çdo kod etike dhe të gërmoj nëpër sendet e arbrit, derisa një ditë e gjetit përgjigjen në xhepin e pantallonave të tij. Ishte droga.
Po pse një djalë i tillë kishte nevojë të drogohej? Ajo shprehet se kështu filloi një nga periudhat më të errëta e më të dhimbshme të familjes së saj. Filluan kështu shërbimet e natës, ruajtja e të birit, ndjekja nga pas kudo ku ai shkonte, çdo detaj që do ti ndihmonte të kuptonin sesi ta menaxhonin atë situatë. Në fjalimin e saj ajo e vazhdon kështu rrëfimin; “Fillova pak nga pak të kuptoja se çfarë po ndodhte, fillova të kuptoj që droga ishte vetëm një shkak dhe jo faktori kryesor i vuajtjes së tim biri. Atëherë fillova të menjanoj tim shoq nga frika se mos merrte vesh se çka po ndodhte dhe e ndiqja vetë në rrugët e Tiranës. Nuk mund të imagjinoni vuajtjen dhe poshtërimin që ndieja kur ecja krejt e vetme në rrugët e errëta të Tiranës pa ndriçim, mes batutave të taksixhinjve. Më e dhimbshme ishte kur nuk arrija t’a gjeja, kur nuk kisha arritur ta ndiqja në kohë dhe më kishte humbur, atëherë kthehesha në shtëpi më lotët që më rridhnin, më zemrën që mund të më shpërthente nga marazi në çdo moment. E prisja deri në mëngjes në dhomën e tij të mbushur plot me postera të mëdhenj femrash gjysmë lakuriqe, dhe me arusha. Më dukej sikur hyja në dhomën e dikujt që jetonte në mes të dy botëve. Shpesh mëngjesi na gjente në sherr pse kisha hyrë në dhomën e tij, pastaj më dëbonte. ishte e kot që ulesha pranë derës dhe prisja që të më fliste. Kur donte të dilte dhe përpiqesha të tregohesha autoritare duke kërkuar llogari se ku do shkonte, gjithnjë dilja e humbur dhe me ndonjë orendi të thyer. Në një nga netët e arratisjes së tij, kur u ndeshëm diku pranë lagjes dhe hipa në makinë fillova ta pyes, se përse përdor drogë? Përse shkatërronte veten? Çfarë ka kaq të madhe dhe të keqe që të arrish t’i bësh vetes një gjë të tillë dhe të mbysësh veten. Ishte hera e parë që im bir pas gjithë asaj kohe më shihte në sy. -Ti e di më tha. Ti e di. Normalisht që e dija, tashmë e kisha kuptuar se çfarë po më shkatërronte djalin. I thashë se e dija, por doja ta dëgjoja nga ai. Se doja të ishte ai që të ma thoshte. Mbaj mend që kemi shkuar diku nga liqeni i Tiranës, në mes të errësirës dhe aty me tha atë që ndiente. Që e vetmja mënyrë për t’ju afruar modelt të mashkullit shqiptar, pak të fortë, dhe të shkathët, ishte përdorimi i drogës. Ka qënë nata ku kam qarë më shumë, bashkë me tim bir.”
Ajo grua sot i është dorëzuar realitetit, midis të qënit gay të djalit të saj dhe përdorimit të drogës për të mbytur këtë realitet, ajo zgjodhi të birin. Ishte periudhë e gjatë rikuperimi e shëndetit të të birit, prezenca e saj pothuaj në çdo orë të ditës pranë tij me qëllim që ai të mos lëshohej në krahët e një realiteti tjetër. Ajo shprehet për atë që i biri është sot me këto fjalë; “Jam e lumtur që pata mundësinë të njoh tim bir, jam e lumtur që im bir pati kurajon të gjente rrugën e tij dhe jam krenare për atë çka është bërë im bir. Arbri dhe të gjithë djemtë dhe vajzat e tjera që kam pasur mundësinë të njoh nuk kanë asgjë për të ardhur turp, nuk kanë ndonjë karakteristikë të keqe. Janë fëmijët tanë, që ne i kemi sjellë në jetë po që Zoti a nuk e di çfarë vendosi të ishin të veçantë sepse duan në mënyrën e tyre. Unë jam krenare për djalin tim, sepse nuk më ka zhgënjyer, jam krenare sepse gjithçka që arritur e ka arritur me forcën dhe vullnetin e tij. Jam krenare edhe per punën që ai bën, për përkushtimin që tregon dhe për çiltërsinë që ka në çdo ditë të jetë së tij. Sot them se sikur të kisha pasur sado pak informacion, apo sikur të kisha pranuar atë që dija pak më herët im bir nuk do kishte kurrë gjithë këto vuajtje. Por kjo ishte e shkruar, që unë duhet të njihja tim bir përmes vuajtjes, dhe rëndësi ka që gjithçka shkoi mirë. Nuk di se ç’mund t’u këshilloj të tjerëve për fëmijët e tyre, por sikur të tregonin pak kujdesje, pak vëmëndje ndaj heshtjes së fëmijëve të tyre, sikur përpara se të japin verdikte, thjesht të mendonin, se janë bijtë dhe vajzat e tyre. Dëgjojini sepse në çdo cast heshtjeje janë duke biseduar me ju. Nuk është orientimi seksual, të qënurit gay që jua ‘’shkatërron’’ fëmijët, por shtypja e madhe dhe frika e madhe nga paragjykimi i familjes, miqve, i shoqërisë në tërësi. Dhe po ashtu, nuk është orientimi seksual që i bën të mirë apo të këqinj. Liria për të jetuar orientimin seksual ashtu sic e ke të lejon të rritesh dhe të shkëlqesh në fusha të tjera të jetës. Ata janë fëmijët tanë dhe kanë nevojë për ne, dhe janë të mrekullueshëm!”
Kështu e mbyll ajo fjalimin e saj. Unë nuk e di sesa e lumtur mund të jetë një nënë kur fëmija i tyre është gay, di që gjithë rastet që unë njoh prindërit janë të pezmatuar, të zhgënjyer dhe armiqësor me fëmijët e tyre. Jam e sigurtë vetëm për një gjë, secili person që është ndryshe në thelb nuk do të donte të ishte i tillë për të mënjanuar kokëçarjet që vijnë nga kjo gjë. E di që shumë persona jo gay, preferojnë më mirë që të mos flitet për realitete të tilla, por e mira është që të flitet. Pa ngatërruar në këto lloj realitetesh as Zotin, as dëshirat e tij!
PRINDI DUHET TA DOJE FEMIJEN PA KUSHTE DHE TA PRANOJE SIDOQE TE JETE.HOMOSEKSUALI NUK ZGJEDH TE JETE I TILLE,KAM PERSHTYPJEN SE KJO ESHTE E LINDUR,AI NUK ZGJEDH TE JETE I TILLE.LETRA E KESAJ NENE ME MALLENGJEU SHUME,TE GJITHE NE DO TE DONIM QE FEMIJET TANE TE JENE PERFEKT NE CDO GJE ,POR KJO ESHTE E PA MUNDUR.
Jam dakord qe femija duhet pa kushte, por te duash femijen nuk do te thote te pranosh perversitetin, i cfaredo lloji qofte ai, dhe homoseksualiteti eshte perversitet.
Homoseksualizmi eshte zgjedhje, nuk eshte i lindur. Pike. Po te ishte i lindur si shpjegohet qe ne 10 vitet e fundit po lindin mijera perqind me teper sesa ne 4000 vjetet e fundit?
Njerezimi po humbet arsyen per te gjykuar gjerat me te thjeshta ne jete, dhe ata qe kane akoma “common sense” po argresohen dhe initmidohen nga nje grup perversesh qe i quajne te pandjeshem e lloj lloj epitetesh per t’i bere ata te harrojne arsyen dhe te perqafojne perversitetin.
Me vjen keq per kete nene qe i biri KA ZGJEDHUR kete rruge, por thjesht sepse e do te birin, nuk do te thote qe duhet te pranoje jeten mekatare te tij.
Pederastet nuk lindin te tille, ata ZGJEDHIN te jene te tille.
MJAFT me mbrojtjen e kesaj “semundjeje” qe nuk eshte semundje por vetem se sh-frenim, tejkalim i deshirave, eshte EXTREMIZEM, dhe pse jo,
Krim.
Eshte ndyresi, dhe demtim me pasoja per vete personin, shoqerine.
Bullshit ik mbtytu gjekundi dhe na u hiq nga syte. Pa injorancen dhe ligesine tende bota with have a little less bullshit.
Dhimbje e madhe,po kjo eshte natyra,disa gjera I bene ndryshe nga cdo donim ne te ishin,pershtatja eshte ngushllimi me I mire.
Kete shkrim e mbarova me lot ne sy. E pergezoj zonjen per dashurine pa kushte ndaj femijes se saj. Homoseksualiteti eshte dicka e lindur. Nuk eshte zgjedhje. Perse keta njerez kane lindur keshtu eshte nje pyetje qe njeriu nuk mund t’i jape pergjigje. Por nuk duhet kurre t’i trajtojme si qenie te tjera jonjerezore, si mostra, si jonormale. Degjojme perdite per njerez “normale” qe bejne krime nga me makabret. Ndersa njerez si ky djali i pershkruar ne leter gjykohen nga shoqeria dhe konsiderohen jonormale, megjithese jane ne gjendje te japin miresi, dashuri, paqe, me shume sesa te tjere qe i konsiderojme normale. Duhet te vleresojme te tjera cilesi tek njerezit. Dhe mbi te gjitha le te mos gjykojme. Me ate kut qe gjykojme te tjeret do gjykohemi dhe vete kur te vije koha.
Perpiqem ta kuptoj kete grua, por perseri mendoj qe kjo nene thjesht po ngushellon veten. Nuk e kuptoj se cfare lumturie apo krenarie ka gjetur kjo nene te zbulimi i faktit qe i biri eshte gej? Cfare shpresonte te arrinte kjo grua nese do ta kishte kuptuar apo degjuar me heret djalin e saj? Jane femijet tane thote kjo grua! po pse te kujt pret te jene? te Luciferit? ne per qenie njerezore po flasim. Ti sforcohesh kur thua jam krenare per djalin tim, kjo eshte mese e kuptueshme, mos u perpiq te genjesh veten. Krenare per femijen tend mund te ndihesh kur ai vertete arrin dicka ne jete, kur ai permbush pritshmerite e tua. Pothuajse te gjithe qe kane nje pune perpiqen ta bejne me perkushtim dhe ciltersi. Cfare ka arritur djali yt per te cilen ti ndihesh krenare? qe zbuloi qe eshte gej? Fakti qe eshte gej e ben ate me te cilter? me te perkushtuar ne pune? apo qe te jep me shume force e vullnet? Djali yt le ta jetoje jeten e tij si te doje, eshte e drejta e tij, por ti mos e mbush veten tende me genjeshtra. Jam i sigurt qe ne vetvete do te doje qe djali yt te ishte ndryshe nga c’eshte.
Thone se varet shume nga menyra e rritjes. Po edhe nese nuk zgjedh te jete i tille, nuk e kuptoj pse kerkojne madje luftojne ta bejne publike?-Ne shume raste kjo gje sjell vetizolim. Nga kush i duan te drejtat? Ata i ushtrojne dhe le ta ruajne privatesine, siç te gjithe bejme ne jeten tone. Martesa e m’andej kerkesat per adoptim femijesh me duken nje tejkalim te drejtash.
Me vjen keq qe tregohesh kaq i trashe. Ajo nene eshte fatkeqe ajo kupton fatin e saj duke mos menduar qe biri saj eshte gej, ajo si te gjithe ne te tjeret e deshironte anormalen larg saj larg pjelles se saj. Kur e pa qe e kishte ne shtepi i hapi deren e pranoi se nuk ka me te dashur se krijesa jote.Mua me vjen keq shume keq per ato qe jane te lindur. Por ato qe shtiren te tille une i djeg.Per ato qe jane te lindur te tille edhe shteti duhet ti ndihmoje te ingranohen ne shoqeri.
Une thashe qe kjo grua perpiqet te ngushelloje veten dhe te pranoje faktin qe i biri eshte gej. Pa na ilumino ti ihere si me i zgjut qe qenke, cfare s’paskam kuptuar une?
“Une thashe qe kjo grua perpiqet te ngushelloje veten”
shqiptar,
njeriu ngushëllon veten për një diçka që ka humbur!
çfar ka humbur kjo nënë??
më duket se asgjë??djalin e ka!prandaj nuk mendoj se po përpiqet të ngushëllojë veten!ndoshta ajo po përpiqet të ndërgjegjësojë prindërit e tjerë që të mos e marrin si një ngushëllim qënjen homoseksual të fëmijë së tyre!POR ta marrin thjeshtë si një gjë normale!ta shohin fëmijën e tyre si fëmijë dhe jo si një fëmijë që të paktën është gjallë!homosueksualiteti nuk është mënyrë jetese!nuk është zgjedhje e njeriut!është një ngjizje e tillë!personi në vetvete nuk ka asnjë influencë në të!!
ne sot pranojmë shumë s shumë dallime ndërmjet njerëzve!duke filluar nga ngjyra e lëkurës,syve,pamja e jashtme karakteristike për njerëz e popuj të ndryshëm,nga zakonet, e shumë e shumë dallime të tjera!kurse në anën seksuale ne pranojmë vetëm një mënyrë/lloj!vetëm mardhënje burrë e grua!çdo gjë tjetër e quajmë jo normale!ana seksuale si çod gjë tjetër në këtë tokë është e shumllojshme!!nuk ka vetëm 100%burrë dhe vetëm 100%grua,por këto variojnë në të dy drejtimet!!shkojnë me tendencë njeri drejt tjetrit!
sot si quajm normale(jo të gjithë)ndryshimin e ngjyrës së lëkurës,kombësinë e ndryshme,pamjen fizike,përkatësinë shoqërore duhet të fillojmë e të pranojmë dhe përkatësinë seksuale!
po ta njohim ashtu si është,normalitet,do të jetojmë më mirë më të qet!
në të kundërtën vetëm sherr kemi për të pasur gjithnjë!në rradhë të parë me vehten tonë,familjen tonë,lagjen qytetin njerzimin!!jo të gjithë janë heteroseksualë,ashtu si jo të gjithë janë homoseksualë!
Sukses eshte qe ai mposhti presionin qe ndjente perbrenda dhe e bente qe ai t’i kthehej drogës per te mbuluar ate çfare ndjente perbrenda. Sukses eshte qe ky djale nuk ra ne boten e perversitetit por ben nje jete normale per natyren e tij. Sukses eshte qe i biri i saj, me ndihmen e saj shpetoi nga kurthi qe natyra separi dhe pastja shoqeria e futi dhe pranoi veten ashtu sic eshte dhe jeton jeten e tij pa pretenduar te jete dikush qe nuk eshte dhe te vuaje tere jeten. Natyrisht qe ai e vuan faktin qe eshte ndryshe nga te tjeret se ne njerëzit jemi mizor me njeri tjetrin edhe pa ndonje aresye jo me te dime se dikush eshte gej qe e perbuzim dhe ia bejme ferr jeten. Po perse nuk flisnin per ata qe rrembjen vajzat neper trotuare dhe i marrin e i bejne prostituta ne qytete e botes, ata jane kriminelet qe nuk duhet te marrin fryme ne kete bote. Dhe sa per nenen e tij, ajo nuk thote qe eshte krenare pse ai eshte gej, por per cfare ai eshte sot si njeri, nje njeri qe nuk jeton me friken se eshte gej dhe jeton normalisht,. “Ajo thote se jam krenare per gjithcka qe ka arritur”, nuk thote se jam krenare qe eshte gej. Lexoni me kujdes dhe mos u erresoni nga fakti qe flitet per nje djale gej, por respektoni kete nene qe beri cmos te shpetoje te birin nga erresira ku po zhytej. Respek per njeriun njerez, dhe merruni me shume me kriminelet qe na rrethojne dhe efektojne jeten tone ne menyre negative , jo me ata qe duan s’duan jane me erientim seksual te ndryshem nga ne.
Paske folur edhe per mua.
Nganjehere me vjen inat qe si njerez/rrace jemi aq te zgjuar, por ne disa gjera PRETENDOJME sikur FLEME. Eshte si puna e atij elefantit ne dhome qe eshte aty por asnje s’e sheh/e injoron.
Me vjen mire qe ka njerez si ty, se kjo bote ka me shume nevoje per te tille njerez.
Pershendetje.
Ndaj te njejtin opinion me ty. Edhe un i shikoja djemt e mi ne cdo paraqitje te tyre qe nga e ecura, qendrimi, e folura qe kur ishin shum te vegjel dhe u flisja shum. Madje as rrobat nuk ua bleja me ngjyra por blu e te zeza. U flisja shum per shoqerin e keqe, nuk i lejoja te ditelindje vetem. Nuk i lejoja jasht ne oret e vona. Nuk them qe kam arritur akoma ne perfundimin e te keqes sepse ka akoma rrug perpara por duke thene qe djalin e madh e kam ne moshe adolishence jam e kenaqur sepse nuk me reflekton asnje problem deri tani dhe mendoj se kam komunikim dhe rregulla qe ai i respekton. Detyra jon eshte tu flasim femijeve tan sa me shum per te keqen dhe per te miren qe kur jan te vegjel, ti mesojm ata ti sqarojm ata. Mendoj qe te qenurit ndryshe nuk eshte semundje por vete ata djem qe jan ndryshe ne jeten e tyre mundohen shum qe te bejn sa me shum njerez si veten dhe i kapin ne mosha te vogela apo kur keta djem te pafajshem jan ne udhekryq. Vete shoqata gay financon shum per te perhapur sa me shum kete ves te mallkuar neper bot. Vet kryetari i kesaj shoqate ne mitingun e tij ne Amerik me duket tha; Ne do bejm gay cdo mashkull te shtepis tuaj. Ateher cfar eshte kjo semundje apo terheqje e qellishme ne kete organizat psikopatie. Di te them qe keta kan shum reputacion ne art, banka, ne shtet. Prandaj mbroni sa me shum djemt dhe vajzat nga keta maskarenj, foluni sa me shum atyre sa nuk eshte von. Te bejm detyren ton si prinder sa me mir pastaj nese femija nuk merr vesh ateher eshte faji i tij.
Aurela, me vjen keq te te them, por je gabim. Je aq gabim sa TI E DI por KE FRIKE ta pranosh, e ngushellohesh me veprimet e tua karshi femijeve te tu. Aurela, homoseksualizmi eshte aq I vjeter sa vete jeta (miliona e miliarda vjet.) Po ta them qe tani qe “perpjekjet” e tua per t’i pasur djemte “normale” nga pikepamja seksuale I ke fare te kota. Ata ose jane, ose nuk jane. Mund edhe te variojne, se kjo puna e seksit NUK eshte e prere me thike… Ne vend qe t’i frikesohesh bankierevere apo artisteve, pse nuk I meson femijet e tu t’i duan TE GJITHA NGJYRAT? Fundja, ky eshte UNIVERSI I TYRE, jo vetem I joti.
Me te mira.
PS: As e paske kap fare thelbin e zemres se nenes ne artikull. ?
@veritas
Ti thua ose jane ose nuk jane. POR, ti, marini dhe anticensura nuk dini per nje kategori tjeter akoma me mizore, me brutale, me radikale, ndaj te ciles ju vete duhet te lemeriseni, kategorine e mbeshtetesve te “GAY REVOLUTIONARY” me ne krye Michael Swift, qe evokon fantazine e cmendur,te shnderrimit te gejve nga te shtypur ne shtypes. Lexojeni se cfare thote Swift:
Michael Swift: “Gay Revolutionary”
From Gay Community News, Feb. 15-21, 1987
(reprinted from The Congressional Record, with preface restored)
“We shall sodomize your sons, emblems of your feeble masculinity, of your shallow dreams and vulgar lies. We shall seduce them in your schools, in your dormitories, in your gymnasiums, in your locker rooms, in your sports arenas, in your seminaries, in your youth groups, in your movie theater bathrooms, in your army bunkhouses, in your truck stops, in your all male clubs, in your houses of Congress, wherever men are with men together. Your sons shall become our minions and do our bidding. They will be recast in our image. They will come to crave and adore us.
Women, you cry for freedom. You say you are no longer satisfied with men; they make you unhappy. We, connoisseurs of the masculine face, the masculine physique, shall take your men from you then. We will amuse them; we will instruct them; we will embrace them when they weep. Women, you say you wish to live with each other instead of with men. Then go and be with each other. We shall give your men pleasures they have never known because we are foremost men too, and only one man knows how to truly please another man; only one man can understand the depth and feeling, the mind and body of another man.
All laws banning homosexual activity will be revoked. Instead, legislation shall be passed which engenders love between men.
All homosexuals must stand together as brothers; we must be united artistically, philosophically, socially, politically and financially. We will triumph only when we present a common face to the vicious heterosexual enemy.
If you dare to cry faggot, fairy, queer, at us, we will stab you in your cowardly hearts and defile your dead, puny bodies.
We shall write poems of the love between men; we shall stage plays in which man openly caresses man; we shall make films about the love between heroic men which will replace the cheap, superficial, sentimental, insipid, juvenile, heterosexual infatuations presently dominating your cinema screens. We shall sculpt statues of beautiful young men, of bold athletes which will be placed in your parks, your squares, your plazas. The museums of the world will be filled only with paintings of graceful, naked lads.
Our writers and artists will make love between men fashionable and de rigueur, and we will succeed because we are adept at setting styles. We will eliminate heterosexual liaisons through usage of the devices of wit and ridicule, devices which we are skilled in employing.
We will unmask the powerful homosexuals who masquerade as heterosexuals. You will be shocked and frightened when you find that your presidents and their sons, your industrialists, your senators,your mayors, your generals, your athletes, your film stars, your television personalities, your civic leaders, your priests are not the safe, familiar, bourgeois, heterosexual figures you assumed them to be. We are everywhere; we have infiltrated your ranks. Be careful when you speak of homosexuals because we are always among you; we may be sitting across the desk from you; we may be sleeping in the same bed with you.
There will be no compromises. We are not middle-class weaklings. Highly intelligent, we are the natural aristocrats of the human race, and steely-minded aristocrats never settle for less. Those who oppose us will be exiled.
We shall raise vast private armies, as Mishima did, to defeat you. We shall conquer the world because warriors inspired by and banded together by homosexual love and honor are invincible as were the ancient Greek soldiers.
The family unit-spawning ground of lies, betrayals, mediocrity, hypocrisy and violence–will be abolished. The family unit, which only dampens imagination and curbs free will, must be eliminated. Perfect boys will be conceived and grown in the genetic laboratory. They will be bonded together in communal setting, under the control and instruction of homosexual savants.
All churches who condemn us will be closed. Our only gods are handsome young men. We adhere to a cult of beauty, moral and esthetic. All that is ugly and vulgar and banal will be annihilated. Since we are alienated from middle-class heterosexual conventions, we are free to live our lives according to the dictates of the pure imagination. For us too much is not enough.
The exquisite society to emerge will be governed by an elite comprised of gay poets. One of the major requirements for a position of power in the new society of homoeroticism will be indulgence in the Greek passion. Any man contaminated with heterosexual lust will be automatically barred from a position of influence. All males who insist on remaining stupidly heterosexual will be tried in homosexual courts of justice and will become invisible men.
“We shall rewrite history, history filled and debased with your heterosexual lies and distortions. We shall portray the homosexuality of the great leaders and thinkers who have shaped the world. We will demonstrate that homosexuality and intelligence and imagination are inextricably linked, and that homosexuality is a requirement for true nobility, true beauty in a man.
“We shall be victorious because we are fueled with the ferocious bitterness of the oppressed who have been forced to play seemingly bit parts in your dumb, heterosexual shows throughout the ages. We too are capable of firing guns and manning the barricades of the ultimate revolution.
Tremble, hetero swine, when we appear before you without our masks”.
@shqiptari-
1. Pergjigja jote ne shqip ishte pak pa lidhje: Nga fjalia e pare ku me thua qe nje njeri ose eshte ose nuk eshte (per te cilen prape qendroj i forte,) kalove ne nje “kategori” tjeter, ate te me “ekstremisteve gay” sic e interpreton tekstin e M. Swift.
2. Une kete Swift nuk e njoh, por artikulli yt thote qe ne fillim qe eshte shkruar ne vitin 1987 ne nje gazete gay per komunitetin gay. Kjo i bie te jete 17 vjet me pare. Nqs di dicka rreth historise se ketij grupimi, ne fillimet e viteve ’80 njerezit ishin duke perjetuar akoma “revolucionin seksual” te viteve ’60 (kujto S. Franciscon), lirine, Vietnami, feminizmi, grate votuan, Martin Luther King u vra por zeri i te zinjve u degjua, etj etj etj. Te kthehemi tek kultura seksuale: TE GJITHE NJEREZIT po jetonin jete te lire, e pse jo, te shfrenuar seksuale. Orgjite, shume partnere nuk ishin dhe aq tabu. Seksi i “dobet” mund t’i thoshte JO dikujt, mund te votonte, punonte, martohej e ndahej me deshiren e saj (edhe pse, patjeter, ne teori ishte perfekte, realiteti eshte me ndryshe – shume me shume pune duhej e akoma duhet.) Ne fillim te viteve ’80, u rregjistruan dhe rastet e para me SIDA. E te paret viktima ishin meshkujt gay. Pse do thuash ti se ishin meshkujt gay? — KETU PO T’A LE TE PERDORESH LLOGJIKEN; TI JE MASHKULL DHE UNE E TI KUPTOHEMI SESI NJE MASHKULL NE KOHEN E LIRISE SEKSUALE VEPRON SEKSUALISHT. ?
Pra, SIDA… Semundje e tmerrshme qe kapka meshkujt gay. Edhe nje damke me shume per kete komunitet. Gay-t pak urrejtje kishin nga shoqeria, te cilen e thithnin ne vetvete duke urryer veten, edhe kjo semundje u duhej. Mjeket dhe QEVERIA AMERIKANE e futi ne PRAKTIKE te damkoste kete komunitet si te piset/kundra normales etj. Por shkenca kur pa qe edhe “straight” people po kontraktonin virusin, e drodhi muhabetin… Une, serisht, nuk e njoh M. Swift, por per mua ky shkrim perkon pikerisht me nje “kundra-art,” nje ulerime kundrejt kultures madhore. Shkrimi i tij eshte THJESHT Kunderkulture. Eshte thjesht ART. Ku ke pare e degjuar ti qe meshkujt gay shkojne e kthejne ata straight? Ku ke pare e degjuar ti keto gjera? MUND te ndodhin kontakte seksuale, por nje njeri NUK behet gay, shqiptar. NUK JA NGJIT DOT nje personi seksualitetin me zor e as pa zor. Ka shume njerez nga te dyja anet e spektrumit qe eksperimentojne (sidomos femrat) per kuriozitet, ose fantazi, o ku ta di une. Por heret a vone ato kthehen me meshkuj NQS JANE STRAIGHT. Meshkujt straight e kane shume te veshtire te bejne eksperimente me meshkuj…. Asnje nuk e kupton se pse eshte keshtu. (Fundja, c’rendesi ka!) Po, ka meshkuj gay qe kane fantazi te “kthejne” nje mashkull “straight” ne “gay” por eshte si puna e fantazise se mashkullit “straight” per Angelina Jolie apo te jete ne orgji me femra a ku ta di une…. dicka ke e pamundura, nje fantazi kalimtare.
Shqiptar, une nuk e di moshen tende, por te te them dicka, ME SHKENCE: NE CDO SHOQERI KA PATUR DHE KA HOMOSEKSUALE. E ndersa perqindjet variojne, PERGJITHESISHT perqindja e popullsise qe pelqen seksin e njejte eshte tek 15-20%. Kjo do te thote qe 1 ne 5-7 persona ka tendenca te pelqeje seksin e njejte…. Ti vete kush e di sa njerez njeh qe jane gay dhe nuk ia ke idene fare sepse ata FSHIHEN sepse KULTURA MADHORE i SHTYP psikologjikisht, fizikisht, madje dhe “moralisht.” Kjo eshte ajo qe nena e Arberit po mundohet te thote: mesazhi i saj eshte pikerisht ky: duajeni femijen tim ashtu sic eshte. Nuk ke pse e mban hopa, thjesht “njihe nga perbrenda” dhe vazhdo me punen tende… mos e nga/mos e gjyko, si i thone atij llafit. Edhe artikulli qe ndave nuk perket me realitetin e gjerave, por me nje tip poezie… tip, Migjeni “Sikur te kisha nje grusht te forte!”
Hajt me te mira e na fal se kam shkruajtur shume shpejt.
27 vjet më parë
shqipo,
çdo të thuash me këtë??
që ka sociopatë dhe në radhët e homoseksualëve??është normal!!pak ka në radhët e heteroseksualëve??
pak kriminelë e terroristë ka në radhët tona??pak kriminelë/terroristë ka në radhët e ambientalistëve(që mbahën më paqsorët)?
para se të pastrosh këtë sociopat homoseksual,pastro sociopatët terroristë që shtypin popuj të tërë për të kënaqur dëshirat e tyre të çmëndura për pushtet e përjetësi,pastro terroristët ideollogjik,ata fetarë,ata nacionalë etje etje…!
ky fakt ose më mirë të themi kjo gozhdë që ti ngul në mur nuk është një arsye për të mos pranuar një njeri që është ndryshe nga ti si të barabart me ty!!NDRYSHE them për gjithçka!!disa nga këto “ndryshe” janë sheshuar,mbeten shumë të tjera!!me kohë dhe këto do të sheshohen!shpresoj që ti të mos jesh nga të fundit,jo për gjë por do të biesh në nivelin e këtij homo terroristit!!
O “shqiptar” te uroj qe nje femije, nip apo mbese ta kuptoje qe eshte homoseksual/e nje dite. Pastaj ke per ta pare c’fare llogjesh je duke folur.
Nena e shkrete thote …kur te ze do ta heqesh…… qellimi i qenjeve njerezore nuk eshte vetem vegjetimi ne toke por edhe ruajtja dhe trashegimi i rraces njerezore. Nena e shkrete perpiqet ti mbushe mendjen vetes….femija duhet pa kushte …edhe kriminel po te jete , por ama e pranon qe nuk e ke normal….
Homoseksualizmi eshte anormalitet…… vete fiziku i nje mashkulli qe reagon si femer apo i nje femre qe reagon si mashkull eshte anormalitet.
Gjithe perpjekjet per ta paraqitur si normalitet jane kaq idiote ne thelb sa qe behen qesharake.
Prindi ndihet krenar per femijen kur ai eshte i sukseshem ne jete, kur e ben gjysh dhe i mbush shpirtin me kenaqesi…… te jesh pede lezbike travestit apo cdo forme tjeter smund te jete sukses. te ka rene per pjese edhe do ta kesh per vete. eshte si te thuash se prindi eshte krenar pse femija eshte handikapat , dorac apo gungac…..
hajt mo …..
Ky artikul qe mundohet me ndihmuar ne te vertet vetem tregonte paragjykimet qe artikelshkruesese’.Fjalet Jane plot negativitetsikur heshtje,shkateron,i eshte dorezuar etj plot fjalen négative! Bile déri edhe deshira e zotit,qe kishe na qenka kunder…
Une mendoj se kur prindi deshton ne edukimin e duhur te femijes ateheres priten devijime te tilla seksuale dhe deformime te lloj-llojshme te karakterit te femijes. Eshte tejet e rendesishme te gjenden rruge dhe menyra per te permisuar edukimin e femijeve. Keto devijime e kane burimin origjinal tek ateizmi dhe kisha. Abuzimet seksuale ne kisha jane nje prej shkaqeve te ”pranimit” te ketij fenomeni te neveritshem te homoseksualizmit nga disa politikanberes.
Une kam njohuri te mjaftueshme me mbrojtur faktin e pakundershtueshem se homoseksualizmi eshte nje mekat i tmerrshem dhe duhet te luftohet me te gjitha menyrat e nevojshme humane. Nuk duhen te urrehen menjehere njerezit e tille, por te edukohen sa me pare qe te largohen nga kjo sjellje e turpshme dhe e piste.
Lus Zotin qe t’i ndihmoje te gjithe ata qe vuajne nga kjo plage e rende.
Tomi, jam shume I etur te di mbi njohurite e tua per kete “mekat” PASI te them qe “mekati” eshte nje justifikim I trurit per ate qe nuk ka mundesi t’a lere te lire ashtu sic eshte (nga “inati” se nuk e perkufizon dot.)
Nena eshte perpjekur te na jape jo vetem mundimet, luften e saj, te djalit dhe te familjes per te ndihmuar djalin, por dhe perpjekjet dhe mposhtjen e nje paragjykimi te nje shoqerie qe akoma perpiqet te ndjeke zakone dhe gjykon ne menyre konservatore, ku mendimi dhe sjellja ndryshe quhet herezi, ku njeres qe nuk kane asnje attribut nga shoqeria, shteti apo dhe besimi, qe nuk kane lexuar ose nuk I kane kuptuar librat e shenjta, gjykojne dhe japin verdikte. Homoseksualet jane njeres si gjithe te tjeter. Ata paguajne taksat dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit dhe kane po ato te drejta dhe pergjegjesi si gjithe qytetaret. Perpjekjet per te mposhtur nje paragjykim, nje krize, nje semundje, nje pengese duhet te mbeshteten dhe inkurajohet nga gjithe shoqeria e shendoshe…..
Eshte i lindur apo jo, nuk ka kushte per te dashur femijen. Femija eshte e vetmja qenie ne bote qe duhet pa kushte. Per me teper jeta seksuale eshte teper private dhe prirja e gjithesecilit per sa kohe nuk na demton pse duhet gjykuar. Secili ka te drejten absolute te beje c te doje me trupin e tij, ashtu sikurse zgjedh edhe te ushqehet me cfare do.
I kisha syte mbushur me lote nderkohe qe lexoja, dhe mondoj qe nuk ka asnje motiv ne bote, aq me teper ky qe te ben te hedhesh poshte femijen….
?!!!!!
Pederastet nuk lindin te tille, ata ZGJEDHIN te jene te tille.
MJAFT me mbrojtjen e kesaj “semundjeje” qe nuk eshte semundje por vetem se sh-frenim, tejkalim i deshirave, eshte EXTREMIZEM, dhe pse jo,
Krim.
Eshte ndyresi, dhe demtim me pasoja per vete personin, shoqerine.
Lexova disa nga komentet e juaja dhe me vjen shum keq pasi disa prej jush nuk dine se si eshte e verteta e homoseksualeve une jam i tille. A kujtoni ju se une do doja te isha i tille? Dhe une e urrej veten time dhe them me mire te me kishte fal zoti sakat e vetem gay mos te isha por ju them se nuk eshte zgjedhja jone. Nuk e zgjodha une te jem i tille. Degjova dike qe thoshte pse me pare ska pas gay e tani ka shume. Gay ka pas gjithmone por ja lezbiket me pare beheshin burrnesha se nuk mund te tregonin pasi nuk dinin se cfar jane kush mund ti kuptonte dhe zgjidhja ishte te rrinin te pa martuar mos kujtoni ju se para 50 viteve nuk ka pas gay por u martonin pasi nuk ishte siq eshte sot ku njerzit jetojne ashtu siq jane. Jemi ne 2014 dhe perseri eshte shum e veshtire.
Para ca ditesh ne darke te lajmet dha per martesat homoseksuale dhe kur i pa nena ime tha ju rafte kanceri kesaj bote po i vjen fundi me lloj lloj njerzish te ndyre shiko si puthen burre me burre oh hapu toke thu se ska kund femra. Une veq qeshja por brenda meje po me coptohej shpirti kur flet nena jote per gay te cfar mund te presim prej te tjereve nuk di nese e din apo jo por smund ta pranoje dhe cdo dite me thote martohu te gjejm noj vajze te mire dhe martohu. Nuk di cte bej une po pashe nje mashkull e nje femer mua syte me shkojne tek ai. Eshte gjynah te shkatrroj jeten e nje vajze te pa fajshme por edhe jeten time.
I thoja motres nje dite po sikur une te isha gay cili do jet reagimi yt?
Me tha po qe se ti je gay une ste jap me doren as nuk vij me se kam frike se mos me kap femijet se kshu jane pederastat dhe se po e mori vesh burri kam frike se do me divorcoje.
Ngela me goje hapur sdija cti thoja me. Gay.te me pedofilat jan shume ndryshe mua me pelqen te jetoj me djalin qe dua qe kemi nje vit bashke por e prezantoj tek familja ime si shok dhe nuk mund te dyshojne pasi ne nuk dukemi se jemi gay. I tregova vellajt dhe me pelqeu shum pergjigjeja me tha une djalin tim do ta dua siq te jet gay apo jo ai qe eshte gay nuk eshte se eshte semundje por thjesht do te vuaje ter jeten me mentalitetin e njerzve qe na rrethon. U kenaqa shum pasi ishte i vetmi person qe me tha une te dua si vlla siq te kam dasht une do te dua gjithmone je vellai im cfardo qe te jesh. Jam 30 vjeq dhe me konsiderojne te vjeter duhet te martohesh me thojne u plake. Por jaqe nuk di se cte bej nuk ndjej per femrat. Kam frike te martohem me nje femer. Dhe pse do doja shum te kem nje familje te kisha nje femije timin por ja qe zoti na fali te tille. Sikur te ishte semundje do te beja gjithcka do te jepja gjysmen e jetes qe te isha si ju te tjeret por ja qe nuk eshte semundje lindem si te tille e te tille do vdesim. Po shkruj nga tel e ndofta nuk do kem shkruj mire por ja ky ishte mendimi im historia ime. Klm te gjith e
Ne radhe te pare une dua ta pergezoj kete nene kurajoze qe me dashurine e saj per femijen arriti te shikonte realitetin ne sy dhe ta kuptonte ate. E keqja me e madhe per nje prind nuk eshte te kete femijen gei, por ta kete te semure mendor,sakat, te varur nga droga, guerra qe bejne qe femija te mos mund te jetoje realitetin dhe te mos kete jete normale. Vetem dashuria e madhe per nje njeri dhe zemra e madhe te Ben te lesh menjanje mentalitetet dhe paragjykimet dhe ta pranosh njeriun e dashur Ashtu sic eshte, edhe me “ndryshimet” qe shoqeria jone konservatore e ka te pamundur t’i pranoje. Arbri duhet te jete I lumtur qe ka nje nene te tille te mrekullueshme qe do te Donte ta Kishin Jo Vetem personat qe ndihen si ai por cdo femije I kesaj bote. Bravo mami, ti duhet te jesh shembull per te gjithe nenat e gejve, te droguarve, alkolisteve, autikeve, paraplegjikeve, sakateve, te verberve, shurdheve e te gjithe a tyre qe Kane nevoje per Dashuri pa kushte dhe paragjykime.
Pergjigja eshte gjithmone…dashuria! ?
Dhembje e madhe nuk jan te lindur por esht smundje qe duhet ta dim nga vjen ,udhezoni femijt ne Islam PA PAS FRIK ALLAHUN ndodhin kto ndytesira TE MUNDOHEMI ME BUTESI TI SHEROJM MOS I GJYKOJM POR AS MOS JU APIM LIRI SE KJO ESHT MARREEEE…
…se ne po presim per ty Besa qe te na japesh liri. çar robsh ka kjo bote!
Besa, ti vertet mendon se Allahu te ka bere ty t’i mbash nen frere homot?
Ju qe fshiheni pas fese jeni edhe me skandaloze se ata/o qe martohen per te fshire gjurmet apo t’i bejne qejfin mamit edhe babit… Apo Allahut