Një president i sinqertë

1 Prill 2014, 20:18Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi

Ka pak gjasa që dikush ta etiketojë Bujar Nishanin “puçist” apo “horr bulevardi”. Shpresohet që ato kohë të jenë arshivuar, së bashku me personazhin që i prodhoi

 

Tepër i sinqertë madje. Aq sa nuk le rast pa humbur, për të treguar se di t’i ruajë me fanatizëm “sinoret”, edhe atëherë kur logjika e ligji nuk janë në anën e atyre që mbron. Në intervistën e fundit për emisionin e Ballës, Nishani u shfaq luftarak dhe koherent në refuzimin e tij për shumëçka i është vënë në tryezë nga qeveria aktuale. Refuzon ndryshimin e ambasadorëve, megjithëse këta të fundit mund të kenë qenë negociatorë faljesh të copave të territorit tonë shtetëror, apo edhe militantë fushatash, refuzon çdo lloj tendence për të prekur një sistem drejtësie të korruptuar deri në palcë. Nishani refuzon gjithashtu të negociojë për kandidatët e rinj për nivelet e larta të gjyqësorit, rezufon të shkarkojë një shef shërbimesh, i cili nuk e ka më “besimin e kryeministrit”, siç shprehej dikur, pa harruar të ngrejë zërin me terma folklorikë edhe ndaj komenteve të rradhës, për kozmetikën që po i bën mureve rrethues të zyrës së tij.

Shkurt, kemi një president që ka vendosur “të mos lëshojë pe”. E ka marrë këtë vendim shumë herët. Qysh në kohën kur shumica aktuale endej akoma kafeneve të Tiranës, e kur vendin e qeveriste kabineti në ikje i Berishës. Asokohe ai parandjente (Zoti e di me çfarë sfere të kristaltë) “revanshin që po afrohet” dhe nuk përtonte t’ja komunikonte këtë jo familjarëve, jo stafit të ngushtë, por të gjithë krerëve të institucioneve, të thirrur në format të plotë në Presidencë dhe nën prozhektorët e mediave.

Për Presidentin Nishani nuk ka asnjë rëndësi që shumica e sotme nuk po arrin të vendosë dot asnjërin prej ambasadorëve në kryeqytetet kryesore. Që nga Uashingtoni e deri në Romë, që nga Londra e deri në NATO, qeveria duhet të punojë më krerë misionesh që në një mënyrë a një tjetër, e kanë shfaqur kredon e tyre politike. Kjo sepse Nishani nuk e pranon konceptin e thjeshtë, që krerët e misioneve diplomatike duhet të jenë të paanshëm (kush nuk e kujton si i justifikoi këshilltarët që bënin fushatë për zgjedhjet në PD!).

Është thënë shpesh këto muaj se kreu i shtetit, më shumë sesa garant i ekuilibrave institucionale dhe i unitetit të kombit, është kthyer në një rojtar të interesave të ish-maxhorancës. Bujar Nishani po investohet që kjo tezë të fitojë gjithnjë e më shumë terren. Duket se po fillon t’i pëlqejë pozita e “të rrethuarit”, në shtetin e 23 qershorit. Ndoshta e tërheqin në mënyrë të padukshme dhe instiktivisht precedentët e Bamir Topit dhe Alfred Moisiut, të cilët kanë patur gjithashtu marrëdhënie të vështira me qeveritë e momentit. Vetëm se uji nuk rrjedh kurrë dy herë nën të njëjtat ura. Ka pak gjasa që dikush ta etiketojë Bujar Nishanin “puçist” apo “horr bulevardi”. Shpresohet që ato kohë të jenë arshivuar, së bashku me personazhin që i prodhoi. Njoftojeni pak edhe Presidentin…

*Revista JAVA

9 komente në “Një president i sinqertë”

  1. Star Domate says:

    Edhe me Bujarin ne krah, opozita eshte e pashprese.
    Kur ai bashke me Berishen te iki, Basha te mbylle deran.
    Vetem atehere do kemi opozite te gateshme te rimarre pushtetin.
    (mos ja thoni njeriu, por jam antar i vjeter i PD).
    Bujari eshte pas sa kontrabande ne politike dhe presidence.
    Me duket se kafilluat te ndjehet i besdisur, por nuk di si te largohet.
    Duket fort i trembur…

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Sot u takun ma ne fund tre grate blu.
      Odeta, gruja e Jarit dhe dy grate e Berishes, ? Lulushja dhe Lirija.
      Thone se Odeta si gruja e pare e Kreut te Shtetit ,i bashkoi dy grate e Berishes te cilat i mbanin meri prej kohesh njona-tjetres.
      Odeta ju drejtu Lirijes.
      -Pse moj Grue nuk e josh Salen,ai vazhdon te te dashuroj marrzisht si ather ne Universitet kur te pa per here te pare.
      Lirija e skuqun ne fytyr ju pergjigj.
      -Jo e ke gabim ather,ai katunar me bonte temena dhe me rrinte gatitu,por qyshkur u bo President dhe ma drodhi me Locen e lajmeve,jom betu se ska me e pa ma Bardhoshen teme.
      Ndersa gruja e dyte e Berishes,Lulushja faqe-petull u zu ngusht dhe si per tu shfaqsu ju drejtu Odetes,-
      -shif mi grue burrin tat se ai dhepse ka met me nji dore vazhdon tja tun Saliut dhe nuk po me le mua rradhe qe tja ferkoj me mollaqet e mija qe i kam me diplom hollandeze.
      Te tre grate blu u gajazen me driten e kulles,e cila i bonte te ndjenin epshin pranveror me rrezatimin e madhesise qe kishte,..dhe pastaj shkuan tek Sheratoni dhe secila u mbyll ne dhomen e vet se bashku me bodiguardet,…te cilet jua siguron Zholefina e Pashukut,..Zholefina ma qe osht banum Viagra e Saliut.
      Ndersa Jari dhe Saliu te dy shtrire ne krevat i kishte marre gjumi te perqfum gush me gushe,.. mbas ilaçeve qetsues qi kishin marre kur pane Angela Merkelin qe e priti me parad ushtarake Edi Ramen.

  2. Star Domate says:

    Edhe me Bujarin ne krah, opozita eshte e pashprese.
    Kur ai bashke me Berishen te iki, Basha te mbylle deren.
    Vetem atehere do kemi opozite te gateshme per te rimarre pushtetin.
    (mos ja thoni njeriu, por jam antar i vjeter i PD).
    Bujari eshte paksa kontrabande ne politike dhe presidence.
    Me duket se ka filluat te ndjehet i besdisur, por nuk di si te largohet.
    Duket fort i trembur…

  3. taku says:

    Se kuotoj se si e lene te livadhise, ky gjytrym duhet zhdukur se po mban peng drejtesine duke mbeshtetur vec mafien dhe korrupsionin. Do kete resistance nga me shoke, koka u duhet shtypur bythlepiresve antishqipetare qe mbajne anen e kaosit e nuk kane sy te shikojme si eshte katandusur ky vend ne 23 vjet

  4. Dymi says:

    A eshte vertet president ky mavri? A eshte Shqiperia vertet vend normal me kete invalid
    President, jo vetem fizikisht, por vecanerisht, ne pikpamje mendore?

  5. krokodili says:

    Komplimenta per shkrimin Skender, se vertet ne kete fushe mbetesh i zoti. Por miqesisht te keshilloj qe te mos behesh bajat me shkrime qe jane jashte karakterit politik, sikurse shkruaje per tarifat e sherbimit neper aeroporte, shpenzimet dhe kostot ekonomike, se per te qene korrekt me ty,ose ja fut kot ose te porosit dikush qe te dale gjekundi

  6. ilo says:

    eshte presidenttamam per te ne shikoje ne paraqitje sakat

  7. Arjan says:

    Z.Minxhozi, te falenderoj per standardin etik te gjuhes mediatike dhe vecanerisht, per analizen e kursyer mencurisht rreth profilit te perditesuar te Presidences aktuale.Ne kete rast, do te me pelqente te permendja si ilustrim (per nje galeri presidencash sa butaforike aq edhe te marra ne historine evropiane),nje aforizem te vjeter latin:” Marrezia eshte nje parazit qe na e transmeton morali i te vertetes”.

  8. like trapi tamam si loni veshgjati says:

    Bujari vertete eshte sakat dhe e heq kemben dhe doren zvarr por nje te mire e ka se eshte me muqtaqe e burre zamani Salen nuk e trdheton ne kete jete dhe ne ate tjetren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje