Nuk vdes pa e blerë një diplomë shqiptare!

1 Prill 2014, 19:04Blog TEMA

Nga MSc Fatjon Hoxhalli*

 

Kemi edhe ne sistemin arsimor universitar në Shqipëri, dhe çka të bën më tepër përshtypje është tendenca e tij për t’iu përshtatur pritshmërisë së tregut të punës, publik apo privat qoftë ai, në të mirë e në të keqe, sidomos në të keqe. I vjetri tepër komunist, këto të rejat, tepër liberalë për të nxjerrë profesionistë të zotë, dhe ca nga ca sikur po zbehet kjo puna e shkollës.

Që duhej pasur, duhej pasur, po s’kish më rëndësi si, çfarë, në ç’mënyrë… Nga një armë, dija kaloi në formalitet, pastaj në materie, e këtej nga fundi si trofe aftësie, aftësi nga ato që vetëm të zotët e kishin, ndërkohë që për të tjerët mbetën të hapura ende dyert e shkollave.

Mësimdhënia, ambientet dhe infrastruktura e arsimit publik, degjeneronte dhe paralelisht korrupsioni dhe shkollat private filluan të lulëzonin çdo ditë e më shumë. Kur papritur, si rrufe nga qielli, erdhi zgjidhja e të gjitha problemeve, Shqipëria ratifikoi me brekë nëpër këmbë Kartën e Bolonjës. Diplomat shqiptare u kuotuan dhe po vlenin më tepër.

Ata (ato) që s’kishin studiuar me Karten e Bolonjes, ishin asgjë përpara atyre që sapo po fillonin të studionin me të, madje kishte edhe nga ata që e mendonin Kartën si nje hinkë speciale që ndihmonte në përcjelljen e dijeve direkt nga libri tek truri, pa qenë fare nevoja t’i qëndroje librit sipër, poshtë, majtas apo djathtas.

Kjo “mirakëll of fridëm” e sistemit arsimor, ishte dhe mbeti një eksperiment i stërmunduar, ndoshta i dështuar i sistemit arsimor europian, veçanërisht i atij italian, portugez dhe spanjoll, për të korrigjuar integrimin e vonuar të studentëve të tyre në tregun e punës.

Jo pa qëllim, u mendua të copëzohej arsimi i lartë në dy cikle, për t’i dhënë mundësinë kujtdo kishte nevojë, të punësohej që me mbarimin e ciklit të parë.

Kushtet në Shqipëri ishin paksa më ndryshe se ato në Itali, Spanjë dhe Portugali, ndërkohë që këta evropianët latinë të Mesdheut kërkojnë të punësohen pa mbaruar plotësisht ciklin e lartë arsimor, këtu tek në shkojmë në universitet dhe zgjasim pa fund studimet deri lart te doktoratura vetëm e vetëm se kemi pak frikë nga puna.

Nëse nuk do e emërtonin Kartë Bolonje, do i jepnin emrin e ndonjë karte tjetër, ama këtej nga ne kishte goxha leverdi ky sistemi i ri.

Në arsimin shtetëror llogaria ishte e thjeshtë, dy konkurse për hyrjen në universitet, disa provime më tepër, dy mbrojtje diplome, gati-gati të ardhurat po shumëzoheshin me dy.

Akoma më të thjeshta ishin llogaritë e universiteteve private, një vit më tepër për të gjithë, konkurrencë në kollajbërje si të provimeve, ashtu dhe të punëve të tjera dhe karta mori dhenë.

E ja ku gjendemi sot në këtë vitrinë trofesh e diplomash nga më të larmishmet, ku edhe blerësi më i kujdesshëm nuk do dinte më të blinte ç’kërkonte.

Prandaj unë, plotësisht brenda llogjikës dhe ligjit më të lartë të shtetit, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, do propozoja të legalizohet blerja e trofeve universitare, të ashtuquajtura diploma, mastera e pse jo dhe doktoraturllërira.

Nuk bej shaka fare kur thërras Kushtetutën, është AJO që vendos këtë limit: “Arsimi … dhe ai i lartë mund të kufizohen vetëm nga kritere aftësie”, e cili nga ne meritokërka të kufizohet në bazë të kësaj aftësie, pse nuk është meritë të manovrosh gjithë ato strese dhe siklete që të krijon faza e pazarbërjes për të blerë një provim, nuk është aftësi të mbledhësh një grusht me lekë (i marrin dhe në euro) për ta konvertuar pastaj atë në diplomë!?

Thjesht në respekt të të dyja palëve, (ndoshta asnjëra prej tyre nuk do të donte të qëndronte në një thes me tjetrën), të krijojmë dy lloj Universitetesh Shtetërore dhe dy lloj Universitetesh Private, ata që i krijojnë mundësinë të aftëve për të blerë diplomën, ta blejnë atë, dhe ata që u krijojnë mundësine të aftëve për ta djersitur një diplomë, ta djersisin atë.

Nuk është aspak absurde, në thelb ai që propozoj është një sistem kushedi sa herë më i drejtë se ky në të cilin gjendemi sot, jam i sigurt se gjithë ato dreq paragjykime që lexuat më sipër, që pa dashur bien në kurrizin e të gjithëve, do evitoheshin.

Nëqoftëse dystandardizimi që shoqëron futjen në universitet, krijimin e kurrikulumit universitar dhe diplomimit, do shoqërohej edhe në emërtimin e diplomave, shoqëria, e veçanërisht tregu i punës do ishte më i qartë. E ajo copë karton nuk do ishte më formale, por do vërtetonte vërtet zotërimin e këtyre aftësive, që tek të dyja palët bien në sy, por janë të ndryshme.

Dhe mos u trishtoni kur u them se kjo nuk diskriminon asnjë, askënd. Këtu tek ne nuk mungojnë ata biznesmenë e punëdhënës që do preferonin shkathtësinë dhe prakticitetin e një diplomëblerësi para urtësisë dhe rrugëgjatësisë se atyre që e kanë djersitur, ama, e dhëntë Zoti, ndonjë prej tyre do preferonte diplomëdjersiturit, të dinte ku t’i kërkonte e ku t’i gjente, duke evituar gjithe këto paragjykime.

Nuk dua të flas pastaj për përfitimet që do të kishte sektori publik nga kjo lloj ndarje, janë të pallogaritshme!

E kam merak ta qartësoj këtë punën e aftësisë, gjuhët janë dinamike, kuptimi i fjalëve ndyshon në bazë të perceptimit social-kulturor që i bëhet në ambientet ku ato përdoren, e këtu jam i sigurt se fjala aftësi, ka pësuar një zgjerim aq të madh këto vitet e fundit, sa pa frikë na lejon t’ua garantojmë këtë të drejtë kushtetuese edhe atyre që mezi presin të blenë një, dy a tre diploma.

Eh çfarë t’u them pastaj, për ata të mjerë që nuk kaluan dot provimet hyrëse në Shqipëri dhe vazhduan shkollën jashtë saj. Për ata s’ka zgjidhje! Ata do vazhdojnë të ngelen të mjerë, sidomos po të kthehen. Ose më mirë po u jap një tjetër zgjidhje: Ka shumë universitete private që në regjistrin themeltar të studimeve kanë lënë numura amze bosh. Punoni aty në Perëndim dhe ato paratë që do sillni me vete shpenzojini edhe për makinë, edhe për kafe nga Blloku, edhe për plazh gjysëm nudo në Dhërmi, edhe për të paguar studime ekstra ketu në mëmëdhe. Sa për kujtesë, 2500 euro një vit ose 6000 euro një diplomë bachelor… Hajde diploma, diploma të mira e të lira…

*Autori i shkrimit është masterizuar vërtet për Jurisprudencë pranë Universitetit Publik të Pavia-s në Itali.

fb.com/fatjon.hoxhalli

18 komente në “Nuk vdes pa e blerë një diplomë shqiptare!”

  1. EP says:

    hahahaha. Jan bere te gjithe farmaciste dhe jurista. Ju rente pika!

    1. komentues says:

      nuk eshte per per te qeshur, por per te vene politikanet hajdute te te gjitha ngjyrave pas murit, pasi keta farmaciste, juriste, etj. etj. jane ata qe na sherbejne te gjitheve dhe qe na kane katandisur ne kete pike fundore ku kemi mberritur me nje nxitim marramendes. keta nuk kane kapacitetin te kuptojne qe jane dhe ata dhe familjet e tyre viktima ne mos sot neser te ketij realiteti te shemtuar…

  2. Adri says:

    Kush na jep garanci qe ti nuk e ke blere per vete

    1. andrea says:

      Ai qe ka shkruar ka vene emer mbiemer, mjafton te kerkosh ne google dhe ia heq dyshimin vetes. Por me siguri do e kesh bere ndonje doktorature ke Cili ti prandaj kjo ishte e vetmja pyetje qe te erdhi pasi e lexove tere shkrimin.

      1. albi says:

        kam dhe une nje shokun tim qe ka 10 vjet qe po studion jasht ne itali dhe akoma nuk eshte diplomuar.ka shume te tjere si puna ime thote qe punojme me shume dhe shkollen e kemi per ceshtje dokumentacioni.une kam mbaruar juridikun ne shqiperi meqe shume thone jane bere te gjithe jurista.por te gjithe ju qe flisni e keni enderr te shikoni nje here oxfordin dhe jo me te studioni.une e kam mbaruar shkelqyeshem masterin ne oksford dhe ndihem krenar qe jam jurist po ju qe rrini rrugeve pse pellisni.nuk eshte ceshtje kartoni por aftesie.oferte pune kam marre nga pameka dhe disa organizata nderkombetare dhe ne londer me kane ofruar pune dhe shume fakultete pervec se ne administrate se aty punon llumi dhe nuk me merr njeri se nuk jam i perfshire me politike.

    2. Leonora says:

      Garancine e ka ne xhep…i diplomuar ne Pavia, te sigurten se la marre me mik, se ketu nuk ekziston dicka e tille!

    3. DinPaku says:

      Ky garipi edhe titullin e masterit e ka vene perpara emrit. nuk e kisha pare ndonjehere

    4. Meri says:

      Nuk ka asnje dyshim qe artikullshkruesi ka shume te drejte, por duke qene qe vete ka studiuar jashte sipas te gjitha standarteve, sado qe ka dashur te nxjerre problemet e arsimit tone e sidomos atij privat, vetem maja e ajzbergut jane ati qe shkruan. Eshte shume me jeq se kaq. Ai ka shkruar pasojen dmth dipllomen fallco, por sa e jalbur eshte brendia e kesaj pune ndoshta atij as mund t’ja marre mendja dhe pi t’ja tregoje dikush qe e di, do te llahtarisej e do te thosh Jooooo deri kaq jo. Universitetet sidomos, jane per t’u mbyllur nje ore e me pare pa dallim, per te mos thene duhet te mbyllen “pardje”, te gjitha pa perjashtim. Nuk del jo komenti jo e jo, po as libra me volume nuk dalin per te shpjeguar cfare shkaterrimi e cfare demi kane sjelle universitetet private qe as rolin e kopshtit pa dreke nuk luajne.
      Nuk e ka fajin ky qe shkruan, por shteti, cilido qofte. Edhe ai qe i lindi e i ushqeu, por edhe ky po vazhdoi te lejoje te lulezojne sic po bejne.
      Pushtetaret femijet e tyre o i cojne jashte o kur i kane te trashe fare i cojne psh tek ufo dhe i diplomojne e u gjejne dhe pune tak fak.

  3. Andi says:

    Ky jo vetem qe nuk jep garanci por tregon dhe nje legjende qe ne e dime,por mileti paguan po kaq per nje vend pune po kaq per te pasur nje nderhyrje kirurgjikale qofte larg etj etj etj Nuk vdes pa e blere nje vend pune ne shtet.

  4. Anonimous says:

    Nuk besoj se thumbimet apo kundershtimet e zerave qe vene ne pah defektet e nje sistemi te kalbur
    jane pozitive,perkundrazi mendoj se duhet te jemi me te shumte ne numer per te ngritur zerin ne k’te lloj
    forme. Nqs nuk i kemi aftesite minimalisht ti mbeshtesim iniciatoret… Pra nje kurajo per me shume kesisoj
    artikujsh do ishte nje vlere qytetare.

  5. lakuriq me duar në xhepa says:

    Injoranca, nuk ka kufi…Kemi shkolla dhe universitete “injorante”, publike e private…

  6. albi says:

    arsimi shqiptar me te vertet qe eshte pertoke por mos bej dallim shteteror apo privat.njoh njerez qe jane te diplomuar te shteterori pa shkuar fare ne universitet me sakte as nje shqiperi nuk kane qene.me i fresket ka qene te univeriteti i sporteve para dy viteve qe e dha dhe televizori.te shkojne te kontrollojne pak te fakulteti i drejtesise ne tirane do shikoni cudine.nuk ka ngel tropojan dhe kuksiane me profesion polic qe mos te jete duke bere juridikun ose jane diplomuar ne fakultetin e drejtesise ne universitetin e tiranes.njeri akoma nuk ishte diplomuar per anglisht po bente dhe juridikun por kur vajti ne vit te dyte juridik i thane qe nuk lejohet dy fakultete njeheresh nga i njejti universitet dhe diten te dy.universiteti i tiranes.po ja rregulluan letrat se normal ishte tropojan .nipi i sekretarit te pergjithshem te ministrise se brendshme ne kohen e pd.si fis juridikun ne shtet e kane mbaruar

  7. Iremila says:

    Bli diplome dhe merr grada shkecore kur te doje kokrra e qefit.

  8. tit says:

    pse smendoni me sa mund jenden ato lek, jo te gjithe i blejne me leket e familjes

  9. Edhe une kam kontribuar duke dhene lek borgj per blerjen e dipllomes.Teorikisht diploma eshte ne emer te dikujt tjeter,i cili pret qe te filloje pune per te me kthyer borgjin,praktikisht mendoj se me takon mua sepse i referohem nje shprehje te popullit Gjerman:Kush paguan ka te drejte.Cmendim kane ekspertet per kete ceshtje se po beheh tre vjet dhe nuk po shoh drite ne horizont.Ju lutem gjykojeni drejte dhe me doren ne zemer.

    1. jon says:

      Po pse nuk i investove ato lek per te mesuar edhe ti gjuhen shqipe?

  10. ariu says:

    keshtu mbrohet vendi i punes me shkrime neper gazeta. bravo

    1. Fatjon says:

      Jo mik i dashur, vendi i punes mbrohet me shkolla dhe konkurse te drejta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje