Ja librat “metodikë” që duhet të shkruajnë “berishët”

4 Prill 2014, 19:57Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Këto ditë pritet të dalë në qarkullim një tjetër libër “metodik” me autor një pjestar të familjes së “berishëve”.

Libri ka si subjekt qëllimin, metodologjinë dhe arritjet e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” në shërbimin psikologjik, social e mjekësor ndaj kategorisë së fëmijëve autikë në vitet 2006-2013, ku pjesë të veçantë zë dhe përvoja ligjore e sigurimit të donacioneve të këtij fondacioni, me bazë botën e biznesit, gjatë viteve kur kryeministër ka qenë Sali Berisha.

Autore e librit është zonja Liri Berisha, presidente e këtij fondacioni, bashkëshorte e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Afro 2 muaj më parë, vajza e “berishëve”, zonja Argita Malltezi publikoi librin e saj metodik, si kurrikul (lëndë) për mësimdhënie në shkollën e magjistraturës shqiptare, me titull:  “Koncesionet në Shqipëri, nga e drejta private në të drejtën publike”, ku flet për përvojën e babait të saj, Sali Berisha në fushën e koncesioneve në Shqipëri, në 8 vitet 2005-2013, kur ai ishte kryeministër.

Afro 15 ditë më parë, një tjetër personazh publik i “sojit” të “berishëve”, konkretisht mbesa 17- vjeçare Dasara, vajza e Argitës, publikoi një libër metodik për modelin e përgatitjes së provimeve të Maturës Shtetërore, libër i cili, nëse gjyshi i saj Sali do të ishte ende kyreministër, patjetër që ashtu si libri i mamit të saj, do të ishte futur si lëndë mësimore metodike e detyrueshme, në kurrikulat e arsimit të mesëm shqiptar.

Nuk dimë nëse edhe Sali Berisha, apo “berishët” e tjerë Shkëlzeni e Jamarbëri do të publikojnë ndonjë libër me emrat e tyre, por po ndeshim faktin, që prej 9 muajsh pas rënies nga pushteti, “berishët” kanë nisur serinë e botimit dhe promovimit të librave.

Së shpejti, pas librave të Argitës e Dasarës, del në qarkullim libri i Liri Berishës.

Le të vazhdojnë të shkruajnë libra.

Ajo ç’ka do t’u sugjeroja “berishëve” në rastin konkret, ka lidhje me subjektet e librave. Mirë bëjnë që publikojnë libra metodikë nga sektorët ku punojnë e shërbejnë.

Por “berishët” duhet të publikojnë libra me disa subjekte “specialë” për të cilat kanë autorësi e përvojë, metodikë e episode konkretë me histori, ngjarje, personazhe e tematika të tilla, si psh:

– Sa fëmijë jetimë ka lënë Sali Berisha me politikat kriminale të pushtetit të tij në këto 23 vite.

– Sa nëna pa fëmijë e sa motra ka lënë pa vëllezër, prej krimeve të kryera me pushtetin dhe politikat e tij.

– Sa shqiptarë kanë vrarë politikat e mbrapshta e të inkriminuara të zbatuara prej Saliut në këto 23 vite, për të mbajtur e për të marrë pushtet.

– Sa dhe si i la të varfër shqiptarët.

– Metodika e “berishëve” për të plaçkitur pasuritë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

– Mënyrat dhe mjetet me të cilat u pasuruan fëmijët e “berishëve”.

– Teoria dhe praktika e intrigave të Saliut për të sunduar dhe shkatërruar PD.

– Përvojë e viteve 1992-’97 për përdorimin e SHIK në krime kundër popullatës.

– Përvojë dhe metodikë e vitit 1997, si mund të futet populli në luftë civile, duke inskenuar hapjen e depove të armëve.

– Bibliografi mbi ligjet e Saliut, që zhvatën dhe mashtruan ish-pronarët për moskthimin e pronave.

– Metodikë me skenarët e Saliut për sulmet, uzurpimin dhe shkatërrimin e institucioneve shtetërore.

– Raporte e fjalime të Saliut, nga mitingjet dhe fjalimet në vitet e opozitës 1997-2005.

– Historia, praktika dhe përvoja e zgjedhjeve të 26 majit 1996.

– Metodika e grabitjes së shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale.

– Metodikë e përvojë nga mashtrimi dhe tallja e ish-të përndjekurve politikë, rrahja, burgosja dhe nxitja e tyre për vetë-djegie në sheshe.

– Metodikë nga rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e biznesmenëve, përvojë nga zhdukja e Remzi Hoxhës.

– Metodikë, 14 shtator 1998: Përvojë, si mund të sulmohen dhe digjen institucionet shtetërore.

– Metodikë se si bëhet kontrabanda e naftës, duke shkelur embargon e NATO, përvojë nga bashkëpunimi me Milosheviçin.

– Metodikë se si realizohet hedhja në erë e zonave të banuara me demontim municionesh, me pasojë vrasje masive, përvojë nga krimi familjar “Berisha” në Gërdec.

– Metodikë, se si vriten demonstruesit në sheshe, kur kërkojnë largimin e qeverisë, përvojë nga 4 vrasjet e 21 janarit 2011.

– Buletin mbi përvojën dhe sukseset e qeverisjes në trafikun e armëve me vendet diktatoriale, përvojë nga bashkëpunimi me Gedaf, Mubarak, Ben Ali, Saleh, Sadam.

14 komente në “Ja librat “metodikë” që duhet të shkruajnë “berishët””

  1. ihuji says:

    Derrishet duhet te shkrujane libra per:

    “Sjelljet rrugacerore ne parlamentin shqiptar 1992-2014”
    “Fjalori i Vampirit te Vicidollit dhe perfitimet”
    “Gjuha jashte dhe kallami brenda – metodike per adoleshentet”
    “Rrjepja autike dhe blerjet e dhunshme te pikturave pa vlere”
    “Pervoja derrishiste ne dhenine me koncesion te shpellave ne Alpet e Veriut”
    “Si asgjesohen pa zhurme protestuesit kur i kane duart ne xhepa”
    “Si asgjesohen “armiqte” kur dalin per gjah ose kur dalin nga tunelet”
    “Si te martoheni me gra serbe duke perdorur sherbimet e fshehta”
    “Transformimi nga doktor ne kasap – pervoje vetjake e nje vicidollasi te cmendur”
    “Si asgjesohet poplli me LHL kur te rerzikon pushtetin”
    “Si behen tym financat e shtetit per 3 Muaj – pervoja e Derrit te Vicidollit”

  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    U takun ma ne fund tre grate blu te PD te sponsoruzu nga Henri Çili..
    Odeta gruja e Jarit dhe dy grate e Berishes, ? Lulushja dhe Lirija.
    Thone se Odeta si gruja e pare e Kreut te Shtetit ,i bashkoi dy grate e Berishes te cilat i mbanin meri prej kohesh njona-tjetres.
    Odeta ju drejtu Lirijes.-Pse moj Grue nuk e josh Salen,ai vazhdon te te dashuroj marrzisht si ather ne Universitet kur te pa per here te pare.
    Lirija e skuqun ne fytyr ju pergjigj.Jo e ke gabim ather,ai katunar me bonte temena dhe me rrinte gatitu,por qyshkur u bo President dhe ma drodhi me Locen e lajmeve,jom betu se ska me e pa ma Bardhoshen teme.
    Ndersa gruja e dyte e Berishes,Lulushja faqe-petull u zu ngusht dhe si per tu shfaqsu ju drejtu Odetes,–shif mi grue burrin tat se ai dhe me nji dore vazhdon tja tun Saliut dhe nuk po me le mua rradhe qe tja ferkoj me mollaqet e mija qe i kam me diplom hollandeze.
    Te tre grate blu u gajazen me driten e kulles,e cila i bonte te ndjenin epshin pranveror me rrezatimin e madhesise qe kishte,..dhe pastaj shkuan tek Sheratoni dhe secila u mbyll ne dhomen e vet se bashku me bodiguardet,…te cilet jua siguron Zholefina e Pashukut,..Zholefina ma qe osht banum Viagra e Saliut

  3. arta says:

    po lajnë paratë familja Berisha me Henri Cili…s’do mënd kjo punë, bën muuuuu….

    1. metodistja says:

      Kjo eshte e tera.
      Dhe meqe gjithe parate e fondacionit kane shkuar ne destinacion, ka marre leke borxh per botimin e librit (qe me siguri do djegin te gjitha kopjet dhe do thone u shiten te gjitha)

    2. dursaku vjeter says:

      shume te sakta ato qe shkruan autori!

  4. taku says:

    Po e shtoj e edhe une 1 – ‘Shkaterrimi I sistemit te vlerave’ gje qe e ka bere me se miri me lukunine e maskarenjve qe ka ushqyer e shtuar si fara e keqe.

  5. Tom Fin says:

    Ku e ke lene:
    Metodiken si vriten gjykatesit dhe deputetet.
    Metodiken e perçarjes kombetare.
    Metodiken e rruges per gjueti
    Metodiken e shitjes se territorit Shqiptar.
    Metodiken e vrasjes se bashkepuntorve te tij ne Shkoder me 1991 etj,etj…

  6. E verteta says:

    Ik mbushe moj shtrige e mos dil me ne TV se na hape barkun,rrace e ndyre fytyre e neveritshme.

  7. TAIPI says:

    -Metodiken e shkaterrimit te zones se bregdetit nga Saranda ne Shengjin.
    -Metodiken si te vish nga pyjet dhe shpellat e Viçidolit dhe te behesh pronari me i madh i bregdetit te jugut.

  8. pellazg 100% says:

    Keto metodika do te studiohen ne Serbi, sepse ne Shqiperi nuk ka per ti lexuar njeri. Si nuk e kuptojne qe duhet te rrine urte dhe te ulin koken ne nje pendim te thelle ndaj Shqiptareve dhe ndaj Zotit. Keshtu thjeshte se behen me te urryer per popullin, por sic duket kjo urrejtje u jep kenaqesi!!!!

  9. plaku dhe deti says:

    po Abetarja kinezçe e Saliut per çerdhet kur do dali?

  10. lakuriq me duar në xhepa says:

    “Hidhuni përpjetë” të gjithë…Berishajt po bëjnë “kokrën e qejfit” dhe po tallen akoma, me të gjithë neve…

  11. ILIRET says:

    Po pse mendoni se Sala me Lirine u martua me dashuri? Mendoni se Sala i propozoi Lirise: -Te dua, dhe dua te martohem me ty.
    Jo! Ishte UDB, qe e urdheroi Salen. Ti do te maresh per grua Sllobodanken (keshtu e ka patur emrin Liria), mbesen e zevendes drejtorit te UDB.
    Kur te hapen arkivat me Beograd, atehere do te jete c’do te jete. Shqiptaret do te mesojne se si jane drejtuar nga Serbia, keto 22 vjet.

  12. mali says:

    Liri Bershia,te shkruaj liber ne Shqiperi,eshte poshtrim qe me behet mua si shqiptare.
    Liri Berisha,mbesa e Drejtorit te UDB es ne Qeverin dhe ne Pushtetin e Titos.Familje lidhur dhe ne sherbim te udbes..Familje kunder shqiptareve gjate gjithe periudhave.
    Prinderit e saj,Rexhepi dhe Milica jo vetem te lidhur por ne sherbim te zbulimit jugosllav deri sa nderruan jete.Milica jo bashkpuntore e UDB-es por oficere e UDB es jugosllave.U martua me Rexhepin ne vitin 1946 dhe erdhi ne Shqiperi me detyra te UDB es duke qene oficere ne sherbim te zbulimit jugosllav ne Drejtorine zbulimit qe vepronte kunder Shqiperise.
    Rexhepi,duke qene oficer per specializim ne vitin 1946 – 1947 ne Serbice,i derguar nga shteti komuniste i E.Hoxhes si oficer i xhenjos i dale nga lufta.
    Rexhepi,u studjua nga UDB a u mbajte atje ne Serbice mbas kthimit te grpupit ne Shqiperi edhe nje vite me pase.
    U vu ne sherbim te UDB-es u martua me Milicen dhe u kthye ne vitin 1948 ne Shqiperi.
    Milica,punoi ne aeroportin e Rinasit ne shoqerine ajrore Tanjug dhe me vone sekretare ne legates jugosllave deri ne vitin 1956- 1957 kohe qe i shoqi Rexhepi u perjashtua nga Partia e Punes dhe u lirua nga ushtria si
    pjesemarres dhe organizatore i Konferences se Tirnes.Konference e organizuar per tu deshtuar nga Legata jugosllave ne Tirane.
    Mbas viteve 1960 MILICA,eshte vene ne sherbim te zbulimit shqiptare,duke cfrytezuar lidhjet me interes qe kishte ne Jugosllavi dhe kryesishte lidhjet e aferta familjare qe kishte ne Qeverin e Titos ne Beograde.Luajti rol te dyfishte,kete rol e ka luajtuar edhe REXHEPI SI BASHKPUNTORE,I sigurimit te shetit.Rexhepi,ne lagjen nr. Rrguga Mine Peza.blloku perballe Politeknikumit e njifnim te gjithe Rexhepi spiun…
    Si bashkpuntore te sigurimit Milica dhe Rexhepi,rregulluan te tre femijet ne shkolle larte ne Universitete te Shqiperise. Liria ne vitet 1968-1970 mori burese per ne fakultetin e mjekesise.
    Bursen e mori ne vitet 1968- 1970 kohe qe tezja e saj pregatitej nga UDB qe te vinte si vizitore ne Shqiperi dhe intersat e zbulimit shqiptare ishin te medha se futej ne loje me zbulimin jugosllav.
    Kam parasysh prononcimin publik te Nexhmije Hoxhes,se per Sali Berishen kishim nje dosje qe vjerra e tij Milica Rama ishte oficere e UDB-es.Por ki parasysh se ky informacion ishte i kohes se Enver Hoxhes.informacion katerciperishte i vertetuar.
    Cfare duhet te pres une si shqiptare i ndershem sot nga Liri Berisha dhe femijet e saj.
    Cila ka qene veprimtaria e saj mbas kesaj periudhe.Cila ka qene martesa me SB,kush nderhyri dhe si eshte bere njohja dhe cila ka qene veprimtaria e saj dhe SB gjate kesaj periudhe ne deme te R.Shqiperise dhe ne favor te zbulimit jogosllav une jam njohur nga shkrimet dhe informacionet shume te sakta dhe katerciperishte te vertetura te shkrimtarit dhe publicistit Bedri Islami.Besoj si une jane njohur edhe shqiptaret per veprimatraine antishqiptasre te te SB dhe Liri Beruishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje