Periudha e qetë mes shpalljes së luftës në shtator 1939 dhe blicit të nazistëve në Belgjikë e Francë në maj 1940, quhet shpesh herë “Lufta e rremë”. Që kur Rusia ka pushtuar dhe aneksuar Krimenë, si dhe ka nisur të grumbullojë trupa dhe armë në kufirin tonë lindor, ne në Ukrainë kemi jetuar në një “paqe të rremë”.
Megjithatë, nuk ka asgjë të rremë në përpjekjet që po bëjmë ne ukrainasit për të mbrojtur vendin dhe demokracinë tonë. Të rinjtë dhe të rejat tona po dalin vullnetarë për shërbim ushtarak, si kurrë më parë. Qeveria jonë ka negociuar një marrëveshje huaje me FMN-në, që do të na japë disa prej mjeteve që na nevojiten për të vënë rregull, financiarisht dhe ekonomikisht. Kjo marrëveshje do të na imponojë edhe një dhimbje të vërtetë ekonomike, por ukrainasit janë të gatshëm të paguajnë cmimin, me qëllim që të ruajnë pavarësinë e tyre.
Pas një periudhe neglizhimi, një periudhe kur ne – ashtu si pjesa tjetër e Europës – besonim se kufijtë e kontinentit nuk do të ndryshoheshin më kurrë me forcë, ne po shtojmë edhe shpenzimet për mbrojtjen, pavarësisht gjendjes së vështirë të ekonomisë sonë. Nuk do të ketë më dorëzim të territorit sovran të Ukrainës. Asnjë centimetër.
Më e rëndësishmja, pavarësisht grumbullimit të ushtrisë ruse kundër nesh, ne do të zhvillojmë një fushatë elektorale. Muajin që vjen, qytetarët e Ukrainës do të zgjedhin lirisht një president të ri – kundërpërgjigja më e mirë e mundshme ndaj propagandës ruse, sipas të cilës ne kemi dështuar me demokracinë.
E megjithatë, teksa ukrainasit punojnë për të rindërtuar vendin tonë pas sundimit predator të Viktor Janukovicit, ne përballemi me një rrezk të ri, në formën e “ofensivës së paqes” – ai lloj i vjetër i diplomacisë sovjetike, i projektuar për të zbutur vendosmërinë e Perëndimit. Telefonata e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin për atë amerikan, Barak Obama për të rinisur bisedimet diplomatike, e pasuar nga një dokument i sovjetikëve ku sugjerojnë se si mund të zgjidhet një krizë që ata vetë e shkaktuan, është në fakt një ofensivë paqeje por që në fakt është edhe një ofensivë ndaj paqes.
Basti i Putinit të ngjan me konferencën famëkeqe të Jaltës në vitin 1945, ku Jozef Stalini bëri Uinston Cërcillin dhe Frenklin Ruzvelltin bashkëfajtorë në një ndarje të Europës, që skllavëroi gjysmën e kontinentit për pothuajse një gjysmë shekulli. Sot, Putini po përpiqet të bëjë perëndimin bashkëfajtor në shpërbërjen e Ukrainës, duke negociuar një kushtetutë federale të projektuar nga Kremlini, e cila do të krijonte shumë Krime – copëza të vogla që Rusia do të mund t’i gëlltiste më me lehtësin më vonë.
Sigurisht, federalizmi tingëllon si gjë e mirë. Shpërndarja e pushtetit politik më pranë njerëzve është gjithmonë joshëse, dhe zakonisht efektive. Por Putini nuk ka në mendje mirëqenien e demokracisë ukrainase. Për të, një sistem federal është një mënyrë për shprehjen e ligësisë politike të Kremlinit, me qëllimin final aneksimin e rajoneve lindorë dhe jugorë të Ukrainës në Federatën Ruse. Sic thoshte Klausevici, federalizmi është aneksim me mjete të tjerë.
Mjafton të shohësh propozimin e Rusisë: njësitë e reja federale të Ukrainës do të kishin një zë të fuqishëm për “drejtimin e politikës së jashtme të Ukrainës”. Ky kusht do i lejonte Putinit që të përpiqej të manipulonte rajonet rusisht-folës të Rusisë, që të vinin veton ndaj të ardhmes europiane të vendit.
Struktura kushtetuese e Ukrainës duhet të vendoset nga vetë ukrainasit. Rusia nuk mund të vendosë – as edhe vendet e tjerë, sado që të kenë dëshirë të ndihmojnë. Ukraina nuk është Bosnja, ku kushtetuta doli prej bisedimeve të paqes, që i dhanë fund viteve të tërë gjakderdhje, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Nuk është as Kosova, e cila u bë e pavarur në të njëjtën kohë që po krijoheshin strukturat e saj qeveritare. Ukraina është një shtet sovran, i njohur si i tillë nga e gjithë bota, përfshirë Rusinë.
Të pranosh gjoja federalizmin e Putinit, do të thotë të pranosh gënjeshtrat që Kremlini ka thënë për qeverinë e përkohshme të Ukrainës, si dhe gratë dhe burrat e guximshëm që rrëzuan Janukovicin. Njerëzit e Putinit pretendojnë se rusishtfolësit në Ukrainë janë të rrezikuar, por nuk kanë në gjendje të përmendin as edhe një shembull persekutimi. Asnjë refugjat rusisht-folës nga Ukraina lindore dhe Krimea nuk është larguar në drejtim të Rusisë, dhe asnjë rusisht-folës nuk ka kërkuar strehim politik jashtë vendit.
Arsyeja është e thjeshtë: nuk ka shtypje të rusisht-folësve në Ukrainë, dhe nuk ka patur asnjëherë. Qeveria e Ukrainës në kohën e Janukovicit ka qenë e paaftë, e korruptuar, mashtruese. Por ai ishte një shtypës i shanseve të barabartë.
Nëse nuk ka shtypje të rusisht-folësve në Ukrainë, atëherë nuk ka arsye të ndryshohet struktura politike e vendit. Atëherë, a duhet të detyrohet Ukraina që të krijojë një rend të ri kushtetues, të bazuar mbi Gënjeshtrën e Madhe? Ajo që na nevojitet është një qeveri kompetente, eficiente dhe jo e korruptuar. Dhe me ndihmën dhe asistencën teknike të Europës, ne do ta krijojmë.
Dëshira e diplomatëve për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën e Ukrainës është e kuptueshme. Por kushtet që kërkon Rusia, nëse pranohen prej Perëndimit, do të dëmtonin rëndë sovranitetin e Ukrainës. Madje, pranimi i kushteve të Rusisë do të ishte ratifikim i idesë që vendet e fuqishëm mund të kanosin ata më pak të fuqishëm, deri në pikën e dorëzimit të pavarësisë së tyre.
Ne do të qëndrojmë përballë fuqisë që na kanoset – edhe vetëm, po të jetë e nevojshme. Refuzojmë të luajmë rolin e viktimës së pashpresë në librat e historisë që do të shkruhen në të ardhmen.
Përgatiti: E.Gjini-bota.al
Nuk kam asnje simpati per Putinin,por kjo Timoshenkua eshte po aq hajdute sa Janukovic,ndofta edhe me keq.
Timoshenko eshte njeriu me i korruptuar ne Ukraine. E kane provuar dhe eshte karte e djegur keqas. Do kishte me teper mundesi te kthehej Sala ne pushtet ketu tek ne sesa kjo te ri-kthehej presidente ne Ukraine.
Sa per artikullin as ja vlen ti hysh. Flet per Kushtetuten e Ukraines qe nuk lejoka kete e ate…mos more.
Po me kushtetuten e Serbise, Kosova eshte ende pjese e saj, po kush po pyet se ? s’me duket se u shqetesuan shume kur e njohen si shtet!
Ky E. Gjini dhe TEMA bashkë me të , le të na përkthejë këtu edhe artikuj nga shtypi amerikan( USA) , që ngjarjet në Ukrainë i shohin me një optikë krejt tjetër nga super- hajdutja e popullit ukrainas, Julia Timoshenko!
Sa servilë të pështirë paskemi qenë?! Zëri ynë, përherë, ka qenë sipas oreksit të agait të radhës! Me tu neverit vetja !!
Super hajdute ordinere, por miliardere dhe “çuditërisht” e “përkëdhelura” e Perëndimit, Julia Timoshenko as që vlen të dëgjohet e lexohet…Populli ukrainas, shumë shpejt, bile që tani, po i ndjen “lezetin” kësaj hajduteje e bandës së saj, prandaj kanë filluar të ndodhin ato që shohim, në lindje të Ukrainës…
Si nuk ju vjen turp qe botoni nje artikull naziskin .Historia nuk do t’ju a fale .Turp faqa e zeze!
Fotografia eshte mare ne Teheran, ne Konferencen e 3 te medhejve, Roosevelt, Churchill dhe Stalin, Nentor 1943. Fotografi ka qene James Hudson qe ka sherbyer ne Shqiperi nga Prill 1944 deri ne Tetor 1944.
Interesante apo jo?
Shumë mirë që komentuesit e mësipërm kanë informacion të plotë mbi shkallën e korrupsionit të Timoshenkos, por çudia është se po të njëjtët komentues nuk kanë asnjë informacion apo nuk duan të hapin fare gojën lidhur me “sovranitetin e kufizuar” brezhnjevian që është rigjallëruar nga Putini. Eshtë si është Ukraina e sotme, i takon popullit të saj të vendosë. Asnjë dhe askush, për çdo lloj arsyeje, nuk mund të përligjë synimet e hapta rusomëdha për copëzimin dhe aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia e car Putinit.Ndryshe,me të njëjtën logjikë, duhet të pranojmë edhe aneksimin e Mitrovicës së Veriut nga Sërbia, aneksimin e të ashtuquajturit “Vorio Epir” nga Greqia,aneksimin e fshatrave të populluara nga popullsia maqedonfolëse prej Maqedonisë etj., etj.Duhet të pranojmë një Jaltë të re, një rishikim të kufijve në Europë. Ku çon kjo logjikë, të gjithë e dimë.
” Sovraniteti i kufizuar brezhnjevjan” !!
Ky Princi, sa mirë e mban mend retorikën e sh. Enver! Unë e paçë harruar fare….
Kur mund të bëhet mbret ky princ?!
AP a mos do të thotë : Anëtar Partie? I dashur AP, ju mund të keni haruar mjaft apo të jeni me alzaimer. Ky është problemi juaj.Mua thjesht më vjen keq.Agresioni sovjetik ndaj Cekosllovakisë në vitin 1968 u krye duke u përligjur me këtë “doktrinë”, dmth “sovraniteti i kufizuar”. Ky agresion i njohur botërisht si i tillë nuk është një sajesë e diktatorit tonë. Ai ka mjaft gjynahe dhe i mjaftojnë ato që i rëndojnë mbi shpirt atje ku është në ferr. Ndoshta ju keni qenë foshnjë në atë kohë, por që të mbeteni foshnjë edhe pas kaq dhjetravjeçarësh, këtë e kam të vështirë ta klasifikoj. Gjumin e ëmbël AP i dashur, nina nana…