Për duart e fshehta të çekiçit të drejtësisë

6 Prill 2014, 15:38Blog TEMA

Nga Dedë Shkurti

 

Herë pas here opininioni publik bombardohet me ciklikat e Kronikave të Zeza të lidhura fatalisht me skandalet e Togave të Zeza.

E radhës qe ajo e eleminimit të “të fortit” të pellgut krommbajtës të “liruar” së fundi nga burgu me vendimin e një Trupi Gjykues në përbërje të të cilit ishte edhe gjyqatarja, Fatmira Hajdari.

Emri i Fatmira Hajdarit është lakuar jo pak duke filluar që nga “dhurimi” si mbajtëse e Çekiçit të drejtësisë, “e përzgjedhur” për ta anuar “peshoren”, për llogari dhe interesa të ish pushtetit, e deri tek tramte të rëndomta avokatësh –sekserë dhe gjyqtarësh në nevojë për t’u pasuruar me fatkeqsitë e të pandehurve.

Turp i madh, “Mega Marre”, për të gjithë pa përjashtim, që merren me zonjën e nderuar Fatmira Hajdari; për ata që janë marrë me “të mirë”, duke filluar nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tek bashkëluftëtarërt e të ndriturit bashkëshort i saj, tek soditësit-hijena , kundërshtarë të asaj dhe bashkëshortit të saj, e deri tek langojtë e mediave, analistë e politografë, që e zgjedhin atë si kryefjalë e kundrinor të strumbullarit të drejtësisë skandaloze shqiptare.

Azemi i vogël, Hajdari, s’i ka mbushur ende 15 vjeç. Ai nuk e ka njohur kurrë Azemin e Madh, babain e tij, Heroin e Demokracisë që e kanë vrarë në mënyrë makabre, kur ai sapo ishte ngjizur në bark të nënës së tij. Ende i vogël ai nuk kupton gjë nga ky Safar Politik alla shqiptar, ku brenda ditës të bëjnë hero dhe viktimë, të bëjnë prokuror dhe njëkohësisht të pandehur, të bëjnë kryepolic dhe kryemafioz, të bëjmë kryeopozitar dhe kryespiun të shërbimeve të huaja inteligjente.

Zonja e nderuar, Fatmira Hajdari, është njëra nga gratë shqiptare , fatbardhë dhe fatzezë njëkohësisht, me një formim mesatar dhe edukim universitar në drejtësi. Ia kanë vrarë burrin në lulen e rinisë , në pragun e konsolidimit dhe të lumturisë familjare duke ia nxirë përfundimisht e në mënyrë të pakthyeshme jetën e saj!

Një mjedis shoqëror i egër dhe një Estabilishment tejet katil, në pamundësi e më shumë në padëshirë për t’i kthyer Familjes, Hajdari një qetësi e jetesë normale, pa andralla të tjera, i ngjeshin Fatmirës, “Togën e Zezë “ të gjyqtares. Këta pilatë të zinj lanë duartë dhe e hoqën qafe, për t’ua lënë nëpër këmbë e nëpër dhëmbë, egërsirave të tjera të politikës, “ shoqërisë civile”, “trusteve kriminale mediatike”.

Fatmira Hajdari, nuk është shëmbëlltyra e Gonxhe Bojaxhiut, Indira Gandit, Margaret Theçerit apo, princesha Diana. Për më shumë se 15 vjet në sirtarët e Drejtësisë qëndron dosja e vrasjes së bashkëshortit të saj që kundërmon nga padrejtësia.

A mund të ketë në Botë një grua në gjendjen e saj që të japë drejtësi për të tjerët kur mbi kurrizin e saj kryesisht, të fëmijëve dhe familiarëve të saj , rëndon një mal padrejtësie?!

Këtë e kanë ditur dhe llogaritur mirë vendimmarrësit, “të përgjëruarit” për Azemin. Ata e kanë përdorur kriminalisht këtë Zonjë fatkeqe dhe krejtësisht të pafajshme!

Dikush mund të dërdëllisë: se përse nuk e refuzoi detyrën kjo krijesë e dobët?!

Harrojnë ata se si sillen Kapot, me homologet e saj, (Silvia Kontet”?!

Si nuk u gjet një pozicion tjetër në këtë Piramidë shteti, e pushteti qe e nderuara, Zonja Hajdari, të ushtronte specialitetin e saj dhe të merrte një rrogë dinjitoze që të siguronte, pa andralla, jetën e familjes Hajdari!

Ajo duhet ta kishte, përjetësisht, Mandatin e Deputetes, të trashëguar pa asnjë kontestim nga Azem Hajdari. Listimi i koketave të radhës e turpëron Partinë Demokratike dhe nxjerr në dritë të diellit dyfytyrësinë e Liderëve të saj.

Fatmira Hajdari punon si gjyqtare në pamundësi absolute e objektive të përmbushjes së Betimit të saj për të dhënë drejtësi, dhe për këtë nuk ka qenë e nevojshme ndonjë deklaratë e nënshkruar nga ajo vetë.

Të gjithë ata që i “kanë bërë nder” asaj duke e emëruar gjyqtare kanë bërë një krim, por, në këtë Shqipëri Politike absurde, Institucionet “kolegjiale” mund të marrin edhe vendime kriminale, sepse në kubikët e kultivimit të juristëve dhe gjyqtarëve ata e kanë siguruar vazhdimsinë e pandëshkueshmërisë.

Çlirojeni këtë Zonjë të nderuar nga një Pozicion që s’mund t’i bëjë nder, me të cilin s’mund t’i bëjë prokopi të ndershme, që s’ka për ta lënë gjithë jetën pa vrarje ndërgjegje, e detyruar, pa vullnetin dhe, për rrjedhojë e pa fajin e saj!

23 komente në “Për duart e fshehta të çekiçit të drejtësisë”

  1. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Nese eshte “engjell”sikurse e paraqet rendomte artikull shkruesi zonjen Hadari,perse zojna Hajdari nuk jep dorheqje nga detyra e gjyqtares ne sherbim te mafjes sa korrruptive aq dhe kriminale te politikes shqiptare deri me sot,apo bej baba qe t’u ngjaje I thone kesaj abuzuese me ligjet e detyren qe ka?
    Dyert e shtypit dhe te Europes per denoncimin e njemije e nje krimeve basdarde me pushtet e prapaskene politike jane te hapura,perse nuk e merr mundimin kjo zonje te beje denoncimin ndaj cilido politikani qe fshihet pas pushteteve dhe parase se krim-korrupsionit-politik deri me sot,apo leket e pista nendore te trasheguara nga i shoqi dhe ajo,nuk ja rregullojne dot ndegjegjen nje pjelle qe vjen nga zgafellat e mofjes e errata komuniste dhe pjellave te saj?Turp,marri dhe krim sebashku.
    Te shruajshe eshte kulture,dije dhe profesjon,por te zhgarvitesh eshte jo vetem mekat por dhe bashkefajesi sebashku.

    1. adri says:

      Gjykata more zoteri sipershkruajtes nuk eshte shoqate bamiresie ku u ofrohet ndihme grave te veja, po eshte institucionei me i rendesishme i shtetit aty kun jepet dRejtesia. Dhe jane te apnumerta rastet ku kjo Gjyatre ka qene anetare e trupit gjykues ne ceshtjet e shumeperfolura te viteve te fundit.Dhe rastet e fundit jane me te fresketat si ai atij bisnesmenit te fierit dhe atij bisnesmenit te kromit.

      1. andi says:

        Artikull shkrusi ka shume te drejte por ku te cohet sot kjo “zonje” mbasi PD e shfrytzoi deri ne neveri, ja nxori bojen e aftesite. Kesaj gjygjtareje sot nuk munde ti ndihmosh asgja pervec ta emrosh Relatore ne gjygjin kunder Sali Berishes, atehere te shifet sa e ka kuptu ajo intrigen e Politikes se djeshme dhe sa do jete e predispozume te veje nderin e meriten e emrit te saj ne vendin e meritum.

  2. drita says:

    Po boll me me keto kinezerira. e me lejfener. Tu paska dhimbsur shumë znj.Hajdari per nje artikull qe paska pohuar nje te vertete. E tani sipas teje familja e deshmorit u dashka te vendose pa ligj po me maliq. Pak e rrespektoj ky popull duke bere gjyqtare pa një dite shkoll. Po fundja per interesa pazaresh e klanesh u vra, duke marre me vete shkatrrimin e shtetit nga bandit Salihi. Po pak e ka ky popull, pasi që kur eshte krijuar ka duruar i kerrusur ndyresira si puna e jote,nje servil deri ne ndotje e i peshtire. Po ska nevoj znj Hajdari ti mbrosh nderin ti o sahan lepires.Pret noj post nga saliu ne SHIK.
    Nëse ke pak njerzillek, mos ndot me shtypin, sidomos Temën

  3. feniks says:

    Nje shkrim i PASHEMBULLT ne kete gazete te nderuae!!
    Te guxosh sot e te mbrosh nje gjyqtare si Fatmira Hajdari,qe i ka sherbyer KRIMIT njelloj si i SHOQI SUPERKRIMINEL,eshte jo me pak se sa KRIM!!!
    Nuk e kuptoj se si moderatoret apo botuesi Baze ka pranuar,qe ne gazeten e tij,ku eshte DENONCUAR DREJTESIA JONE E KRIMIT,te justifikohet nje gjyqtare qe ka mbrojtur KRIMINELET e jo DREJTESINE E LIGJIT!!!
    Kjo KATILE duhet CUAR NE BURG PERJETE me aq krime sa ka bere!!!
    Fatmira Hajdari eshte PERFAQESUESE E KRIMIT SHTETEROR ne sherbim te Berishes!!!

  4. Fori Furka says:

    Na mbushe mendjen o Dede,i bejme thirrje atyre qe kane ofenduar bashkeshorten e “heroit” qe te kekojne nje falje te madhe. Ne te tilla raste populli thote : IK ORE PIRDHU !!!!

  5. Helen Vasiliu says:

    Zonja Hajdari ka qene pjese e nje Trupi Gjykues te perbere nga tre veta.
    E shumta ka nje pergjegjesi pjestuar per tre. Po sikur ajo te kete qene ne pakice.
    Keqardhje per ju, komentues qe merrni “drite” nga “Safari juaj politik”
    megjiate nuk do t’u uroja t’u binte mbi koke ajo qe ka provuar ajo zonje shume e nderuar.
    Urrejtja dhe egersia ne kete veng ka rrenje. Ne vend qe te mereni me autoret, kapot, Presidentin, ish presidentin, ish kryeminisrin, u lepini bythet se keni interesa dhe insinuoni nje zonje.

    1. zefi says:

      Ku jane marre vendime KRIMINALE aty ka hedhur firmen edhe Fatmira Hajdari!!!
      Gjyqtare si kjo dhe te tjeret kane bere qe drejtesia shqiptare te MOS JETE DREJTESI,POR PADREJTESI!!!
      Te mos mburret kjo gjyqtare me burrin e saj,se nje KRIMINEL ME DAMKE ka qene dhe si KRIMINEL U VRA NGA PADRONI I TIJ,qe sot derdh LOTE KROKODILI PER ATE!!!

  6. Ladi says:

    Lexojeni me mendje te hapur, o njerez te ndershem..

  7. sali trapi says:

    Ky Dede Shkurti,qenka me i rrjedhur se Sali Berisha,ja fut kot,do jete i pire,i dehur,mos ja vini re!

  8. Fillim says:

    Ded Shkurti perpiqet te justifikoje Fatmira Hajdarin se ne ate vend e paska cuar Berisha dhe e perdorka per interesa te veta. Kjo eshte e vertete pasi vertetohet me dhjetra gjyqe politike te orkestruara nga Berisha kur kjo zonje ka qene percaktuese ne interes te mafies politike dhe kriminale te drejtuar nga Sali Berisha me i keqi udheheqes i Shqiperise pas Enver Hoxhes.
    Por Deda me mendejshkurtesi justifikon nje zonje qe nuk eshte se jetoi me nje qelibar si Azem Hajdari, i cili ka vlera ne momente te caktuara por dihen dhe krimet e pafund te ketij heroi dhe ato nuk munde te fshihen. Zonja Hajdari e ka kerkuar vete ate vend dhe ka ecur ne karriere duke bere krime ne drejtesi duke e njollose drejtesine shqiptare me precedente te denueshem. Lidhni nje pension 3000 eurosh zonjes por jo te marre ne qafe njerez te ndershem, te leshoje kriminele te rrezikshem qe sjedhin fatkeqesi ne familjet e varfera shqiptare.
    Shoqeruesi i Gjin Nikes qe u vra ka lene tre femije dhe ishte nje qytetar shume i mire, po per ata femije a ndjen dhimbje Fatmira qe vete po rrit jetima. Me nje nivel medioker merr 200 vendime penale ne vit, mendoni sa dem i ben ketij vendi.
    Nese zonja eshte e ndershme ajo duhet te largohet dhe ne te kundert Bujar Kapterri duhet ta largoje ate dhe dy koleget e saj si nje turp per drejtesine. Poshte te korruptuarit. Rrofte Drejtesia. Pa ike nga politika Berisha ky vend nuk ecen perpara ai eshte fatkeqesia e 21 viteve te Shqiperise..

  9. Treviso says:

    Autori i shkrimit e fut zonjen Fatmira ne rrangun e te miturve. Zonja Fatmira i ka kaluar te 18-t dhe eshte ne gjendje te vendose per jeten dhe rrugen qe duhet te ndjeke. Autori po te flase per Azemin e vogel, do ti jepja te drejte. Nuk dua te flas se kush ishte Azem Hajdari, por nuk e pranoj se zonja Fatmira eshte viktime e politikes. Ajo ka bere gabim me dashje, duke shitur gjakun e te shoqit dhe duke i sherbyer vrasesit. Kur kjo zonje i sherben vrasesit te Azemit,nuk do me ditur me per te tjeret.
    Zonja Fatmira Hajdari, sikur te beje dorheqje nga gjykata dhe sikur te kerkoje falje per gabimet me dashje, ne punen e saje, nuk ka zot qe ta fale. Autori jo pa qellim kerkon t’ja lehtoje fajet zonjes Hajdari, por lodhet kot. Nata eshte nate dhe nuk behet kurre dite, dhe zonja Fatmira eshte perfshire ne kete erresire te nates se dimrit, dhe jo nates se veres.

  10. dp says:

    O Dede,nderroje mbiemrin se jemi ne prill.

  11. baffo says:

    per cfare nderi flisni per ate te familjes apo ate te partise

  12. Chuck says:

    Dede Shkurti????
    po beni shaka, apo jo?!?!?!

  13. Kritiku says:

    Nje shkrim sa dashakeqes aq edhe idiot. Eshte dashakeqes sepse kerkon te mbuloje te verteten e kesaj familje Hajdari duke na e shfaqur kriminelin si nje engjell. Nuk ka faj katundarja(zonje nuk mund ti thuhet) Hajdari sepse na qenkerka e detyruar te zbatoje urdherat e tutoreve te saj, vetem per hir te femijeve?! Azem Hajdari ishte nje rrugaç i klasit te pare dhe mori ate qe ai e kerkonte prej kohesh. Ai vrau dhe u vra! Azemi nuk eshte deshmor i demokracise sepse as njera dhe as tjetra nuk eshte e vertete. Nuk eshte e vertete qe ai u vra per Demokraci dhe nuk eshte e vertete qe ne Shqiperi ka patur ndonjehere Demokraci.
    Mos na hapni barkun me te tilla shkrime idioteske, o Tema!

  14. Pak rendesi ka says:

    Te ‘nderuar’ komentues, me vjen mire qe lexoni por qe te jeni lexues te mire duhet te shkoni pertej asaj qe kapet me nje te lexuar. Per mua eshte nje menyre eufemistike e te shkruarit.Autori i ketij artikulli nuk eshte nga ata naivet qe shkruan kuturu,eshte nje shkrimi ambigue!
    Duke ju falenderua,
    Me respekt!

  15. xhim says:

    Ku jemi katandisur.Justifikojme padrejtesine me pazotesine.Deri kur mund te vazhdojme keshtu????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. Aleksandër Matrënga says:

    Nuk e di se çfare llogjike mund te kete ne kete shkrim.Burrin e saj e vrane ata qe e qajne sot me te madhe ,sepse vrasin naten dhe qajne diten ,ata qajne jo per azemin,por per interesat e tyre,se eshte gruaja e tij nuk mund te falet qe te punoje ne nje sektor qe nuk e bene dot,pra nuk dallon dot drejtesin nga padrejtesia.Njeriu i paafte nuk mund te kete kurre integritet.Rastet e fundit nuk kane asnje justifikim çfardo perpjekjesh qe te behen per ta mbuluar ate.Edhe per nje fakt tjeter:Sistemi jon gjyqesor eshte i kriminalizuar deri ne palc dhe kjo zonje eshte shembelltyra e ketij sistemi.Mendoni,nje drogaxhi denohet me shume se trafikantet e droges,nje vjedhes i rendomt denohet 5 vjet burg ndersa kriminelet nuk denohen Pse? Sepse paguajne prokuroret,avokatet dhe gjyqetaret.Drejtesi eshte kjo?Artikullshkrusi ka vetem nje te drejte,sepse ajo zonje ka me vete edhe dy kolege qe jane vendimmarres si ajo,por ata nuk permenden fare.Faji eshte i te gjithe trupit gjykues.edhe ata kane po te njejten pergjegjesi kane.Ketu ka te drejte autori shkrimit ,flitet per zonjen ne fjale dhe nuk flitet per trupin gjykues.

  17. kitiduda says:

    Medoj se ,artikullshruesi ,ka prdorur ironine dri ne sarkazem ,ndaj zonjes Hajdari .Nuk ka mllef me te madh ndaj saj ,kure justifikon ,cdo veprim apo gjendje te zonjes Hajdari . Po te lexohet me me vemendje ,z. Hajdari del ashtu sic eshte dhe ashtu sic e njohim te githe ne . Po ,ka te drejte ,r thote se ajo me ate nivel intelekti dhe me ate formim teorik qe ka (mos te harrojme se cfar shkolle ka bere k e k bere !!!) nuk duhet te ishte juriste.Per respekt “te burrit “te sj ,ka vend ne administrat plot ,poooor do pyesni ju ,:po do kshte kaq leke neper duar sa ka sot [email protected]? Kete e di vet Fatmira ,ashtu sic e dine te gjithe gjyqtare e tjre ,se nje “pune ” bejne tgjihe ,ne gjyqfiton ai qe paguan me shume e jo ush ka te drejte. Kete ka bere edhe kjo zonje gjate gjithe kohes.

  18. Delli USA says:

    Keshtu eshte kur I mer nga dhite dhe I ben zabit,cfar te mbjellesh do korresh,berishizmi do kohe te shkulet.

  19. Arben says:

    KJO ZONJA MENDON SE KA TE DREJTE MORALE QE MERITAT QE KISHTE I SHOQI I SAJ I NDJERI AZEM HAJDARI, I TAKON KESAJ TI PERKTHEJE NE PARA.

    ESHTE NJE HAJDUTE ORDINERE DHE E KA VENDIN NE BURG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje