Nga Isabelle Le Page
Autokrat apo hero i kombit? Një gjë është e sigurt, Viktor Orban , i cili do të jetë edhe për katër vite në krye të Hungarisë, sipas rezultateve të zgjedhjeve, ka drejtuar vendin me një dorë të hekurt që prej vitit 2010 dhe e ka polarizuar rreth vetes së tij. Kryeministri konservator dhe populist, 50 vjeç, ka monopolizuar pothuajse i vetëm skenën politike të Hungarisë, ish vend i bllokut komunist, anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 2004.
Asnjë kundërshtar nuk është në gjendje ta largojë nga ”froni”, as brenda partisë së tij, as në opozitë, ”Mbreti Viktor”, siç e cilëson së fundi gazeta austriake ”Falter” në një artikull të saj.
”Me një karizëm të vendosur, nxjerrë në pah nga kundërshtarët e tij të së majtës, Orban është kryesisht ”një kafshë e vërtetë politike”, nuk pranon as dështimin, as kontestimin”, nënvizon Laszlo Lengyel, politolog në Institutin e studimit financiar dhe politik në Budapest.
Viktor Orban, ish-disident liberal antikomunist, u bë i njohur me fjalimet e tij armiqësore me pushtetin në Sheshin e heronjve të Budapestit në fund të viteve 80, pak para rrëzimit të regjimit.
Ai ishte një prej 37 studentëve dhe intelektualëve që themeluan Fidesz në vitin 1988. Orban mori presidencën në vitin 1993 dhe që prej asaj kohe ai ka mbajtur kontrolin e partisë së tij me një rreth të ngushtë miqsh.
Këto katër vitet e fundit, ai ka polarizuar shoqërinë si kurrë më parë që prej fundit të komunizmit duke reduktuar hapësirën për debate. Në sajë të më shumë se 850 ligjeve të miratuara pa debate me një maxhorancë prej dy të tretave në Parlament, partia e tij ka marrë kontrollin e të gjithë institucioneve dhe kundërpushteteve të vendit, si medias dhe drejtësisë, por gjithashtu dhe ekonomisë, bankës qendrore, madje dhe kulturës.
Kritikat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së apo dhe manifestimet e mëdha popullore në vitet 20011-2012 nuk e kanë penguar për të arritur qëllimet e tij.
Viktor Orban njihet gjithashtu dhe për pasionin e tij për futbollin, që ka sjellë dhe ndërtimin e stadiumeve këto vitet e fundit duke përfshirë dhe atë të ndërtuar në qytetin e vogël ku është rritur, Felcsut. Hungaria është kandidate për të pritur takimet e kampionatit të Europës në vitin 2020.
Po e zgjate me nje kufome infektohesh e behesh vete kufome o Orban , shikoni Putinin ose Berishen Viktor Hoti
Do jene bere tym pedet e EU. Po trimat e SHBA nuk do e kercenojne me dalje nga Nato. Se i rruhet shume Orbanit per Naton, e mban flamurin e Natos gjithmone ne tavoline si Sala ?
Pse e votuan?
Ka ulur taksat (kur i thonin se duhet ti ngrinte se do falimentonte)
Po njeh rritje ekonomike, kur e mori ne recension.
Po, ka ngritur taksat fuqishem per:
Bankat,
Shoqerite e Telekomunikacionit,
Firmat private te Energjise
Sa per autoritarizmin…ka me teper ndikim tek Gjysori Sala jone qe eshte ne opozite, se sa ky qe eshte ne pushtet tek gjyqsori vete.