Të rinj kudo, rini kurrëkund!

6 Prill 2014, 17:09Blog TEMA
Të rinj kudo, rini kurrëkund!

  Eljo Hyska 

Fatkeqësisht ne jemi rinia e vendit më  të varfër në  Evropë, të lindur nga prindër të rritur në një nga sistemet komuniste më të egra dhe me një brez të ndërmjetëm, produkt i një kaosi tranzicioni të tejzgjatur që ndërthuri degradimin e aq kulture sa mund të ishte ngritur me shthurjen e çdo vlere nën logon e modernizimit apo evropianizimit që pushtoi vendin tonë e ku në pak vite u shndërruan në njerez individualistë deri në keqbërje e ku po përsëri fatkeqësisht si për ironi, altruizmi shfaqej vetem ndërmjet këtyre njerëzve që pasi kapën pushtetin lejonin njëri-tjetrin të bënin atë çfare bënë nën moton ” kap ç’të kapësh” pa u ndjerë asnjë moment të rrezikuar nga ata që u bënë keq e që përsëri, fatkeqësisht, koha u dha të drejtë. Ata s’u rrezikuan.

Fatkeqësisht në historinë e vendit tonë ka vetem një ngjarje ku rinia bëri një revolucion paqësor, i cili rrëzoi sistemin komunist e më pas u tregua e pafuqishme nën thundrën e njeriut, i cili e përjashtoi një nga një atë rini nga pushteti e gjithnjë betohej në emër të asaj rinie ndërsa kjo rini heshti, në mos më keq, bashkëpunoi me të.

Përtej saj nuk kemi asnjë ngjarje ku rinia të ketë sjellë një revolucion ose më mirë akoma evolucion kulturor të këtij vendi. Nuk po flas për rininë e emancipuar ( te privilegjuar ) që ka pushtuar bllokun dhe rrugicën e Berishës  e deri tek Havana në Dhërmi, por për të gjithë ata që jetojnë në rrethe apo periferi të dënuar të pinë kafe pas kafeje, dozën e tyre të kotësise për të vrarë disa orë të ditës së radhës.

Disa shkëndija ndryshimi po shfaqen. Protesta për armët kimike, massive attack për korsitë e biçikletave në qytet, “Mbill pemën tënde” projekti i një të riu që po mbjell me qindra pemë në vend nëpërmjet një fushate sensibilizuese dhurimesh apo “ARA” që kujdeset për kafshet e pastrehuara dhe po rrit një ndjeshmëri ndaj tyre. Shumë të rinj po shkruajnë dhe po  ngrenë zërin për Keshillat Studentorë, duke u revoltuar ndaj padrejtësisë që sjell paaftësia e atyre që janë zgjedhur nëpërmjet nepotizmit. Disa vepra artistike të një stili krejt ndryshe po luhen në disa salla të ndryshme të Tiranës me një suport të Drejtorisë së Rinisë, por përsëri ato janë mjaft pak dhe prekin një rreth te vogël të një milion e pak të rinjve të këtij vendi.

Ajo që më bezdis deri në lodhje mendore është fakti që nuk imponohet një ndryshim mentaliteti si nevojë e rinisë për rininë, nga rinia për qeverinë por pritet të vijë vetëm nga qeveria si premtim elektoral. Nuk besoj se do vijë në këtë formë. Nuk besoj se mund të vijë pa dëshirën për të punuar e në mungesë të saj për t’u aktivizuar e sot aktivistët kanë larmishmëri zgjedhjeje që nga forumet politike e deri tek shoqatat e shumta të kauzave të ndryshme që veprojnë sot në Shqipëri. Mbase aktivizmi s’të ushqen,s’të vesh shik. Mbase nuk e mbush portofolin me para për të parë atë fishekzjarrin tek shampanja të shtunën mbrëma, por diçka më shume se kafologjia e jep. Ushqen muskulin tënd më të fortë, trurin dhe të jep eksperienca me rrethe shoqërore të ndryshme nga ato parazitaret, të cilat të rritin dhe plotësojnë si njeri.

Nëse nuk do ketë ndryshim me dëshirë nga vetëdija e nevojës për të qenë më mirë seç ne jemi, atëherë fatkeqësisht, kam frikë se do jemi një brez tjetër i rinisë së një vendi të varfër të Evropës, i cili kaloi në heshtje dhe pasivitet një dekadë e pak vite jetë për t’u shndërruar në prindërit e atyre me një I-Phone më tepër se ta në duar, pa mundur të përmisojnë atë vend për ta dhe për ata që do të lënë pas.

 

30 komente në “Të rinj kudo, rini kurrëkund!”

  1. endri says:

    te lumte theby eljo. futja nai vodka redbull ke raumi sot

    1. xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx says:

      Endri autori i shkrimit eshte i indoktrinuar nga familja. Sa keq!!!

      Shqiperine e shkaterroi para e pas 90-te edhe sot qe po flasim SEKTI I SIGURIMIT TE SHTETIT!!!

      1. uendi says:

        djali e mirekupton brezin e meparshem, djali ne shkrimet e tjera duhet te ofroj ide per ndryshimet qe duhet te vine ne kete brez, mos ta leri me kaq.

      1. pamela says:

        Nje shkrimi i cili ia vlene te lexohet, pasi trajton nje teme aktuale dhe te mire trajtuar.

        1. Flavia says:

          Nje shkrim sa i permbledhur aq edhe i detajuar. I fokusuar ne realitetin qe na shoqeroh dite pas dite. Nje teme qe te bene te reflektosh mbi perditshmerise e rinise.Me pak fjale Nëna ?

    2. kela says:

      nje artikull ku rina shqiptare duhet te gjej veten, personalisht mendoj se shume tte tjere duhet te marrin parasysh cdo fjale pasi ehste e veretet qe ne rini jemi e rini nuk po shohim. kujtdo qe nuk i pelqen nuk e sheh realitetin ne sy

    3. ona says:

      aq mbajme mend ne , mire e ka ky ate 90 e kaq. pse mos ngrihemi per gjera qe vertet ja vlejne po merremi me cikerrima. kafe kafe kafe e pastaj asgje normal qe sdoe ecim perpara me keto qe po bejme dhe per me teper sdim as cfare duam

    4. rea says:

      mire e ka ky po kujt tja themi, neve na jane bere vese kafja dhe jo teatri, dime vetem te terbohemi fundjavave dhe te rrime pushim gjithe javes e pastaj jemi te varfer, kemi te varfer e vertet por me shume nga mendja jo nga ushqimi

    5. Keti says:

      Në vend që të lexoni artikullin i cili bazohet në realitetin në të cilinë po jetojmë ,shkruani komente ordinere dhe palidhje

  2. SA says:

    Me pjesen se ju jeni nje brez i rritur kuturu pa kultur pa edukat pa qellime dhe objektiva jam dakort por per ne nuk mund ti thuash keto.esht e vertet qe ne u rritem ne nje sistem socialist monist por ne nuk eshte se u rritem dhe u edukuam pa nje qellim per jeten.U munduam qe me mundesite tona modeste te benim nje jete modeste pa keto probleme qe sot po e masakrojne shoqerine si droga,prostitucioni,kriminaliteti etj

  3. feniks says:

    Pershendetje,Eljo!
    Ju brezi i ri,lindur pas 90-tes,keni prinderit tuaj,qe jetuan me PUNE TENDERSHME,ME ARSIM TE MJAFTUESHEM E TE LARTE,QE NDERTUAN ME QINDRA FABRIKA,UZINA E KOMBINATE,MINIERA,HIDROCENTRALE,BONIFIKUAN MIJRA HA TOKE,THANE KENETAT,ELEKTRIFIKUAN TE GJITHE VENDIN,NDERTUAN HEKURUDHA,FLOTEN DETARE TREGETARE,USHTRINE MODERNE,QE GARANTOI KUFIJTE E SHQIPERISE,CLIRUAN VENDIN KUNDER PUSHTUESVE NAZI-FASHISTE DUKE E RRESHTUAR SHQIPERINE NE KOALICIONIN BOTEROR FITUES TE LUFTES SE DYTE BOTERORE!!!
    Per 24 vjetet,pas 90-tes,o Elio,ky PALO SHTETI DEMOKRATIK qe u vendos,jo vetem nuk ndertoi gje,por i SHKATERROI TE GJITHA ATO,qe populli i ndertoi me DJERSE E MUND!!!
    Per me teper ky SISTEM KRIMINAL i grabiti pasurite kombetare per vete,duke e lene popullin ne MJERIM te plote!!!
    Ne se ne SOCIALIZEM pranohej LUFTA E KLASAVE kunder BASHKEPUNTOREVE Ballisto-Zogiste me pushtuesit dhe spiunet ne sherbim te agjenturave te huaja,ndersa sot LUFTA E KLASAVE ESHTE THELLUAR SHUME ME TEPER,se sot po nuk qe MILITANT I THEKUR i partise ne pushtet,jo vetem rri pa pune,por RRON SI QEN!!!
    Brezi i juaj,o Elio eshte i TRDHUR,qe ne lindje!!
    Ju jeni mashtruar me parullat FANTAZEM kunder Komunizmit,aq sa edhe te PERNDJEKURIT u zgjenjyen sa i vune flaken vetes!!!
    Ja pra bijte e ish komunisteve te NDERSHEM ne PS po i mbeshtesin kete shtrese ekonomikisht e moralisht,ndersa Berisha u tall me ata MIZORISHT!!!
    Harrojeni PERRALLEN ME ANTIKOMUNIZEM,o Elio,se kjo DEMOKRACIA E SOTME po ju GERRYEN TE SOTMEN E TE ARDHMEN TUAJ!!!
    Jeni BREZI ME I DESHTUAR I KOMBIT PER QINDRA VJET SHTET,ndaj gjejeni rrugen e jetes larg PROFKAVE DEMAGOGJIKE ANTI KOMUNISTE!!!

  4. futja kot says:

    dua te di a ka “intelektual prodhimi” dhe ku punojne si:
    -inxh. mekanik, inxh.kimist,inxh.hidraulik, inxh.teknolog, inxh.minierash, inxh nafte,institucion [rpjektimi etj, etj cfar behet ka vetem jurista.
    Nuk ka ku puojne, shum keq minierat dhe naften po e shfrytezojne dhe shkaterojne analfabetet.

  5. Sila says:

    Shume i dobet aerikulli. Te vjen keq qe nje i ri te jete kaq i ceket. Dhe qe quan ndrzshim manipulimin qe i behet rinise nepermjet armeve kimike, kafsheve apo bicikleta. Sikur te kishim Rininqe te ishte afte te cmontonte arme kimike do na kishin yiöi. Dhe ne kohen e Hoxhes ishteTe rinjte ne moshe te ketij ne Bosnje luftonin para 15 vitesh. Madje dhe ne Kosove. Kjo rini duhet se pari te punoje shume dhe te mesoje. Ti kerkoje llogari qeverise qe te krijoje reforma, edhe pse qeveriae di qe eka te veshtire se gjendja eshte evveshtire. Ti kerkojje llogari Qeverise sesi harxhohen fondrt, dhe kush i merr fondet per Rinine ne ministri. Leri kafshet dhe bicikletat. Duhet te sillet Evropa ne Shqiperi enpermjet punes dhe tregut. Jo me Qen e mace.

    1. Franci says:

      Kjo është pjesa më e goditur e artikullit po nuk mësum të mbrojmë ambientin ,të protestojm për atë çka nuk na duket e drejt nuk ka se si të vi Evropa .Shyqyr ekzistojn të rinj që po e kuptojn këtë gjë dhe po bëjn dhe të tjerët të ndërgjegjësohen

    2. Ela says:

      Vlen cdo gje qe ke thene Eljo! Bravo! Cdo gje qe ke shprehur,ka qene e vertete!

  6. Rinia says:

    Meso ti vesh ndonje pike fjalive te tejzgjatura se na more mendte.

  7. Akullthyesi says:

    U nisa te lexoja ndonje artikull interesant, perfundova duke lexuar nje artikull per t’u dukur pak ndryshe nga te rinjte e tjere.

    Gjithsesi, sic ta thane, ik futi nai alkol nga raumi se e bere punen per kete muaj.

  8. EURO MALOKU says:

    ELIO,
    Ende ju dhe ca te tjere nuk doni te kuptoni se çfare eshte kapitalizmi!
    JA…PRA…KY ESHTE..MOS KERKONI QIQRA NE HELL !
    Ti dhe ARGITA do te jeni vite drite larg….
    Natyrisht me vjen keq,por ne prinderit ja u plotesuam deshiren!!!

  9. arben says:

    Z.ELIO gezohem qe nje i ri i NJESISE 5 shkruan kaq bukur,por nderkohe doja te dija se sa te rinj nga organizata juaj jane rregull ne pune dhe nuk po ju pyes per njerezit e pa organizuar.FLM

  10. fiancasot says:

    Te emacipuar me deshe me thene si karagjozet dhe pesueointelekualistat e perndimit. Kirijoni kulturen tuaj dhe boll kopjuat se jemi bere si lolot e evropes kudo injorant/kuva dhe debila pseudeointelektuale qe po shkojn per l.

  11. fiancasot says:

    Shqiprisie nuke i duhen socjalistet evrpjane apo amerikane liberal psikopat/idojota qe po falimentojne kur vendet botes po ngrihen.Leni problemet idjote dhe merruni me ekonomine sic po merren gjithe vendet o boetes se ajo eshte e ardhmja e jo traplliqe e karagjozlliqe te rinise perendimore. Si rini ne nuk duam me shume se pune a e shihni rinin si sillet verdalle? Ate shihni leni idjotlliqet.

  12. Lumturi Bici says:

    ti qe e kupton situaten ne te cilen ndodhet rinia e sotme e ketij vendi pse s’e sensibilizon ne menyre konkrete se c’duhet te bej kjo rini ..?Kapu me zgjidhjen dhe jo me problemin!

  13. nina says:

    Elio, te pergezoj per kete shkrim aktual ne gazeten Tema, te rinjte ashtu si edhe ti mendon, duhet qe te kerkojne nga vehtja , nga shoqeria, te shkeputen nga jeta parazitare e kafeneve.Besoj dhe shpresoj qe tani te rinjte po i kthehen jetes normale, leximit, gjithsesi aktiviteteve qe ju sherbejne ne formimin tuaj , krijimit te organizmave edhe vullnetare qe luftojne plaget e shoqerise qe tashme te gjithe i njohim te uroj suksese per mendimet e qarta qe ke, cdo fillim quhet gjysma e punes!!!

  14. Chuck says:

    Po komentoj per here te fundit, nuk e kuptoj pse i ndaloni komentet edhe kur nuk kane fjale fyese????
    Ti more djale…..Vertop->Polican->Berat->Tirane…..+Dulak dhe je ne rregull me jeten…apo jo?
    ca te bejme ne te shkretet qe punojme per 30’000 LEKE ne muaj.

  15. Selami says:

    Pozitiv eshte fakti qe ka akoma te rinj si vet autori….. Realiteti ,flet per nje rini qe rend pas pasurimit te shpejte e ne permasa te frikshme te , nje rini qe edhe karieren e arrin jo vite shkolle e pune….por te blere e te falur nga miku e militantizmi. Autorit suksese.

  16. Era says:

    Une te pergezoj per shkrimin. Eshte koherent (ne disa pika) e ne disa te tjera me pak i tille. Megjithekete,ceshtja nuk qendron tek ”problemi”,ceshtja qendron tek zgjidhja. Si nje nga te rinjte e ketij vendi,kthyer ne atdhe me besimin qe gjerat po ndryshojne dhe po ecin ne kahun e duhur,deri me tani jam ndeshur me zhgenjimin..
    Ndoshta eshte akoma shpejt per ndryshime drastike do te thoni ju. Ndoshta! Megjithekete,fryma e pasivitetit ku jemi perfshire,por mbi te gjitha mungesa e mbeshtetjes nga ana e strukturave me te larta,te ben te mendosh qe rinia,si pjesa me vitale e shoqerise,e ka tejet te veshtire ta shpalose energjine,dhe talentin e saj,kur i mungon nje pike mbeshtetjeje…

  17. Ueda says:

    Për sa kohë që të egzistojë mania e kundërshtimit, nuk do të gdhënden këto njerëz . Sikur i gërryen nga brënda kur dikush shfaq dicka të re, të mirë .. Sforcohen për të gjetur kundërshtime që krijojnë barriera, mure të lartë mbi mendime që po ti mbështesnin, ndoshta do të vlenin. E them këtë sepse jam një ndër to që nuk i kultivoj dot idetë në një vënd ku nuk rriten, nga egoizmi njerëzve që i con në injorimin e gjërave që skuptojnë. ;)))) !!
    Ndaj BRAVO Eljo per kete shkrim , sepse ke plotesisht te drejte , dhe cdo gje negative qe ti ke parashtruar ska lidhje me politiken por me vete individet qe nuk bejne as perpjekjen me te vogel qe ta nisin ndryshimin nga vetja .

  18. sui says:

    Bravo eljo, uroj qe te ndergjegjesohet rinia shqiptare dhe te bejme me te miren per kete vend ?

  19. Chuck says:

    Te dashur miq,
    Nuk besoj se eshte ceshtje kundershtie….
    Po eshte njesoj sikur te dale Leka Anwar Zog Reza Baudouin Msiziwe Zogu, e te jape leksione per Ekonomine apo per ecurine e shtetit shqiptar nder vite….Po degjohet ay???
    Hajt pra tani, te jemi me shume realist.
    Po ne qofte se kete bote ka te drejte gomari te pellase, atehere ka te drejte edhe Vertopi te flase per rinine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje