Shpërthimi i tifozëve korçarë të shtunën, pas tolerimit të dukshëm të Skënderbeut ndaj Tiranës, tregoi edhe një herë se futbolli shqiptar nuk mund të shpëtojë dot nga pazaret e fëlliqura.
Është një skenar që tashmë e shohim çdo fund sezoni.
Një skenar që në fakt ndodhi edhe me Skënderbeun disa vite më parë, por atëherë tifozët korçarë e pranuan në heshtje blerjen e ndeshjeve nga ana e Ridvan Bodes dhe Agim Zeqos, çka solli shpëtimin e Skënderbeut.
Të shtunën Skënderbeu nuk bëri gjë tjetër, veçse i riktheu reston Tiranës, për tolerimin që i kishte bërë katër vite më parë.
Dhe, nuk e ka bërë vetëm Skënderbeu.
Sipas zërave që qarkullojnë në ambientet sportive, Tirana është toleruar edhe nga ekipe të tjera, si Kukësi, Besa, madje edhe rivalët e urryer të Partizanit, çka solli edhe irritimin e tifozëve të këtij ekipi.
Pjesa më e shëmtuar e kësaj maskarade, është fakti se janë bërë pothuajse të gjithë bashkë për të shpëtuar Tiranën me metoda të pandershme.
FSHF po e po, pasi prej vitesh i ka “legalizuar” këto tolerime, por në krah të Tiranës janë reshtuar edhe mediat.
Komentatori i ndeshjes Skënderbeu-Tirana irritohej me tifozët e Skënderbeut pse reagonin aq ashpër kur shikonin se si mbrojtësit dhe portieri i ekipit korçar, bënin sehir se si lojtarët e Tiranës shënonin.
Ndërsa në emisionet sportive justifikohet marrja e ndeshjeve nga Tirana, me faktin se edhe ndaj ekipeve të tjera po tolerohet.
Dhe, është e vërtetë, pasi ashtu si Skënderbeu, që toleroi jo vetëm me Tiranën, por edhe me Vllazninë, është Laçi që ka toleruar me Vllazninë, Tiranën dhe Flamurtarin.
Kështu ka ndodhur çdo vit dhe kështu do vazhdojë të ndodhë, përderisa FSHF nuk ndërhyn.
Vetëm se ekipet tashmë duhet të bëjnë llogaritë me tifozët, që duket se më në fund janë ndërgjegjësuar.
Shembullin e parë e dhanë tifozët e Partizanit, të cilët u larguan gradualisht nga shkallët e stadiumit, pas dyshimeve se Partizani toleroi me Tiranën.
Tifozët e Skënderbeut reaguan në mënyrë më demonstrative dhe të ashpër, duke braktisur ndeshjen.
Kjo ndoshta është një nga zgjidhjet që këto shëmtira të mos ndodhin çdo vit: braktisja nga tifozët.
Le të bëhet një kampionat vetëm për kënaqësinë e Armando Dukës, që për hir të votave për kreun e FSHF-së, toleron prej vitesh një kampionat të trukuar.
Dhe pasojat i shohim pastaj në Europë, ku ekipet shqiptare lënë nam, pasi shumica e tyre nuk arrijnë dot të kalojnë asnjë tur.
Që kjo parodi e shëmtuar të marrë fund një herë e mirë, duhet që ekipet e futbollit të kthehen në ndërmarrje biznesi, pasi me përjashtime të vogla, në Shqipëri ekipet ende janë shtetërore dhe varen nga bashkitë. Dhe, në biznes nuk mund të ketë tolerime, pasi kjo përkthehet me humbje monetare.
Deri sa të ndodhë kjo, do të vazhdojmë të shohim këtë show të shëmtuar.
Ka dhe nje zgjidhje. Mos e shihni fare kete “show te shemtuar”
Ti Bledar lumani ja ke futur pordhes se asnje nuk e di a jane toleruar keto ndeshje qe lart permende apo jo,
Ndermarrje biznesi thote!!!!
E di ti mjeshter se kush quhet “biznesmen” ne Shqiperi?!
Paro Laçi psh…
E filloi me parimin Bledari ,por nuk shkoi dot gjate e nxori ku i dhemb. Puna eshte te penalizohet “Tirona” dhe te na kenaqet Bledari me gjith Bledaret etjere te gjithe klysha kapterrash.Tirona e modhe eshte historia eshte bukuria eshte hijeshia eshte krenaria sportit tone.Tirona ka hijen e ronde dhe kjo hije i shtyp xhuxhat si Bledari(mund te jene dhe 2 metrosha te gjate). Kadri Hazbiu thoshte :sa here bertitni “Tirona” ju thoni “poshte partia” e fundi!! Ja mori te keqen Tirones. Kshtu kan me ja mor te keqen edhe Bledari me soj e sorrollop.Tirona osht e modhe,osht ven i shejt, kush s’munet me e nga se pervelohet. Para pergjithmone Tirona e modhe!!!!
Artikull serioz per nje problem shume serioz.
Ekipet duhet te penalizohen , psh golat e tirones ishin te lene ashiqare ku mbrojtja e skenderbeut nuk levizte fare.
Tashi autori i ka renditur ndeshjet qe jane toleruar duke i bere ndere Tirones,Shkodres dhe Vlores.
Ti mi bashkie meqenese qenke krenar per skuadren tende fitoni ne fushen e lojes e jo me ndere e duke dhene leke , e mos na trego partine se te ish ndryshe nuk do fitonin aq kampionate ne kohen e xhaxhit.
Shifi gjerat me objektivizem e jo me tifozllik e mjaft na cate trapin me rolin e viktimes gjithe jeten ekip mishnj.
Akoma skeni shpetuar , uroj tjua fusi Kavaja apo Shkodra ne ndeshjen direkt se gore mbetet gjithe jeten