Në 21 gusht, një sulm shkaktoi një masakër që tronditi botën. Obama vendosi të “ndëshkojë” Assadin, më pas bëri një hap prapa. Sepse gazi mund të mos ketë qenë i Damaskut. Ja “e vërteta” e një gazetari, fitues i cmimit “Pulitzer”
Nga Seymour M. Hersh, Fitues i Çmimit Pulitzer
Pas sulmit kimik në Damask, në gusht të vitit që kaloi, Obama ishte duke nisur një sulm ajror të aleatëve kundër Sirisë, si ndëshkim që kishte shkelur “vijën e kuqe” me përdorimin e armëve kimike. Më pas, befas, sulmi iu nënshtrua miratimit të Kongresit, dhe në fund u anulua pasi Assadi hoqi dorë nga arsenali kimik, një marrëveshje kjo e ndërmjetësuar nga Rusia. Përse u tërhoq Obama? Ushtarakët amerikanë ishin të bindur që lufta ishte e pajustifikuar dhe potencialisht shkatërrimtare.
Rishikimi i planit të sulmit nga ana e Obamës bazohet mbi analizat e kryera në laboratorin britanik të Mbrojtjes, të një kampioni të gazit sarin që ishte përdorur në sulmin e 21 gushtit. Kampioni nuk korrespondonte me lotet e arsenalit kimik sirian. Akuza kundër Sirisë nuk qëndronte, u informua shtabi i përgjithshëm i SHBA. Prej muajsh, ushtarakët dhe shërbimi i fshehtë vëzhgonin me shqetësim ndërhyrjen e shteteve kufitarë, në mënyrë të vecantë Turqisë, në luftën siriane. Dihej që presidenti Erdogan mbështeste Frontin al-Nusra, një fraksion xhihadist i opozitës, si dhe grupe të tjerë islamikë. “E dinim që disa në qeverinë turke besonin se mund ta vinin me shpatulla pas murit Assadin, duke inskenuar një sulm me sarinë në Siri”, thotë një ish- zyrtar i lartë i shërbimit të fshehtë amerikan, i azhornuar me të dhënat e fundit. “Kështu do të detyronin Obamën të ndërhynte, për shkak të “vijës së kuqe””.
Veç kësaj, shtabi i gjeneralëve e dinte që nuk ishte e vërtetë ajo çfarë administrata Obama pohonte publikisht, pra që vetëm ushtria siriane kishte në zotërim gazin sarin. Shërbimet e fshehtë amerikan dhe britanike e dinin që nga pranvera e vitit 2013 që grupet e rebelëve në Siri fabrikonin armë kimike. Në 20 qershor, DIA amerikane përgatiti një informacion top-secret: al-Nusra kishte një celulë të dedikuar prodhimit të gazit sarin. Ishte “komploti me sarinë më i sofistikuar, që nga ata të al Kaedës para 11 shtatorit”. Raporti nxirrte të dhënat e fshehta të shumë shërbimeve të fshehtë: “Ndërmjetës në Turqi dhe në Arabinë Saudite tentonin të siguronin sasi të mëdha të përbërësve të gazit sarin, dhjetëra kilogramë, me qëllim prodhimin në masë të madhe në Siri”.
Në maj, dhjetëra anëtarë të al-Nusras u arrestuan në Turqi. Sipas policisë vendase, ata kishin në zotëri dy kilogramë gaz sarinë.
Pesë prej tyre u liruan. Të tjerët, mes të cilëve kreu, Qassab, janë në pritje të gjykimit. Sipas DIA-s, arrestimet janë prova që al-Nusra po zgjeronte aksesin në armët kimike. Qassab ishte “vetëidentifikuar si anëtar i al-Nusras, të lidhur me Abd-al-Ghani, emiri për prodhimin ushtarak”. Qassabi punonte me Unalkayan, i angazhuar prej Zirve Ezport, një kompani turke. Në planin e Abd-al-Ghanit të dy duhej të “perfeksiononin një sistem për prodhimin e gazit sarin, më pas të shkonin në Siri për të stërvitur të tjerët dhe për të nisur prodhimin në shkallë të gjerë”.
Një seri sulmesh kimikë në mars dhe në prill të 2013-ës u hetuan prej një komisioni special të OKB-së. Një person i mirëinformuar për veprimtarinë e OKB-së në Siri, më ka ofruar prova të një lidhjeje mes opozitës siriane dhe sulmit të parë me gaz, në 19 mars në Khan Al-Assal, pranë Aleppos. “Eshtë e qartë që rebelët kanë përdorur gazin. Nuk iu zbulua publikut sepse askush nuk donte që të merrej vesh”, thotë ai.
Pas sulmit në muajin gusht, Obama urdhëroi Pentagonin që të zgjidhte objektivat për t’u bombarduar. Burimi im më thotë që “Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë 35 objektiva sepse nuk ishin “të dhimbshëm sa duhej” për regjimin e Assadit”. Ishin vendndodhje ushtarake, asnjë infrastrukturë civile. Nën presionin e Shtëpisë së Bardhë, plani i SHBA u transformua në një “sulm monstër”: dy skuadrone avionësh bombardues B52 u zhvendosën pranë Sirisë, bashkë me nëndetëse dhe anije të pajisura me raketa Tomahouk. Do të merrnin pjesë edhe Britania e Madhe dhe Franca.
Në fund të gushtit, Obama u kish dhënë gjeneralëve një datë të saktë për sulmin. “Ora H do të ishte mëngjesi i të hënës, 2 shtator, një sulm masiv për të neutralizuar Assadin”. Kështu që, ishte shumë e madhe befasia kur, në 31 gusht, Obama pezulloi sulmin dhe iu drejtua Kongresit. Supozimi i Obamës – që vetëm ushtria siriane kish mundësitë përdorte gazin sarin – kish nisur të shkërmoqej. Shërbimi i fshehtë rus kishte gjetur kampionë të gazit sarin në Ghouta, i kishte analizuar dhe ua kishte përcjellë britanikëve.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, tek ia kishte komunikuar ata rezultate shtabit të SHBA, në fakt po u thoshte amerikanëve: “Kujdes, na kanë ngritur një kurth”, thotë ish zyrtari i lartë i shërbimit të fshehtë amerikan. (Ky sqaron mesazhin e një zyrtari të lartë të CIA-s në fund të gushtit: “Nuk ka qenë vepër e regjimit sirian. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e dinë”). Sulmi ishte çështje ditësh, dhe avionët, nëndetëset e anijet ishin gati.
Përgjegjës për sulmin ishte gjenerali Dempsey, shefi i shtabit. Sipas ish- zyrtarit të shërbimit të fshehtë, që në fillim shtabi kishte dyshime që Shtëpia e Bardhë zotëronte prova të forta në mbështetje të përgjegjësisë së Assadit, siç deklaronte. I kërkoi DIA-s dhe agjencive të tjera prova më të qëndrueshme. “E përjashtonin që Siria të kishte përdorur gaz nervin, në fakt Assadi ishte duke e fituar luftën”. Raporti britanik shtyu shtabin e gjeneralëve që t’i shprehte presidentit një shqetësim më serioz: sulmi do të ishte një akt i pajustifikuar agresioni. Shtabi i gjeneralëve e bindi Obamën që të ndërrojë drejtim.
Kthimi nga Kongresi rezultoi një rrugë qorre. “Kongresi nuk do ia bënte jetën të lehtë”, thotë ish- funksionari i shërbimit të sfhehtë. “Ndryshe nga rasti i Irakut, Kongresi do të ishte i hekurt në qëndrimin e tij”. Në Shtëpinë e Bardhë ishin të dëshpëruar. Prej këtu doli plani B. Me anulimin e bombardimeve, Assadi do të firmoste traktatin për armët kimike, me shkatërrimin e arsenalit nën mbikëqyrjen e OKB. Marrëveshja e ndërmjetësuar prej Rusisë ishte diskutuar në fakt mes Obamës dhe Putinit kohë më parë: në verën e vitit 2012. Ndonëse kishin arkivuar sulmin, Shtëpia e Bardhë vazhdoi të përsërisë versionin për ndërhyrjen. “Nuk mund të pranonin që u gabuan”, thotë ish- agjenti i shërbimit të fshehtë, duke iu referuar krerëve të Shtëpisë së Bardhë.
Nuk ka dalë ende në dritë përmasa e bashkëpunimit të SHBA me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Katarin në mbështetjen e opozitës rebele në Siri. Administrata Obama nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht rolin e saj në lindjen e “rat line” – “linjës së minjve”, një “autostradë klandestine” drejt Sirisë. E autorizuar në fillim të vitit 2012, “rat line” shërbente për transferimin e armëve dhe municioneve tek opozita siriane, nga Libia përmes Turqisë. Armët përfunduan shpesh herë në duar të xhihadistëve, disa prej tyre të lidhur me al Kaedën.
Në janar doli një raport i Komisionit të Inteligjencës së Senatit të SHBA mbi sulmin e 2012-ës në konsullatën amerikane dhe selinë e fshehtë të CIA-s në Benghazi, Libi. Një aneks top-secret i raportit fliste për një marëveshje të fshehtë mes qeverive Obama dhe Erdogan. Kish të bënte me “rat line”. Turqia, Arabia Saudite dhe Katari ishin financues. CIA, me mbështetjen e MI6-ës britanike, duhej të dorëzonte në Siri armët e arsenalit të Ghedaffit. Në Libi u krijuan kompani të ndryshme fasadë, disa si ente australianë. U angazhuan ushtarakë veteranë amerikanë, që ndonjëherë nuk e dinin kush ishin punëdhënësit e vërtetë. Operacioni udhëhiqej nga Petraeus, atëherë drejtues i CIA-s (një zëdhënës i Petraeusit e përgënjeshtron).
Komisionet e shërbimit të fshehtë dhe udhëheqësit e Kongresit janë lënë në errësirë, duke shkelur që është në fuqi prej viteve shtatëdhjetë. Pjesëmarrja e MI6 i mundësoi CIA-s që të shmangte ligjin, duke e quajtur misionin një operacion në bashkëpunim. “Misioni i vetëm i konsullatës ishte që të ofronte mbulim për lëvizjen e armëve”, thotë ish- agjenti i shërbimit të fshehtë, i cili ka lexuar aneksin sekret.
Pas sulmit ndaj konsullatës, Uashingtoni bllokoi menjëherë rolin e CIA-s në transferimin e armëve nga Libia, por “rat line” vazhdoi të funksionojë. “SHBA nuk kishin më nën kontroll të asaj cfarë turqit u dorëzonin xhihadistëve”. Brenda pak javëve, afro 40 raketëhedhës antiajrorë kishin përfunduar në duart e rebelëve sirianë.
Në fund të vitit 2012, shërbimi i fshehtë amerikan ishte i bindur se rebelët po e humbisnin luftën. “Erdogani ishte shumë i nxehur”, thotë ish funksionari i shërbimit të fshehtë. “Paratë ishin të tijat dhe ndërprerja iu duk si tradhti”. Në pranverën e vitit 2013, shërbimi i fshehtë i SHBA zbuloi se qeveria turke – përmes shërbimit të saj të fshehtë dhe xhandarmërisë, organizatës paramilitare të policisë – po punonte direkt me xhihadistët e al-Nusras dhe aleatët e tyre për të prodhuar armë kimike. “Erdogani e dinte që nëse do të pushonte së mbështeturi xhihadistët, për të gjithcka do të merrte fund. Shpresa e tij ishte të provokonte një ngjarje, e cila do të detyronte SHBA të ndërhynin”.
Një ekspert i politikës së jashtme amerikane, në kontakt me funksionarë në Uashington dhe Ankara më foli për një darkë të organizuar nga Obama për vizitën e Erdoganit në vitin 2013. Turqit këmbëngulnin se Siria kishte shkelur “vijën e kuqe” dhe protestonin kundër hezitimit të Obamës. Informacioni mbërriti tek burimi im prej Donilonit, ish- këshilltar për sigurinë kombëtare (më pas i konfirmuar nga një ish- funksionar amerikan).
Erdogani ishte i dëshpëruar: “Nxori gishtin e mesit dhe ia tundte presidentit në Shtëpinë e Bardhë”. Atëherë, Obama iu drejtua Fidanit (shefi i shërbimit të fshehtë turk): “E di se çfarë po bëni me radikalët në Siri”. Pa mbështetjen ndaj rebelëve, thotë ish funksionari, “ëndrra e Erdoganit për të transformuar Sirinë në një shtet vasal do të shuhej, dhe sipas tij, faji është yni. Kur Siria të fitojë luftën, ai e di që ndoshta rebelët do i hidhen kundër. Do të mbetet me mijëra fondamentalistë xhihadistë në oborrin e tij”.
Një konsulent i shërbimit të fshehtë amerikan më thotë që disa javë para 21 gushtit ka parë një raport top- secret i përgatitur për Dempseyn dhe ministrin e Mbrojtjes, Hagel. Raporti thoshte që qeveria turke e konsideronte “të domosdoshëm një veprim që të nxiste ndërhyrjen amerikane”. Ushtria siriane kishte epërsi ndaj rebelëve, thotë ish- funksionari, dhe vetëm aviacioni amerikan mundej të përmbyste fatet e luftës. Në vjeshtë, shërbimi i fshehtë amerikan “kuptoi që Siria nuk ishte përgjegjëse për sulmin kimik. Po atëherë, cili ishte autori? Dyshimi ra shpejt mbi turqit, sepse kishin gjithcka për ta bërë që të ndodhte”. Provat erdhën nga përgjimet dhe të tjera të dhëna të grumbulluara në lidhje me sulmin e 21 gushtit. “Tani e dimë që bëhej fjalë për një sulm të fshehtë të ideuar nga ata të Erdoganit, për të shtyrë Obamën që të ndërhynte”, thotë ish- funksionari i shërbimit të fshehtë. “Ideja ishte të inskenohej dicka spektakolare, një sulm me gaz në Damask dhe rrethina kur inspektorët e OKB të ndodheshin në Siri. Udhëheqësit tanë ushtarakë u informuan nga DIA dhe agjentitë e tjera të zbulimit që gazi sarin erdhi përmes Turqisë – gjë që është e mundur vetëm me mbështetjen turke”.
Kjo gjë është konfirmuar në pjesën më të madhe edhe nga vetë turqit, në bashkëbisedimet e përgjuara e të bëra publikë pas sulmit.
Pa një politikë të re të Obamës, ndërhyrja e Turqisë në luftën civile siriane do të vazhdojë. Si mund të ndalet? “’Na e kanë futur’, më janë përgjigjur kolegët”, thotë ish- agjenti.
Turqia është një aleat i NATO-s, dhe zbulimi publikisht i rolit të Erdoganit në sulmin kimik do të ishte shkatërrimtar”. Turqit do të na thoshin: “Eshtë e papranueshme që ju të na thoni se çfarë të bëjmë”.
(London Review of books-lrb.co.uk)
Përgatiti: Ermal Gjini
Rrumpalle turko-amerikane ,me rezultat nje erdogan jo vetem tinzar por edhe nje monster ,qe nuk heziton te hedhe sarin vetem per te provokuar nje nderhyrje amerikane .Uroj qe erdoganit xhihadistet ti mbesin me gjithe mend ne oborrin e tij ,ate qe mbolle ate do korresh
Po pse ore milet, vetem tashti e moret vesh qe gazin e kane hedhur te ashtuquajturit luftetare per liri, demokraci… dhe sharia ? te mbeshtetur nga bab-Erdogani yne
RUSIA qe e para qe denoncoi me fakte ata qe realisht ishin pergjegjes per kete maskar dmth. mercenaret e mbeshtetur nga aleatet e SHBA-se (Turqia,Arabia)
O yugosllav, tamam je jugosllav, me shpirt pro rus , sllav i jugut dhe i konfesionit orthodox pasi shan amerikanet dhe europianet !!!
Erdogani ska bere asgje me koken e tij. Ai beri ate qe i tha Amerika. Amerika me sa duket don qe te heqi Erdoganin nga pushteti sepse ka qendruar si gjate dhe ja nxjerr te palaret ne shesh. Me sa duket kariera politike e Erdoganit eshte ne fundin e saj.
Heeee?
Naiveve amerikane ja kane hedhur turqit e er droganit
Edhe saliu me ben qimamin ja hodhen ketyre baiveve kur conin armebrebeleve? Cudi
Total Bolloks.
Paskan pas te drejte ata “komunistet” e gazetes DITA.
e kam lexuar tek ata kete version qe para nje muaji
Kjo shpjegon edhe pergjimet telefonike te publikuara ne Turqi kunder erdogan. Asgje nuk eshte sic duket.
Allahu i shkaterrofte qafiret,allahu i shkaterrofte mushriket, allahu i shkaterrofte monafiket, jarabij
Derisa Allahu nuk po i shkaterron, ka dy shpjegime: ose nuk mundet (por derisa eshte i gjithpushtetshem kjo hidhet poshte) ose per Allahun ju ekstremistet islamike, injorantet dhe llumi i botes jeni qafiret e vertete
mos e keni hedhur vete ju amerikanet ate gazin dhe tani doni tja fusni turqise,sepse jua mblodhi puttini rrup suk,si nuk pranuat njehere gabime ju mor popull i lyer ne gjak tere jeten tuaj oj amerike,po per irakun turqit ju thane qe ka arme te shkaterrimit ne mase?po ne ukrahine qepo e zapton rusia dhe ju rrini si mueter turqia jua futi,nuk mbulohet muti me shurre oj amerike plere,keto qe thoni ju jane pordhe me rigon,sherbimi secret britanez dhe ai amerikan duhet te flasin qarte,nuk na i mbajti bytha se ato ka asete rusia ne siri 20 miliard dollar,keshtu qe nuk mund te nderhyjme aty ku eshte puttini se eshte edhe ai i forte si ne,po siria gjithe ato tonelata gazi per cfar i donte ne depot e ushtrise se vete per te lare rrobat,ikni dhe mos na hapni barkun me top secretet e leshit kriminelat e botes,shpetoni ukrahinen po patet bythe se keshtu i keni premtuar,apo mbsi i shkaterroni mire e mire keto shtete ikni sikur nuk dini asgje,plera.
WTF??? Hajde ca behet hajde.
Kjo nuk eshte e çuditshme aspak, duke mare parasysh edhe zbulimin e fundit te bisedes qe bente Erdogan dhe shefi i serbimit sekret per tu futur ne Siri. Po del dita dites se çfare badakçiu eshte ky Erdogani.
Ja kjo eshte fytyra dhe qendrimi i vertete i Turqise, ngulje mbas shpine. Keshtu kane qene gjithmone Turqit. Keshtu na tradhetuan dhe e falen Kosoven, Malin e Zi dhe Maqedonine tek serbet dhe ruset e sllavet e tjere perreth nesh. Erdogani ka mbeshtetur ndertimin e mijra xhamive ne Shqiperi duke e radikalizuar islamin ne Shqiperi dhe duke krijuar xhihadistet qe shkojne e luftojne ne Siri. Sigurisht qe ata paguhen nga Turqia ne radhe te pare dhe pastaj nga Arabia Saudite dhe Katarri. Eshte teper e turpshme. Ja pra Edi Rama perse Erdogani nuk eshte as vellai apo shoku i yt e as i Hashi Thacit, por eshte personi qe per interesat e Turqise mund te fuse gishtin ne by.he nje dite. Turqit keshtu kane qene historikisht dhe keshtu jane, te pabese. Keshtu e tradhetuan edhe Ali Pashen, i thane qe dorezohu se te kemi falur dhe e moren e i keputen koken dhe ja cuan Sulltanit ne tepsi ne Stamboll. Keshtu tradhetuan edhe te bijte e Gjon Kastriotit (babait te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut) duke i helmuar njeri mbas tjetrit, tre prej vellezerve te Skenderbeut. Keta jane ata qe hiqen sot si vellezerit tane, gjithmone te pabese dhe vrastar. Turp per Turqine dhe ju lutem qendroni larg tyre! Drejtimi in jone duhet te jete Europa, por edhe Europa me kujdes sepse edhe ata jane pleq te rregjur qe shohin vetem interesat e tyre ekonomike e asgje tjeter.
Familje te Medha eshte roman por keshtu eshte edhe ne realitet
Turqise dhe Rexhepit nuk i dhem shume barku per Sirine.
Qellimi i Erdoganit eshte te fshehe aferat e tij korruptive, ti hape rruge rikthimit te otomanizmit ne popull.
Te fuse ndasine fetare …..dhe tia mbathe diku nga Dubai per te jetuar si sheik.
Asnjehere popujt nuk kane te drjete! Sa keq?!!!
Keq qe fatet e tyre varen nga diktatore dhe autokrate si Rexhepi dhe Asadi…..ka edhe te tjere ?
Me thone te drejten keto pune jane shum te thella, por duan nje zgjidhje per popullin e shkrete.
keto nderhyrjet amerikane nuk jane shkelje e pavaresise,jane eksportim i demokracise, askush nuk flet me per egjiptin,irakun ,libine miliona refugjate qe po shijojne frytet e clirimit amerikan
Nuk duhet të harrojmë se “dikur” amerikanët kanë qënë “bythë e brekë” me Sadam Husein, Bin Landen, Pinoçet, Kadafi, Hosni Mubarak…e shumë diktatorë të tjerë, që më pas i kanë “luftuar”…për të “vendosur demokracinë”…
Artikull demaskues jo vetem per shba por edhe per turqine.
Ketu hidhet drite edhe ne dergimin e disa mjeraneve shqiptare te peshkuar ne zonat e varfra rurale, te derguar si mish per top per te luftuar prane grupeve terroriste kundra regjimit te sadamit.
POLITIKE E NDYRE.
Bamo ngushllimt e meja pe hallen .
M’baj nji ftes mue ,me ja dhi Ramushit dor me dor
Me falni per lapsusin,duhet regjimi asadit
Daullet bien per ata qe kane vesh, shurdhi nuk degjone. Filmat cfaqen per ata qe kane sy, qorri nuk shikone. A thong te jemi shurdhuar e verbuar ne SHQIPTARET?