Njeriu moral nuk ekziston më afër botës së kuptueshme sesa botës fizike, sepse bota e kuptueshme nuk ekziston.
Është e qartë se në jetë sa më i mirëkuptueshëm të jesh, aq më shumë dyshime do të krijosh në mjedisin fizik ku jeton, apo tek ai ku pretendon të shkosh… Kështu është. Duam apo nuk duam ne, keqkuptimi e mbisundon mirëkuptimin. Edhe kur jeta të gënjen, ndoshta prej mungesës së eksperiencës ose prej sinqeritetit, që është në mishin e gjakun tënd duke të sjellë pranë një njeri shumë të mirëkuptueshëm ndodh diçka, nuk ka rëndësi nga cila palë, dhe menjëherë mirëkuptimi pa u formësuar mirë në mes të entusiazmit naiv, ngaqë ti mund të njohësh shumë mirë veten, por jo njeriun me të cilin ke nisur mrekullisht të mirëkuptohesh, besimi thyhet!
Është një mëndjelehtësi e një rishtari të qajë e të vrasë mendjen mbi THYERJEN… Përkundrazi, ajo që të bën pesimist është trauma pas thyerjes.
Përse nuk mund të vendoset mirëkuptimi si më parë- pra pse nuk mund të ngjiten dy copat pas thyerjes? Njerëz të mençur besojnë se nuk është problemi se mungon dëshira nga të dyja palët, por midis dy copave, të cilat përpiqemi t’i bashkojmë mungojnë disa grimca… diku kanë ngecur… janë fshehur… janë fshirë me një fshesë të kujdesshme…
Është e dhimbshme të humbësh një njeri të mirëkuptueshëm, por është gjithaq poshtëruese të tentosh t’i shkosh pas njeriut që të ka kthyer shpinën.
Kështu që fillo jeto! Hiq dorë prej atyre që kanë hequr dorë prej teje. Fillo beso te vetja. Mos lejo që të tjerët të të marrin nëpër këmbë. Buzëqesh duke ua bërë të ditur sepse ti mund të jetosh i lumtur edhe pa ta…
Në çdo pranverë në ballkonin e shtëpisë sonë vjen një pëllumb i egër dhe pothuajse për çdo rast ai na gjen të papërgatitur, sepse në ballkonin tonë fillon rrëmuja. Tufa me fije bari, telash të imët, krah zogjsh e plot sende të përafërta me to mbushin hapësirën. Në fillim nuk na bie ndër mend ZOGU SHTEGTAR dhe i largojmë këto sende të çuditshme dhe bezdisëse për ne. Por kur situata përsëritet, na bie nder mend për SHTEGTARIN, që kurrë nuk e harron ballkonin tonë.
Ka disa ditë që e ngriti folenë e tij, natyrisht me mirëkuptimin tonë, por jo më duke na sakrifikuar një vazo me lule(sepse edhe ajo është gjë e gjallë), këtë radhë folenë e ndërtoi sipër kafazit të ish- zogjve, që patën jetuar aty dhe pastaj u lanë të lirë…
Megjithëse derën e kafazit ja lamë hapur, ai nuk denjoi të hynte brenda dhe e lamë në zgjedhjen e tij. Ky është mirëkuptimi apo jo?
Hë për hë po dalim nga pak në ballkon, sepse është momenti kur ai fluturon me vërtik sapo ndien prezencën tonë (akoma nuk i ka bërë vezët), sepse më pas do të dalim më shpesh të bindur nga eksperienca, se shpendi nuk do t’ia dijë më se kush hyn e kush del. Ajo i mbron vezët me trupin e saj dhe të vret me krahët e saj edhe kur do ta ndihmosh, sepse ajo nuk e do ndihmën…
Kur largohet një copë herë shkoj e ofroj ujë e disa gjëra për të ngrënë, por ajo krenarisht i refuzon… Asaj i mjafton marrëveshja e vendosur me anë të konvencioneve, që ajo aty duhet të sjellë në jetë të vegjlit e saj; po kaq. Dhe kështu e kemi bërë për çdo herë. Kemi përjetuar ditë-pas dite gëzimin e sjelljes në jetë të dy zogjve të saj, pavarësisht sa të bukur janë, por kemi përjetuar edhe dhimbjen e pashmangshme, kur njëri prej të dyve nuk mbijeton, e prapë jemi gëzuar kur i vogli rritet e aty vjen edhe prindi tjetër që e ndihmon me ushqim dhe … vjen momenti… e ai fluturon…
Gjithçka që lë pas është rrëmuja të cilën nuk e pastrojmë menjëherë…
Kur ndodhi për herë të parë, vajza jonë u mërzit shumë dhe pyeti në mënyrë krejt të pafajshme: “Po pse iku, çfarë i bëmë – shpend mosmirënjohës!”
Mosmirënjohës për çfarë?
kush te ka rene ne qafe moj qe i rente pika i rente?!!!
Po pse patjeter shkrimi duhet te jete i teri i lidhur me ngjarje nga jeta personale? rreth nesh ka plot raste te tilla dhe mjafton nje rrefim i dikujt per te hedhur faren ne brazden e trurit e me te te besh nje ESSE ne kete rast, por edhe kryeveprat kane mare spunton nga nje histori e thjeshte.
Sit Back and shut up!!!.D
Bravo Magdalena!!! Me pelqejne te gjitha temat njerezore qe trajton here pas here…Me pelqen edhe stili jot i te shkruarit.
Urime dhe suksese!!!
Keqkuptimi e mbizoteron mirekuptimin.
Magda respekte je nje PENE E ARTE.
Te lumte per keto shkrime brilante sa te verteta dhe aq njerzore i lexoj me vemendje dhe i printoj per ti mbajt ndoshta per ti rilexuar.
Eshte shkrim me vlere, nder te shume te paktat gjera me vlera qe ka gazetaria shqipetare sot.
Po nje liber a e ke nxjerre.
Po qe se e boton ta marrim vesh edhe ne, duhet te jete interesant.
Pak ndricim ne kete llum qe na rrethon.
Respekte Magda, je vertete origjinale dhe me shume vlera, shume brilante.
Telumte dora dhe mëndja, je shume aktuale
Ky eshte shkrim me se kot dhe i dobet. Tema mos i boto me keto shkrime. Mos e ul nivelin.
O Skela! Mos e lexo o vella. Keshtu e ka tregu i lire. Kjo zonje shkruan per nje segment tregu qe e pelqen. Ti mos e lexo fare ke te person, ne vend te vjellesh helm te panevojshem. Jo per gje po…semur veten.
Shkrimi eshte i bukur, qendron mbi nivelin tim akademik per tu kuptuar 100%; por per thyrje Flogerti e theu i pari.