Përse u besojmë teorive të komplotit?

8 Prill 2014, 19:16Blog TEMA

Nga Fareed Zakaria

 

Të gjithë ju që jeni të lodhur nga mbulimi mediatik që i është bërë aksidentit të Malaysian Airlines 370, dua të provoni një eksperiment.

Kur të jeni me një grup miqsh – të cilët e shfaqin lodhjen e tyre sapo nisni dhe e përmendni këtë cështje – pyetini se cfarë mendojnë që ka ndodhur me avionin. Shumë shpejt, do të ndodheni në mes të një diskutimi shumë të gjallë – me shumë teori të ndryshme, secila e mundshme, po prapëseprapë secila me të meta.

Avioni u rrëmbye, do të thotë dikush. Po atëherë, përse nuk pati kërkesa nga rrembyesit? Ishte aksident, do të thotë dikush tjetër. Po atëherë, përse nuk pati lëshim sinjalesh alarmi? Misteri i asaj që ndodhi në të vërtetë është në qendër të magjepsjes sonë pas kësaj historie. Dhe tani, misteri është shkrirë në një numër gjithnjë në rritje teorish komploti, për atë cfarë ndodhi atë ditë fatkeqe të muajit që kaloi, kur avioni u zhduk.

Ka filmime në YouTube që thonë se alienët kanë patur gisht në këtë ngjarje. Ka postime në blogje që akuzojnë iranianët se e kanë rrëmbyer avionin. Shumëkush beson se pasagjerët dhe ekuipazhi janë ende gjallë, ndoshta diku në një ishull – tamam si në ngjarjet e serisë televizive “Lost”.

Po mendoja për disa prej këtyre teorive dy ditë më parë, teksa lexoja një libër të ri të profesorit të jurisprudencës në Harvard dhe ish zyrtarit te administratës Obama, Cass Sunstein. Titullohet “Teoritë e komplotit – dhe ide të tjera të rrezikshme”. Eseja kryesore në libër shpjegon përse teoritë e komplotit përhapen – dhe Fluturimi 370 është një shembull i përsosur i logjikës së tij. Sunstein i trajton me seriozitet teoritë e komplotit, dhe me këtë dua të them që ai nuk pohon që njerëzit janë të cmendur kur u besojnë atyre.

Në fakt, ai argumenton që, përderisa kaq shumë njerëz në kaq shumë vende u besojnë teorive të tilla, ne duhet të kuptojmë përse dhe si.

Një kusht kryesor që ndihmon në përhapjen e teorive të komplotit është mungesa e informacionit. Kur informacioni është i mangët, teoritë e tilla shfaqen me bollëk. Dhe ne në fakt nuk dimë shumë gjëra për atë që ndodhi realisht me atë avion.

Tendenca për teori komploti rritet kur ka mosbesim ndaj politikës, politikanëve dhe autoriteteve. Këtë element mund ta shohësh në sistemet politikë disi të paqartë si Malajzia dhe Kina. Por mund ta shohësh edhe në SHBA, një vend i famshëm për mosbesimin ndaj qeverisë së vet.

Sunstein thotë se kur një ngjarje e madhe prodhon ndjenja dhe emocione, njerëzit – në gjendje frike apo zemërimi – e kanë më të lehtë të besojnë në ide të tilla. Një vrasje si ajo e John F. Kennedyt, një sulm terrorist si ai i 11 shtatorit, apo rrëzimi i një avioni, të gjitha janë ngjarje që kanë prirjen të prodhojnë emocione të fortë si dhe të vënë njerëzit në kërkim të dickaje apo dikujt për të fajësuar.

Edhe mendimi në grup ka efekt. Kur njerëzit e prekur apo të interesuar në ngjarjen kanë tendencën të mblidhen në grup, të flasin me njëri-tjetrin dhe të komunikojnë në izolim, bindjet e tyre kanë prirjen të forcohen. Kështu që, nëse cdo njeri me të cilin flisni – dhe dëgjoni apo shihni – beson se Presidenti Obama po e fsheh certifikatën e lindjes, atëherë bëhesh gjithmonë e më i sigurtë për këtë gjë me kalimin e kohës.

Por arsyeja më e rëndësishme, thotë Sunstein, është se ne, qenieve njerëzore, nuk na pëlqen të besojmë që gjërat ndodhin për arsye arbitrare. Ne kërkojmë një model dhe, nëse e shohim, pavarësisht se sa i pabesueshëm mund të jetë, preferojmë atë dhe jo idenë e rastësisë.

Sunstein thekson se filozofi Karl Popper thoshte që qeniet njerëzore preferojnë të besojnë tek qëllimi – që një ngjarje shkaktohet nga një qëllim apo veprim i posacëm. Kështu që, ne ekzagjerojmë aftësinë e njerëzve, apo qeverive, apo bankave të mëdha, sepse mendojmë që gjërat janë drejtuar nga dikush.

Tani, ndonjëherë ka edhe komplote.

Por, ajo që unë mendoj për botën, është se ndonjëherë gjërat ndodhin gabimisht, prej informacionit të keq apo pa dashje. Ose, sic thotë Ligji i Hanlonit: asnjëherë mos ia atribuo dashakeqësisë, atë që mund të ketë ndodhur prej paaftësisë.

Ndoshta nxitësi më i madh i ngjarjeve është dicka vërtetë misterioze – shansi. Gjërat shkojnë mirë, ose keq, për shkak të fatit – ndonjëherë fat i mirë, herë të tjera fat i keq. Dhe kombinimi i shansit, injorancës dhe paaftësisë shpesh herë prodhon dicka që duket si mister dhe ngjan si komplot.

Përgatiti: E.Gjini-bota.al/

11 komente në “Përse u besojmë teorive të komplotit?”

  1. Brandy says:

    Une kujtova se cdo te thonte me kete shkrim. O gazeta tema po behesh gazete pacavure. Po boton shkrime pa lidhje, me analiza te rendomta dhe asgje interesante.

  2. nikoll says:

    Tendenca per ti dhene spjegim gjerave qe nuk kane spjegime
    ose jane te panjohura per njeriun eshte tendece primitive
    njerzore.

    Edhe shume fenomeneve natyrore qe njeriu nuk eshte ne gjendje
    tu jap spjegim, menjehere dalin disa sharlatane qe i bien
    per shkur duke thene eshte shenje e zotit apo jane ufot etj.

    Dicka qe kerkojne ta deshmojne pa prova mund te hidhet poshte
    po pa prova sepse kemi te bejme me fantazi njerzore dhe pike.

    1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

      nikoll,
      dëshira primitive për të shpjeguar gjërat e ka bërë njeriun të dallohet ng kafshët,dhe më pasë të dalë nga kafshëria!!
      shpesh injoranca ose padija ka bërë që shumë fakte të shpojegohen me fantazi,por këmbngulja e përhershme e njeriut dhe atij instikti primitiv, i përpjekjes për të shpjeguar gjërat;ka mundur të shpjegojë shumë feneomene natyrore!!na ka çuar përpara dhe po vazhdon të na çojë dhe më përpara!!

  3. Bekimi says:

    E ç’na the o Ferid?

  4. walter W says:

    Morali I kesaj ?

  5. tfgs says:

    asnje nga ju arapet mesiper nuk e kuptuat sakte thelbin…OK!!

  6. tina says:

    O Tema nuk merrni ndonje shkrim te nje gazetari me serioz se mbetet mbas Fareed Zakarise

  7. asllani says:

    O ferito po anej nga ukraina mo vlla si do ja bejme, u dhje veni atje, mos na e dridh muhabetin me kete mh370……apo ashu eshte nje muhabet, kshu i leverdis shef barakut tashi……

  8. beso says:

    Tema eshte e nxehte ,komplimente per gazeten dhe perkthyesin.Kjo persiatje fton per debat me shume se 10 gjetje ne fcb se cfare tha Mul Noka apo Paloka e kompani.E kam lexuar Popper qe thote se teorite konspirative rrjedhin prej injorances,sepse jemi te papergatitur te kerkojme analizen metodike.Por nuk do te thote qe konspiracionet mungojne,gjersa ka grupe qe perfitojne nga ngjarje te caktuara dhe ndikimi i tyre.Psh,ne Burse spekulacioni i paraprin nje vendimarrjeje te caktuar,qe s’eshte bere publike,pikerisht per ti dhene mundesi pak personave te spekulojne.Edhe per alienet spekulohet shume,me shume gjasa ka kontakte me ta,por preferohet konspiracioni.

  9. Nastradini says:

    Zoti Faraed, ka “harruar” diçka, në “filozofimin” e tij: Tendenca e njerëzve për teori “komploti” për ngjarrje të “pashpjegueshme”, nxitet, bile e ka zanafillën, në histori të vërteta “komploti” që janë fshehur nga publiku i gjerë dhe që nuk janë pak, në ditët tona…

    1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

      ti nuk je nastrua,
      por sidoqoftë,ai këtë ka thënë që thua dhe ti!!
      ” histori të vërteta “komploti” që janë fshehur nga publiku i gjerë dhe që nuk janë pak, në ditët tona…”
      të cilat janë më pak se ato që pretendojmë ne!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje