Emergjenca “pro-shtet” për të pastruar zyrat nga nëpunësit e “ndotur”

13 Prill 2014, 17:58Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Lidhur me largimet e disa nëpunësve nga administrata, opozita vazhdon të akuzojë e sulmojë ashpër mazhorancën qeverisëse, se “po bën spastrime politike”, duke sajuar e publikuar shifra fiktive largimesh nga puna.

Opozita e kulmoi këtë “agresion” politik, duke arritur të realizojë edhe komision hetimor parlamentar për largimet në polici.

Siç duket, vetëm “fronti polici” i interesonte PD, të mbetej i “paprekur” nga largimet, mbasi nuk ka kërkuar komision hetimor për largimet nga kategoritë e tjera të administratës.

Por në këtë “betejë” opozitë- pozitë për largimet nga puna, dua të ndalem në një aspekt të rëndësishëm të problemit, që nuk po bëhet prezent prej mazhorancës.

Çfarë ndodh?

Përballë sulmit të opozitës për largimet nga puna, mazhoranca qeverisëse po vazhdon të flasë me “doreza”, duke justifikuar largimet me “mungesë cilësie në punë”, me “strukturim administrate”, me “mospërputhje funksionesh me profesionin” etj.

Kjo “gjuhë akademike” shpjeguese e mazhorancës, përballë agresionit politik të opozitës, të shoqëruar me fakte e shifra joreale, të sajuara prej opozitës, gjykoj se nuk është aspak normale.

Sepse mazhoranca, nuk po ia thotë troç opozitës, faktin që nga administrata janë larguar hajdutët e fondeve publike me tenderat, abuzatorët me detyrën, favorizuesit e krimit ekonomik, shkatërruesit e financave publike, zyrtarët që e përdornin postin për përfitime.

Janë larguar personazhet drejtues (policorë) të lidhur me botën e krimit, drejtorët dhe zyrtarët e lartë analfabetë.

Janë spastruar zyrat, shërbimet dhe drejtoritë e mbushura me nga 3-4 e 5 vëllezër, kunata, fëmijë, nuse, motra, krushq, nipër, mbesa e… dashnore.

Janë larguar ata që kanë shkatërruar administratën strukturalisht, duke e katandisur deri në atë derexhe, sa fatorinon me diplomë false për ekonomist e kishin emëruar drejtor të burimeve njerëzore, apo taksistin me diplomë false për juridik e kishin emëruar drejtor auditi!

Mazhoranca duhet t’ia thotë troç opozitës, që nga puna nuk janë hequr specialistët, kontributorët aktivë, rendimentalë e të ndershëm, por janë hequr ata pseudo-zyrtarë e drejtues, që nuk duhej të ishin jo 8 vite, por as 8 sekonda në zyrat e shtetit as në administratën e shtetit somalez e të pushtetit të Mugabes.  Mazhoranca duhet t’ia thotë opozitës e opinionit troç: nga zyrat e shtetit është “pastruar” pjesa e ndotur e nëpunësve dhe madje jo e gjitha.

Patjetër, mendoj dhe është emergjencë për t’u “pastruar” edhe të “ndoturit” e mbetur ende në zyrat e administratës publike, të cilët rezultojnë se kanë cenuar ligjshmërinë, pasuritë kombëtare, financat e shtetit, interesat e qytetarit, figurën e nëpunësit të shtetit.

Në 8 vitet e ish-pushtetit “Berisha”, në shërbimin publik në zyrat e shtetit janë ndeshur zyrtarë, drejtues e nëpunës terreni, që jo vetëm “na kanë plasur buzën” me zvarritje e bllokim kërkesash, me mohim të drejtash, shpërfillje e tallje, por që edhe “na kanë marrë shpirtin” me rryshfete, në këmbim të shërbimit të njohur me ligj.

Mjafton të bëhet një sondazh publik me emrat dhe ish-funksionet e të larguarve nga policia e administrata dhe rezulton se është hequr “llumi”, “krimi”, “anti-shteti”, “hajdutëria”, “analfabetizmi”, “krahinorizmi”, “familjariteti”, “klanet”.

Janë hequr, e mendoj se duhet të hiqen vetëm ata “horra” zyrash që e kthyen administratën në “shpellë” hajdutësh, në bixhoz e “kuplara”.

Ky largim, ky spastrim nuk është as krim ligjor, as krim social, as “hakmarrje politike”, as shkelje ligji, siç thotë opozita. Është detyrim të “pastrohen” të gjithë të molepsurit në korrupsion e shkelje ligji, si dhe nëpunësit e drejtuesit “dru me pre”, mbasi në afro70 % të saj, administrata publike e ish-pushtetit “Berisha” në gjithë nivelet e saj në tatime, dogana, arsim, shëndetësi, polici, bujqësi, ekonomi, prokurimet publike, financa e deri në diplomaci ishte strukturuar dhe funksiononte si një “bandë” e unifikuar private, me plotfuqishmëri zbatuese e komanduese shpërfillëse edhe mbi ligjin.

Nga kontaket e këtyre ditëve me shërbimet në zyrat e qeverisjes aktuale, disa nga ato “fytyra” drejtuesish e nëpunësish janë ende në funksione, flasin për zbatimin e ligjit dhe ndershmërinë në adminisratë, vulosin e firmosin vendime, urdhra e tendera. Madje bëjnë edhe përzgjedhjen e individëve që duhen rekrutuar në adminisratën e reformuar të “Rilindjes”.

Është normë sa ligjore, aq edhe shoqërore e morale, që këta “tipa” drejtuesish e nëpunësish të “pastrohen” urgjent nga administrata, të mos jenë më pjesë e “borderosë” së shtetit, sikur të jenë jo 5000 të larguar sa deklaron PD, por edhe sikur të jenë 80 mijë sa ka krejt administrata publike!

16 komente në “Emergjenca “pro-shtet” për të pastruar zyrat nga nëpunësit e “ndotur””

  1. Ibrahimi says:

    Koment i shkelqyer. Te lumte z. Perparim ! Te tille artikuj duhet te botohen z. Mero dhe te dalin te vertetat e mos te fshihemi pas gishtit.

    Mesazhi i popullit ne 23 qershor eshte i madh, I qarte dhe kuptimplote. Kudo ka nevoje per ndryshime dhe per kete koalicioni I majte nuk ka pse te dridhet.

    Te beje ate qe shkruan P. Halili dhe t’ua beje te qarte edhe nderkombetareve, ndryshe vendi yne nuk mund te shkoje perpara, nuk ka integrim evropian. Te lumte dora Perparim, sepse kjo eshte me se e vertete e kjo edhe me dhimbje, por rilindje e vertete e shtetit ne te gjitha drejtimet.

    1. antiregjimi says:

      E pare nga ai kendveshtrim, sigurisht qe ke te drejte z. Perparim.
      Por dardha e ka bishtin mbrapa. Se kane filluar edhe keta te rinjte te veprojne si ata “te vjetrit”. Dhe PS e di qe si ja hoqe Lenes dhe ja vure Prenes, si ja hoqe Prenes dhe ja vure Lenes, per ne si qytetare po njelloj eshte.

  2. Jimi says:

    Jam plotesishte dakord me analizen tuaj z Halili.
    Votimi i 23 qershorit ishte kuptimplot.Maxhoranca e asaj kohe doli ne opozite me rezultatin me minimal ne historine e zgjedhjeve demokratike. dhe jo me kote,ky ishte nje ndeshkim per te gjitha zullumet dhe paudhesite ebera ne 8 vite.
    Maxhoranca e sotme edhe pse ka nje numur maksimal deputetesh te zgjedhur ne menyre plebishitare mundet qe me lehtesi, por jo me arrogance te realizoje te gjitha refomat e premtuara
    Por kur nj opozite nuk do ta kuptoje pse ka dale ne opozite dhe sillet me arrogance dhe kerkone te mbjelle anarshi ne kete vend me qellimin e vetem qe te rimarre pushtetin e humbur me mjetet antidemokratike atehere kesaj maxhorance nuk i mbetet gje tjeter vecse te perdori gjithe mjetet shtrenguese qe ja lejon kushtetuta.
    Ky qendrim i flashket i maxhorances perball qendrimeve destruktive dhe konspirative te opozites per ironi te sjelle ne mendje sjelljen demokratike {utopike} te F.Nolit perballe zullmqarit dhe banditit A. Zogolli ne revolucionin demokratik te vitit 1924.

  3. lufter says:

    Shteti do guxim,do trimeri,do largepamesi,dop drejtesi,te drejtohen me eficence te plote te gjithe sektoret e pushtetit ne harmoni te plote.Admistrata duhet te jete e paster ti sherbeje ligjit,ti sherbej mbarvajtjes se shtetit ne sherbim te qytetarit.Si mund te veproje nje shtet me tere pushtetet kontrolldhe balance kur prokuroria,drejtesia, SHISH(eshte ende SHISH) dhe presidenti jane lidhur e jane te pandashem me Berishen.Prandaj Perpalim Halili me kete artikullshume te drejte se maxhoranca nuk do ti mari doren opozites per te ndertuar nje shtet ligjor por te veproje me vendosmeri se per te keto pune te medha populli vendosi dhe do ja kerkoje pergjegjesine kesaj maxhorance e kurren e kurres opozites.Opozita po vepron me te gjitha menyrat te varrosi kete maxhorance dhe shqiperine vetem ajo dhe Berisha te vij ne pushtet.Shteti,admistrata gjithcka eshte shkaterruar nga Berisha dhe pjese te ketij shteti po veprojne me ngarkese te plote per ta permbysur shtetin aktual.Si mund te ecet me kete President,prokurore

  4. Noli says:

    Analize e sakte. Qeveria e dale nga zgjedhjet e 23 qershorit duhet te beje detyren per refomimin e plote dhe krijimin e nje administrate profesionale. Ceshte kjo frike per te thene te verteten per administraten publike. Ku jane deklarimet e verteta ne fushate per korrupsionin, pa aftesine, politizimin, nepotizmin deri ne bande ne administrate. Pse nuk reformohet administrata me emerin e vertete per secilin punonjes ku jane hajdutet, ku jane te pa aftet, ku jane te politizuarit, ku jane abuzusit me detyren.Qeveria e re duhet te jape spjegime per te gjithe sektoret dhe jo fjale e terma te pergjithshme reformimi apo ristrukturimi.
    Opozita spekullon me numra e terma: “Jane hequr mijra specialiste dhe vendosen militante” Ku jane keto shifra ne mijera qe jane larguar, ku jane keta “specialiste te medhej” qe jane larguar?
    Zyrat e shtetit jane aty plot me te njejten administrate si njerez, si model pune dhe me te njejtat sjellje ne raport me detyren.Jane duke u sugjeruar ministrave, drejtoreve e shefave per menyren si duhet bere konkurset per te legalizuar te njejtet njerez ne administrate.
    Disa sektore si tatimet e doganat kane bere edhe konkurse fiktive me artifica per te konkuruar brenda sistemit duke bere rokaden “drejtorin e bene shef dhe shefin drejtor” pa pyetur per sjelljen me detyren, ardhjen ne detyre pa asnje merite por veten politikisht.
    Qeveria e Rames duhet te jape pergjigje per premtimin se do te ktheje ne pune te gjithe nenpunesit e larguar padrejtesisht qe kane fituar te drejten me gjyq.
    Reforma ne administraten publike po shkon drejt deshtimit te plote.

  5. artan says:

    doli prape ky gomari te shkruaje

  6. Majakovski says:

    Nje shkrim shume konkret. Qeveria me hallkat e saj nga qendra deri ne baze duhet te jete konkrete, ti thoje gjerat troc, ti thote e zeze nese eshte e zeze dhe e bardhe nese eshte e bardhe. Ashtu sic ka te koruptuar ne administrate qe nuk po hiqen, ka edhe shume korekt dhe te ndershem qe ose jane hequr duke ju rene ne qafe, ose vazhdojne te punojne me frike ne kushte presioni te panevojshem duke ndikuar ne mbarevajtjen e puneve.Selektimi eshte i veshtire por nuk duhen injoruar pretendimet per padrejtesi .

  7. Billy says:

    Ju z. Perparim e keni shume mire, por me keta bythepambuker te PS, po bindemi gjithmone e me shume se nuk mund t’a bejne kete vend.
    -Shikoni si u tall Shkelzen Brecani ne komisionin per largimet ne polici.
    Kush ishte motivacioni i largimit te tij nga detyra? Suprimim i vendit te punes.
    Ne te njejten kohe kur ai bente thirrje, per t’u ngritur kunder qeverise, pra bente thirrje per permbysje te rendit kushtetues, keta juriste te PS, e largojne nga puna per shkurtim te vendit te punes. Budallenj komplet.
    – Brecani duhej paditur dhe denuar sipas kushtetutes dhe kodit penal dhe jo liruar me nje motivacion te kote.
    Nese ky Brecani, kete gje qe beri ne Shqiperi, t’a kishte bere ne SHBA, Angli, France, Gjermani, etj. do te ishte denuar me 20 vjet burg. Ne Russi, Kine, Turqi, Kore etj. do te ishte denuar me vdekje.
    Ndersa ne Shqiperi, duhet te kthehet ne detyre dhe t’i paguhet nje vit e gjysem rroge.
    -Ja kjo eshte PS. Keta jane juristet bythepambuker te saj. Keta nuk i largojne dot me argumentat qe ngrini ju zoti Perparim dhe ja fusin shkurt, duke ju dhene mundesi te fitojne gjyqet dhe nga 10 deri 15 milion leke page, pa shkuar ne pune.
    Keshtu mos prit as ti as une te ndodh ndonje reforme e vertete ne administrate dhe sidomos ne polici. Vartesit e Tahirit ja dergojne SMS e tij Berishes dhe Tahiri rri ende minister. Po o rri dhe bej te tjeret te rrine gatitur para teje o ik se nuk je per kete pune.

  8. anonim says:

    Po po eshte e vertete disa nga ata PD-istet jane akoma dhe po “punojne” per Rilindjen.

    Duhet te hiqen sa me shpejt qe te mos e ndotin me shume mjedisin institucional

  9. shqipo says:

    Që ta bëjë këtë që thoni ju, (me shumë të drejtë) zoti Halili, Qeveria duhet t’i ketë “duart e zgjidhura”…I ka…???

  10. kitiduda says:

    Mendimet e shprehura nga z. P.Halili ,jane te drejta dhe mendoj se ,duhet te kete shume artikuj te tjere te ketij lloji ,ne shtyp. Nga “lufta” qe po ben opozita del qarte strategjia qe i ka vene vetes ajo ,se si te ndihet qe eshte akoma e gjalle edhe pse ne agonine e saj. Mendoj se instituvionet e pavarura ,Beriha i “vari ‘ pas vetes ne vitin e fundit te tij ne pushtt , kujtoj ,kur opozita e djeshme kerkonte qe te mos ishn tegjithe nen sqetullen e Berishes : k.prokurori,ush beson se ai eshe parimor ,kush beson se ai me mefshsine e veprimit te tije nuk po kthen detyrimn Bershes qe e emroi ne ate vend !? Po gjykatat !? te gjithe jemi dehmitare se si i zgjodhi qyqtaret ne te gjitha kategot e gjyqesorit , ata ,gjyqetaret ,i jane mirenjohes Berishes se dhe kur kane ngrene ndonje luge corbe te prihur dikr ,ai i ka mbajtur afer dhe u ka dhene poste te larta ,per ti pasur gjithmone ne sherbim te tij si ph A. Ristani ,po presidenti !!!??? zgjatim i Berishes ,ku kish menduar ndojnehere se do ishte president!? po ja ,qe Berisha e beri dhe ai eshte i detyruar ,i nenshtuar ,i bindur ndaj atij qe e beri “mbret” ,e te mos e zgjas me teper ,ne jemi deshmitare se si punesoi ne kohe fushate ,miltantet e tij ,qe sot jane nepunes administrate ,jane te “ngritur profesionalisht ,e te kualifikuar ‘ etj etj . Kjo eshte lufta qe ben opozita dhe te gjithe keto institucione vazhojne ti detyrohn hapur Berihes ,dhe qeveria Rama nuk paska te drejte ti leviz !!!! Pse? Po behet pastrimi i administrates ! Por kam dhe disa mendime per pushtetaret e sotem ” Te marin ne pune ate qe e meriton jo me flamur partie ph eshte i LSI she u ve brryln te tjereve , tembrojne dhe te jene te bashar ndaj sulmeve ordinere te opozites ,psh , nuk m duk i drejte qendrimi i gjithe grupit ,te majt,kur cakej e opozites ,Ristan fyty ngrysyri ,Strazimir rrugaci ,Halim fenda ( te me ndjeni per epitin por kur e lexova ne nje shrim ,me pelqeu se i pershtatesh mjaft mire emrit ) te gjithe ju duhet te rreagoni,jo per cfare shkruhesh ne sms por pergjimet qe vazhdojne tju bejne , pershttin brenda shtetit qe funksionon ,po kur dhe F. Ndoka eshte bere ballina e PD vaj halli ,jo per gje pr t hretin unverisete se mori kurrre si te gjithe por e mbaroi ,me duket ,kur ishtefunkionar i larte i partise . Opozite do beje lufte “ballore ” po me keto ,fjale do tjerre se nuk nxjerr ne drite as nj problem parimor ,per te mre te ketij veni.

  11. Xhelo says:

    Edhe diku tjeter shpreha mendimin tim per maxhorancen e sotme. Ne shume veprime te saj eshte me se e qarte se ajo ruan nje fare kompleksi inferioriteti apo frike nga maxhoranca e djeshme. Nuk jane shenja tolerance sic duan e shprehen disa politikane apo analiste. Ne kete menyre dita-dites po humbet autoritetin e saj.

  12. Mihal Dhima says:

    Analize e sakte, pa mllefe politike, e hapur dhe konkrete. Kush ka sy, ta lexoje,kush ka veshe ta degjoje. Pushteti nuk eshte loje, por kurajo dhe guxim per tu ngjitur me lart. Pastrimi i administrates publike nuk u krye. U lane te punesojne te tjere. Nga dy shejtane ne nje vend u bene dhjete, ata hiq dhe keta vure, dhe ne fund Rilindja nga femer behet burre…ti rrojne ….

  13. dardan says:

    o peke, a ke pirë ndonjë teke…

  14. ceni says:

    Kete shkrim shpjegoje te aferme te Iasaj zon jes ne korce

  15. cimja says:

    Jam pjeserisht dakort me shkrimin e autorit, sepse sic thote populli pyll pa derra s’ka, por njekohesisht autori
    duhet te permbjaje mllefin e shfrenuar sepse realiteti qe ai ekspozon eshte pjeserisht i sakte. Ka njerez te ndershem, profesionaliste te zote qe pavaresisht kolorimit politik kane punuar dhe investuar ne administrate… Nuk mendoj se perfaqesuesit politike aktuale kane bere ndryshime te cilat ndikojne ne rritjen e profesionalizmit profesional. Sikurse pushteti i meparshem, administrata eshte mekanizmi i cili ploteson deshirat klienteliste dhe klaniste… Perseri i njejti fenom vazhdon te mbijetoje. Mjafton nje moment te ndaleni tek Ministria e Jashtme. Hidhini nje sy Ambasadave, te njejtet njerez vegjetojne. Emerimet e Rames jane po te njejtet me ato te Berishes…shikoni Londren, Parisin, Rome, Berlinin…e do te kuptoni demagogjine e PUSHTETIT te djeshem, te sotem dhe te te ardhshem.
    Ndaj do te ishte mire qe mllefi te lihet menjane e ti lere vend kritikes pozitive, arsyes dhe logjikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje