Sejfi Protopapa ka prekur jetët tona përgjithmonë

18 Prill 2014, 21:00Blog TEMA

Nga Ramiz Tafilaj

 

Të nderuar anëtarë të familjes Protopapa,

Të nderuar miq e bashkatdhetarë

Zonja e zotërinj:

Me dhembje të thellë mora lajmin për shuarjen e mikut dhe bashkëkombasit tonë, Sejfi Protopapa.

Gjatë dyzet vjetëve që kam kaluar në Shtetet e Bashkuara, si mërgimtar shqiptar nga Kosova, vështirë se ka pasur njeri më me ndikim në jetën time se Sejfiu. Ai ishte udhëheqës, mentor dhe shok i të gjithëve.

Kaloi thuajse gjithë jetën në mërgim, larg mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Por ai vazhdoi t’i shërbejë e t’i ndihmojë asaj, me gjithë largësinë. Gjatë dekadave, kisha nderin dhe privilegjin e madh të punojë me Sejfiun rreth çështjes kombëtare shqiptare.

Sejfiu do të kishte zgjedhur të jetojë në Shqipëri me çdo kusht.  Por këtë nuk mund ta bënte në atë kohë, ndërsa Shqipëria vuante nën kthetrat e diktaturës më të egër të Evropës. Ai zgjodhi, megjithatë, të punojë palodhshëm për t’i tubuar shqiptarët në Shtetet e Bashkuara rreth vendit të të parëve.

Ne të gjithë kishin një ëndërr: ta shihnim Shqipërinë të lirë.  Por Sejfiu bëri që asaj ëndrre t’i jepnim edhe trajtën që donim dhe ta bënim dalëngadalë realitet. Ai udhëhoqi në mënyrë shembullore, duke sjellë shpirtin demokratik mu në komunitetin tonë këtu në Shtetet e Bashkuara dhe duke punua me të gjithë dhe secilin prej nesh.

Sejfiu ishte shok i rinisë, mbështetës i arsimit, i cili kishte siguruar mjaft bursa për studentët shqiptaro-amerikanë, si dhe vegimtar për të ardhmen e shqiptarëve–si komb dhe si individë.

Sejfiu ishte mentor i brezit tim, që përfshiu qindra e mijëra të sapoardhurish në një dhe të panjohur e në mesin e një kulture të huaj. Ai na ndihmoi të bëhemi pjesë edhe të këtij vendi, por që të mos harronim vendin tonëtë vjetër. Sejfiu donte që të gjithë t’ia dilnim mbanë këtu, meqë e dinte se ashtu do të ishim më të fortë dhe më të vyeshëm edhe për Shqipërinë.

Dhe së mbrami, por së mbarmi, Sejfiu ishte shok i brezit të vet dhe njerëzve që mbetën pas në vendlindje. Ai qe zëri i tyre, kur ata s’mund të flisnin për veten e vet. Ai dërgoi ndihmë, kur Shqipëria kishte për të nevojën më të madhe. Dhe vijoi të predikonte dhe të dëshironte më të mirën pë atë vend të vogël- të ardhmen e ndritur si vend demokratik e përparuar.

Shqiptarët kudo kanë humbur një njeri të madh. Por kujtimi për të dhe porosia e tij do t ëjetojnë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Miku ynë Sejfi ka prekur jetët tonë përgjithmonë.

*Houston, Texas 

17 komente në “Sejfi Protopapa ka prekur jetët tona përgjithmonë”

  1. tourkofagos says:

    Moooooooooooooooossssssssssssssssssss,rahmet paste e udhe te mbare…..
    me ke do te mburret Zike tani!!!!!????

    1. Genci says:

      Ne gop te semes vafte Sali Protopapa dhe te tijet. Ballista te ndyre qe vrate popullin tuaj dhe bashkepunuat me gjermanin. Asnje meshire per tradhetaret e kombit!

      1. Zigur Qarri says:

        Dhe kush flet,nje skuth grek!
        Sa te mundojn komplekset e inferioritetit more mjeran,qe kur vemjet e ngordhjes Janullapos jan kaq komuniste te flakte?!
        Logjike jevgjiti,enderr jevgjiti,kundershti jevgjiti,komunist dhe vemje mesjetare,helen dhe vemje mesjetare!
        Sejfi Protopapa ka mbrojtur doktoraturen ne Fiziken Berthamore more debil dhe nuk ka qene jevgjit si puna jote qe beson pellitjet e nje zhgarravine mesjetare qe permjerret ne breke.
        Ne fakt,jeni te nevojshem ju debilat e Janullaposit,jo per gje,por te kuptojn edhe me naivet se çfar injorantesh peverse i jargaviten pedofilit Janullapos.

      2. Ilir Hoti says:

        Cdo shqiptare duhet te kujtohet per punet e mira ne dobi te kombit.Nuk ka rendesi bindjet politike..ai luftoi aq sa mundi per shkllimin e shqiptareve..ndarjen e Kishes ortodokse shqiprare nga fondementalizmi orthodoks grek etj.Turkogreket e turkofaget te mos ‘merakosen’.Gjerat jane shume te qarta si ne drite te dillit per ata qe vetem jane te afte te mendojne ne menyre individuale…

  2. komunisti says:

    O sali protopapapa ,para se te shkosh ne boten e pertejme hajde ………..VF LP.

    1. populli says:

      PER KOMUNISTET: SHKOFSHIN NE “GTS”, dmth:”NE GOP TE SEMAVE”

  3. Hodo says:

    Turko…, genci e komunisti

    Jashteqitjet qe prodhoni perpiquni ti nxirrni ne halete tuaja…

    Zoti Sejfi Protopapa ishte e vdiq si njeri i nderuar e shqiptar i shquar. Vitet qe jetoi e deshmojne. Ti turko… duhet ta dishe se deri ne frymen e fundit u perpoq per Kishen Autoqefale te Shqiperise…ate te Nolit. Ju, Genci e komunisti, duhet ta dini se i nderonte e vleresonte njerzit e mbare, pavarsisht ne ishin te majte a te djathte.

  4. limontosi says:

    cthote ky mo?!?!?!?!?!
    kane shku per lesh mileti krejt

  5. mali says:

    Po komunistët e kanë bërë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë more të pamend. Sejfiun,që ishte doktor në fizikë nga universitetet amerikane Dritëroi juaj bythlëpirës e tregonte një shtazë,një barbar siç donte partia kriminale e punës. Se kemi qenë më keq nga gjithë evropa vazhdojmë të jemi më keq nga të gjithë..

  6. Sadik Elshani says:

    Zoti Protopapa per shume vite, si nje atdhetar i vertete, me shume bujari e ka ndihmuar shkollen shqipe ne Filadelfia – ShBA. Per kete, ne gjithmone do t’i jemi mirenjohes.

  7. betty Boston says:

    More njerez te ndyre qe shani nje patriot si zoti Sejfi Protopapa,nje njeri qe ka kontribuar per Shqiperine dhe shqiptaret…qe vleresonte Shqiperine dhe shqiptaret si familjen e tij,mor komunist te ndyre,qe akoma nuk ju kane shteruar mendimet me ato qe jeni ushqyer….Ne qe jetojme jashte atdheut na vjen turp , qe ekzistojne njeres te tille…

  8. Deli says:

    Ne paqe pushofte shpirti i ti.Ka jetuar gjate dhe mjaft njerez menojne se e kane njohur mire. Ka mundesi se gabojne pak dihet dhe mos i dite shume kurr.

  9. _George Orwell** says:

    Sejfi Protopapa si cdo njeri ka dritehijet e tij.Ne rast fjalimesh ne funerale eshte e kuptueshme te behet pak makiazh por jo kaq sa thote ky Kanan Tafili i Kosoves.
    Ne paragrafin ku thote “Shqiperia vuante nen kthetrat e diktatures me te eger te Europes” e ngarkon me faj Sejfi Protopapen,Kanan tafilin e Kosoves dhe vete ameriken qe e lane ate popull “nen kthetrat” e atij regjimi.Shume nga keto antikomunistet e Amerikes qe flasin shqip akoma vuajne nga McCarthyism-i qe eshte nje doktrine histerike kunder komunizmit gje qe i ben dem atyre qe e pohojne,atyre qe e lexojne dhe atyre qe nuk e mendojne.

    Sidoqofte RIP SProtopapa (me gjithe dritehijet e tij).

  10. Lisi says:

    Shqiptaret kurre nuk do t’i harrojne ballistet,kete ajke te kombit shqiptar ne tere Shqiperine etnike ndersa,komunistet qe i ndoqene ne aleance me sllavet e jugur dhe ruset nga atdheu,te cilin aq shume e deshen,ju qofte e rende jeta ne kete bote dhe ne boten tjeter.Vepran destruktive te ketyre komunistve po e verejme sot ne çdo pore te jetes se shqiptarve e cila flet per nje mjerim;politik,atdhetar dhe intelektual!

  11. beni says:

    SE pari ngushellime familjes PROTOPAPA, per humbjen e ketij patrioti,antikomunisti,dhe njeriu fisnik,dhe njeri te madh,ishin keta njerez patriote qe e kuptuan se c’fare katastrofe po I afrohej shqiperise me ardhjen e komunizmit,ishin ata qe nuk e perkrahen ideologjine komuniste e luftuan ate si ideologji shkaterrimtare per popullin shqiptar,mendoj se qeveria duhet ta dekoroje per merita te vecante ne luften ndaj komunizmit.LAVDI ketyre pjestareve te BALLIT KOMBETAR QE DHANE GJITHCKA PER TE MIREN E KOMBIT SHQIPTAR.

  12. Hodo says:

    O njerez qe lexoni e komentoni…

    Zoti Sejfi Protopapa ka qene ballist ne rinine e tij por se pari ka qene shqiptar e ka mbetur deri ne fund shqiptar nga me te miret. Diten e vdekjes eshte larguar nga kjo bote me dashurine per Shqiperine e perparimin e shqiptareve kudo qofshin…Ka ndihmuar sa ka pasur e sa ka mundur ata qe kane qene ne nevoje. Ka punuar fizikisht e me mjete per ruajtjen e perparimin e Kishes Autoqefale te Shqiperise…Nuk eshte me vend qe nga mosnjohja e jetes se tij… tia fusni si kau peles.

    I u prefte shpirti ne paqe Atij e Zonjes se tij.

  13. tanush says:

    O njerez Z. Protopapa para se te ishte ballist ka qene sekretar i rinise komuniste ne berat gjate luftes. Ne 1943 shkon me ballin pasi i bie ne dore nje leter e Enver Hoxhes ku urdheronte forcat partizane te godisnin ballistet, kur nga ana e ballisteve nuk kishte filluar ndonje goditje kunder partizaneve te pakten ne zonen e Beratit. Jeta e tij me pas si patriot ne sherbim te kombit ne diaspore dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje