Ka një luftë të ethshme nga opozita ndaj rendit, ndaj titullarëve të këtij sektori, ndaj shifrave dhe rritjes së krimit së fundimi, një rritje që edhe pse është e pafat, fatkeqësisht nuk po atakohet nga të gjithë frontalisht dhe sinqerisht, si një e keqe e përbashkët dhe me efekte dhe ndikim të njëtrajtshëm ndaj tërë shoqërisë.
Të sulmosh Tahirin si ministër, për mua është tjetër gjë, dhe të mos e ndihmosh jo Tahirin, por Policinë e Shtetit, duke ndihmuar vetveten në fund të fundit, është komplet tjetër gjë.
Tahiri sot është, nesër nuk është në atë post, mundet shumë mirë edhe më lart se aq, por rendi dhe qetësia publike është një domosdoshmëri jetike për çdo shqiptar dhe i prek direkt ose indirekt të gjithë, kë më shumë, kë më tangetalisht.
Padyshim që ta marrësh rendin në atë derexhe, siç e cilësoi Rama, ishte dhe mbetet një sfidë e madhe, ku vetëm fakti që ish- drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit hanin e pinin me njerëz të akuzuar për vrasje, siç ishte rasti i Arben Frrokut, flet shumë.
Pa hyrë pastaj në politikat rekrutuese apo në efektshmërinë e kësaj policie, që mbetej edhe ende mbetet, shumë larg standardeve të një policie mesatare të një vendi të BE-së.
Nuk besoj se do ketë ndonjë njeri me logjikë normale që të mendojë për një moment, kuptohet përveç atyre që e kanë drejtuar më parë, pa qenë fanatik politik, se policia dhe problemet e saj të trashëguara nuk janë shqetësuese dhe gjithçka ishte OK me atë forcë, përkundër ndihmës dhe asistencës ndërkombëtare.
Nëse ka nevojë për reformë në një nga simbolet e funksionimit ose jo të një gjymtyre të shtetit, është pikërisht policia. Padyshim që ka pasur shumë ngjarje, vrasje, tritol dhe aktivitete të tjera kriminale të vëna re se fundmi në Shqipëri, dhe në fund të fundit krimi lulëzon ose tkurret respektivisht kur ka një vendosmëri institucionale dhe vullnet politik për ta luftuar ose anasjelltas kur ka indicie dhe sinjale se inkurajohet qoftë edhe me heshtje politike, ose nuk atakohet publikisht.
Asnjë ministër apo titullar në botë nuk mund të hyjë në mendjen e kriminelit dhe të thotë apo premtoj ose garantoj se nuk do ketë më vrasje apo trafik droge, apo që filanit nuk do t’i shkrepë në mendje të vrasë fistekun për gjakmarrje apo një motiv tjetër, sepse i bie të premtosh që do bjerë borë në korrik.
Por ajo që ministri dhe një funksionar shteti në këtë fushë është që të bëjë maksimumin që të reformojë policinë e tij dhe t’i ofrojë asaj suportin institucional, logjistik dhe moral, dhe mbi të gjitha të garantojë reformën në strukturat e saj dhe instalimin e mentalitetit perëndimor në mënyrën sesi policia të garantojë rendin dhe qetësinë publike në vend.
Shqipëria është vendi më pak ideal në këtë pjesë të botës, për shkak të kaluarës jo të largët dhe pasojave të saj, që fillon nga prania masive e armëve në posedim personal e deri tek injorimi dhe mosfrika ndaj shtetit e shqiptarëve që kryejnë krime, të lindur dhe rritur në periudhën më traumatike te vendit dhe tranzicionit më të vështirë se çdo vend tjeter i ish- Lindjes komuniste.
Tahiri si ministër nuk është perfekt dhe s’ka si të jetë, nuk është i pagabueshëm dhe i paqortueshëm, dhe s’ka sesi të mos jetë, por të paktën në gjykimin tim personal ka pasionin dhe vizionin për të kontribuar dhe reformuar një strukturë që e gjeti në një derexhe të atillë, që s’i përngjante as versionit më të shëmtuar të një force policore të ndonjë vendi të BE-së, apo ndonjë vendi të futur rishtazi në të.
Kur shikon dhe dëgjon sesi logjistika për policinë që tenton të instalohet nuk është shumë larg asaj që kanë instaluar amerikanët apo po pilotojnë britanikët, siç është rasti i kamerave në trupat e policëve, nuk ka sesi të mos ndihesh mirë dhe identifikosh se ka dëshirë dhe vizion për të modernizuar policinë.
Kur shikon se si ndëshkohen disa policë që keqtrajtojnë një gazetar siç ishte rasti i fundit me atë të gazetës Panorama, në një kohë kur jo shumë larg rrihej kameramani i Top-Channel dhe personit përgjegjës nuk i hynte gjë në këmbë institucionalisht, s’ka sesi te mos ndihesh po aq mirë se po ndryshon mentaliteti, pa folur pastaj për shpërblimet që i bëheshin policisë kur njerzit vriteshin në bulevard, e sot opozitës kur demonstron i vihen përballë me shumë finesë punonjëse policie femra.
Asgjë nuk është rozë, ka edhe gafa, siç edhe kam shkruar, së fundmi për prononcimin fatalist dhe naiv të zëvendësit të Tahirit për “puthadorjen” e Lazaratit, që nuk i hyri gjëmb në këmbë, dhe mosreagimi institucional i Tahirit apo edhe kryeministrit ishte skandaloz.
Për këtë kishte të drejtë opozita të prononcohej, dhe për Lazaratin në përgjithësi, dhe sërish nuk e bëri, dhe heshti dhe vazhdon të hesht shëmtuar, dhe i di arsyet përse nuk e bëri dhe e bën.
Kjo për mua është hipokrizi dhe banalitet politik. Sa ç’është i tillë edhe saga e SMS-së së ish- ministrit ndaj pasardhësit të tij, që qenka i shqetësuar se përse ka shqetësim kryeministri ose ministri, ose kushdoqoftë e ka shkruar, që personalisht do të doja të ishte e vërtetë si atillë, pasi tregon dhe dëshmon se ka shqetësim zyrtar për krimin dhe luftën ndaj tij, sesa të ishte e kundërta.
Lufta me krimin dhe vendosjen e rendit dhe qetësisë në Shqipëri nuk ka filluar me Tahirin, dhe nuk do mbarojë me të, por një gjë duket se ka startuar; lufta për të modernizuar dhe strukturuar Policinë e Shtetit sipas parametrave perëndimorë, dhe kjo është ajo për të cilin Tahiri apo Didi meriton mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, për një të mirë të përbashkët, përfshi edhe opozitën, nëse vërtet do që të jetë dhe shihet si konstruktive dhe e zgjedhshme nesërdej, ashtu siç do duhet të ishte edhe sugjeruese dhe kritikuese për ato aspekte kur mund të përmirësohet dhe frymëzohen forcat e rendit, për të jetuar me sa më pak krim, tritol apo pa Lazarat nëpër këmbë.
E nëse Tahiri po sulmohet për këtë meritë nga kundërshtarët e tij politikë, ky është indikacion i punës së tij dhe nuk do shqetësohesha, po të isha në vëndin e tij. Përkundrazi.
Dallohen profesionistet e vertete si Zoti Manaj nga ata bashibozuke qe shohim cdo dite neper ekrane.
Shkrim prej profesionisti.
Eshte e drejta e çdo gazetari te varur te mbroje nje minister apo nje tjeter…. Dy pyetje shtrohen: e para a po ben Tahiri punen me te mire te mundeshme ne sherbim te qyterave? dhe e dyta, a mos brenda rradheve te kualicionit qeverises ka njerez me te afte sesa Tahiri per te qene minister i brendshem (e thene ndryshe, a eshte Tahiri zgjedhja me e mire e mundeshme per ate funksion)?
Sipas meje, per te dy çeshtjet pergjigjja eshte negative! Tahiri eshte bere edhe me keq se ai viçi i kukesit qe ishte para tij!
Ky Arben Manaj flet si e ema e zeqos ne maj te thanes….as nuk e ka haberin se ca ndodh ketu, dhe aq me pak ne Lazarat….flet per tahirin sikur e ka vene ky minister dhe po i ben bilancin….prape ketu paska sulmuar zevendesministrin e brendshem per lazaratin dhe pas kesaj thenie te perseritur me shkon me mendje se ky zevendesministër do i kete punuar token e ndonje te familjes….
O Vezhgues ! Kujdes se Manaj eshte lerues I njohur toke, mos te ka liruar ndonje nag te tuat?!! Mos u Merzit keshtu e ka Kjo pune
Tahiri e do punen, e ben me zemer, eshte i pergjegjshem, por mbi te gjitha ka vizion dhe ja mban
Nje BRAVO per Saimir Tahirin dhe natyrisht per artikullshkruesin
Jam ne nje mendje me autorin,biles per sport ne nje koment mbi sms qe nxorri Noka ne komision shpjegoja se perse statistika eshte nje e dhene empirike,sepse vjet ne mars mund te kishe 5 vrasje e kete vit 10,por ama vjet vriteshin komisare policie dhe i dyshuari i binte ciftelise ne taverne me kater drejtuesit e policise se shtetit,ndaj nuk ben dot njehsim te Sajmirit me Noken dhe as te Didit me kupolen e ciftelise.Por ne PD ekziston vertete nje dashuri diabolike per ministrine e Rendit,ata shtetin e kuptojne si zgjatim te policise dhe shumica vdesin per polic-lleqe.
Shkrim i goditur, duhet goditur jo vetem krimi por edhe kushdo qe e stimulon e behet pale me te, madje kjo e para pasi do te mbetet pa krahe. E keta te fundit, ta kene te qarte se vetem po humbin piket qe i kane mbetur ne vleresimin e ketijj populli, qe me se fundmi sikur e ka puptuar se nuk duhet te pozicionohet ne te qenit tifoz, por te te qenit realist duke rritur ne radhe te pare pritshmerite e tij…