E panginjshme!

18 Prill 2014, 19:27Blog TEMA

Kostoja e ndaljes së Rusisë tani është shumë e lartë. Por vetëm do të rritet nëse Perëndimi nuk bën asgjë

The Economist

 

Në fillim, Vladimir Putini sulmoi Gjeorgjinë, por bota ia fali – sepse Rusia ishte shumë e rëndësishme për t’u lënë në mëshirë të fatit. Më pas gëlltiti Krimenë, por bota e pranoi – sepse Krimea duhej të kish qenë e Rusisë që në fillim. Tani është infiltruar në Ukrainën lindore, por bota po heziton – sepse infiltrimi nuk është tamam pushtim. Por nëse Perëndimi nuk përballet me Putinin tani, shumë shpejt mund ta gjejë në derën e vet.

Pushtimi i rajoneve të policisë në Ukrainën lindore gjatë fundjavës nga protestuesit prorusë është një lëvizje e mençur, sepse e ka vënë qeverinë e përkohshme në Kiev, në një pozicion të pamundur. Putini ka paralajmëruar se Ukraina është në prag të luftës civile. Nëse qeveria e vendit nuk merr kontrollin, do të ekspozohet para akuzave që nuk mund të ruajë rendin brenda kufijve të vet. Por ushtarët e saj janë të stërvitur keq, kështu që duke përdorur forcën, ajo rrezikon të shkaktojë gjakderdhje. Sido që të shkojë, është e humbur.

Perëndimi ka parë që Rusia ia ka shpërfillur kërcënimet dhe paralajmërimet deri sot. Ai duket i pafuqishëm dhe i ndarë. Megjithatë, pas destabilizimit të Ukrainës lindore, edhe “pëllumbat” duhet ta kuptojnë që shansi më i mirë për stabilitet qëndron në përballjen e Vladimir Putinit, sepse vendosmëria dhe palëkundshmëria sot është e vetmja mënyrë për të shmangur konfrontimin më vonë.

 

Vija të kuqe dhe njerëz jeshilë

Rusia këmbëngul se nuk ka gisht në marrjen e qyteteve si Sloviansk dhe Gorlivka. Kjo është e papranueshme. Sulmet ishin të koordinuar, në vende të dobishëm strategjikisht, ku kish patur pak protesta. Ashtu si në Krime gjashtë javë më parë, trupa me uniforma, pa shenja dalluese dhe me armë ruse kryen sulmet fillestarë. Agjentë rusë janë ndaluar dhe në blloqet e shënimeve të gazetarëve, thuhet se kanë organizuar protestat, e në disa raste kanë paguar për to. Rusia ka futur hundët në Ukrainë prej javësh, herë pas here me rezultate që ngjajnë si të nxjerrë prej faqeve të Gogolit. Në 6 prill, “disa vendalinj” sulmuan atë që ata mendonin se ishte ndërtesa ku ndodheshin zyrat qendrore administrative të Kharkivit. Por zbuluan se kishin marrë kontrollin e … teatrit të operës.

Diplomatët rusë kundërshtojnë, duke thënë se nuk mund të jenë ata prapa asaj që po ndodh, për arsye se destabiliteti në Ukrainën lindore nuk është në interes të Rusisë. E vërtetë, vendet normalë përfitojnë prej prosperitetit të fqinjëve. Megjithatë, i ndërgjegjshëm për nevojën e mbajtjes së pushtetit dhe situatën e ekonomisë ruse në stanjacion, Kremlini ka shumë arsye të trembet prej demonstratave proeuropiane që rrëzuan presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviç. Ai duket i vendosur që ta shohë Ukrainën të dështojë.

Ka shumë arsye përse Rusia mund të dojë të destabilizojë Ukrainën. Një arsye mund të jetë moslejimi i zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, në 25 maj. Kjo do e privonte Ukrainën nga një president i zgjedhur, që i nevojitet aq shumë për të rivendosur rendin. Një arsye e dytë mund të jetë justifikimi i ndërhyrjes së Rusisë. Putini është në gjendje të shfrytëzojë anarshinë ose gjakderdhjen, si pretekst për të vënë në lëvizje trupat e tij, që tashmë janë në fushim në hapësira të mëdha përgjatë kufirit, dhe për t’i futur në Ukrainë si “paqeruajtës”. Por pushtimi do të kishte një kosto të lartë, kështu që Kremlini mund të preferojë një rezultat të tretë: konfliktin civil, që do të shkatërronte autoritetin e Kievit, i pasuar me krijimin e një qeverie paralele për Ukrainën lindore. Nuk ka asgjë të keqe me federalizmin në parim, por në këtë rast do të ishte formulë për dominimin rus.

Disa mund ta shihnin një ujdi të tillë, si e keqja më e vogël që ofrohet. Politikanët dhe oligarkët ukrainas mund të jenë të kënaqur, sepse mund të vazhdojnë të vjedhin. Perëndimi mund të gjejë rehat duke menduar që të paktën rusët nuk e pushtuan Ukrainën. Por do të ishte një përfundim i tmerrshëm për popullin e Ukrainës, sidomos për ata që rrezikuan jetën në sheshin Maidan, në kërkim të një shansi për diçka më të mirë. Nëse Perëndimi do e pranonte i çliruar një rezultat të tillë, atëherë kjo do të thoshte se nuk do të dinte të lexonte prirjen e Rusisë për të bërë dëm.

Putini e ka përdorur krizën e Ukrainës për të krijuar disa precedentë të rrezikshëm. Ai ka pretenduar se e ka për detyrim që të mbrojë rusisht-folësit, kudo ku ndodhen. Ka vënë në skenë një referendum dhe një aneksim, duke shkelur ligjet e Ukrainës. Si dhe ka shfuqizuar angazhimin për të respektuar kufijtë e Ukrainës, një marrëveshje që Rusia e firmosi në vitin 1994 kur Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore. Gjatë gjithë kohës, Putini ka treguar se e vërteta dhe ligji janë ato që i shkojnë atij për shtat, në momentet përkatës.

Putini ka argumentuar se vlerat ruse bien ndesh me vlerat liberale të Perëndimit. Ai ka tani mjetet për të ndërhyrë në kufijtë e tij dhe përtej, me qëllim që të përmbysë rendin postsovjetik. Kjo mund të ndodhë në Transdniestri, një pjesë e Moldavisë, ku ka pasur prani të trupave ruse që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ose mund të ndodhë në Kazakistan, që ka një popullsi të madhe ruse në veri. Mund të ndodhë edhe në shtetet balltike, dy prej të cilëve kanë pakica të mëdha rusisht-folëse, dhe ku të gjitha varen prej gazit që vjen nga Rusia. Për arsye se shtetet balltike janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, një lëvizje e Rusisë kundër tyre do të ishte sfidë për të gjithë Perëndimin. Një llogaritje e gabuar nga secila palë do të rezultonte fatale.

 

Shpreso më të mirën, bëhu gati për më të keqen

Prandaj Perëndimi duhet t’i tregojë Putinit se veprimet e mëtejshëm do të ishin të kushtueshëm. Deri tani, retorika e Perëndimit ka qenë shumë më përpara se sa gatishmëria e tij për të vepruar – duke i shtuar kështu “çehren” dobësisë. Stekat nuk janë aq lart në Ukrainë, sa për të rrezikuar një luftë me një Rusi të pajisur me armë bërthamore. Dhe votuesit europianë nuk do të duronin mungesat në gaz natyror, kështu që një embargo nuk është e besueshme. Por perëndimi ka të tjera karta për të luajtur. Njëra është ushtria. NATO duhet të shpallë se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Europën qendrore dhe lindore, do të forcojë mbrojtjen ajrore dhe kibernetike atje dhe do të dërgojë menjëherë trupa, raketa dhe avionë në vendet balltike dhe në Poloni. Anëtarët e NATO-s duhet të premtojnë rritje të shpenzimeve ushtarakë.

Një tjetër kartë janë sanksionet, që deri tani janë vendosur vetëm për disa persona pranë Putinit. Eshtë koha për një ndalim të gjerë të vizave për rusët e pushtetshëm dhe familjet e tyre. Franca duhet të anulojë shitjen e anijeve luftarake Rusisë. Një ndëshkim edhe më i rëndë do të ishte ndërprerja e rrjedhës së dollarëve, eurove dhe stërlinave. Sanksione të tillë fiskalë, si ata që e detyruan Iranin të negociojë për programin e tij bërthamor, do të privonin Rusinë nga të ardhurat prej eksporteve të naftës dhe gazit, dhe do e detyronin të tërhiqte nga rezervat e veta për të paguar për pjesën më të madhe të importeve. Do të ishin të kushtueshme për Perëndimin, sidomos për Londrën, por do ia vlenin. Vendosini këta sanksione tani, dhe jepini Putinit arsye të ndalet. Mos i vendosni, dhe çmimi herën tjetër do të jetë edhe më i lartë.

Përktheu: Ermal Gjini

7 komente në “E panginjshme!”

  1. ppsh says:

    Keto snksionet Putini po i degjkn here mbas here ,
    Por cuditerisht po ndodh e kunderta ,eshte Putini ai qe
    Po i mbyll rrubineten e gazit dhe po e rrit cmimin44%
    Diplomacia e europes eshte nul .tani Putini po luan shah mat

  2. zapad says:

    Nga ta kapesh kete propagande bajate, cdo paragraf mund ta rrezosh kollaj me fakte. E vetmja gje per tu vleresuar ketu eshte fotoja e artikullit.

    Po ndalem vetem me nje detaj qe e vura re me shikim te shpejte. Ky thote: Putin ka bere nje referendum-aneksim duke shkelur ligjet e Ukraines….

    E para, referendumin e beri Republika Autonome e Krimese. Normale qe Rusia e garantoi, ndryshe 20.000 trupat Ukrainase qe ishin ne Krime nuk do ta lejonin. Nga 6 muaj protesta ne te gjithe vendin, vetem ne Krime (aty ku ishin trupat Ruse) nuk ndodhi asnje incident i rende.

    E dyta, eshte shkelur ligji i Ukraines. Ore mire keta qe nuk i rruhet fare se cfare thone sot e bejne neser; po ne te pakten a e dime qe sipas Kushtetutes se Serbise, Kosova thuhet se eshte pjese e pandashme e saj??? Tani, sipas arsyetimit te artikull-shkruesit meqe pavarsia Kosoves bika komplet ndesh me kushtetuten e Serbise…nuk duhet njohur??? Po, pse e njohen vete athere?

    Besoj e kuptoni cfare standari dyfish i trashe eshte ky. Ne te dyja rastet zgjidhja eshte thjeshte, ndryshoni kushtetutat – pershtatjani realiteteve te reja.

    Llogjika eshte ajo e 1001 artikujve propgande te ketyre muajve te fundit. Rusia nuk ka te drejte te mbroje as njerzit e saj. TE tjeret kane te drejte te shpartallojne qeverite e shteteve te tjera … mjafton qe ti cilsojne nderhyrjet si humanitare* dhe per lirite e te drejtat e njeriut.

    Nejse keto gjera personalisht nuk me bejne me pershtypje. Kur Z.Obama del e thote se nderhyrja ne Irak nuk ishte aq e keqe sa ajo qe ndodhi ne Krime… wtf … e kuptoni tani se cfare do degjojme ne muajt ne vazhdim?

  3. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    Artikuj te peshtire.
    Ata qe kryen krim ishin perendimoret qe permbysen nje gjeveri te ligjshme.
    Keto jane pasojat e saj.
    Po mbolle eren do korresh furtunen

  4. feniks says:

    Fatkeqesisht e njejta SITUATE eshte edhe ne Shqiperi ,ndonese nga ana figurative nuk ngjan si e tille!!!
    PS-ja i fitoi zgjedhjet ne menyre plebishitare dhe Sali Berisha zyrtarisaht u shporr nga qeverisja e vendit!!!
    Qeveria ka KRYEMINISTRINE DHE MINISTRITE,POLICINE E RENDIT, USHTARAKE DHE ATE RRUGORE,DOGANAT,KUFIRIN,PORTET,UJIN DHE DETIN!!!
    Por kaq nuk mjafton per te mbajtur PUSHTETIN!!!
    Ne fakt PUSHTETIN REAL E KA Sali Berisha!!!
    Ai ka nen SUNDIM:
    -PROKURORITE,GJYKATAT E CDO NIVELI,KLD-ne,KLSH-ne,PRESIDENTIN,SHISH-in,AMBASADORET,GJENERALET,SHUME KOMPANI TE POLICISE PRIVATE TE ARMATOSUR,GRUPET PARAMILITARE,PRA ISH GARDISTET,ISH POLICET ME TE CILET SHPERTHEN TRITOLET NE TE KATER ANET E VENDIT,GRUPIN E DJATHTE NE PARLAMENTIN EUROPIAN,KESHILLIN E EUROPES dhe nje TURME DISA MIJRA VETEVE PA TRU,RRETH TIRANES,BESNIKE SHEKULLORE TE BAJRAKTAREVE E JO TE SHQIPERISE,QE I KA GATI PER T’I VENE FLAKEN SHQIPERISE ,njelloj si ne 14 shtator 1998!!!
    Ndonese ka mbi supe qindra KRIME MONSTRUOZE,SHKELJE TE KUSHTETUTES etj Sali Berisha i ben KARSHILLEK QEVERISE RAMA,sepse OPOZITA SOCIALISTE NUK BERI ASGJE KUR AI PO PUSHTONTE NJE NGA NJE TE GJITHA INSTITUCIONET,qe sot po i garantojne JETEN dhe mos futjen ne BURG!!!
    Doemos edhe mareveshja e 1 prillit,kur Rama pranoi te beheshin NDRYSHIMET KRIMINALE TE KUSHTETUTES dhe MBYLLJA E GREVES SE URISE E SHKUARJA TEK DARKA MASHTRUESE TEK CROCODILI kane pjesen e tyre ne kete situate!!!
    Personalisht nuk shoh ASNJE HAP TE MAZHORANCES,qe te zhbllokoje SITUATEN E RREZIKESHME AKTUALE!!!
    Europa dhe SHBA,pervec RETORIKES BOSHE,asgje nuk kane bere per te dale nga RRETHIMI I HEKURT,ku Berisha e ka futur mazhorancen!!!
    REGJIZURA SERBE E BEOGRADIT,PO E UDHEZON ME MJESHTERI AGJENTIN E VET NE TIRANE,SALI BERISHEN DUKE I DERGUAR SKENARET BEFASUES NJE NGA NJE,qe ai i hedh MAZHORANCES per ta TERRORIZUAR,PERCARE DHE DERI DOREZIMIN E SAJ PA KUSHTE!!!
    Zgjatja kaq e madhe e MOS REAGIMIT TE KESAJ MAZHORANCE NE PERBALLJEN ME SHTETIN PARALEL TE BERISHES,ka bere,qe edhe ELEKTORATI 1 MILIONESH ,qe votoi per te ,TE ZHGENJEHET E TE NERVOZOHET DITA DITES E ME SHUME!!!
    Nje arsye e forte eshte edhe ROLI I KALIT TE TROJES,QE LUAN ILIR META,JO VETEM NE BERJEN QESHARAKE TE SEANCAVE TE KUVENDIT ME DALJET NGA 10-15 HERE TE BERISHES NE FOLTORE,POR EDHE ME FAKTIN,se LSI,ndonese Berishes i XHVATI 20% te vendeve te punes ne administraten publike,kurse Rames i ka marre mbi 80% te saj,gje qe ka krijuar mjaft PAKENAQESI!!!
    JURISTET E PS-ja jane treguar PLOTESISHT TE PA AFTE per t’i paraprire situatave konfuze te nxitura nga Berisha,por edhe ne HESHTJEN E TYRE per ta bere PROBLEM NDERKOMBETAR injorimin e DOSJEVE ME KRIME,qe ministrite kane derguar ne PROKURORI,por mbahen ne sirtare!!!
    Nje pushtet,qe ka perballe disa qeveritare me DHJETRA KRIME NE DOSJE dhe nuk i perballon dot,ESHTE …….I FALIMENTUAR!!!
    Europa dhe SHBA deri me sot duket se ka mbaruar pune me Shqiperine e shqiptaret,perderisa keto 24 vjet NUK I KANE BERE ASNJE AKUZE SALI BERISHES PER GJITHE ATO KRIME MONSTRUOZE QE KA BERE!!!
    Te pakten per ate qe e ka pranuar vete ky ARMIK I SHQIPTAREVE:
    -SHKELJEN E EMBARGOS SE OKB-se,ne 1999-ten duke furnizuar
    MILLOSHEVICIN ME NAFTE PER TANKET E TIJ PER TE VRARE KOSOVEN DHE BOSNJEN!!!!!!

  5. ARUSHA says:

    TEORIA E BASHKIMIT EUROPIAN KA DESHTEUAR , ESHTE VETEM NE LETER FUNKSIONON VETEM TEK DISA SHTETE KRYESORE ! Popujt nuk duan me te genjehen me metodat e reja te skllaverimit ! POPUJT DUAN MORAL DHE PUNE DHE DISIPLINE

  6. skenderi says:

    mire ja bo do mbroje racen e vet,edhe europa tu tall bythen,se ka frike se po i le pa gaz,te drejte ka me i forti historia e verteton kte, te tjerat jane pallavra per konsum,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje