Katalizatori i sigurisë evropiane

19 Prill 2014, 12:56Blog TEMA

Nga Ditmir Bushati

Ministër i Punëve të Jashtme

 

Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe kërcënimet e vazhdueshme kundër Ukrainës janë një kujtese për vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit, se NATO përbën boshtin kryesor të sigurisë kombëtare dhe evropiane. Por shfrytëzimi me efektivitetit i kapaciteteve të NATO-s kërkon angazhim më të thellë me dhe ndërmjet aleatëve më të ndjeshëm ndaj kërcënimeve.

Nëse ka një vend që e kupton vlerën e një angazhimi të tillë të Aleancës, ky është pikërisht Shqipëria. Para rënies së Murit të Berlinit, 25 vjet më parë, Shqipëria krenohej për mbështetjen në forcat e veta nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, e mbështetur në një propagandë të pamëshirshme, përpiqej t’u mbushte mendjen shqiptarëve se vendi ishte i rrethuar nga armiq. Vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt, shqiptarët kuptuan se bota nuk kishte kaluar dekada të tëra duke komplotuar pushtimin e Shqipërisë. Mbi treqind mijë bunkerët që do të sprapsin pushtimin imagjinar nga Perëndimi, më shumë se dëshmi e aftësisë për t’u vetëmbrojtur, u dukën si shenja të një mendjeje që i kish kaluar edhe caqet e paranojës.

Një transformim të ngjashëm pësoi dhe perceptimi i Shqipërisë për NATO-n: agresori imperialist u kthye në një kampion të demokracisë, lirisë individuale dhe sundimit të ligjit. Shqiptarët kuptuan se nëpërmjet mbrojtjes kolektive, Aleanca ruante paqen dhe sigurinë e Evropës.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, stuhitë e shpërbërjes goditën dhe Ballkanin. Në 1995-ën, NATO-ja ndërhyri për të vendosur dhe ruajtur paqen në Bosnjë; katër vjet më vonë, ishte NATO që parandaloi gjenocidin në Kosovë. Që prej asaj kohe, Aleanca transatlantike ka kaluar tre raunde zgjerimi – gjithnjë me kah drejt lindjes – me Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtarët më të rinj, pesë vjet më parë.

Pavarësisht këtyre arritjeve, nuk ka kohë dhe vend për vetëkënaqësi. Aneksimi i Krimesë nga Presidenti rus Vladimir Putin, i ndërmarrë në shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare, e ka kthyer sigurinë e Evropës në krye të agjendës së çështjeve globale, duke shërbyer si një përkujtues i zymtë se një Evropë e lirë, bashkëpunuese dhe në paqe – ëndrra e shumë evropianëve që nga vitet ‘50 – mbetet ende një perspektivë e largët.

Akoma më shqetësues është fakti se angazhimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor – një rajon i fragmentuar, që vazhdon të përballet me çështje të shtet-ndërtimit, të sundimit të së drejtës dhe pabarazisë – mbetet i pamjaftueshëm, çka e shton rrezikun në një pjesë ende të paqëndrueshme të Evropës. Pavarësisht mekanizmave të shumtë të bashkëpunimit rajonal, angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin lë për të dëshiruar. Për sa kohë anëtarësimi në BE mbetet ende larg për këto vende, as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çështja qëndron se “vrimat e zeza” të sigurisë në Evropë po errësohen e thellohen gjithnjë e më shumë. Kjo, e shoqëruar me ndjekjen e agjendave konfliktuale të zgjerimit, na sjell në kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar – sikundër veprimet e Putinit në Ukrainë dëshmuan qartazi. Nuk janë vetëm interesat e sigurisë të Evropës që janë nën kërcënim, por edhe vetë vlerat e saj.

Është koha që NATO të pranojnë rolin e vet të pazëvendësueshëm, jo thjeshtë si një mbulese për sigurinë, por si një katalizator i sigurisë në Evropë. Kjo kërkon që Aleanca tu përgjigjet shqetësimeve për boshllëqet ekzistuese të sigurisë, shumë prej të cilave po prodhojnë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike. Shtyrja e vendimeve të vështira lidhur me aftësitë dhe rolin e ardhshëm të Aleancës, apo një bashkëpunim i mekët, nuk janë përgjigja.

Në vija më të përgjithshme, anëtarët e Aleancës duhet të pranojnë se territori i mbrojtur nga NATO është kthyer në një zonë me konkurrencë sa i përket sigurisë. Përshtatja ndaj këtij realiteti të ri, do të jetë sfida kryesore e Samitit të NATO-s në Uells këtë shtator.

Për fat të mirë, Aleanca duket se po ecën pikërisht në këtë drejtim. Jo larg, pas një takimi urgjent në Bruksel, Presidenti amerikan Barak Obama tha se një “prani e rregullt e NATO-s” do të vendoset në vendet anëtare të Evropës Lindore të ndjeshme ndaj zhvillimeve në Ukrainë – një hap i rëndësishëm ky, në drejtim të rritjes së rolit të NATO-s në rajon.

Megjithatë, mbetet ende shumë për të bërë. Si fillim, NATO duhet të punojë mbi politikën e saj të “dyerve të hapura”, në bazë të së cilës Aleanca do të mirëpresë çdo vend evropian të aftë për të realizuar angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit, me synim institucionalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me Evropën Lindore.

Shqipëria ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen për politikën e dyerve të hapura, duke e parë atë si jetike për nxitjen e zhvillimit demokratik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë – dhe në këtë mënyrë, në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Në një rajon që ende nuk është ankoruar plotësisht në struktura si NATO dhe BE, ndasitë etnike, territoriale apo fetare mund të kenë pasoja katastrofike. Integrimi më i thellë në NATO – i arritur përmes një procesi të besueshëm angazhimi dhe jo nëpërmjet garancive afatshkurtra – do të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.

Sot NATO, BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një mendje sa i përket nevojës për mekanizma bashkëpunimi më të plotë, të pasura në rregulla që duhen zbatuar. Këto mekanizma duhet të jenë përgjegjës për elementët politikë, ekonomikë dhe ushtarakë të sigurisë, si dhe duhet të mbështeten nga angazhimet e nevojshme si përsa u përket instrumenteve, ashtu dhe barrës financiare. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje kur flitet për fuqizimin e NATO-s. Përndryshe, aneksimi i Krimesë nga Rusia e Putinit do të jetë vetëm fillimi.

 

Ky editorial është publikuar fillimisht si kontribut për Project Syndicate:

http://www.project-syndicate.org/commentary/ditmir-bushati-advocates-further-institutionalization-of-nato-s-relationships-in-eastern-europe

9 komente në “Katalizatori i sigurisë evropiane”

  1. JAM-SI-JU says:

    PO JEPJANI SUMEN AMERIKANEVE !!!!!!!SE TA FUSIN ME VAZELIN…..NUK NDJEN DHIMJE,,,,SI MUND TA FUSIN PSH.RUSET….TE DHEMB, JANE SI NE VIOLENTE,

  2. O Daje says:

    Z.Bushati, artikull shume i bukur por problemi eshte se tek ne korrupsioni duhet te mos behet nga ju, nese do beni korrupsion dhe nuk do te ndeshkoni te korruptuarit ky vend shkon drejte shkaterrimit, mos beni gabimet e se shkuares, korrupsioni fuqizon oligarket qe behen me pas kercenim per mbare sigurine globale. A na kupton?

  3. gent says:

    Krijoni ushtri të aftë të mbrojë vendin, se jemi zbuluar krejt. Ushtarët tanë të shkojnë, të gjithë, ta mësojnë zanatin e ushtarit në teatrot e operacioneve të Natos, kudo që të jetë. Le të pagëzohen në konflikte se aty ndahet gruri nga egjra – në luftë. Sot na ha të gjallë cilido fqinjë. Turp e faqe e zezë, jemi bërë një popull qullac e frikacak.

  4. ladi says:

    Nxirr pikat Ditmir: Cfare duhet bere,1,2,3, etj.

  5. arnaut muti says:

    Nuk ka EU te sigurt pa NATO te forte nuk ka NATO te forte pa USA te forte . Nuk ka USA te forte me nje president si BH OBAMA qe e ka kaluar rinine e tij nen avujt e hashashit dhe marksizmit neper OJQ.

    PS : KJO PROJECT SYNDICATE ESHTE NJE PRONE G SOROS I CILI E HARXHOI TE GJITHE PASURINE E TIJ QE BOTA TE KETE SA ME SHUME UDHEHEQES SI HYSEN OBAMA

  6. Arli says:

    Kaq e veshtire eshte qe te gjithe te dalin me nje shifer te sakte? Disa thone se kane qene 75 mije bunkera, disa te tjere 10 here me shume. Ketu shkruhet mbi 300 mije. Serioziteti vjen tek saktesite e shifrave dhe jo tek hamendjet.

  7. Ajet Delaj says:

    z Bushati ne te vertete nuk kuptova se cfare kerkoje. Nuk mendoj se keni mundesi e kapacitete per te dhen mend Amerikaneve se si duhet te realizoje mbrojtjen e Europes se Lindjes nga invazioni rus. Ne vend qe te beje thirrje qeverise suaj per nje qeverisje efcente e shtim te kontributit shqiptar ne fushen e sigurise flisje pa lidhje. Jo vetem Qeveria Shqiptare por tere vendet e lindjes komuniste natyrisht duke perfshire edhe Shqiperine duhet te distancohen qarte nga diktaturat komuniste , krimet e tyre dhe hegjemonia e pansllavizmit rus.
    Se dyti i duhet kerkuar perendimit perpara avjonve e anijeve ndihme per te pastruar korrupsionin dhe agjentet e rusise ne vendet e lindjes. Ne vitet 2000 ne Italine fqinje ku kemba e rusit nuk ka shkelur u gjeten dhe u larguan 250 agjent te KGBse ne nivele te larta te shtetit e politikes.
    Nese largojme kancerin korrupsion nga trupi i shoqerive tona dhe gjarperinjet helmues qe me kohe i kemi prezent ne nivele te larta gje qe u pa qarte ne protesten e “shoqerise civile” ndaj armeve kimike e angazhimin e dukshem te ambasadorit rus ne Tirane atehere te jemi te qarte se siguria kombetare rritet ndjeshem se bashku me kontributin ne mbrojtjen kolektive.
    Nuk ka ndollur asnjehere ne keto 24 vjet qe shoqeria, media e politika te kene qene ne unitet e angazhim total ne dem te interesit kombetar sesa ne rastin e kundershtimit gjoja ndaj armeve kimike pasi realisht ishte angazhim ndaj afrimit te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Nese arrita tju kuptoj z Bushati ju theksoni se kerrcenimi ndaj sigurise kombetare qenka evident dhe i hapur nga Rusia. Kure Italianet filluan te reagojne daj pranise se helmeve siriane ne portet italine Ministria e Jashtme e Italise tha se persa i perket aleancave strategjike te Italise as qe duhet folur.
    Pra Italia paska aleanca strategjike e interes kombetar kurse shqiptaret nuk kane se ne jemi shume te fuqishem. Realisht arsenali i bollshem i armatimit qe trashiguam nga diktatura ishte i vjeteruar e jashte standarteve te NATOs por vende te ndrshme te botes e perdorin ate akoma gje qe qeverite shqiptare kane vazhduar per 24 vjet duke shitur.
    Mire qe e shiten teknologjine e vjetur por ku kane shkuar parate dhe a eshte blere teknologji e re ne fushen e sigurise apo thjesht eshte vjedhur e gjitha.
    Aleatet e NATOs e kryesisht Amerikanet harxhojne parate e taksapaguesve te tyre qe perfeksionojne e zgjerojne mbrojtjen e tyre dhe te parnerve te NATOs por askush te mos mendoje se e kane te garantuar mbrojtjen kur ekonomite e vendeve te aleances nuk kontribuojne apo ne rastin me te keq nuk arrijne te kontribuojne.A ka me turp se avionet britanike te patrullojne Polonine kur realisht kane popullsi te peraferta e natyrshem polaket me nje territor ne qender te Europes.
    Pra Europiano Lindoret nuk arrijne te kontribuojne ne mbrojtjen kombetare e kolektive pasi ekonomite e tyre i gerryen korrupsioni e mungon edhe vullneti per nje kontribut te tille.
    Nese Qeveria Shqiptare realisht deshiron te kontribuoje ne fushen e sigurise kombetare e rritjen e kontributit ne mbrojtjen kolektive atehere duhet kerkuar me emergjence Qeverise Amerikane per prezence te gjithanshme e te shtuar te agjensive te sigurise Amerikane ne teritorin Shqiptar. E di qe ka kontakte per me dy agjensi te rendesishme Amerikane per aksione te perbashketa me shqiptaret por nuk duhet harruar se Amerika ka disa lloje agjensishe.
    Pra z minister kontriboni qe te sheroheni nga kanceri i korrupsionit e gjarperinjte helmues qe kane zene vend me kohe ne truallin shqiptar atehere e keni kryer detyren ndaj vendit dhe aleateve.
    Ne shkrimin tuaj z Minister vetem benit rolin e sirenes se alarmit por nuk merrnit asnje angazhim per nje kontribut te shtuar.
    Nuk mendoj se eshte e mjaftueshme vetem venja e alarmit pa dhene asnje kontribut sado modest.
    Ajet Delaj
    New York

  8. max says:

    Po kjo greqia qe i shkuli Zemren Karelit eshte dhe ne NATO dhe ne BE o filan,na cate trapin me NATON e sigurise dhe demokracise,ne irak kane vrare 1.5 milion civile ,po beji qesharake.

  9. kaurri says:

    Po more po, shko ti e ule pantallanot para Katarit islamik e Turqise “neootomane” e dil e nepi karshillek Rusise “revizioniste” si ne kohe e hoxhes gjinokastrit! Dava rilindesish te Shqipnise otomano-(p)islame..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje