Themelimi i Tribunalit për krimet që supozohet të jenë kryer nga pala kosovare gjatë dhe menjëherë pas luftës është i pashmangshëm. Kaloi apo jo në Kuvendin e Kosovës, tashmë bashkësia ndërkombëtare ka vendosur: kthim prapa s’ka.
Nuk është duke na pyetur kush më për këtë punë. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të udhëheqjes së papërgjegjshme politike që kemi, e cila me lehtësi të padurueshme i ka injoruar akuzat serioze që janë ngritur në raportin e Këshillit të Evropës. Përtej popullzimit politiko-medial po vërehen gjithnjë e më shumë krerë shteti që ia kanë frikën drejtësisë.
E pse, në fund të fundit, duhet frikësuar themelimit të kësaj Gjykate Speciale? Pse duhet t’i kundërvihemi nëse nuk ka ndodhur asnjë krim, siç thonë orë e çast “çlirimtarët” e Kosovës? Të apostrofuarit që askush nuk ka guxuar t’i luftojë me mjete ligjore, që nga mbarimi i luftës e kanë mundësinë tash të mbrohen nëse janë të pastër. Kurse ata “patriotë” që sot ankohen se “Tribunali do ta dëmtojë imazhin e Kosovës” e dinë shumë mirë se imazhin e Kosovës tashmë e kanë fundosur një grusht matrapazësh që edhe ashtu janë thirrur që nga paslufta në emër të UÇK-së, duke përvetësuar çfarëdo që u ka rënë dorë e në thonj.
Sot, 15 vjet pas luftës, janë bërë milionerë dhe abuzojnë me shtetin si të duan, sepse kanë në dorë gjithçka. E gjithë këtë pushtet e kanë arritur duke u thirrur në emër të luftës derisa janë pasuruar kryesisht jashtëligjshëm. Faturën e izolimit e denigrimit po e paguajnë qytetarët për shkak të veprimeve që ka bërë një grup kriminelësh.
Është anomali të pretendohet se Kosova ka mundur të merret me krimet e luftës kur dihet se çfarë sistemi gjyqësor është instaluar këtu, edhe me fajin e të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare. Cili prokuror apo gjykatës vendor e ka guximin të merret me këta individë që e kanë shtrirë fuqinë në secilin sektor, të cilët mbajnë peng njerëz me shantazhe e përgjime?
Është e natyrshme që këta nuk e mbështesin themelimin e Tribunalit, sepse e duan Kosovën të tillë siç është, pa drejtësi dhe ligje që ndëshkojnë. Ky është ambienti më i përshtatshëm për të ushtruar terror jo vetëm verbal.
Barrën më të rendë për këtë situatë e bartin ata që luftuan përnjëmend, ata që filluan luftën për ta bërë Kosovën të pavarur e demokratike, me tërësinë e saj territoriale, por edhe për ta ruajtur pasurinë e kërcënuar nga gllabërimi serb. Ata ushtarë që disa vjet më parë qenë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën për të mos e duruar padrejtësinë, e që shumë prej tyre sot nuk mund ta mbushin barkun me bukë, janë edhe vetë dëshmitarë se si abuzuan me pushtetin “patriotët” kapadainj.
Çfarë gjendje shpirtërore ngjallet kur ish-luftëtari i sinqertë i UÇK-së futet në një thes me matrapazët, që sot po shkelin mbi çdo interes kombëtar për interesa personale. Gjykata Speciale duhet të bëjë këtë ndarje që s’e kemi bërë ne: në njërën anë matrapazët e luftës, në anën tjetër luftëtarët e devotshëm. Në skemat e pasurimit në kurriz të popullit nuk gjenden të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
Pjesa e tyre më e madhe që luftuan për këtë vend nuk u pasuruan, por u harruan. Ata nuk u përkrahën. Sot, nëse kujtojmë fundin e luftës dhe vitet e para pas saj, atëherë kur shumëçka është bërë në emër të luftës, duket si e pamundshme. Sot, Kosovës i ka ardhur koha të pastrohet nga njollat, sepse barrën për krimet e luftës nuk kanë pse ta bartin dy milionë banorë të saj. Le ta bartin kumbarët e krimit.
Ata që nuk kanë kryer krime s’kanë pse ta kundërshtojnë Tribunalin, kurse ata që kanë vrarë, kanë zhdukur e kanë keqtrajtuar civilë për qëllime të caktuara gjatë dhe pas luftës duhet të përballën me drejtësinë. Tribunali nuk e prish imazhin e Kosovës, por vetëm i nxjerr nga xhipat e i çon në qeli ata që keqpërdorën luftën çlirimtare.
Tribunali hapet per te hetuar luftetaret e UCK-se, me akuza te bazuara ne raportin e Dik Martin dhe Del Pontes.
Qofshin matrapaz, qofshin te sinqerte nese nje grup prej luftetareve te UCK do shpallet fajtor atehere pergjegjesia do bjere mbi gjithe UCK-ne, per arsye te neglizhence. Do digjet i njomi me te thatin, pasi cdo luftetar i UCK-se eshte nje perfaqesues i saj dhe sjellja e cdokujt behet ne emer te UCK-se per aq kohe sa personi qe akuzohet ka qene pjese e organizates.
Synimi i ketij tribunali eshte degradimi i luftes se UCK-se dhe futja e frymes se percarjes midis grupeve te UCK-se. Hetimi mund te kete ndikim direkt edhe tek FAK-u pasi pjese perberese e tij sot jane edhe ish-anetare te UCK-se.
Nuk ishte aspak e nevojshme hapja e nje tribunali te vecante. Kosova ka qindra gjykata.
Pse duhet te ndertohet nje institucion me vete?Sa do zgjasin hetimet? Kur do mbyllet?
Kjo gjykate ka per te qendruar si cekani siper kokes gjithe politikaneve ne Kosove, dhe ka per ti terhequr nga hunda duke i bere presion qe te marrin vendime ne interesin e saj.
Gjykata eshte fyreje per qeverine dhe juridikun e Kosoves pasi i akuzon per pa-aftesi ne menyre indirekte.
Autorja e shkrimit me krijon ndjesine se eshte teper pasionante.
Menyra se si shkruan paragjykon se krimet e pretenduara jane kryer vertet, dhe se cilet jane kriminelet(njerezit me xhipa).
Perderisa bashkesia nderkombetare ka vendosur te ngreje gjykaten speciale qe do te hetoje mbi keto krime, eshte e drejte eksklusive e kesaj gjykate te hetoje dhe te gjykoje mbi keto krime, dhe askujt tjeter.
te hapet yrgjentisht
Kjo gjykate do te jete per krimet e luftes apo per korrupsionin e krimet e paluftes? Gazetarja vertet duket shume e anshme…
Kure dexhoje se aktakuza eshte bere nga nje senatore zvizeran,dhe arriti me qe keto akuza,qe shum njohes te mir te medicines thone se keto akuza jan shpikeje keqedasheje,kan qellime poltike se nuk kan as minimumin e mundesis qe keto vepra te ken ndodhe ne ket shtepi,sepese nxjerrejea organeve te njeriut,per ti derguar per treg,eshte veshtire ti bejne edhe spitalet me moderne te vendeve te zhvilluar,ateher si ka mundesi qe keto veprime te ken ndodhur ne nje shtepi qe dhe kushtet per jetes ne ate shtepi ishin katastrofike,pra kto akuza kan bere sherbime sekrete sllave kan blere njerez kan SHPIK FAKTE ,ddhe ne funde permes keti senatori nje genjshter te kulluar u a shiten edhe parlamentareve europian dhe miratuan rezoluten ne keshillin europian,besa me bekimin edhe disa parlamentareve te ish PDes te cilet votuan pro ksaj rezolute,dhe tash te gjithe keto genjeshtera mberriten dhe done te krijojne nje tribunal per ti thene drejtesis se ja po behjet nje proces spatrues,po pastrohemi prej genjshtres,ZONJA KIMETEkur shef gjithe ket zell per te bere nje tribunal per UQKen ateher si te kemi besim po ne keta njerez se nuk di shpikin edhe fajtorin UQKe ,kurese ne anen tjeter ne kemi 20.000gra te dhunuara,mbi 1200 femi te vrare,dhe rreth 30,kriminel serb shetiten te lire para ketyre ndekombetareve dhe tash nau dashka nje TRIBUNAL per disa rrena te prokuris serbe te krijohet per ti denuar djemte gjoja se kan bere nxjerrje organesh,e per serbet nuk ka asnje tribunal,kesaj si thone drejtesi,dhe nje pyteje zonja kymete si gazetare kam per ju,se ju i thuani vetes gazetare e ditur,dhe shkruan ketu gjoja per informim objektiv,si ka mundesi qe te votohet nje propozim qe ndaq voto ne daq mos voto ajo eshte pune e kryer,ksaji thone demokraci te votuarit e popullit,skane te drejte te hapin gojen kjo pune eshte e kryer,dhe si ka mundesi qe te gjithe nderkombetaret thone se serbija eshte fajtori kryesore per gjenocid ne ish yu;une di se drejtesia kur ndezet nje kasoll ne fushe dhe nete njeten kohe dhezen ndertesa ku rrezikohet jeta njerezeve per te shuar zjarrin se pari angazhohen qe aty ku eshte havarija me e madhe,dhe rrezkohetb jeta njerezeve.aty duhet vepruar se par.se pasojat jan mete medha,e sa i perket ketyre qe u pasuruan pas lufte ket ne duhet vete ta luftojme.te jemi si qytetare mete vetedishem se sistemi drejtesis kur qytetaret flejne kalbet.
pasuesi fjales 30 kriminel eshte gabim 30.000 krminel
Se kisha lexuar kurre Arbanen me keto nota naiviteti. Tribunali fatkeqesisht nuk do jete per te spastruar eliten politike kosovare nga krimi e korrupsioni, por ka qellim te barazoje krimet e serbise me ato te UCK, nje justifikim per genocidin e tmerrshem te asaj periudhes. Organizmat nderkombetare qe shtyjne e mbeshtesin tribunalin duhet te pranojne dhe deshtimin e gjykates se Hages e cila i nxorri shqiptaret te pafajshem ne menyre te perseritur. Serbia u investua te Dik Martin dhe te disa kancelari me sentimente te forta pro-serbe dhe kjo sot po jep frytet e saj. Ky tribunal eshte teresisht anti-shqiptar dhe duhet te sherbeje qe shqiptaret te zgjohen nga endrrat e bukura dhe te fillojne te mendojne e veprojne si komb drejt qellimit perfundimtar ate te bashkimit te gjithe trojeve shqiptare.
Si cdo here znj. Arbana – e shkelqyeshme.
Arbana eshte nje nder puntoret me te vyera per themelimin e ksaj gjykate .
Qe nga perfundimi i luftes kjo gazetare eshte ne luft te hapur me djem e vajza te UCK .
Nje komandant qe sot akuzohet per vrasjen e Bullatoviqit nje oficer serb qe ka vra ka pre shqiptar ndersa Arbana Sami Lushtakun e cuan Kadirov te Qeqenis pra kjo gazetare eshte ne sherbim te gjykates serbe ne beograd e cila ben aktpadi duke u furnizuar nga kta gazetar pro serb.
Arbana, te lumte. KEshtu duhet atdheu. Njoh qindra luftetare e komandante te UCK-se qe nuk jane aspak te trazuar nga krijimi i cfaredo gjykate qofte. Njeri prej tyre, nje shqiptar i devotshem dhe fisnik, pjesetar i UCK-se nga ditet e para me tha: “Per mua t’i bejne jo nje por dhejte tribunale. Cfare mund te me bejne ato. Kur hyra ne lufte, hyra me nje qellim, te luftoja per Kosoven, ne rrugen fisnike te ushtarit e te shqiptarit fisnik. Ate u muindova ta beja dhe sot nuk i druaj askujt”. JA qendrimi qe i duhet edhe Kosoves edhe u duhet te gjithe ne shqitpareve.
Po nuk na frikson ky tribunal por asht dasht deputetet ta me i qit kusht qe ky tribunal te hapet ne serbi se. Ata kan ba krime ata kan pre gra e femi uqk nuk ka ba krime