Sozia e Çausheskut në Shqipëri

20 Prill 2014, 20:50Blog TEMA
Sozia e Çausheskut në Shqipëri

Sadedin Celiku

Nga Sadedin Çeliku

 

Të gjithë e njohin Rumaninë si një vend ballkanik, madje më i madhi në gadishull. Burimet e saj natyrore janë nafta, lëndët drusore, gazi natyror, qymyri, xeherorë hekuri, kripa, tokat pjellore, burimet hidroenergjitike, minerale dhe prodhimet bujqësore e blegtorale etj.

Shqipëria është 1/6 më e vogël në popullsi dhe 1/8 në sipërfaqe. Rumania kishte një lider që e udhëhoqi vëndin për më shumë se katër dekada. Po cilat ishin dhe çfarë e bashkon Çausheskun me liderët shqiptarë?

Çaushesku deshi të bëhet një udhëheqës i madh pa llogaritur forcat. Ngriti një industri të rëndë të fuqishme, por jo-konkurruese në tregun ndërkombëtar. Eksportet e saj dominonin në tregun afrikan, treg ky pa shumë pretendime për sa i takon kualitetit dhe teknologjisë. Çaushesku në Kongresin e Partisë Komuniste në vitin 1986 ju kërkoi delegatëve të tij të shtrëngojnë rripat për të larë 14 miliardë dollarë të borxhit të jashtëm që kishte marrë nga institucionet financiare dhe duke stimuluar në këtë mënyrë eksportet. Në atë kohë radhët për bukë në Bukuresht ishin 200 metra, ndërsa në dyqane nuk gjeje asgjë përveçse konserva peshku të markës shqiptare, sopata, varre dhe materiale stoqe ndërtimi.

Çaushesku ynë në emër të reformave bëri tufëzimin e blegtorisë, madje dhe për shpendët, stimuloi eksportin e gjësë së gjallë për në Greqi dhe popullata merrte ushqim me tollon (racion). Në atë kohë 1 kg mish i gjallë këmbehej me 4 kg mish i therur, por mish nga ai që donte sharrë industriale për t’u prerë. Çaushesku ynë kërkoi metalurgji, kur vetë kinezi i kishte në formë eksperimentale, kombinate tekstilesh dhe autotraktorësh që nuk prodhonin traktorë.

Çaushesku kërkoi me këmbëngulje të ndërtonte anijen çisternë më të madhe në botë dhe e ndërtoi me kapacitet prej 350.000 tonësh, duke ia kaluar dhe Japonisë, por me një teknologji të vjetër. E veçanta ishte se u ndërtua kur ranë ndjeshëm burimet e naftës dhe u vu në rrezik dhe plotësimi i nevojave të veta.

Çaushesku ynë kërkon të bëjë parqe energjitike dhe centrale bërthamore që tërë Evropa të “furnizohet” nga ne duke prishur parkun kombëtar të Llogorasë, rreth 100.000 hektarë pyje e kullota e duke montuar 250 turbina. Do të bënte e përpunonte gazin e ardhur nga Afrika Veriore dhe Katari dhe do të lidhte dy brigjet nënujore të Karaburunit me Brindisin, paçka se ne nuk do të përfitonim asgjë përveç ndotjeve ambientale.

Çaushesku kërkoi të devijonte Danubin dhe ta fuste në Bukuresht, njësoj si lumi Senë në Paris, punë që u la përgjysmë në vitin 1989.

Çaushesku ynë, pasi lënda drusore u pre, keqadministrua dhe u shit kondrabandë e pa kriter, do të mbillte 20 milionë fidanë ullinj që populli shqiptar të mos gatuajë më me gjalpë, margarinë, vaj misri, vaj “Olim”, por vetëm me vaj ulliri, por dhe shegë dhe lajthi që i mungojnë tregut shqiptar.

Çaushesku ndërtoi në Bukuresht qindra pallate dhjetëkatëshe, duke qënë vendi i dytë në Evropë në zgjidhjen e problemeve të strehimit, por me kusht që lëvizja të ishte e komanduar.

Çaushesku ynë solli në Tiranë dhe qytete të tjera një milion njerëz nga zona verilindore dhe iu tha i gëzofshi tokat e trojet e huaja, ndërkohë që pronarët legjitimë vijnë vërdallë me komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, gjyqeve apo dhe gjykatave ndërkombëtare për të drejtat e pronësisë së tyre.

Çaushesku ushqeu, promovoi dhe stimuloi vjedhjen dhe korrupsionin në vendin e tij, ndërsa Çaushesku ynë, edhe kur i thonë institucionet ndërkombëtare se Shqipëria mban vëndin e parë në Ballkan për korrupsion, thotë se nuk kemi korrupsion apo po e luftojmë atë. Në sondazhin e zhvilluar nga Gallup Ballkan Monitor rezulton se mbi 32% e shqiptarëve flasin për korrupsion të gjerë dhe mbi 48% e njerëzve besojnë se ish qeveria nuk e luftoi sa duhet korrupsionin.

Çaushesku kërkoi ndërtimin e pallatit më të madh në botë, më të madh se Pentagoni, në kulmin e krizës dhe varfërisë. Ky pallat gjigand 11-katësh mbi tokë dhe 11-katësh nën tokë sot nga populli rumun mban emrin Pallati i Çausheskut.

Çaushesku ynë kërkoi të ndërtojë portin më të madh në Ballkan të kontainerëve në Vlorë dhe të zbatojë ligjin e koncesionit në thellësi dhe gjerësi si për të gjithë sektorët e tjerë strategjikë. Çaushesku nuk mundi të frenojë dhe të zbatojë politika për të zbutur plagët e shoqërisë që lidhen me prostitucionin, papunësinë,trafiqet e ndryshme etj. Përkundrazi sajoi “paratë e pastra” të fajdeve nga ku mblodhi të gjithë kursimet e shqiptarëve.

Çaushesku ynë as që kishte ndërmend të zbatonte politika sociale për parandalimin e këtij fenomeni dhe vështirë që të gjesh vënde evropiane pa prostituta shqiptare paçka se ministrisë që duhet të merret me këtë punë dhe parandalimin i kishte vënë emrin shanse të (pa)barabarta.

Çaushesku thoshte se me larjen e borxheve të jashtme do të përfundonte ndërtimin e socializmit dhe populli paskëtaj do të bëjë pallë e s’do punojë më.

Çaushesku ynë thoshte: “Të mbështetemi në forcat tona”; “Do të hamë bar dhe dorën armikut nuk ia shtrijmë”; “Shqipëria po ndryshon”; “Ne flasim me gjuhën e veprave”; “Shqipëria, një euro”; “Shqipëria në moshën e internetit”; “Viti 2009 e pas, vitet e integrimit të Shqipërisë, i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike” .

Kush ka imituar dhe kë, a mund ta gjeni të dashur lexues?

19 komente në “Sozia e Çausheskut në Shqipëri”

  1. Gjorku says:

    Kush ka imituar dhe kè??? – e mbyll autori ! Ajo qè ka mè shumè rèndèsi sot èshtè jo kush ka imituar dhe kè por kush do tè imitojè vrasèsit e çaushit tonè !

    1. Epiriiii says:

      Ju Flisni per CAUCESKUN kur KURRRRRR se kini Vizituar Rumanine dhe Bukureshtin, une personalisht jetoj ne Milano dhe kur Vizitova Bukureshtin me PARQE GJIGANDE me Rruge Drita Trotuare te Sistemuara, me Metro e Tramvai me Lagjet e Vjetra me Historikun e tyre te dokumentuar qe me Shoqerine Shqiptare Fratia etjetj mund te theme se Milano nuk ka asgje me shume se Bukureshti, perkundrazi Parqet dhe Sistemi i Pallateve ishte me i Rregullt ne Bukuresht. edhe gjithcka ishte fale Cauceskut se ne ditet e sotme sishte ndertu asgje e Re. kur i Pyesja Rumunet se perse e vrane Cauceskun asnjeri nuk dinte te thoshte perse…. dhe te gjithve u vinte Keq per ckish ndodh. Tha Mire Djli i Cauceskut ne Parlamentin Rumun….. Babai im ndertoi gjith keto Pallate e parqe kurse Ju(ata te sotmit) nuk kini boje ti lyeni e mirmbani

    2. ARBEN says:

      ME VJEN KEQ PER TY “publicst” QE KERKON TE BESHE KRAHASIME NDERMJET RUMANISE DHE SHQIPERISE. ME SIGURI JU NUK E KENI VIZITUAR KETE VEND, POR ME SIGURI KONKLUDONI MBI BAZEN E IFORMATAVE EMPIRIKE. DUA T’JU BEJE ME DIJE QE UNEVERSITETI I PARE NE SHQIPERI U CEL NE 1957,NDERSA NE RUMANI NE 1687. NE VITET 1908 NE BUKURESHT U INSTALUA CENTRALI I PARE ELKTRIK KUR NE SHQIPERI NUK NJIHEJ AS QIRIU POR VETEM SHKOPIJTE E PISHES PER NDRICIM. JU BEJ ME DIJE ZOTI PUBLICIST ZADEDINI QE KUR U EZEKUTUA CAUSHESKU BORXH I JASHTEM I RUMANISE ISHTE ZERO DHE PROBLEMI I STREHIMIT ISHTE ZGJIDHUR PERFUNDIMISHT,BILES KISHTE FAMILJE TE SHUMTA QE KISHIN 2-3 APARTAMENTE. NE KOHEN E KETIJ CAUSHESKU QE FLISNI JU INFRASTRUKURA REALIZUA TOTALISHT, SI KRAHASIM MUNDE TE THEM QE BULEVARDI “DESHMORET E KOMBIT” PER NGA PARAMETRAT ESHTE ME I VOGEL SE NJE RRUGE PERIFERIKE NE BUKURESHT. DHE SE FUNDMI DUA TJU THEM SA KU U EKZEKUTUA CAUSHESKU TE GJITHA RUGET E FSHATRAVE ISHIN TE ASFALTUARA.

  2. Aneta says:

    Eshtë qartësisht e kuptueshme se në këte shkrim aludohet për Sali Berishën! Por ndryshimi me Causheskun ështe se ky i fundit punoi dhe e ndertoi vendin e vet Rumaninë , duke e kthyer atë në nje vend i cili prodhonte cdo gjë , nga gjilpëra dhe deri tek makinat dhe aeroplanët! Shumë rumunë e kujtojnë me nostalgji Causheskun edhe per kunder veshtirësive ekonomike që pesoi ky vend ne vitet 80-ta! Ndersa Sali Berisha është fatkeqesia e popullit shqiptar! Ai është shkaterruesi psikologjik, moral e kulturor i shqiptarëve! Me vandalizmin e tij e ktheu Shqiperinë ne nje vend destruktiv , mafioz , informal, kriminal dhe të zhveshur nga cdo ndjenje kombëtare! Ky njeri dhe familja e tij e pangopur e shnderruan vendin nga nje vend i varfer por krenar në nje vend të mjeruar dhe pa dinjitet ! Askush me shume se ky njeri nuk ka punuar kunder atdheut te vet si Sali Berisha i cili me plot gojen i ka shkaktuar Shqiperise dhe shqiptarëve dëme te pakrahasueshme në histori ! Të paktën të bënte 1/10 tën e Causheskut , do te mbetej pak ne kujtesen e shqiptarëve te cilët nuk duan te ja degjojne as emerin dhe jo ta sjellin perseri ne krye kete vandal te kohëve moderne!

  3. AP says:

    Që në fillim të shkrimit Sadedini na çudit kur thotë: ” Rumania kishte një lider që e udhëhoqi vendin për më shumë se katër dekada ”
    Kjo nuk është e vërtetë. Çaushesku e ka udhëhequr vendin 24 vjet, nga viti 1965 e deri në vitin 1989. Deri në vitin 1965 në krye ishte George Dezh. Kur i hedhim mendimet në letër duhet të jemi seriozë, që të mos bëhemi qesharakë, të pabesueshëm!
    ” Çaushesku ynë ” thotë Sadedini dhe i përzien bashkë thëniet e Enverit me ato të Saliut. Sadedini e ka fjalën për një Çaushesk tonin apo për shumë Çausheskë tanët ?! Po fol më troç , o Sadedin!
    Këto 24 vjetët e fundit Çaushesku shqipëtar e ka emrin Sali Ram Berisha !

  4. feniks says:

    Nuk ka patur e nuk ka Caushesk tek ne!!!
    Po te kishte ,AI DO TE ISHTE PUSHKATUAR sic ia bene Causheskut ne Rumani!!!
    Sali Berisha ka bere KRIME aq te shumta per 24 vjet e po vazhdon sa do te duhej te ishte DJEGUR ME BENZINE FAMILJARISHT!!!

  5. ben says:

    E gjeta , pilli satom o trap pse nuk shtron pyetjen rumunin e vran po shpellarin.

  6. . says:

    artikull gjenial dheorigjinal.pene e ndritur na shkruani perseri

  7. dauti says:

    eshte pak e ngaterruar pasi eshte ceshtje kendveshtrimi.me gjithe ato te keqia qe i atribon causheskut andej nuk del se ai e ka shkaterruar vendin e tij d.m.th ti kete nxjere themelet si ky yni.por kete tenin qe zotrote do dicka te thuash na ngaterron ne kohe.se ne fakt vend i varfar mund te ishte shqiperia ne 85 por jo i shkaterruar nderkohe qe i pasur nuk ka qene asnjehere.dhe ishte pa borxhe.pas 90 shqiperia eshte shkaterruar eshte plagosur moralisht dhe perspektiva duket e zymte teksa eshte zhytur ne borxhe.as gozhda nuk prodhohet thot av ngjela, dhe ka te drejte.madje germohet akoma ne tok per te gjetur dicka nga te kohes se para 90 sic mund te jet hekur per ta shitur …ne se do te thuash per saliun dicka thuaje drejtperdrejt por prap nuk je i sakt sepse ato qe i ka bere ai ketij vendi e ketij populli nuk ja ka bere asnje pushtues.kjo nuk mund te thuhet per causheskun pavaresisht fundit te tij qe kerkon koment me vete.mjafton te kujtosh zotrote qe i burgosuri politik ishte gati te vuante denimin ne burgjet e enverit por nuk mund te jetonte edhe i lre prandaj u vetflijua dhe pranoi te digjej ne zjarr ne kohen e saliut.prandaj jeni te lutur shkruani jo me pasjon por me urtesi e mencuri…

  8. shpetim says:

    Permbysja e diktatorit Caushesku ne fundin e vitit 1989, paralajmeronte deshtimin dhe permbysjen ekonomike,politike dhe gjithe organizimit shoqeror ne ish bllokun socialist. Sistemi kapitalist triumfoje totalisht.

    Por gjate ketyre dy dekadave te fundit edhe sistemi kapitalist ka ngritur disa pikepyetje ne menyren e organizimit te sistemit bankar-financiar, rritjen e papare te papunesise, rritjen e varferise, rritjen e inflacionit, rritjen e papare te borxhit te brendshem etj.Kjo situate e rende ekonomike-financiare u kurorezua me krizat ekonomike te shume vendeve te zhvilluara deri ne kalimin ne recension te tyre. Keto kriza nga studiuesit jane krahasuar vetem me ato midis dy luftrave botrore.

    Por cila eshte situata ekonomike e sotme ne Rumani dhe ne Shqiperi?

    Megjithe pranine e fenomeneve negative;korrupsioni,papunsia,varferia etj prezente ne dy vendet tona ; perseri diferencat jane shume te medha ne kuptimin e nje zhvillimi shume me te madh te Rumanise ne raport me Shqiperine. Dhe kjo pervec te tjerash shpjegohet edhe me konsolidimin e treguesave ekonomik te Rumanise edhe ne kohen 24 vjecare te sundimit te Causheskut.

    Nuk eshte e rastit fakti qe edhe pas fundit tragjik te ketij lideri diktator, prej Rumuneve te cilet ishin ngritur per te permbysur sistemin, pranohej kontributi i tij per ta bere Rumanine nje shtet modern.

    Keshtu krahasimi i bere nga autori i shkrimit per barazine e vene ndermjet Causheskut dhe diktatorit Shqiptar nuk qendron. Diktatori yne pervec bemave te tjera na la si trashigim nje Shqiperi primitive e cila per fatin tone te keq lengon edhe sot.

  9. hajredin joceliku says:

    i nderuar Sadedin Celiku(giza)

    Kam lexuar shume artkuj tuaj dhe ke krijuar nje fare respekti per cfare shkruan.

    Biles disa vite me pare ne nje artikull deklaroje nje aksiome tuajen:”Ishim mire kur ishim keq” qe me pelqeu se ka kuptim shumedimensional

    Kurse sot me kete artikull je poshte nivelit te nje adoleshenti sepse:

    Nuk mund te ngaterrosh gabimet e kohes Enverit dhe te sali qenit duke i barazuar dhe duke i ekulibruar me Causheskun.

    Per Enverin munt te kete gjera te perbashketa me Causheskun ,kurse Berisha mund te krahesohet me Pinocetin,Markosin,Frankon dhe te tjere kuazi-fashiste.

    Trajektorja e xhaferr deves nga L2B ne luften e ftohte dhe pastaj ardhjae pinjolleve te tyre pas 1991 si clirimtare nuk duhet ti shpetoje
    vemendjes tuaj sepse mund tju quajne ose budalla ose hipokrit ose b/lepires.Pra berisha dhe basha perfaqsojne nje lloj rryme neonazimi qe do ta quaja neo-xhaferrdevizim dhe per kete kraheso 4 shkurtin 1944 me 21 janarin 2011.

    i shkreti sadedin qe u kthye nga celiku ne gize…

  10. Suela says:

    Jo, jo autori i ketij shkrimi nuk e njeh as Causheskun, as Rumanine. Krahasimi me Causheskun tone eshte i pagjetur. Rumuni e la Rumanine fare ndryshe. Ai qe ka vizituar ate vend e di mire. Si nata me diten me Shqiperine. Caushesku yne e shkaterroi dhe ate qe ishte.

  11. Tafili says:

    Une kundershtoj kete artikull idiotesk te personit Sadedin Celiku, jo se eshte kundera Z.Berisha por forma e tij eshte banale e jo bindese per aresye se dihet nga te gjithe se nuk munde te rrinte Berisha pa pune , pse kishte punuar dikur Çaushesku ose Enveri , qe do te dilte nje Sadedin Celiku dhe pastaj do ti bente krahasim Berishes. Nje tjeter munde ti bej neser Rames nje krahasim te tille e Thaqit e kujt te duash se punet e shtetit keto jane nuk dime te tjera. Keto shkrime jane si llafet e grave dikur tek burimi.
    Per sa i perket asaj qe thote se solli ne Tirane nje miljon verilindor. Zonat verilindore jane Dibra, Kukesi. Tropoja qe te tre keto ishin rreth dyqintmije banore ne ’90, pjesa tjeter 50% ka ngele atje pra paskan ardhe njeqinde mije e jo nje miljon. Keto mor zotni nuk i solli Sala po erdhen vete se eshte demokraci. Por ne Tirane shumica e popullsise jane nga jugu qe erdhen ne kohen e Enverit me shumice e si u deshi cejfi. Nuk po u thote njeri por vendet me te mira qe shteti duhet te kompensoje pronaret per pallatet e Enverit jane jugoret. Pse zoteri po te djeg kaq shume ty dhe disa te tjereve per keta verilindoret ? Pse po i beni nga njeqindemije ne nje miljon ? Mos keta verilindore i ka mbajt njeri si puna jote me buke ndonjehere ? A mos ka njeri ndonje mendim se keto jane te perzier me rraca te tjera dhe nuk ju pelqejne ? Atehere zotni mba vendin dhe mos ben dallime krahinore , se fillimisht shkel Kushtetuten dhe ligjet, nuk eshte e moraleshme nqs je shqiptar(qe ka mundesi te jesh i perzjere), dhe perfundimisht then dhembet se nuk ta vare njeri se eshte DEmokraci o qyqar i mjere !

  12. . says:

    a dini te lexoni o njerez. autori e ngre lart Causheskun, ju beni kot ga ga ga.

  13. ARBER RADOMI says:

    Edhe sh. Hajredin Celiku( qe per hater te mbiemrit,e jo per ndonje merite apo aftesi, Nexhmija dhe Enveri e bene drejtor ne Metalurgjik ) , nuk do e shkruante kaq ” bukur ” kete pseudoANALize!!! Nuk di pse me ngjan ky rrugetimi yt nga ZP-ja te Tema , si i te ndjerit Zhega , qe edhe pse e cuan per specializim ne Austri,pasi u kthye ne Shkoder, nuk i ndali dot rezultatet negative te ” Vllaznise ” , cka i detyroi shkodranet , te njohur per humorin fin e dissident , ta percaktojne Zhegen , si trajner qe shkoi DIN , e u kthye s’DIN !!!
    Te gjitha gjasat , te cojne ne konkluzionin , se duhesh te jesh i afert i sh. Hajredin , te cilit i tregojne edhe kete histori ne Kukes , ku kish shkuar i deleguar nga KQ dhe Qeveria per te analizuar, kritikuar ashper dhe dhene masa ndeshkuese per drejtuesit e Parkut te mallrave , per rezultate te dobeta…ne sallen e mbushur plot me shofere , punetore e kuadro , kur sapo e mori fjalen sh. Hajredin , nje gomist me ngjyre , godiste me vare disqet e skodave ,duke bere zhurme aq te madhe , sa fjala e Dinit prej celiku nuk po degjohej . Atehere , Drejtori i Parkut , i sikletosur me shume nga kritikat se sa nga zhurmat , kercen perpjete , del ne dritare te kendit te kuq , ku po mbahej mbledhja dhe i ulerin me sa kish ne koke , te ziut te zi : O Man , mjaft se na cmende , se nuk dijme cfare te degjojme me pare , dang-danget tuaja , apo dang -danget e ministrit!!!!! Edhe ne s’kemi ndermend te degjojme dang-danget tuaja , se na dalin e na teprojne dang-danget e Edwinit ne te gjitha ekranet nga njezet here ne dite !!!

  14. DukGjonMazo says:

    Zoti Tafili, është e vërtetë se pas 1944-ës në Tiranë erdhën jugorë sa u deshi qejfi, por mund të më thoni se në ç’përpjestim ka pasur jugorë dhe veriorë në Tiranë më 1938-ën?…

  15. DukGjonMazo says:

    Më duket se autori nuk e ka njohur mirë realitetin e kohës: Thotë se kishte radhë 200 metra për bukër kur Steaua e Bukureshtin e mundi me lojë dhe rezultat Barcelonën në finalen e Champion’s Leages zhvilluar në Spanjë diku 3 a 4 vite para 1990-ës…Mbaj mend se futbollistët rumunë rrallë rëzoheshin përtokë në përplasje me kundërshtarin. Po e lë me kaq se s’kam kohë…

  16. Tafili says:

    Pergjigje per Z. DukGjonMazo.
    1.Une nuk kam statistike per kohen e ’38 dhe nuk e di. Por di se para kohes Zogut me dokumente Tiranen me rrethina e kishin pronaret e medhenje qe ishin Toptanasit, Mulletet, Taf Kaziu etj. Mbreti Zog per here te pare ne kete vend beri reforme agrare dhe ju a dha token fshtareve me tapi, proces qe mbaroj brenda 10 vitesh, qe askush nuk e permend kete fakt shume te madh, se ju intereson e thone :-Token qe bleu baba me flori !
    2.Me shume respekte per jugoret qe erdhen ne Tirane, se ju takonte te vinin dhe ju lumte.Ata erdhen si fitimtar te luftes dyte dhe pastaj me shkollim brenda dhe jashte vendit. Por inatin e kam per ca “cakenje” qe nje dy dhe:- erdhen verioret! Thuajse pane ne enderr se po zbresin Vikinget! Pse ku duhet te shkojne Verioret ?, pse te mos vijne ? Sot njerzit po qarkojne globin, eshte bere bota si nje fshat dikur. Nuk duhet te merremi jo po ky e jo po ai. Jemi te gjithe shqiptar, jemi nje komb.
    3.Ata qe bertasin me shume me pronen i kane fallco. Njehere i moren nga shteti ose pronaret (ose nje pjese te veten), pastaj dikush ja shiti Italianit ne luften e dyte, pastaj derguan dokumentet para shitjes ( te vitit ’36) te Komisioni i Kthimit te Pronave dhe bertisnin kjo ishte tapi ore mik ! Me ligj ata i shiten njehere pronat pastaj i moren perseri se nuk pati shtet. Dhe pikerisht keta bertasin me shume. Te ardhurit shumica i kane blere tokat, nje pjese u futen ne vendet pa pronar se nga pyje e perrenje sistemi komunist i beri toke buke gjithe ferrat qe rrethonin Tirane. Atehere u kujtuan disa matrapaze se nuk ka toke pa te zot ! DALE SE U RREGULLOJME NE TE ARDHUREVE ! Dhe me gjyqe ne kohen e Saliut te pare, merr nje topograf te licensuar dhe ben nje gent plan, vendos kufijte, gjej tre deshmitare, te jesh me banim ne Tirane para ’44 dhe merr vertetim fakti nga gjykate jo per dyn. por me hektare. Shko te komisioni i pronave dhe u burra kalon prona tek ” I Zoti” . Hov pastaj nderto pallate, shit, ben presione te ardhureve, shaj pastaj here Saliun e here Fatosin e c’te te te themi. Po te kete ndonje dite shtet shkon haka tek i zoti se ata qe bertasin me shume kane prona me fallsifikime 100%. Ke shembullin e Hotelit ne Vlore nga 400 m2 kishte marre miku me gjykata e Komision kthim Prone plot 5.000 m2 dhe ndertoj kompleksin Jon qe e prishi Qeveria. Atehere keta matrapaze qe flasin kunder veri-lindore te rrine mire se mjaft na kane lodhur keto 24 vjet, e kryesisht nepermjet Sali Berishes na kane torturuar me shume. Se ai per vota i perkedhelte dhe ju jepte cdo lloj mundesie per tekat e tyre. Edhe femijte te ardhur ne shkolla ju kane bere presion, biles personeli mesimor :- Ou jeni te ardhur! ku banoni?, si ke zene tokat e huaja!? etj. Tokat Zoterinje nuk jane te huajat te gjitha, e biles po te llogaritet holle asnje nuk eshte me pronar tamam, se pronaret e vertete i mbrojten vete pronat ne ’91 e ne vazhdim. E gjithe kjo i ngjan asaj Ujku, ujku e cakalli ben kerdine. Prandaj gazetat nuk duhet te lejojne botime te tilla antikombetare . Qeveria nuk duhet te trembet nga hajdutet ordinere e matrapaze por te zbatoje ligjet me radhe 7.501 dhe te Legalizimit te zonave informale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje