Një jorgan për të mbuluar Edi Ramën

25 Prill 2014, 19:27Blog TEMA

Nga Astrit Patozi
Ne nuk kemi ndonjë histori për t’u mburrur me komisionet hetimore të parlamentit. Shumica e tyre kanë qenë, në rastin më të mirë, joproduktivë. Disa kanë qenë të dështuar, që në nisje, abuzivë, të sajuar, dhe plot epitete të tjera mund të përdornim, dhe prapë do të ishim brenda. Natyrisht, që ka pasur edhe komisione që ia kanë vlejtur, qoftë edhe për të krijuar një traditë të hetimit serioz parlamentar. Në përgjithësi e kemi shkelur me to, herë njëra palë, e herë tjetra, madje nganjëherë edhe të dyja palët bashkë, por kurrë nuk kemi mbërritur në këtë nivel. Ky është komisioni më qesharak i të gjitha kohërave.
Është hera e parë kur një bllok politik kërkon të hetojë një gjë, për të cilën thotë se nuk ekziston. Sepse të gjitha hetimet në botë vihen në lëvizje nga ata që dyshojnë për një krim apo një vepër të paligjshme, që mund të jetë kryer. Në rastin tonë, hetimin e kërkojnë ata, që pretendojnë se asgjë nuk ka ndodhur.
Cfarë jemi duke bërë sot? Po kthejmë në praktikë që cdo akuzë e opozitës për qeverinë do të marrë përgjigje me komision hetimor nga Kuvendi? Po qoftë për shkak se ju jeni shumë zullumqarë, qoftë edhe për faktin se ne jemi kreativë, nuk do të kenë të sosur akuzat e opozitës për qeverinë dhe për mazhorancën e saj. Si do t’i përballoni ato? Do të ngrini për të gjitha nga një komision hetimor, vetëm se kryeministrit nuk ia mban t’i dalë zot përgjegjësive të veta?
Ne themi të flasë Edi Rama, ju thoni ua tregojmë ne nesër tek Spartak Braho. Ne themi të vijë të raportojë Mimi Kodheli, ju thoni ja të dëgjojmë një herë Piro Lutajn. Të më falin kolegët, që i përdora si shembuj, sepse nuk kam asgjë me ta, aq më tepër që mund të mos jenë fare anëtarë komisioni.
Cfarë po ndodh me mazhorancën? Që në pamundësi për të dhënë përgjigje, kryeministri do të përdorë parlamentin si mashë? Në fakt, është fare evidente që Edi Rama është në vështirësi totale, sa lë cdo punë tjetër dhe vjen cdo të enjte në Kuvend, jo se ka respekt për parlamentin, por se këtu kryeministrin nuk ka kush ta mbrojë. Vetëm sot e ka penguar takimi me Papën, ndaj nuk është. Sepse me sa kuptohet është zero ndjeshmëria e grupit të Partisë Socialiste për pazaret dhe punët private të qeverisë së tij. Ndaj edhe Edi Rama nuk përtonë dhe flet në cdo seancë për gjithcka në këtë tokë, por hesht si dreqi për atë, që e ka për detyrë të japë shpjegime.
Është fare e qartë se ky komision, ashtu si edhe kontrollet punëtore, që po dërgohen paturpësisht nëpër insistucione, është një mënyrë për t’i bërë të përfshihen në debatin politik edhe deputetët. Të cilët, me sa shihet, nuk kanë asnjë arsye pse të mbajnë mbi shpinë punët e pista dhe kusuret e qeverisë.
Por cfarë nevoje kishim ne për këtë komision, për të cilin sinqerisht më dhimbsen edhe 500 mijë lekët shtesë që mund t’i kushtojë buxhetit të Kuvendit? Ishte fare e thjeshtë, ministrja e Mbrojtjes të vinte në Komision dhe të raportonte, sepse kaq kërkoi opozita. Ose, kryeministri vetë, në rastin më të parë, duhet të shprehej në mënyrë të qartë dhe serioze se cfarë qëndronte dhe cfarë jo në atë që thuhej.
Për mendimin tim, në një rast si ky edhe raportimi i ministres së Mbrojtjes do të ishte i pamjaftueshëm. E para, se ishte peshë më e rëndë, se sa mbanin këllqet e saj. Por mbi të gjitha, sepse ajo do të vinte atje të fliste thjesht si zëdhënëse e kryeministrit, sic edhe ka ndodhur vazhdimisht.
Kur Edi Rama shpalli listën e kabinetit të tij në verën e shkuar, e konsiderova si gjetje positive faktin që zonja Kodheli do të drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Mendoja se një grua normale do ta clironte atë dikaster nga një problematike e tejngarkuar e këtyre viteve, sepse mendoj se ne kemi gjithnjë e më shumë arsye që t’i mbajmë larg debatit të ashpër politik diplomacinë dhe forcat e armatosura.
Por konsiderata ime rezultoi një zhgënjim, sepse gjatë këtyre muajve Ministria e Mbrotjes është përdorur si një frëngji lufte, nga ku nisen shumica e sulmeve politike të kryeministrit ndaj opozitës dhe insistucioneve të tjera.
Në këtë kuptim, prononcimi i kryeministrit, për mua, do të ishte i domosdoshëm, ndërkohë që ai shkoi më larg, se ndaloi edhe zonjën Kodheli. Duke i dhënë këtë radhë komandën “qetësohu”, ndërkohë që për punët e tjera urdhëri kishte qenë “zjarr!”
Tani të bëj një sqarim. Unë personalisht, por besoj edhe opozita në përgjithësi, nuk kemi ndonjë dëshirë që të provohet se Shqipëria përdor logjistikën e forcave të Armatosura për të trasportuar drogë, vetëm se ne nuk jemi në pushtet. Unë mendoj se edhe pa këtë problem, ne kemi plot fusha të tjera, jo domosdoshmërisht të mbjella me kanabis, për ta mundur qeverinë politikisht në garën e parë që të na jepet mundësia. Edi Rama na jep cdo ditë bonuese, sepse nga njëra anë nuk qeveris fare, nga ana tjetër rrëmben dhe shkatërron gjithcka i del përpara.
Por, natyrisht, ne nuk jemi këtu për ta marrë të mirëqenë se qeveria paska disa skrupuj dhe disa kufinj që nuk i kaloka dot, sepse edhe ajo qenka po aq e interesuar si ne për imazhin e Shqipërisë dhe për perspektivën euroatlatike të saj. Jo, ne jemi këtu për të qëndruar ndaj cdo fakti, apo gjysmëfakti, ndaj cdo dyshimi apo gjysmëdyshimi, që implikon këtë mazhorancë, qoftë edhe tërthorazi, dhe është detyrim i qeverisë dhe i kryeministrit që të sqarojë dhe japë llogari ndaj cdo akuze. Ne kemi detyrë të vigjëlojmë pas cdo detaji dhe pas cdo sinjali, ndërsa qeveria ka detyrimin që të pranojë ose përgënjshtrojë cdo gjë që thuhet kundër saj.
Nëse nuk na llogaritni ne, e keni detyrim ndaj publikut, edhe ndaj zgjedhësve tuaj, sepse nuk ua keni marrë një herë e përgjithmonë votën. Mesa duket, këtë e ka kuptuar edhe Edi Rama, më në fund, se nuk e përmend më aq shpesh atë shprehjen e 1 milion shuplakave.
Tani dua t’i drejtohem Edi Ramës. Nuk dua t’ia prish shijen e vizitës në Vatikan, por takimi me Atin e Shenjtë nuk do të thotë se clirohesh nga mëkatet.
Zoti kryeministër, ky është një komision që ngrihet me qëllimin e vetëm që të shhpëtojë faqen ty dhe qeverisë tënde, por i keni bërë llogaritë gabim. Në fakt, ky komision është prova indirekte se ju keni dicka për të fshehur në këtë histori me avionë droge. Ndryshe, ti ose ministrja e Mbrotjes, qoftë edhe të dy bashkë, nuk do të kishit zgjedhur të heshtnit. Dhe këtë po ua thotë një deputet, i cili ka pasur kohë të provojë se nuk ka akuzuar askënd në këtë sallë dhe jashtë saj pa fakte dhe prova. Por për sa kohë ju fshiheni dhe nuk flisni, jo opozita, që e ka për detyrë, por edhe dishepulli juaj më fanatik, ka arsye të forta për të dyshuar.
Të nderuar kolegë
Gjatë këtyre viteve ne e kemi akuzuar njëri-tjetrin për gjithcka në këtë botë, edhe të huajt nuk na kanë lënë gjë mangut, sa herë ua kemi sjellë në majë të hundës dhe u kemi plasur buzën. Ne jemi republikë problematike, me institucione të brishta, të korruptuara, arbitrare, servile, të nënshtruara, edhe plot sëmundje të tjera, që nuk është nevoja t’i përmend të gjitha. Sic ka, patjetër, edhe arritje dhe evolucion. Por deri më sot as fantazia më e ekzagjeruar dhe as daibolizmi më ekstrem nuk kishte shkuar deri aty sa që Shqipërinë ta konsideronte kush si shtet mafioz, sepse vetëm ashtu mund të jetë, nëse bazat e saj ushtarake do të përdoreshin për trasportimin e drogës. Sepse në një shtet të tillë i bie që qeveria vetë të jetë kartel droge.
Ndaj kryeministri e kishte detyrim, jo thjesht për të fshirë një njollë të zezë në flamurin e forcave tona të armatosura, se kjo do të ishte e keqja më e vogël. Por më shumë për të hequr damkën e errët mbi fytyrën e qeverisë së vet.
Po kryeministri nuk e bëri, dhe ndoshta nuk do ta bëjë deri në fund. Në fillim ndaloi ministren e Mbrojtjes të raportonte në komision, pastaj deshi ta shndërrojë në gallatë javën e shkuar, kur foli për avionët e mushkonjave në Divjakë. Por sot na del se qenka një temë serioze, jo thjesht se Erion Brace pati meritën që tundi dokumentet, por edhe për faktin e thjeshtë se ky komision po ngrihet. Dhe si për ta cuar sa më larg nga vetja vuri edhe njerëz që të akuzojnë SHISH-in si nxjerrës të sekreteve të mëdha shtetërore.
Tani kisha një këshillë gjysmë miqësore për kolegët e mi të maxhorancës. Mos vraponi të gjeni fajin tek SHISH-i, sa herë që i hapet ndonjë gropë e re kësaj qeverie. E keni bërë vazhdimisht, edhe sigurisht, që këtë radhë pritej që të përforcoheshin sulmet. Sipas jush SHISH qenka në shërbimin e opozitës dhe punoka kundër qeverisë, ndaj edhe dalin këto skandale në publik. Në fakt ai istitucion, që është shndërruar në gogol për ju që ditën, kur erdhën në pushtet, nuk është kaq i aftë, ndoshta edhe për shkak se nuk është lënë pothuajse asnjehërë i qetë të kryejë detyrën, sipas ligjit. Ashtu, sic po ndodh edhe tani.
Me siguri që furinë e sulmeve tuaja mbi SHISH e nxisim edhe ne, që pas cdo akuze bajate ndaj tij, nxjerrim një mburojë njerëzore të shprehet pro, ndërkohë që edhe mund ta injoronim. E para, se nuk kemi ndonjë arsye për t’u shprehur për gjëra që nuk na takojnë. Por më kryesorja, sepse dihet që po të ishte për ne, ju do ta kishit pushtuar nja 2000 herë SHISH-in deri tani, ashtu sic keni bërë edhe me tjerat.
Por duhet ta mësoni se Edi Rama nuk ka hallin që t‘ia heqë SHISH-in opozitës, sepse ai e di shumë mirë që ajo nuk e ka. Por ai e do SHISH-in për vete, që pastaj ta përdorë kundër jush, sepse kjo ka qenë historia e keqpërdorimit të tij në këto vite. Është shfrytëzuar kryesisht kundër rivaliteteve të brendshme politike. Kurse Partisë Demokratike, që ju e keni aq shumë merak, nuk ka c’i duhet fare Shërbimi Sekret për të zbuluar skandalet tuaja të panumërta.
Po ju jap një shembull. Në këtë sallë unë njoh të paktën 30 deputetët të majtë, që janë gati ta pjekin në hell Saimir Tahirin. E them me përgjegjësi të plotë këtë. Ka prej tyre që e thonë edhe më zë të lartë në tavolina, ka edhe të tjerë që janë gati edhe të dalin publikisht për ta diskretituar. Unë nuk e di arsyen, dhe as që më intereson, por e solla thjesht për ilustrim.
Por unë nuk besoj që Saimir Tahiri është rast i vecantë. Mund të jetë më tipiku për të grumbulluar mllef dhe mëri rreth vetes, për shkaqe nga më të ndryshmet, por në asnjë mënyrë e vetmi ndër të zgjedhurit e Ramës.
Ndaj mos u përpiqni të gjeni djallin atje ku nuk është. Sepse nuk ka c’na duhet fare SHISH-i, sa kohë që ju kemi ju. Dhe kjo është provuar edhe në nivele shumë të larta. U detyrua të gënjejë kryeministri për mesazhin që i kishte dërguar Saimir Tahirit, ndaj edhe nuk ia mban të shprehet vetë tani për cështjen e drogës. Sepse dy gënjeshtra rresht mund t’a djegin më shumë se sa duron lëkura e tij, ndaj edhe ka thirrur në ndihmë parlamentin, që ta ndihmojnë deputetët.
Tani të kthehemi tek komisioni. Ai është më qesharaku edhe për një arsye tjetër. Sepse megjithëse ju po e ngrini për të hetuar akuzat e opozitës, nuk jeni të gatshëm të pranoni shtimin e objektit të punës së tij, pra atë që po kërkon Partia Demokratike. I bie që ky komision do të na hetojë ne, dhe jo akuzat tona. Kurse ne i bie të hetojmë bindjen tuaj se qeveria patjetër nuk ka gisht.
Me siguri që në përfundim të hetimit ne do të rezultojmë si shpifës, antikombëtarë, që duam të prishim imazhin e atdheut, e gjëra të tjera të kësaj natyre. Po cfarë nevoje ka që të ngrini një komision hetimor për të shprehur konsideratat, që keni ndaj nesh? Ato dihen botërisht, ato shqiptohen cdo të enjte nga Edi Rama, dhe ne në shumicën e tyre i konsiderojmë si dekorata, sigurisht jo si ato që Ilir Meta do vinte në gjoksin e Saimir Tahirit.
Por ndërsa ky komision është qesharak, arsyeja për të cilën ai ngrihet është shumë serioze. Sepse kryeministri do që të fshihet nga përgjegjësitë e tij, më minimalja e të cilave është transparenca me publikun. Ky debat shërben edhe për të kuptuar se Edi Rama është në hall dhe se kjo mazhorancë nuk ka asnjë frymëzim për të mbrojtur qeverinë e vet dhe kjo, më shumë se kudo tjetër, zbulohet në këtë sallë. Me pak fjalë, ky komision është një jorgan për të mbuluar Edi Ramën, që të mos ftohet, por kur të zënë ethet nuk ka jorgan e batanije, që të bën derman.
Fjala në Kuvend, 24 prill 2014

22 komente në “Një jorgan për të mbuluar Edi Ramën”

  1. Ne qofte se eshte keshtu sic thoni ju ne keteshkrim mbetet qe jastiku per ju eshte ish kryeministri Sali ,ku ti dhe kopeja juaj mbeshte koke cdo ore e dite.
    Mbledhje mendjen e mos ja fut kodre pas kodre.Te pakten beju nje here njeri e fol e shkruaj me llogjike.
    Mos o bej bisht qeni.

    1. Epiriiii says:

      PORDH me RIGON dhe MUT me QEP….. ky artikulli juaj A.Patozi. Ju thoni qe RAMA nuk Qeveris dhe ju jep Plot Bonuse por edhe po sju dha Ju i Sajoni vete me Ushtaret si V.Ajazi etjetj……. dhe NORMAL qe nuk qeveris, perderisa Ushtria e Vjeter e Sales eshte akoma ne KLD ne SHISH ne PROKURORI etjetj Rama vetem Celsat e Kashtes ka Momentalisht edhe pse u votua ne MAS nga Shqiptaret per te ZHDUKUR Ju Kasten e Vjeter te Sales,

    2. mira says:

      komisioni hetimor ,more frikacak duhet te mblidhet urgjentisht,pasi patjeter duhet te sqarohen te gjithe brockullat e IMAMBALLAJDISE SALIMASHTRUESIT,DHE VISHDANESLIKA PER TE GJITHE KETO TURPE QE KANE SAJUAR ,PASTAJ NESE JANE GABIMET E RAMES LE TE SQAROHEN NJE HERE E MIRE,POR VISHOLIKJA JU TRADHETOI JU DHIMS ME SHUME PRAPANICA E VET ,PRANDAJ O SERVIL KAVAJE E FRIKACAK RRI URTE HA ATE RRISKUN TEND E MOS U MMUNDO TE MBROSH VICIDOLSIN SE NUK TE LIDH GJE ME TE KU SHAN E KU BAGDAT,THOTE NJE FJALE POPULLORE,AQ ME TEPER QE KE GATI NJE VIT QE RRI URTE ,QYSH KUR I NDJERI OLLDASHI NDRROI JETE ,PRANDAJ MOS E PRISH PUNEN RRI URTE SE NUK TE BESON NJERI.

  2. Lexova vetem gjysmen e artikullit pacavure !
    Nuk ja vlen !
    Dhe ne qofte se kisha shprese se nga ky Patosi ,do te degjoja
    dicka per tu degjuar ,kesaj here ishte me berrnut !
    Ky ,kelysh i Saliut ,suprizohet sepse vete te akuzuarit kerkojne
    me ngulm te hetohen dhe te jene sa me transparent ,suprizohen…..
    ku jane mesuar keta me te tilla veprime kaq shume ligjore dhe demokratike !?
    Keta ,tani po kuptojne se c’fare eshte demokracia !
    Jane shume vite drite larg mendesive te Ed Rames .
    Megjithese ka shkruar kaq shume ,por vetem brrockulla dhe injorance !
    Zoti i vente ne vendin ku i takon keta qe te gjithe !

  3. europiani says:

    O Astrit,

    kujdes nga Shpellari i Vicidollit – sidomos andej nga tunelet – se i ndjeri Olldashi nuk i kishte qejf tunelet.

    Me mire mbylle e mos fol se sa llap per pune jorganesh —

    Nuk ka ndonje cudi ketu – ne fund te fundit cfare bete ju 8 vjet ne Lazarat ? nje vere ne uje. E cfare rendesi e ka se me cfare mjeti del droga nga vendi?

  4. toni says:

    Profet na dole more Patoz, pas 23 Qershorit tu hap goja, arritje e madhe eshte dhe kjo, packa se kush I ka vene tape per 10tra vjet, veshtire se thote gje te mencur…

  5. Aladin's Lamp says:

    …dmth ,Astrit djali nuk te pelqeka komisioni, po mire mor bir u dashka te flasesh cdo lloj idiotsie, ne foltore te kuvendit duke shpifur para e mbrapa, dhe te mjaftoka zotrote vetem shpjegimi i Mimit.E ngritet akuzen deri ne grotesk ,duke folur per Avionet ne divjake apo , nendetset ne liqenet e Lures.Duke njollosur gjithe shqiperine Dhe tash shqetesoheni per komisionin:keni frike se do iu dale ne Shesh “Kreativiteti” juaj per te shpifur per gjithshka dhe do tu ike fryma per te prodhuar shpifje te reja, sepse Ustallaret e PS do ta pjekin byrekun qe gatuat ju me zjarr te avashem, do te luaje me nervat tuaja dhe do te tallen para mediave per tu diskretituar , ashtu si edhe e meritoni

  6. baca says:

    Artikullin nuk e perfundova deri ne fund se nuk ja vlen te ulesh nivelin ne llogjiken e ketij patozit qe flet sikur ka erdh sot ne shqiperi,sofizma te nivelit vucidolas pa nje argument dhe fact,por si gjithmone thuaj nje marrezi dhe pastaj kapu fort pas saj me llogje kavaje se ky popull beson, por me e lezetshmja eshte qe Edi ju jep bonuse dhe keta mumje ne betejen e pare do ta fitojne politikisht,o patozi ketu do jemi dhe qe ne zgjedhjet locale ju nuk do keni vend ku te futeni,Tiranen e dorzuat pa gare,por te jeni te sigurt se vucitolin keni per te fitu prape sepse e majta nuk e do,ate ta gezoni dhe mos harro se edhe zgjedhjet e pergjithshme vijne shpejt dhe aty ju del boja fare ……

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Perse shqetesohet nga transparenca ky ishbythelepires i Saliut???(Dua te sqaroj lexuesit se eshte “ish” per aresye se vete Saliu i ka vene kufirin kohet e fundit dhe jo per aresye “etike” qe “Astriti e kuptoi vete se nuk duhet te lepije ne vende te pista” apo per ceshtje “dinjiteti”)…
    Te gjithe e dime,edhe Astriti e kupton fort mire qe Komisioni Hetimor do te beje transparence shume me te plote se fjala e Kryeministrit ne Kuvend …
    Atehere ku e ka hallin???
    E genjen mendja dhe kujton se “duke thirre ne Raport Edi Ramen”,ky Astrit me pika (…) dhe me retoriken boshe si e ketij fjalimi medioker “do ta vinte para pergjegjesise Kryeministrin…”
    Deputetet do ta duartrokisnin,Saliu do harronte inatet…Jozefina do te zgerdhihej “Hi-hi-hi”…
    Sa bukur do te ishte!!! Astriti do te shkelqente nga lumturia…
    “Si??? Po na genjen perseri,sic na genjeve per mesazhin???”…
    Mendja e vockel e Patozit nuk arrin te gjykoje nje gje te thjeshte:
    Teksti i atij mesazhi NUK I UL ASNJE PIKE Kryeministrit Edi Rama,EDHE SIKUR TA KETE NISUR,EDHE SIKUR TE MOS E KETE NISUR…
    Perkundrazi,i ngre lart vlerat si njeri qe ka ndjenje pergjegjesie dhe si kuader me fryme llogarikerkuese ndaj vartesve…
    Por e rendesishme per Astritin eshte qe te beje hartime,pavaresisht cilesise,pavaresisht budallalleqeve qe shqipton…
    Ne fund te fundit rrogen e merr si deputet dhe duhet te thote dicka…
    Qofshin keto edhe budallalleqe me thes apo thashetheme me traste,per te cilat sot per sot nuk merr ndonje honorar…

  8. Gjonoshati says:

    A të qafsha, o Patoz
    E ke bërë faqen rrogoz
    Ishe shul u bëre lloz.
    Hala frika s’të ka dale
    Rri si ai qeni me bisht në shale
    Para kriminelit Salë…

  9. sherifi says:

    Perse o patoz,vertet ti nuk e kupton qe kjo ishte nje manover e sali-imamit ne bashkepunim me sherbimin informativ shteterore per te hedhur nje tymnaje,per te terhequr vemendjen nga dosjet qe i jane pergatitur saliut,imamit e shume te tjereve,na dole dhe ti tani dhe na kerkoke qe te raportoi para teje ministrja e mbrojtjes apo k/ministri.
    po ne teritorin tone kaq te vogel edhe harabelet kur fluturoin bien ne sy e jo me avion,po cfar e di avionin ti more patoz,harabel?

  10. Aljor says:

    Je i njohur si gazetar i vjeter dhe per fat te keq artkullin e ke shkruar me nje stil akoma me te vjeter.Per te kuptuar dhe vleresuar artikullin tend nuk do te duheshin me shume se 20 rreshta por sic duket bashke me doreheqjen nga posti ke dhene dhe doreheqjen nga gazetaria.Sa i zoti je kur flet e vret me mendjen dhe doren tende,por sa mjerohesh kur vret me doren tende dhe mendjen e Saliut.

  11. realist says:

    Zoti Patozi, i harrove komisionet parlamentare “për heqjen e veshit”, apo “për puçin me thika me helm e stilolapsa e çadra pistoletë”…???!!! Yyyyyysht, ndyrësira, që kini gojë të flisni…!!!

  12. shefi sigurimit says:

    O Alfons ballshi (Astrit Kavaja), djali i ish mesuesit spiun e ti spiun i rekrutuar kur punoje grires sillazhi ne ferme ne koprtaivat e Kavajes, a e pastrove dosjen tek sigurimi? Ik ore trap, ti nuk mbajte dot familjen tende do besh Shqiperine

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Te lexova 4-er rreshtat e pare dhe nuk ja vlente me..Nje leter politike..U ankoke qe qenka komisjoni me qesharak..Por ai veshit do ishte me I rendesishmi ?1?! Deri dje gerthisnit per komisjon hetimor, ku te perfshihej dhe Ministrja e Mbrojtes..Tani qe do kthehet ne realitet, perse te shkoni kaq thelle thoke..Ju nuk merreni vesh me njeri-tjetrin brenda partis e jo e jo te bindni publikun..Jeni bere me qesharak se vet komisjoni “I rendesishem” I veshit..

  14. toni says:

    Avash se na mallengjeve, o I lodhur, o I mbarum qe po na ben filozofira, e degjove ctha SHISH sot, ah more njerez pa shtylle kurrizore, vetem ne keto kohe te erreta mund te jene pacavure si ju deputete e drejtore institucionesh. Sa mire qe pas ketij mandati tipa si puna jote do keni dale ne pension e sdhe pse meritoni burgun.

  15. ppsh says:

    Nje bravo te madhe per Z.Patozi. Nje nga shkrimet
    me te bukura qe kam degjuar ne kuvend .
    Shah- Mat. Bryvo keshtu e duam opoziten.Ato me
    Popullin shijne lame .QEVERI SKANDALOZE
    QE SAPO KA FILLUAR TE RILINDE.

  16. funerali says:

    thuaje mor astrit qe shiu vazhdoj per inerci tranportin edhe tre here ne periudhen e edit por u kap me presh ne dore.
    mbrojtja me e mire eshte sulmi, por kujdes thepin.

  17. sinan hibro says:

    Patozin edhe ne kohen e zenitit te tij politik,e degjoja me interes sepse kishte stil dhe klas ne te shprehur …Tani vihet re qe eshte mbushes per planet e drejtuesit te ri Basha …. kete e konfirmoj vete Patozi, kur ne kohen shtese , vendosi ta lexoj fjalimin ne parlament … kot me kot …keshtu eshte kur nuk shkruan ate qe mendon mirefilli !

  18. tigri says:

    Cfar do te thuash diten e enjte qe vjen zoti Patoci se informazioni u kundershtu nga vet ai qe e beri kete do te kerkoni ndjes publike apo jo , dolen fjalet MM se nuk ekziston nje gje e tille .Tani shkoshi te gjithe pas diellit me kete gjest dhe ket figure m.qe bete para publikut .

  19. Shqiperi e Kuqe Flake... says:

    Bravo Patozi…

    pasi e pe se c’djall e gjysem eshte politika e verber
    po kthehesh tek gazetari…!

    ai qe ka vesh, dhe ai qe ka sy,
    dhe qe ka ndjekur seancen parlamentare te Komisionit te Mary Huan Kopterave te Gjadrit, e ndjen se Patozi e ka me te gjithe, jo vetem me Ediramen…

    Si gazetar kishe rruge te mire, Astrit,
    dhe me vjen mire qe u ktheve serish tek faqet e TEMA!

  20. miri says:

    patozi = gjarperi I haurit, ja ka fut te gjitheve atyre qe ka ngrene buke me te dhe e kane ndihmuar te ece ne politike. nuk do njeri e mbi te gjitha ate nuk e do njeri , as dhe grate e veta. si cdo pune qe ka bere si mos me keq edhe PD e vlores e shkaterroi.
    tani si duket pasi beri trimin oara ca kohesh ka filluar te lepij b… prape doktorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje