Sindikatat mbrojnë pasuritë apo interesat e punonjësve?

23 Prill 2014, 20:04Blog TEMA
Sindikatat mbrojnë pasuritë apo interesat e punonjësve?

Nga Ilir Vata

 

Kjo dilemë e vjetër, tashmë në tranzicionin e tejzgjatur shqiptarë, ka shqetësuar gjithmonë punonjësit, e arsimi, apo të minjerave si dhe opinionin public, se kë mbrojnë krerët e sindikalizmit, pasuritë e tyre, apo interesat për të cilën janë themeluar?

Sindikalizmi në Shqipëri, realisht egziston formalisht, sa për të plotësuar në kuptimin formal aktin e themelimit, të një qender ku përqëndrohen dhe pasuritë e paligjshme që kanë fituar nga Shteti, falë trashgimisë që posedojnë nga Organizatat e Rinisë në kohën e diktaturës, si dhe kampet e pushimit të punëtorve.

Kjo është ekspozeja në planë të parë, pastaj vjenë ajo e interesave politike që ngërthenë sindikalizmin, ku njëra palë i takonë të majtës dhe tjetra të majtës së vetquajtur të djathtë dhe bëhën aktiv me protesta sa herë u preken interest, apo u ofrohen interesa të reja.

Pasuritë, miliona dollarë zotrohen nga dy tre njerëz, dhe të gjithë rentat, fitimet e hotelerisë, dhomave të puntorve, sallave të lojrave, apo bizneseve të ndërthurur me këto pasuri, shkojnë në xhepin e tyre, pa i kontrolluar askush.

Punonjësit në këtë mes, dhjetra në të gjithë Shqipërin përfitojnë pushime 10 ditore, me një ushqim skandaloz dhe përzgjedhja e tyre bëhet në mënyrë selektive.

Atherë! Me të drejtë, shtrohet pyetja: A mbrojnë me të vërtetë sindikatat interest e punonjësve, apointeresat e politikës dhe të tyrin personal, për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Në qeverisje e Berishës, pati një inisiativë për të hetuar sindikalizmin, madje dhe rishikimin e pronave të tyre, por zgjati për pak muaj, pasi interest, siç edhe kuptohet u përpudhën dhe çeshtja e sindikalizmit u shua.

Tani, që erdhi qeveria e Rama në pushtet, sindikalizmi nisi të ndërmarrë një qasje afrimi, nga palët e sindikalizmit, por ftohtësia ishtë një përgjigje që lë të kuptojë se qeverisë Rama, nuk do t’i shpëtojë ky fenomen, sa i çuditshëm po aq dhe skandaloz.

Në të vërtet, sindikalizmi është tashmë një shoqëri pa ortak, ku askush nuk përgjigjet për detyrimet e punonjësve, vetëm për pasurimin e krerve, por gjithsesi mbahen duke i shërbyer politikës në forma të ndryshme dhe kryesishtë me para.

Kto, janë arsyet që e bëjnë sindikalizmin, vetëm të egsistojë si nocion dhe politika t’i përdor për të bërë zhurme, apo gjasa opozitare e kundërshti, gjë që ndodhi edhe këto ditë në një takim, sindikalizëm-politikë.

Parë në këndin e aktit të themelimit dhe qëllimit për të cilën janë krijuar, sindikatat janë opozitarë me qeveritë, partitë politike dhe cilin do që prek interest e punonjësve, por ndodh e kundërta, sindikalizmi bëhet aktiv sa herë tentohen të preken interest e krerve dhe pasuritë e tyre.

Prandaj politika, ILDKPI, KLSH dhe institucione të tjera ndihmse, duhet të investigojnë hetojnë dhe vetë qeveria të rishikojë, pronat dhe pasuritë marramendëse që janë në duar të pak njerëzve dhe që të mirat e ardhura prej aseteve të sindikalizmit përdoren jo për qëllimin që janë krujuar.

 

 

 

1 komente në “Sindikatat mbrojnë pasuritë apo interesat e punonjësve?”

  1. x8 says:

    Pse nuk e zgjidhi Berisha problemin e pasurive te sindikatave? por e nisi si flake kashte dhe heshti edhe hesht sot.Kush e mori pasurine e ish bashkimeve profesionale dhe gjithe ato shtepi pushimi te puntoreve dhe kush i administron sot e abuzon cdo dite.Shikoni se sa jane pasuruar poseduesit e tyre te sotem.Gezim Kalaja hesht se eshte i molepsur e i kredhur ne korrupsin me bashkepunetoret e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje