Nga Ermal Petushi
Shikomani orën Cartier, shikomani si shndërrin, e bleva këtë fundjavë në Paris! Po ky rrypi, ju pëlqen? Cartier është dhe ky, e dua firme dhe rezistent që t’i bëjë ballë barkut tim që e sfidon çdo ditë e më shumë. Po syzet Cartier, po portofoli Cartier? Shikomëni! Hë ju pëlqen? Të pëlqen!! Të pëlqen!!!
Kështu, modestisht, pa dashur aspak të binte në sy, shfaqej përditë Cari i gjykatës i Cartierosur kokë e këmbë në rrethin e tij shoqëror. Nofkën “Car” ia kishin ngjitur kolegët duke u nisur nga mania e tij për markën “Cartier” , mani e cila i kishte rritur përfitimet vjetore të kompanisë franceze me të paktën 10% vetëm vitin e kaluar sepse thuhej që Cari edhe menderen e fshinte me letër higjenike Cartier.
Cari i Cartierosur, kështu e thërrisin, por ai sikletshëm preferonte ta interpretonte ndryshe famën e tij.
Prezantohej si Car, ndihej Car, por si ata të lavdishmit e Rusisë së dikurshme. Perandor de jure dhe de facto, i plotfuqishëm, aq sa tentonte të impononte respekt kur kalonte nëpër korridore.
Dheee…edhe pse koleget ziliqare e qeshnin nën buzë, ai ishte shembulli më i qartë i karrierës brilante që çdokush prej tyre ëndërronte.
Ai ishte “Maliqi”, ishte “Ligji”, ose jo, jo,le ta themi tamam….
Ishte shkopi në dorën e “Maliqit” që i hynte në dru “Ligjit” dhe vetë “Maliqit” prej më shumë se dy dekadash, që ditën kur kursi 6-mujor te “plepat” i dha titullin jurist.
Ishte shkop e jo shkop dosido, por nga ata hunjtë e trashë me gunga që zyshat e fillores mbanin në cepin e klasës dikur, si demostrim të autoritetit dhe ndëshkimit spektakolar që të priste në qoftë se silleshe keq.
Car, Cartier apo Car-i-Tëri nuk u mor vesh kurrë , por jam i sigurt që legjenda e tij do marrë fund ditën kur nga goja e tij do artikulohen fjalët që do ngelen në histori:
-Ju lutem, bëni kujdes me orën Cartier kur t’më vini prangat!
Mosha 18 vjeçare konsiderohet universalisht si koha kur çdo i ri bën zgjedhjet e veta me ndërgjegjie të plotë dhe i jep drejtim të ardhmes që dëshiron. Po ajo për të cilën nuk flitet shpesh është dilema ekzistenciale që prek shumicën kur i afrohet finishit të studimeve universitare.
Eshtë ai momenti kur vihet në dyshim çdo gjë. A kam bërë zgjedhjen e duhur? A do më pëlqejë profesioni që kam zgjedhur? Dhe ç’është më e rëndesishmja, a do kem shansin t’i shijoj frytet e investimit tim disavjeçar në kohë dhe vlerë materiale?
Gjendesh në errësirë, në një tunel ku është e zorshme të shquash një dritë të zbehte në fund të tij. Por ama, ditën që sheh dritën, atë ditë ti or mik i dashur kupton vërtet se çfarë do të bëhesh në jetë, dhe ke shansin e dytë e ndoshta të fundit për të bërë një kthesë të fortë në jetën tënde.
Ja pra miq, unë sot po shkruaj i entuziazmuar sepse pashë dritën. Më qeshi buza, më rrahu zemra, u iluminova . I dhashë divorcin arkitekturës, e lashë, dhe vendosa:
Miq, vendosa të bëhem gjykatës, dhe jo gjykatës dosido si ai rrëmbythja në Pogradec që u kap për 400 euro. Unë dua jem një nga ata të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dua të jem një Gjin, porsi Gjini i Skënderbeut që luftonte turqit, unë do luftoj korrupsionin. “Do luftoj korrupsionin”,them me zë të lartë edhe pse e kam të vështirë të mbaj të qeshurën.
Drita ime në fund të tunelit ishte kallzimi penal i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ndaj Carit të gjykatave.
1,8 milion euro të padeklaruara nuk më bënë aspak përshtypje sepse në llogjikën e gjithkujt, kur numrave iu shtohen shumë zero pas, truri e koncepton si statistikë pa i dhënë shumë rëndësi.
“Eh mo mirë, ça janë!”- thashë me vete, por pastaj:
” …1,8 min euro, 1 pikë 8 milion, një milion e tetëqind mijë euro….të vëna me një rrogëmizerabël prej 600 eurosh?! Uot dhe fak!!!”
E dimë të gjthë që drejtësia shqiptare e vdekur vështirë se do rilindë kaq shpejt ,por në një univers paralel, ku me “drejtësi” nuk nënkuptohet vetëm ajo tabela e varur në sallën e gjyqit, dhe ku per 100 euro të vjedhura rrezikon nga 6 muaj deri në 3 vite burg , e dini çfarë ndodh? Ndodh që me gjithë mirësinë, Nënë-Terezërinë e mundshme ,dhe bujarinë e nishanosur, sikur ky Car të bënte vetëm 1 ditë burg për çdo 100 euro të përfituara përmes korrupsionit, do i duheshin plot 50 vite burg për të shlyer dënimin.Bëjini llogaritë!
Po le të zbresim me këmbë në tokë, se po flasim për shqipërinë. Cari është vetëm një pikë ujë në oqeanin e korrupsionit që mbyt shqiptarët.
Gjendja është përtej kritikes dhe skandalozes. Situata është vrasëse dhe vetvrasëse sepse mungesa e drejtësisë kthen një vend në xhungël sociale dhe vetgjyqësi. Këtë gjë duhet ta kuptoje sa më shpejt kryeministri dhe ministri Naço. Kapja në flagrancë e Lleshit në Pukë dhe Pojanakut në Pogradec mbetet thjesht një show për aq kohë sa zotërinjtë në fjalë dalin nga burgu më shpejt se sa hyjnë.
Por si gjykohet gjykuesi?! Si mund të luhet pastër kur arbitri shet ndeshjen? Përgjigja do dukej fare e thjeshtë nëse vullneti poltik do kanalizohej mbi pushtetin gjyqësor jo në mënyrë selektive. Alternativat reformuese janë të shumta, mjafton vullneti.
Asportimi i këtij kanceri do jetë i dhimbshëm për disa, por do rezultojë thellësisht jetësore për shqiptarët. “Qeveria e show-it” duhet të bëjë diçka që të ndryshojë nofkën pak a shumë të merituar në këto muaj.
“Drejtësia pa forcë është e paaftë, por forca pa drejtësi është tirani “– thoshte Paskali.
“S’keni parë akoma asgjë” – tha Rama në parlament para disa muajsh duke treguar muskujt.
Pikerisht, s’po shohim asgjë…
A thua të ketë kërkuar ndihmën divine tek Papa kryeministri pardje?!
hahahaha…
me duket se e paka blere ketu on line per 150 EU.
http://watch88.com/Swiss-CARTIER-relojes_39_2_1_montre
Dikur thuhej se: “kur ta ben kadiu nuk ka kush e bene davan”.Pra gjyqsori i shqiperise nuk mund të beje vetpastrim,sepse kokat qe drejtojne drejtesin jane me te qelburit ne para dhe korrupsion.KLD eshte motorri qe ve levizje korrupsionin ne kete sistem te degjeneruar.Gjyqetaret e ndershem ,ka dhe te tille nuk ngren koke sepse kupola e betonit te korrupsionit nuk i le hapsire.Qeveria deri tani se bashku me parlamentin jane treguar te paafte sepse ne sistemin tone parlamentar të gjitha pushtetet dalin nga parlamenti pavaresisht pavaresis relative te tyre.Por a do ta beje Iliri nje reforme te tille se per koincidence ose jo edhe ministri eshte i LSI.Nuk ka shenja qe te behete gje dhe me dy tre arrestime cironkash ne sistemin gjyqesor do te mbulohen gjithe zullumet e gjyqesorit.Reforma fillon me shkrirjen e KLD dhe heqjen e presidentit si garant i korrupsionit dhe padrejtesise,e pastaj te tjerat .
Ora e Carit eshte prej floriri.
Ora e Temes eshte nje ore prapa.
Ndihmen divine Rama s’ka pse e kerkon te Papa,sepse ate force ia ka dhene sovrani popull me 1 milion vota me 23 Qershor.Duhet vetem pak guxim.Drejtesia duhet te veproje sa me pare,sa pa u zhgenjyer me tej zgjedhesit per voten qe dhane.
SHIF GJINI GJININ E PIQU…PO TE GJITHE GJINER JANE APO JO ??????PO FILLOJE MORE ED RAMA,DAJAKUN,MJAFT ME !MJAFT I LE TE LIVADHISIN….PO PRESIM.
Bravo! Nje shkrim i goditur, plot brendi, ironi e rekomandime me vlere. Ne se dikush e ka pernjimend ne kete vend! Dhente Zoti!
Nje shkrim idiot.
Publiku pret shkrime investigative dhe jo kesi marifetesh: “e lagu s’e lagu”.
WTF
Tre rrjeshtat e fundit shume te bukur. Perse duhet rritur rroga e gjyqtarit ?
Cdo profesion eshte i nderuar dhe rritja duhet te behet paralel me te tjeret
dhe me mundesite e rritjen e buxhetit shteteror.
Prurja me e re e analisteve qe bejne hartime nga zyra eshte ky Petushi?
Ka ndonje te re ky Petullushi per Zhin Zhonin? Ndonje gje qe se dime? Se Cartierin e kemi lexu para nje jave…
Po pse more shkrues i artikulli kerkon qe te ngrihet rroga e gjyqtareve dhe e prokuroreve,ku e bazon kete mireqenie te popullit ti?
Meqenese gjyqesori nuk mund te vetepastrohet, qeveria te ngreje komisione per te shqyrtuar vendimet e dhena nga gjykatat (sic sugjeron artikullshkruesi). Por, qe komisionet te jene rezultative, propozoj:
1. Te perbehen nga injorante te pashkolle (pasi shkolla ta ben mendjen corap).
2. Te jene me origjine proletare ose fshatare te varfer, pasi pasuria te prish…
3. Te jene sherbetore besnike te partise dhe te sekretarit te pare shokut Rama.
4. Te kene mandat per te denuar gjyqtaret qe gjejne me shkelje deri edhe me pushkatim. Denimi me pushkatim te zbatohet nga vete komisioni.
5. Komisioni te qendroje vazhdimisht i mbledhur dhe te kontrolloje vendimet e te gjithe gjykatave, perfshire gjykaten kushtetuese dhe ate te larte.
6. Kunder vendimit te komisionit mund te behet ankim te sekretari i pare i PSSH, zoti Rama.
Shkrim shume i mire, por fatkeqesisht Naco dhe Rama jane me keq se xhini. A ia keni pare kravatat e Rames? Sa kushtojne?
Situate realiste..
Nje shkrim i goditur. Nuk e njoh Ermalin, pasi kam shume vite larguar nga Shqiperia dhe nuk njoh shume gazetare, por me pelqen artikulli i tij. Krahasime me vlere the mahnitese. Per ju qe kerkoni fakte ju them: 1 miliom e teteqing mije euro nuk mund ti bej kurre nje gjyqtar ne rruge ligjore. Fakt: 1,800,000.00 Euro ne shtepi? This is ridiculous. Only in Albania!!!
Ermal te lumte pena!
Sa per ate qe “S’keni pare akoma asgje” kam frike se veshtire eshte qe te shohim ndonje gje, perderisa drejtesia eshte ne dore te “BLLOKUT” dhe per te bere reforma themelore duhet vota e Like FLORIRIT.
Nje nga pikat e rendesishme qe permende eshte ajo qe cdo gjyqtar qe shkel ligjin t’i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit pergjithmone- TE SHKRUHET NE LIGJ.
-GJini eshte nje gjyle e hedhur qe ka mundesi te rrezoje nje pjese te konsiderueshme te oligarkise juridike{Zara-ve dhe Car-eve}.
Bravo Ermal, por atje jane te gjithe njesoj, dhe po ti kapesh 1 per 1 keta njerez qe kane bere pjese ne qeverin Berisha, nuk do dalin dhe faqet e gazetes Tema dhe Shekulli bashke….
Ca lidhje ka Dhoma Kombetare e Avokatise me Gjyqtaret…. Sa keq kur dalin injorantet e vegjel partiake dhe na bejne shkrime patetike mbi drejtesine… sa keq…
Ky Petushi nuk bie ne sy fare qe ben nje analize te pavarur, or palle akoma se ke kuptuar qe ky sulm qe po i behet, nuk behet per asnje proces gjygjesore qe te mund te kishte nje alibi, por behet perse nuk ke deklaruar parate e gruas.Ne fakt asnje punonjes i rendomte administrate nuk mund te beje gabime te tilla foshnjerake e jo me nje jurist. Cdo gje eshte e sforcuar.Nqs duan ta denojne duhet me pare te gjejne pa rregulsi ne dhenie vendimesh,ose ndonje shkelje ne pune e jo pune deklarimesh