Si dua unë të jetë Shqipëria

26 Prill 2014, 17:55Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Pothuajse të gjithë ne, edhe të huajt, e mendojmë Shqipërinë si një vend i zbrazët në mes të Europës.

Para disa ditësh një opinionist në një nga të përditshmet tona kishte bërë një shkrim që e pata zili, jo vetëm prej titullit shumë të bukur “spiun, majmun, sapun”, por për faktin se e kishte kapur atë nyjen, që na kap të gjithëve për fyti në çdo mjedis ku punojmë dhe e kishte zbërthyer në fije kaq të imëta sa kam marrë frymë lirisht me shpresën se edhe të tjerë njerëz apo emisione televizive do të fillojnë sa nuk është vonë ta zbërthejnë këtë gjë të keqe, këtë frymë të qelbur, të futur midis shqiptarëve për të mos lejuar të rrinë dy vetë bashkë…

Së bashku me pjesën humoristike të shkrimit mbërriti deri tek unë edhe sarkazma e spikatur e shkruajtësit, duke më dhënë në fund të leximit një shije pak të hidhët, si ajo e frutave të papjekura mirë, por që me kalimin e kohës fillon e të kënaq qiellzën, duke të mbetur për një kohë të gjatë në gojë, por edhe në mendje.

Shqipëria e zbrazur nga RINIA, nga punësimi, nga arti, argëtimi, nga dashuria, nga gëzimi, gëzim për gjëra të vogla…

Ka kohë që nuk shoh më fëmijë që mbledhin lule në natyrë, ka kohë që nuk shoh më nëna të reja të bëjnë me to kurora, që fëmija të gëzojë; të gëzojë për natyrën, të ndiejë dhe të kuptojë bukurinë e saj e kur të rritet (zot mos e lejo!), ta shkatërrojë atë me pa pikën e ndjenjës së fajit mbi krimin që, po bën…

Ka kohë që nuk shoh më njerëz, të qeshin, të bisedojnë në kafe për punën, të dëgjoj një debat sado sipërfaqësor shkencor… sepse shkenca nuk i duhet askujt sot në këtë Shqipëri të zbrarur.

Spiun, majmun, sapun… desha ta përsëris. Në rast se ke fatin një herë në ditë të takosh në korridore një njeri normal, je me fat, sepse të jep një ngarkesë pozitive, një motiv për të shkuar tek tavolina e punës e të hedhësh dy rreshta… që nuk do të shkojnë më larg se sirtari i saj.

Pse- më vjen përgjigja:- “spiun, majmun, sapun”…

Mos i ndal këmbët, më porositi një mikja ime e vjetër, nga ato që në Shqipërinë e zbrazur rëndom quhen Zonjë Grua. Përshëndeti, më tha, dhe jepi këmbëve sepse…

Si është kështu, ia ktheva. Në çdo dy veta që takon, njëri të ankohet se sapo e spiunuan, apo e ngatërruan në një histori të paqenë…

Po pse shoh kaq shumë njerëz, të kthyer nga e famshmja “Lista e Pritjes” dhe rrinë ca korridorëve, ca kthinave deri në korrik?

Në korrik? Po deri atëherë çfarë bëjnë këta njerëz nëpër këmbët tona, që sa shfaqen në ambientet e kafesë, bëjnë të ngrihen urgjent në këmbë ata të tjerët, të zverdhurit dhe nëpër dhëmbë mërmërijnë… spiuni….

Nëse dy veta bisedojnë shpejt e shpejtë më këmbë sapo e shohin atë… sp…. turren drejt derës së zyrës.

Në TV shohim reforma të mëdha, skema ”ekstraplanetare”, një Shqipëri që lulëzon, ndërsa unë i shoh dhe me vete them: “spiun, majmun, sapun”…

Unë dua një Shqipëri ndryshe. Dua të dëgjoj fjalët:- më mori malli, një Shqipëri me njerëz të ndritshëm e jo lëkurëzbehtë, me njerëz që nuk dredhojnë rrugën pse shohin dikë që reciprokisht janë spiunuar, dua një Shqipëri, që kur të nisem për në punë të kem pak emocion pozitiv, që lidhet me punën e jo me keqtrajtimin nga kushdovjen, ndoshta edhe nga portieri… (kuptohet mungesë etike totale).

Dua një Shqipëri, që kur gdhin ditë e re të buzëqeshë: “Mirëmëngjes”.

Dua një Shqipëri plot me mirëkuptim, pa djallëzi e gjueti shtrigash. Një Shqipëri ku mund të jetoj pa stres të panevojshëm. Dhe pa RETORIKE politke… spiun, majmun, sapun…

24 komente në “Si dua unë të jetë Shqipëria”

  1. Pelasgian says:

    nese do jem gjalle ne at dite te ” BEKUAR ” te luftes se 3 boterore un do vesh unfiormen e ushtrise me anti-shqiptare ne planet vetem per te shfaros at popull PARAZITAR QE QELB EUROPEN DHE DYNJANE !!!

    Shpresoj qe ajo dite te vije sa me shpejt ! Znj Ramohito largohu nga sketerra !

    1. A'''''''' says:

      Cfare po thua mo debil i noterizuar? Shqiperine e qelbin njerez si ty,prandaj dhe kjo zonja ka shkrojtur kete artikull.Era tuaj e qelbur kundermon dynjane,madje nuk na le rehat edhe ketu tek Tema online.

    2. pelivan says:

      Te na hash M… Edhe t’a kesh harram….

      1. Sinan says:

        pelivan i nderuar nuk flitet keshtu me nje zonje. me ardhka keq, sepse humba gjysmen e respektit per ty.

    3. Blue Jasmine says:

      Pse kaq urretje @pelasgian ??? Eshte vendi yne, me te mirat dhe keqiat e saja !

    4. Pellazg says:

      Pelasgen, komentues i vjeter i Temes.

      Jam i sigurt me shume se ti vete se je shqiptari me i mire. E ke thene nga zemerimi, e kane thene ne te shkuaren njerezit me me mend te ketij vendi e the ti ndoshta nje dite do ta them edhe une….

      E po le te fitojne antishqiptaret qe hiqen si shqiptare te thekur, sa per te te nervozuar ty. Ky vend i perket kusareve. Te tjeret ndjehen jashte sistemit.
      mos u merzit me ne fund gjeja e keqe e kalb veten une e ti vuajme se pse nuk e shkaterrojme dot sot, ose pse nuk e asgjesojme dot ate mendje te shtrember qe fut kete peròarje midis nesh.

      Pershendetje Pelasgen edhe nikname-i yt flet per patriotizmin tend.

      “Koha eshte e maskarenjve, por shqiperia eshte jotja dhe e imja”

      Mire u lexofshim mik.

      1. Pelasgian says:

        flm per fjalet e mira , e shikoj qe me njeh mire sepse e di qe edhe ti je nje komentues i vjeter ne kte forum .

        Shpresova shume ne nje rotacion 360 gradesh pas 23 qershorit por paska qene e kote . Te pershendes or mik .

  2. Nje shqiptar says:

    E ndjeje vehten shume krenar kur prezantohem “Jam shqiptar”. Kudo qe kam punuar neper bote emri “shqiptar” me ka udhehequr qe te punoje me me shume seriozitet dhe profesionalizem, dhe krenaria dhe dashuria per vendin dhe popullit qe i perkas jane rritur se bashku me suksesin ne jete.. Eshte nder qe i perkasim nje populli te vogel evropian qe u mbijetuar rrebesheve te historise dhe sot po perpiqet te shkurtoje distancen nga vendet e zhvilluara. Qe te duam Shqiperine mendoje se ne çdo moment te jetes duhet menduar dhe punuar per begatine e saj dhe mireqenien e shqiptareve.
    Shqiperine e duam te qeshur dhe njerzit e lumtur. Per te arritur kete kemi shume per te bere per te larguar idherimet, zemerimet, hakemarrjet, varferine, perçarjet politike e civile dhe per te vendosur ne vend te tyre dashurine, qetesine, faljen, ndihmen ndaj njeri tjetrit, dialogun dhe bashkepunimin.

  3. Emigranti says:

    Ekstremizmat jane te papranueshem ne cdo kohe.Ne fillim mendoj ti jepet shansi turqve shqipfoles te konvertohen,ose te emigrojne ne Anadoll.Vetem keshtu pastrohet toka shqiptare.

  4. Arben says:

    ME NE KA 100 VITE QE BEJNE EKSPERIMENTE.

    QYSH KUR RA PERANDORIA OSMANE, ME NE VETEM JANE TALLUR, NGA KANE TREGUAR SE CILA ESHTE HISTORIA JONE, CILET JANE HERONJTE TANE, CFARE KERKOJME NE NGA JETA DHE KESHTU GJERASH.

    NE JEMI NJEREZ NORMAL SI GJITHE NJEREZIT E TJERE.

    PROBLEMI YNE ESHTE SE NA KANE SULMUAR KETO 100 VITE, DUKE NA LARGUAR NGA IDENTITETI YNE DHE LIDHJA JONE E SHKELQYESHME ME PERANDORINE OSMANE.

    NE DUHET TE NJOHIM VETEN TONE, HISTORINE TONE, HERONJTE TANE QE TE MUND TE GJEJME IDENTITETIN TONE E TE MUND TE RROKIM RRUGEN DREJT PROSPERITETIT.

  5. Majakovski says:

    Shkrimi si gjithnje i kendshem . Edhe pse jam optimist per kete qeveri perseri dua te them se ka ndonje zV min , drejtor drejtorie etj qe bejne presione mbi njerez shume te dedikuar pas punes, me eksperienca te gjata ne te njejtin profil, me background te plotesuar per tu patur zili, me vleresime nga instuticione nderkombetare, te cilet i njoh sot jane ne gjendje depresive dhe vazhdojne punen por qe shihen si te krahut tjeter edhe pse kane rreth 20 vite qe punojne me ndershmeri e profesionalizem pa u ndikuar nga partite .

    1. cm cm cm says:

      Majakovs, respekte!

      Zonja e thote qarte: “nje fryme e qelbur”… qe nuk le asnje shteg per aludime zv/minister e me the te thashe. kjo fryme ka tete vjet edhe vazhdon edhe sot ne te gjithe territorin shqiptar, institucione apo kompani private, ne lagje e bllok.

      kjo eshte nje fryme perçarese…e qellimshme.

      nuk besoj se ka aq shume spiune ne Shqiperi, por ekzagjerohet, qe njerezit te distancohen nga njeri-tjetri. ata qe linçohen ne nje institucion mund te jene 1 ose dy vete te tjere tremben kot, e asnjeri nuk di pse duhet te kete frike prej “spiunit”.
      AAAAAAAA mund te jete “perça e sundo”, politike e vjeter qe nuk funksionon ne nje demokraci funksionale, sepse njerezit grumbullojne mllef edhe shperthejne pastaj, keshtu qe….TE MBLEDHIN MENDJEN SE DEPRESIVET KETU JANE ATA QE DREJTOJNE VENDIN, BASHKE ME NDIHMESET E NDIHMESIT E TYRE BASHKEPUNETORE TE ORGANEVE.

      Majakovsk thuaju depresiveve te pijne ilaòet e te largohen nga politike, sepse populli do ti vere perpara si DERRA…

  6. shpresa says:

    Shume bukur.pasqyron me se miri realitetin…kur do ndryshojne gjerat ne kete vend

  7. Jan t poshtën shqiptarët o vlla
    Jan kara te kqinj e te poshten
    Nji komb me t vertet budalla
    Tamam per tu qujt “turp per boten”!

    Nuk ka me te keq se shqiptari
    Spiun tradhetar maskara
    Rrasini perdit nji cop kari
    Dhe nat e pernat shum kara

  8. palma says:

    NE E DUAM SHQIPERINE DHE AJO DO TE BEHET
    SA ME SHPEJT ME MIRE PER TE GHITHE.
    DESHIROJ DHE SHPRESOJ ME SHUME MIREKUPTIM DHE
    MIREDASHJE MIDIS NESH.
    ZOTI NA DO DUHET NE TE RESPEKTOJME ATDHEUN
    /PER SPIUNAT SAPUN TE LAHEN SE NGELEN SI MAJMUNA/

  9. amla says:

    Nje keshille ke prej meje Magdalena. Qetesoje veten dhe merri gjerat me qetesi se ketu luan menç!

  10. love says:

    Poverinaaaa! ne kete vend njerezit me te qete jane te cmendurit…

  11. kaki says:

    Kjo e don Shqiperine si Europa !!!!!!!!

  12. love says:

    Kaki nje gje qe e do duhet ta prkesh. nese e ke prekur europen atehere do ta duash e do ta kerkosh me ngulm.

  13. sit. back. and. relaks says:

    Po bote me sy kemi pare e po shohim perdite dhe te njejtat gjera ndodhin edhe ne europe edhe ne amerike. nqs je ne nje pozicion pune te lakmuar ath dihet qe do kesh berryla, llafe, thashetheme, perpjekje per te te nxjerre keq ne syte e shefit apo bosit me qellim per te te zene vendin etj. eshte pjese e sjelljes njerezore e kjo ndodh edhe ne europe e amerike ne kompani te vogla te mesme te medha e ne administrate publike. ndryshimi eshte qe atje keto gjera jane shume te kamufluara dhe ne pergjithesi ruhet etika ndersa ne shqiperi keto gjera behen akoma çobançe. Zonja ne fjale ndoshta mban mend kohen e dulles por dhe ath valonin letrat anonime neper drejtori e sekretare te pare. nuk e di s eper cfare sistemi e ka fjalen Zonja po ne sistemin kapitalist “ha” robi robin dhe nuk ka meshire per me te dobetin. po te gjeten rastin ta futen dhe jo doren nuk ta japin po te japin dhe nje shkelm qe te sigurohen qe sdo te te kene me neper kembe. Ky eshte realiteti, pastaj po te duam te enderrojme mund ta bejme dhe e bejme cdo dite por enderrimtaret ngelen gjithmnone enderrimtare nqs nuk nderrmarrin iniciativa qe ti kthejne enderrat ne realitet. duke shkruajtur enderrat ne gazete vetem sa shton listen e enderrimtareve te cilet ndoshta dhe ata vete kane enderra edhe me terheqese se kjo e Zonjes. Nqs zonja i bie pragut qe te degjoje dera ka pak shpresa ne kete plan. Nqs ka ndonje ide apo planprojekt se si ta vere ne jete enderren e saj se si do e donte ajo shqiperine ath le ta hedhi ne publik nepermjet aktiviteteve dhe promovimeve me shpresen qe shqiptaret do i bashkohen enderres se saj dhe do te ndihmojne ne futjen e nje kulture te re ne komunikim dhe merredhenie ne administraten publike, private apo ne jeten e perditeshme me njeri-tjetrin.

    1. fatmir says:

      je nje njeri i relaksuar dukesh….por kthe koken pas e mos harro…

      Une e lexova ndryshe shkrimin. Intrigat midis kolegesh me te njejtin intelekt e edukate baze edhe ndodhin ne europe e amerike.

      Por mos haro se niveli i intelektit te ministrave eshte per te vene kujen, e duke zbritur vertikalisht eshte nje dizaster e vertete.

      nje minister i paafte di te fuse frike midis hallexhinjve qe ka nen varesi dhe institucioni eshte nen nivelin e nje burgu.

      Ta vesh specialstin nen frike te tille derisa te pesoje atak kardiak, ky eshte nje krim, qe nuk ka te krahasuar me vendet evropiane.

      Ju relaks nese nuk e njihni realitetin ju jap te drejte. por njerezilleku dhe dhenia e dores nuk jane enderra, perkundrazi.

      ja ju psh: qe jeni kaq relaks nuk ju ka dhene njeri doren? me siguri qe po, sepse njera dore lan tjetren e te dyja lajne fytyren.

    2. Hosteni says:

      Ti RELAX, po na jep leksione kapitalizmi?

      Une kam punuar ne europe shume vjet dhe sigurisht qe ka raste sporadike te intrigave…Por nuk ka mafje ne pushtet. Ky drejtim i administrates shqiptare dhe i gjithe jetes se vendit tash 8 vjet eshte drejtim mafjoz. keto 6 muaj mbase vazhdon per inerci, po nese mafja e ka futur ne BARK krejt shtetin, atehere me sekretare e shefa kabinetesh te implikuar me shiu e shish e gjithshka qe fillon me s, sh frika jo vetem do vazhdoje por ky vend do dale ne ankand.

      Prandaj Sit ti per momentin!
      Vetem mos harro se syte e veshet jane te hapur dhe tani qe po shkruj te shoh dhe e di kush je!!!
      Ju ne fund do perfundoni atje ku e filluat!!!

      Dhe mos i quani “endrra” ne menyre te qellimshme se keshtu thane edhe ata te paret e tu….

      Tung

  14. love says:

    Ne europe e amerike nuk ka shanse te mbushet administrata me debila. Intriga e nje kolegu inteligjent eshte ku e ku larg nga zhfrytezimi i zagareve te zgjebosur per t’ja bere punen ferr nje njeriu me integritet.
    Ne europe e amerika te drejtat e detyrat e nepunesit jane te shkrura me gjak. Ne Shqiperi nuk ka te drejta e as detyra te shkruara, keto te fundit i shkruan vet specialiati (imagjino nje debil qe ben job description)….

    ne administraten shqiptaret mbijeton po spiunove e po i fshive kepucet shefit idiot.

    pastaj shkrimi me duket se i kushtohen “frikes” nga spiuni qe me gjasa eshte e sajuar per t’i çmendur njerezit.

    Edhe mos ver shenja barazami midis shoqerive qe s’kane asnje pike te perbashket!!!

  15. Haxhi qamili says:

    Ne sistemin e Dulles zoti BACK, se aty u ka ngel ora se ai ju beri mafjoze me fijet qe u dha ne dore…te shkruheshin letrat e nuk te hiqte njeri nga administrata, vetem me urdher te Presidiumit te Kuvendit Popullor.

    Dhe te provonte ndonje kalec te te bezdiste (kjo varet sa zemer ke) se po ti tregoje se do ankoheshe tek partia hikte si shtrembaluq me sy te shqyer.

    Edhe ne europe s’te prek njeri qimen e flokut po te jesh ne punen tende…

    Ndersa shteti mafioz te shtin friken. “me munde Enver me munde” ishte nje shkrim famoz dje tek DITA.

    O Rilax revolucionet me shkrime ne gazeta behen zot ti e di….

    Po une kam frike se ti tani je ne harizone me valixhet e tua…

    udhe te mbare o back

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje