BDI “fiton” shqiptarët!

29 Prill 2014, 13:58Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

Maqedonia lirisht mund të futet në listen e vendeve që kanë bërë më shumë zgjedhje politike në 10 vitet e fundit, ajo sapo doli nga një palë të tilla këto ditë.

Shumë shpejt  ajo do të ketë qeverinë e saj të re, ndersa qeveria e saj e vjetër do të marrë mandatin e saj të ri.

Rezultatet zyrtare tregojnë që shumicën e maqedonasve i ka fituar Gruevski, ndersa shumicen e shqiptarve i ka fituar Ali Ahmeti.

Por akoma nuk dihet zyrtarisht se çfarë kanë “fituar” maqedonasit e çfarë shqiptarët.

Ma merr mendja që numeri i votave që ka fituar BDI do të ketë qënë i barabartë me numerin e broshurave, shkrepseve dhe stiloloapsave që kjo parti ka lënë në duart e shqiptarve, të cilet duke qenë për gjithë kohën duar bosh në atë vend, shohin fushaten elektorale si të vetmen mundësi dhe kohë për të mbushur duart.  (Por ky nuk është një lajm zyrtar)

Shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë t’i zënë besë liderit të tyre historik, vazhdojnë të lënë fatin e tyre në duart e tij, pavarësisht numerit të herëve që mund të jenë ndier sikur ai i ka lënë në duart e fatit.

Por fatkeqesia e shqiptarve të dorëzuar në duart e fatit, nuk lidhet vetëm me këtë subjekt, kjo fatkeqesi është e ndihmuar të ndodhe gjithashtu nga subjekte të tjera me të vogla politke në Maqedoni.

Eshtë e kuptueshme që në një toke të thatë intelektuale si ajo shqiptare në Maqedoni, cdo pikë shiu politik e renë kush e di se nga cili qiell, bën që aty të mbijnë politikanë që pamvarsisht shtatit tyre të shkurtër politik, ja dalin të mbajnë në hije popullin e tyre të lodhur.

Për aq sa e njoh atë anë të shqiptarisë, mendoj që e kuptoj shumë mirë që  fitorja e ketij subjekti është e lidhur ngusht me humbjen e subjektit tjetër me të madh shqiptar.

Shqiptarët vazhdojnë të votojne BDI-në si shprehje e mungesës së një mundesie tjetër më të mirë brenda shqiptarve.

Fitoren e BDI-së e konsideroj një humbje për shqiptarët e atjeshëm.

Do vazhdoja ta quaja humbje të shqiptarve këtë fitore të BDI-së dhe sikur ajo të mbajë cdo fjalë të dhënë, e të bëjë cdo punë të pa bërë ende.

E konsideroj të tillë duke ditur që shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë më shumë për mundësi zgjedhjeje brenda vetës, se sa për ditë zgjedhjësh brenda Maqedonisë.

Shoh profilet e të rinjve shqiptar në Maqedoni të ngjajnë të gjithë njësoj, të gjitha profilet janë veshur me ngjyrat e BDI-së, madje kur flas me miqt e mi aty, më bëhet e veshtirë të kujtohem se me cilin prej tyre po flas.

Ali Ahmeti dhe Gruevski përvec qeverisë kanë shumë të përbashketa, ata ngjajnë më shumë në mënyrën se si fitojnë se sa në mënyrën se si qeveisin, ata të dy fitojnë duke hedhur të njejtin karrem për të zënë peshq të etnive të ndyrshme.

Pastaj shumë shpejt ulen në kuzhinat e shtetit “multietnik” që ti hedhin peshqit e zënë në të njejtn tigan dhe në të njejtin bark qeverije.

Shqiptarët që votuan BDI-në mund të ndjehen bashkfitimtar me të, dhe mund të më nxjerrin gabim ndersa nuk i quaj të tillë, por unë do të isha me i lumtur që ata të kishin të drejtë e unë ta kisha gabim.

Gjithsesi unë besoj që nëse ata ndalen të mendojnë se pse i quaj humbës do ta kenë të lehtë të kuptojnë që të vetmin që “fituan” janë ata që i skllaveruan.

E e di që tani është e veshtirë për ta që të ndalen e të mendojnë vetën si humbës, sepse akoma janë në gëzimin e fitores, por mund të jetë edhe keshtu.

Shqiptarët prej kohësh të marrë peng nga regjime të tjera, tani po shijojne cdo të thotë të merresh peng nga vellai yt më i madh, dhe ndryshe nga cdo pengmarrje e më parshme, tani ju duhet ta duan pengmarrësin sepse ai është i vetmi vella.

BDI mbase deshtoj të fitojë kauzën shqiptare në Maqedoninë e 2001-shit (të paktën ashtu sic pretendonte kur ishte UCK), por gjithsesi ajo ja ka dalë me sukses të fitojë zemrat e shqiptarve të Maqedonisë, ajo cfarë ndodhi atëherë e bëri BDI-në të fitojë shqiptarët më shumë se sa kauzën e tyre.

BDI jo vetëm që ja ka dalë atëherë ti bëjë shqiptarët për vete, por ka ngritur struktura efektive për ta mbajtur gjallë këtë “mbajtje për vete” të shqiptarve.

Ka hapur “shkolla” madje dhe “universitete” shqiptare në Maqedoni dhe kjo i jep kësaj partie garanci për një jetë të gjatë në fitore.

BDI jo vetëm që ka hapur universitet shqiptarë në Maqedoni, por ajo ka arritur të krijojë edhe modelin e pastër shqiptar të universitetit, duke mos pasur nevojë të marrë si shembull asnjë universitet perëndimor apo lindor.

Shkollat dhe universitetet shqiptare atje janë tamam modeli i shkollave dhe universiteteve që shqiptaret kudo që janë deshirojnë të kenë.

Ai model shkole dhe universiteti ku nuk të duhet patjetër të mesosh, por që e vetmja gjë që duhet të bësh domosdoshmerisht, është të votosh partinë që e mundësoi hapjen e tyre.

4 komente në “BDI “fiton” shqiptarët!”

  1. greqofagos says:

    shkrim injorant duket qe e ka me BDI, sepse per moralin qe pershkruan nuk jep alternativa , a thua kush fiton e ka fajin,…shkrim i dobet

    1. dr. Adhamudhi says:

      c’kupton ti me fitore politike kudo te shqiptaret? aman a ma thua mua te shkretin qe s’kuptoj gje nga matematika e demokracise shqiptare. greqo, per politikanet shqiptar ne teresi, por sidomos per bdi-ne tende ne vecanti, 1+1 nuk bejne 2, por 3, 4, 5, 6 apo sa te duash ti dhe tjetrit gjithmone kur perdor plusin si ti, i thua jo minus e ke…hajde Ruzhdie e Fier hajde qe beri cudine e botes perralla zgjedhore shqiptare apo drenica e kosoves e deri ne kercoven e dibren e bdi-se….

  2. Rruga Palma says:

    I sakt si gjithmone….pershendetje #nentoka

  3. dr. Adhamudhi says:

    sakt…sekti politik sllav i veshur si shqiptare qe quajne veten bdi apo pdsh, jane puro kriminele qe ka me shumice na ballkan. POr, kane nje gje shume me te keqe se kriminelet ballkanasve tjere- e gjakosen keq popullin e vet per hic gje, vetem per kontroll terreni te krimit. Ketu ka fillin velloja e tyre patriotike pas se ciles fshihen paturpesish si maskarenj. Ndersa per ate tjetrin, Menduh Thacin as qe behet fjale, ai eshte nje pasha, ali pashe tipik shqiptar qe azdiset mu ne qender te Tetoves me haremet e tij dhjetera hektareshe te cilat i rrembeu duke u thirrur vazhdimisht ne te drejtat e munguara te shqiptareve. Pra, shkurt e shqip, qe te dy palet jane e keqja e shqiptareve te Maqedonise, te cilet nuk e meritojne te jene ne kete gjendje dhe se Tirana e Prishtina bejne sehir, aty shohin ngjyra serialesh turke, duke harruar si lagje te ngjashme anadollake qe jane i perbuzin shqiptaret e maqedonise gjoja si turko-arabe! Po vete c’jane valle e c’kulture mund te na thone se kane kur serialet turke ne te njejten ore i sheh nje prishtinas, nje korcar e nje shkupjan! A s’eshte dyftyresi gjykimi kjo duke perbaltur tjetrin qe te lash veten dhe ne fund fare te mbetesh akoma me i palare se c’ishe me pare! Ju qe llogarisni veten si kryeqendra shqiptare duhet te dini mire qe u keni borxh shqiptreve aty ne Maqedoni, sidomos Prishtina qe ka harruar se ka shqiptare ne MK qe kur ishin nngushte vete, te gjithe u bene struce qe s’kishin nga t’ia mbajne dhe tash ne paqe jane bere vegla me prostitucionale e serbeve jo ne kohe lufte, pra. Tirana dhe Prishtina bejne krim ndaj shqiptareve te mjere te Maqedonise duke ua rregulluar vellon ketyre krimineleve Ahmeti-Thaci. Kjo eshte shume e sakte saqe s’mund ta mohoje askush. Me e keqja e kesaj pune eshte qe jeta e shqiptarit te Maqedonise tere keta 25 vite eshte e rende dhe e gjakosur keq gati per cdo dite, nderkohe qe ali pashate e bdi-se e pdsh-se gradohen si ‘miq’ te vjeter nga po te njejtet ali pashallaret e Prishtines e Tiranes. ATa ne Prishtine sic i kane llogaritur vete tadhtite, le te dalin vete nga llumi ku jane fundosur, por duhet ta dijne qe gjendja e shqiptareve te Maqedonise eshte e rende tere keta vite pikerishte dhe per shkak te lojerave te tyre te felliqura keta 20-30 vite. Nderkohe, Tirana jo me me pak faj, eshte fajtore qe as nuk ua terheq fare veshin ketyre alipashallareve ne Maqedoni, as do qe t’ja dije per nje gje te tille t’ia beje pales sllave ne Maqedoni dhe ne fund fare shqiptaret atje jane viktima direkte e vellezerve te medhenj te cilet duke u kurveruar me fqinjet, njerit nga vellezerit me te vegjel-shqiptarev ete maqedonise, vuajtjet ua bejne me te renda se te nje kopili i cili s’eshte i tille por eshte si ti, si une, si ai, si ajo dhe si te gjithe shqiptaret e tjere qe shiten te civilizuar duke u matur perhere me zonat e prapambetura apo periferite e veta, nderkohe qe bota ka kohe qe tjeter njesi matese perdor. Tirana e Prishtina turpin per vuajtjete e shqiptareve te Maqedonise e ngrene si dolli me mafiozet qe vetequhen politikane ne MAqedoni. Mendojeni vete tani se c’logjike ka te ngresh dolli me kriminelin duke e pritur e llastuar ne Tirane ePrishtine si mik te vjeter a te ri. BAstardet kur do hane njeri-tjetin, shqiptaret du duhet te bejne update sjelljen kulturore dhe europian-files patjeter te jene me funksionale. Deri ne ate kohe, rrofshin vetem per veten ali pashate e TEtoves, prishtines e Tiranes! Me vjen keq shume, por kjo eshte verteta e pamohueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje