Oborri i selisë rozë dhe rruga përpara saj, e mbushur me militantë që tentojnë të takojnë deputetët që njohin për t’u kujtuar atyre premtimin e punësimit që bënë gjatë fushatës, tërhoqi vëmendjen e shtypit para ca kohësh. Është në fakt një ritual që përsëritet çdo javë, një ilustrim i asaj çka baza socialiste përshpërit në çdo zonë e qytet: PS-ja nuk ka ardhur ende në pushtet; fëmijët tanë me diploma e shkollë nuk gjejnë dot punë, se Rama nuk heq dot militantët e Berishës, megjithë zhurmën që bën ky i fundit. Figuron në legjendën e punësimit politik edhe një “makinacion” tjetër: Rama nuk i heq dot, se pd-istët kanë kaluar me Metën.
Përtej çështjes së punësimit militant, duket se për idenë e “pafuqisë” së Ramës ka kontribuar edhe vetë qëndrimi i hapur i kryeministrit, shprehur deputetëve dhe zyrtarëve të vet: Mos më sillni kushërinj e farefis për vende pune; kush kërkon një punë të tillë, ja jap, me kusht që të ikë vetë nga posti. Mirëpo kjo çështje, ngado që ta sjellësh, është thelbi i politikës, i fushatës elektorale, i marrjes së votës, i fitores; sepse kryefjala për individin është puna, dhe ekonomia në nivelin makro. Dhe të papunët e “një milion shuplakave” zor se presin sa të japin efektet e veta masat ndihmëse për industrinë e fasoneve, apo politikat subvencionuese për bujqësinë. “Berisha po bën të pamundurën për të mbrojtur të punësuarit e vet”, thonë ata, “ndërsa PS-së as që ja ndjen për ne që i dhamë votën”. Duket sikur socialistët nuk e kanë kuptuar që kanë ardhur në pushtet, thoshte Servet Pëllumbi në një intervistë me Skënder Minxhozin. Pra, kanë ardhur apo jo?
Duhet pranuar se misioni që Edi Rama mori përsipër pas 23 qershorit 2013, është tejet i vështirë. Financat e rënduara dhe parametrat financiarë të vendit, mendja ta do që janë shqetësimi kryesor i një qeverie, aq më tepër pas tetë vitesh të një qeverisjeje si ajo e Berishës, plus kontekstit të krizës globale që për ne ende vazhdon. Në varësi të këndvështrimit, borxhi i FMN-së dhe Bankës Botërore është shpëtim për vendin, ose skllavërim i ekonomisë shqiptare. Por fakti është që pa këto para, qeveria sot nuk do paguante dot as rrogat e punonjësve të vet, siç u dhanë simptomat e para që në janar të 2013-ës. Nga ana tjetër, që në fillim mazhoranca e pa veten të rrethuar nga institucione të kontrolluara nga Berisha, dhe kryesorja është drejtësia, që gjithçka jep përveç drejtësisë. Vetëm një rast verifikimi pasurie, ky i fundit nga ILDKP-ja me anëtarin e KLD-së Gjin Gjoni, dhe reagimi i popullatës virtuale ndaj shifrave dhe aseteve që u listuan si të pajustifikuara, mjafton për të kuptuar frustrimin e njerëzve me këtë sistem drejtësie por edhe politikën në përgjithësi. Mjafton kjo mostër, ky kampion, për të kuptuar zemërimin dhe dëshpërimin e të gjithë shuplakave, si ato që goditën edhe ato që përkëdhelën më 23 qershor, me këtë realitet të “vendit që nuk bëhet”. Po t’i shtosh kësaj edhe situatën ekonomike dhe rigjallërimin e krimit, vijmë pastaj tek skepticizmi i kuptueshëm i njerëzve të thjeshtë ndaj qeverisë.
Por duket se më shumë se ky skepticizëm për “këta që nuk dinë se kanë ardhur në pushtet”, mbizotëron ende pakënaqësia e madhe ndaj “këtyre që kujtojnë se ende nuk kanë ikur”. Unë nuk e di se çfarë skandali gjigand duhet të bëjë Edi Rama që njerëzit të dalin të protestë kundër qeverisë së tij, por jam i sigurtë për alergjinë që shkakton thirrja e ish kryeministrit për të mbushur sheshet, kundër kësaj qeverie “si e Janukoviçit”. Arsyeja e rradhës? Emërimi i kreut të ILDKP-së jo më nga presidenti, por nga mazhoranca. Por bëhen dhjetë vjet ekzistencë e këtij institucioni, dhe deri tani ka qenë e justifikuar bindja e përgjithshme se ka shërbyer jo për verifikimin, por për justifikimin e pasurive të zyrtarëve. Mjaftoi një shembull i drejtuesit aktual, Shkëlqim Ganaj (shumëkush mund të thotë se kallëzimin ndaj Gjin Gjonit ai e bëri për emër, karrierë, me urdhër etj,) që opozita të hidhet përpjetë. Duke paralajmëruar jo thjesht protesta, por revolta! Në një vend ku u desh të shkonte thika në kockë që njerëzit të hapnin sytë e të ngriheshin për të kërkuar paratë e tyre, nuk besoj se do të gjendet kaq shumë popull i revoltuar për të mbrojtur para ofiqarësh. Apo familjarësh të tyre.
Ndërkaq, nëse ndër shqiptarë do të ketë arsye për protestë e revoltë, dhe kjo jo diku në të ardhmen e largët; ajo do të vijë nga polarizimi gjithnjë e më i thellë i shoqërisë. Pasuria po grumbullohet në sa vjen e më pak duar, ndërsa shtrirja e varfërisë siç e pranoi me gjuhën e vet edhe guvernatori i Bankës Qëndrore, lexohet qartë në rënien e konsumit dhe klimën e pasigurisë financiare edhe për ata që kanë ndonjë kursim. Kjo është sirena më e afërt e alarmit për kryeministrin, jo thirrjet “Ngrehuni e bjeruni” të paraardhësit të tij. Atëherë po, hallexhinjtë e mbledhur tek selia e PS-së, padyshim që do kërkojnë një shesh më të madh.
*Revista KLAN
Nuk po kerkoje vend pune per meshire , po me vere ne prove me konkurs te mat te tregoj se sa vleje. Eshte kthyer administrat e frikshm e percar, shikojne kush i ka KRAHET – CADREN me te madhe , nuk bejne pune -krejt te papergjegjeshem =sorollatje.
Nuk behet me ky vend. ne administrate te can kushuriri e farefisi dhe te mbyt pa-aftesia qe te jep mend e kujtojne se me zhkarravina po bejne projekte. Shpresuam dhe e votuam Rilindjen po perfundimisht nuk ka me qytetari etike e moral ne kete vend te mallkuar.
Por…. administrata eshte e PD, dhe ata, protestojne qe te mos largohen nga puna, se qullacet e PS nuk kane bythe t’i levizin, ani se jane te paafte dhe te korruptuar. A nuk po thone vendalinjte dhe mbi te gjitha atyre qe ne u besojme me shume, se … drejtesia dhe administrata duhen reformuar si te korruptuara… prandaj korrupsioni vazhdon, hallexhinjte ndeshen me administraten e mepareshme, qe jo vetem nuk ua zgjidh hallin, por ne te njejten kohe i ben edhe te pakenaqur ndaj PS. Prandaj, Saliu, me nje gur vret dy zogj, mban njerzit e vet ne pune dhe ne te njejten kohe rrit pakenaqesine ne radhet e fituesve, duke i bere ata indiferente dhe ne zgjedhjet e ardheshme PS do te habitet per rezultatet tejet negative qe ka per te arritur.
Nje nga keto eshte edhe @Ina jone. Por ajo e ka siguruar nje vend pune me duket, sepse lavderimet i ka ne maximum, dhe zellin per komente te papare.
Bravo ina ?
Njoh shume persona te cilet ,jane socialiste te cmendur ,me diploma falco
Por kane vende pune shume te mira, keto jane rregulluar me Nepotizmin
e famshem qe e karakterizon Shqiperine ,Socialistet jane farefis ,krushqi me
PD e dikurshme .