Poeti i famshëm italian Giacomo Leopardi, në njërën prej veprave të tij rrëfen se një herë në Firence kishte parë një njeri që ndërsa tërhiqte pas vetes një qerre mbushur me sende, bërtiste me të madhe dhe urdhëronte të tjerët t’i hapnin vendin.
“Shkonte me krenari fort të madhe, duke bërtitur dhe duke urdhëruar njerëzit”, shkruan Leopardi.
“Ky shembull, -vijon më tej autori- m’u duk shembulli i shumë “të tjerëve” që shkojnë plot madhështi, duke sharë po të tjerët, për arsye jo fort të ndryshme prej asaj që i jepte aq krenari atij që tërhiqte qerren sipas zakonit porsi kalë e mushkë”.
Kjo “panoramë” e vogël është sjellë në vëmendjen e shtypit shqiptar në vitin 1944, nga organi kulturor “Fryma”.
Që prej kohës kur kjo esencë filozofike është botuar e deri më sot kanë kaluar thuajse 80 vjet.
Tragjedi të shumta shpirtërore dhe jetësore e kanë vendosur shqiptarin në një cep të rrugës, ku prej aty ai të mund të vëzhgonte me frikë “fjalën që vret”.
Bëhet fjalë për qindra e mijëra burgosjet dhe internimet e ndodhura nën diktaturë, ku “tradhtarët e atdheut” apo “armiqtë e popullit” poshtëroheshin dhe fyheshin nga ata “të tjerët” që shkonin plot madhështi.
Një ditë Shqipëria u gdhi pa “armiq të popullit” dhe “tradhtarë të atdheut”.
Pyetja që shtroj është se ç’frymë kishte mbetur në Shqipëri e cila në një erë të re historike do të duhej t’i kthente nderin ndërgjegjes së martirizuar të një populli i cili dhe pse i kërcënuar deri në palcë diti të ruajë vlera qytetarie të cilat do të mbeten të gjalla përtej kohës?
Ajo frymë që dogji kulturën e “Albanisë” së Faik Konicës, “Frymën” e Muzafer Pipës, “Hyllin e Dritës” të Gjergj Fishtës, ku shkoi?
“Ishte një luftë e ashpër që i bëhej ndërgjegjes së njerëzve, ishte përpjekja për të shkatërruar në themel gjithçka pozitive kishte shpirti i shqiptarit”, rrëfen një personalitet i nderuar i letrave shqipe.
Prandaj në udhën e këtij arsyetimi mos do të ishte mirë që të rinjtë e sotëm në vend që të drejtohen për tek aktivitetet e “vilave 31”, të edukohen, me qëllim leximin e historisë së djeshme në dritën e vërtetë të fakteve dhe ngjarjeve? Vetëm atëherë ecja për tek aktivitetet e “vilës 31” do të merrte trajtë.
Mos ki frike nga e verteta,moj zonjushe Menita!!
Ky eshte realiteti i jetes se “DIKTATORIT” Enver Hoxha”,qe duket sot FUKARA para MILIARDAVE te Sali Berishes e femijve tetij,te Fatos Nanos,Ilir Metes etj!!!
Keni kerkuar,qe historia te shkruhet sic ka qene e verteta???
Po pra!
Ja e verteta e jetes se Enver Hoxhes!!!
Mos u matni kot me Enverin se ai eshte KOLLOS,por merruni me HITLERIN e sotem ,Sali Berishen,qe e shkaterroi Shqiperine dhe MJEROI te gjithe popullin tone!!!
VEZEN E ENVERIT NUK E BENI DOT,biles as M…. e tij nuk e beni dot se ka…..shume KERKESA,sidomos nga kelyshet e atyre qe BASHKEPUNUAN ME PUSHTUESIT!!!
feniks !
trishtohem kur shikoj kete brez te ri qe shkruan ne kete menyre..
jetoj jashte shqiperie pre dy dekada por ne dac beso ne dac mos beso kam pare njerez duke terhequr parmenden ne disa vende.
ne shqiperi ka dy ane medalje:
-njera jane studiot e qerosit sales blendi fejziut ku eshte nje bukuri qe vret
-tjetra eshte kamera e Martin Memes te Top Channel dhe jam lemerisur ku shume njerez ne zona rurale jetojne ne mjerim te pabesueshem.
Kesaj Menites duket sikur ja ka shkruar Mamaja keto rrjeshta qe dhe ato jane bajate.
Mjere Konica,Fishta dhe Pipa ne duar e kujt kane rene per ti mbrojtur..
“Cfare ben ti hene,ti hene e heshtur atje lart?'”.Ky eshte vargu famoz i G.Leopardit,nje nga kulmet e poezise italiane.Sikur dua te shkputemi nga pozat e katedres,ku cdokush jep direktiva se c’duhet te bejne te rinjte,aktoret,pensionistet; jam kurioz se cfare keshillash mediatike U duhen dhene vogelusheve ne kopshte e cerdhe.Aktoret jane te lire te bejne poza ne vilen e enverit,te shtrijne opingat si partizani Meke ne krevatin e perandorit.NUK me duket me sens te ngrejme carqe per kedo qe thyen tabune.Viti ka 365 dite,ka kohe edhe per te lexuar,per plazh,per pelegrinazh,etj.Ndoshta duhen nxitur te lexojne ata qe shtyjne rutinen kafeneve.