Një Cirk i Absurdit nga Shtëpia e Enverit

1 Maj 2014, 20:21Blog TEMA

Përshtypje joagresive nga përtej “Perdes së Hekurt”, si dhe pse Klod Dedja nuk e nxorri penisin për publikun siç ishim mprehur të gjithë

Nga Ervin Qafmolla

Unë nuk kuptoj shumë nga arti konceptual. Në fakt, shijet e mija janë më konservatore dhe konvencionale se i ashtuquajturi “arti kontemporan”, në fjalët e artisit performues Klod Dedja me rastin e një aktiviteti te ish-shtëpia e diktatorit komunist Enver Hoxha. Në fakt, “kontemporan” në shqip, fjalë për fjalë përkthehet “bashkëkohor”, por as analfabetizmi relativ i këtij kalibri artistësh nuk është shqetësimi qendror i këtyre radhëve. Në fakt, sëkëlldia lidhet me krejt organizmin dhe mënyrën sesi vila e tiranit u hap për herë të parë për publikun, që nga vdekja e tij në 1985-n.

Duhet theksuar se “bizarllëku” ishte etiketa më përfaqësuese e këtij aktiviteti me emrin “Perdja e Hekurt”. Sa për të qenë të qartë (sipas Wikipedia), termi nënkupton konfliktin ideologjik dhe kufirin psikologjik qe e ndau Europën në dy zona nga fundi i Luftës II Botërore deri në fundin e Luftës së Ftohtë në vitin 1991. Me fjalë të tjera, simbolizon përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për ta bllokuar veten shtetet satelite nga kontaktet e hapura me Perëndimin dhe zonat jashtë kontrollit sovjetik.

Kështu, “Perdja e Hekurt” në shtëpinë e Shokut Enver u sajua me një pritje koktej në oborr, ku rreth 200 të ftuar pritën me durim për rreth 45 minuta, ndërsa mund të zgjidhnin mes ca gotave me lëng portokalli dhe ca të tjerave me pije freskuese. E gjitha u realizua me lista të mbyllura për shkak të kapacitetit të kufizuar të vendit, por mund të pikasje VIP-a, diplomatë të huaj, artistë dhe të tjerë. Një sërë kamerash lëviznin vërdallë për të transmetuar imazhe “live” në një ekran të vendosur nga rruga kryesore e Bllokut, ku qytetarët e pamundur të bëheshin pjesë e jona (elitarëve) të mund të “merrnin pjesë në aktivitet”.

Disa kamerierë të veshur mirë dhe dukshëm të bezdisur lëvrinin nëpër oborrin e pasmë të vilës, ndërsa një trumbë vajzash promocioni (Hostess) veshur kuqezi qëndronin pa asnjë arsye të mirë në hyrjet e ndryshme të ndërtesës duke bërë praktikisht asgjë. Nuk u zbulua kurrë nëse ato ishin pjesë e performancave artistike apo përfaqësonin ndoshta firmën e sallamit që ishte një ndër sponsorët e aktivitetit.

Ndërkohë që prisnim të fillonte ngjarja, një miks muzikor me pllaka të vjetra gramafoni sekuestruar kulakëve nga regjimi i bujtësit ishin i vetmi zhvillim me interes ndërsa të ftuarit panë me durim nga disa pasqyra të instaluara përballë tyre në hyrjen e vilës më të famshme në Bllok. Pyetja e rëndomtë “ç’ka dashur të thotë autori” spikati në shumicën e bisedave krahas një bezdisje konsensuale mbi faktin se asgjë nuk po ndodhte. Më në fund, Ema Andrea doli dhe nisi fjalimin e hapjes së aktivitetit duke u sjellë lehtas çuditshëm dhe mefshtësisht siç i ka hije një artisti konceptual. Klod Dedja, i dyti në radhë, ishte veshur alla Jim Morrison me gjyzlykë dielli në darkë dhe foli në përgjithësi për artin. Jim Morrison ka vdekur në vitin 1971, rreth 14 vjet para Hoxhës, megjithatë legjenda e tij estetike vijon të jetojë në rrethin e artistëve “kontemporanë”.

Me mendjen time të paargasur në “art kontemporan” mendova se ndoshta artisti kishte menduar t’u komunikonte shkuesve (të vetes në pasqyra) se “kjo hapësirë (dhe regjim) jeni vetë ju”, çka do të kishte një farë kuptimi se në fund të fundit, siç thuhet “çdo popull meriton qeverisjen që ka”. Por sigurisht që nuk mund të ishte kaq e thjeshtë. Mbetem i bindur se mesazhi – nëse ka pasur një të tillë – ka qenë shumë më i thellë nga ç’mund të rrokë truri i të vdekshmëve të zakonshëm. Në fund të fundit, e përsëris se nuk marr erë nga spektakle të kësaj natyre.

Pas një farë kohe, na u dha leja të vizitonim oborrin, i cili në fakt është identik siç duket nga jashtë gardhit, me përjashtimin që mund ta fikje cigaren në rrugicat që përshkonin jeshillëkun dhe ta këqyrje fasadën pjesërisht të ndriçuar me dritë të kuqe nga afër. Kur më në fund u lejuam të hynim brenda, ndesha në një farë kubi të madh plastike të tejdukshme, ku Klod Deda lëvrinte vetëm në brekë në mes të një masivi kubash akulli. Herë pas here hukaste mbi xham apo edhe e lëpinte atë. “Të paktën të kishte nxjerrë k*arin”, vërejti me një farë bezdisjeje një vajzë që po kalonte bri meje me një grup shoqesh. Në fakt, edhe unë si zonjusha në fjalë dhe shumica e vizitorëve, ishim aty pikërisht për të parë penisin legjendar të artistit më të madh performues shqiptar. Por jo vetëm. Pas nudos së Edi Ramës dhe obuzit legjendar të kalit të Skënderbeut, Ay i Klodit është hallati më i famshëm në Ballkanin Perëndimor. Artisti ka deklaruar se pas vdekjes do ta nxjerrë në ankand. Diçka e tillë mund të mos jetë e nevojshme duke qenë se MOMA (Muzeu i Artit Modern në Manhatan) ka kërkuar ta blejë kundrejt çdo çmimi këtë objekt përfaqësues të kulturës botërore.

Por jo të gjithë kishin ardhur për veglën e munguar artistike. Të tjerë kishin mbërritur enkas për të parë një tjetër artist, i cili në sallën ngjitur vërtitej dhunshëm dhe rrëzohej mbi një pirg groshësh duke shpërndarë kokrrat nëpër dhomë. Ndërkaq, artdashësit e vërtetë të teatrit u dyndën në turma të ngjeshura fort si radhë falangash spartane për të parë Ema Andrean në një dhomë të katit të dytë që thyente vezë me çekiç. Aq e eksituar ishte hordhia sa u desh ndërhyrja e trupave të Gardës për të shpërndarë turmën dhe shpëtuar artisten nga simpatizantët. Sipas gjasave – çka do të thotë se sipas të gjitha gjasave e kam gabim – performanca e Emas nënkuptonte regjimin tiran që ua shtypte kokat njerëzve si vezë.

Për t’u kthyer në një kontekst më serioz, duhet theksuar se i gjithë ndriçimi ishte fokusuar te performancat duke lënë thuajse tërësisht në errësirë pjesën tjetër të shtëpisë (dhe se performanca e Emas tërhoqi po aq shikues sa çdo tjetër). Mjafton të kontrollohet edhe Fejsbuku sot për të kuptuar se fotot e ndara nuk janë ato të titanëve të artit “kontemporan” por të vetë vizitorëve në ato pak kënde të pacenuara nga performancat, apo të objekteve të ndryshme dhe të aredimit. Pjesa dërrmuese e të pranishmëve ishin vërtet aty për të parë shtëpinë e diktatorit, një ushtrim ky tepër i vështirë duke qenë se pikërisht ajo ishte eklipsuar dukshëm me qëllim, për ta fokusuar vëmendjen te ngjarjet artistike. Këto të fundit, edhe brenda paradigmës së revoltës artistike kundrejt diktaturës dhe shtypjes së lirisë së shprehjes, personalisht i gjykoj tërësisht jopërfaqësuese, jo vetëm të asaj epoke, por edhe të projektimit të së sotmes në të shkuarën dhe anasjelltas. Për më tepër, kjo formë arti performues dhe gjerësisht jopërfaqësues nuk mund të ishte “sebepi” qendror i çeljes së parë të shtëpisë së diktatorit për publikun.

Në fund, pas rreth një orë e gjysme të shpenzuar në atë ambient dola pa m’u dhënë mundësia ta shoh shtëpinë. Të njëjtën përshtypje e ndanë edhe vizitorë të tjerë të cilët i pyeta më pas. Pompoziteti i asketit me pije freskuese ishte po ashtu i panevojshëm, sipas mendimit tim personal dhe të anshëm. Pjesëmarrja me numra të mbyllur bënte kuptim, por kësaj duhet t’i kishte paraprirë një hapje e kontrolluar e shtëpisë për gjithë publikun, për të paktën disa javë. Por vendosja e ekranit në oborr ishte gabimi më tragjik. Përmes tij u bëhej karshillëk të gjithë qytetarëve të cilët ftoheshin të shihnin një festë të mbyllur – një “Privé” – ku ata nuk merrnin dot pjesë duke mos qenë pjesë e elitës, pjesë e së cilës ishim ne të tjerët.

Por ja një lajm i mirë: institucionet përgjegjëse kanë premtuar se shtëpia e Enver Hoxhës do të kthehet në muze për t’u vizituar nga të gjithë, qofshin VIP-a ose jo. Mbetet për t’u parë. Ndërkaq, lajmi vërtet i mirë është se të paktën dhe ndonëse në një formë për disa, shumë të gabuar, të paktën u hap.

14 komente në “Një Cirk i Absurdit nga Shtëpia e Enverit”

  1. duli says:

    Pordhe Tirane. Nga shtepija te shkonit ne varreza per homazhe.

  2. Karina says:

    Perse sherben shtepia e tij muze ?????
    Muze ne Gjitokaster , kush ka interese te shohi
    ate shtepi me komoditet te modifikuar .per te
    per ti bere lavazh trurit te popullit dhe njehere
    pas vdekjes ,Nuk i doli Edvin Rames 45 vjet qe populli
    u mashtrua u shtyp pa meshire nga Ai Diktatore me i eger
    I lindjes komuniste ?duhet qe perseri ky popull te mashtrohet
    Kaq mizorisht permitin e tij .
    Edvin Rama me aleatet e tij ,po del hapur ne RIABILITIMIN
    e kesaj figure mizore ,gje te cilen populli ne heshtje po e
    Gelltit ,pa kuptuar se cfare po ben .
    Kjo qe po ndodh ne Shqiperi njk ka ndodhur ne asnje vend
    td lindjes komuniste .
    Turp shume turp qe populli po degradon nga dita ne dite .

  3. Tropojani says:

    Nuk kane lindur dhe as kane per te lindur burra si Enver Hoxha. Mori nje popull 850 banore dhe e la mbi tre milion banore, Duhesh te jesh injorant qe te mos kuptosh perbajtjen e ketij fakti. Keto qe ben Ema Andrea, kjo skllave qe i japin pese leke per te organizuar te tilla qelbsirelleqesh, jo vetem qe nuk ia ulin vlerat Korabit Enver, por e lartesojne edhe me tej. Se po te ngrihej nga varri dhe te shikonte se si jane pasuruar nje takëm njerezish ne Shqiperi, Enveri do t’i kish kaluar te gjithe ne satër.

    1. Lek Bibasi says:

      i nderuar tropojan !

      Pasi mbaruan pune ne 1992-1993 me Enver Hoxhen duke perdorur metoda kanibale deri duke perdorur tritolin per ti hapur varrin tani kane kaluar te tregohen vampire.
      E pane qe ne periudhen 1992-2014 jo vetem qe nuk e mposhten por reputacjoni ka arritur maksimumin qe nga 20 shkurti 1991 po veprojne me keto metoda perdhosese.
      Ne paragrafin e fundit thuhet:

      INSTITUCJONET PERGJEGJESE KANE PREMTUAR HAPJEN E SHTEPISE ENVERIT..

      Kush jane keto persona “pergjegjes”:Mendoj se po vazhdon doktrina serbe per perdhosjen kombetare te shqiptareve.Po vazhdon ajo qe quhej “dekomunistifikimi” qe ne fakt u shendrua ne nje “nazistifikim demokratik”.Dihet qe 2 nga “ideatoret zbatues” jane ca elezBiberaj dhe frankshkrela qe i kane bere aq dem atij sa dhe Ballaban pasha me Hamza kastriotin ne kohen e Skenderbeut.

      Faj shume ka dhe Edi Rama qe po luan nje valle me muzike jo shqiptare.Me vjen keq per ate popull qe po tregon shenja te renda anti-humanizmi dhe po ngjason me nje spital psiqiatrik.Tmerri po arrin fundin.Po e vet-poshtrojme veten si qenie anti-humane.
      C’fare do te kete bere Enver Hoxha keto sjellje jane perverse dhe porno-kanibale.

  4. Shqiperia says:

    Enveri po te ngrihej nga more idiot i papare do te kishte
    Vrare te gjithe te zgjuarit dhe do te linte vec budallenjte
    Nuk e kupton perse ka kaq budallenj ne Shqiperi ?

  5. fllad says:

    Ne cilin vend te lindjes komuniste po behen keto ‘mrekullira” ?
    Keta birbot e sotem, Enverin le ta denojne me pune po paten bythe. Le te bejne art-filma opera, pjese baleti, si ne ate kohe. Del Otello dhe Orfeu me xhinse si gangster-gjoja art kontemporan sa te vjen per te vjelle. Te gjithe femijet dhe deri moshat e treta i shohin me kenaqesi filmat e prodhuar ne ate kohe. Artistet qe sot po çajne neper bote jane edukuar dhe mesuar ne shkollat e artit te kohes se diktatorit.
    Nuk po i hyjme fare arsimit e shendetsise, sigurise kombetare…
    Enverin do e gjykoje historia per krimet dhe per te mirat qe i solli ketij kombi, por keta zorzoper nuk i lene rradhe historise..

  6. Kadri Spahiu says:

    Lexoni komentet e komunisteve dhe kelysheve te tyre, akoma keta kanibale jane te etur per gjak njeriu, nuk ngopen me gjak njeriu.

    Enver Hoxha, Baba vampiri, ka lene prapa shume vampira komuniste. Kjo eshte edhe fatkeqesia e atij vendi!

  7. Andrea says:

    Kadri, cilin nga pjestaret e familjes apo fisit tend, ndodhi te vdiste nga pirja e gjakut. Jep fakte dhe perse ?
    Do te dale se vampire te shqiptarizmes jane te gjithe Ata qe nuk vleresojne veprat qe e lartesojne Fene e vetme te shqiptareve, vepra qe shumica u bene realitet nen udheheqjen e Enver HOXHES.

  8. Adem says:

    Po Igli Totozani, a perforoi ne kete spektakel ?

  9. Qim Peka* says:

    Deklarate

    Une Qimi,cuni i Hasonit dhe nones time ju boj me dije se vone e kam msue se Enver diktatori paska pas pseudonimin Tarrasi dhe na i ka rras mire.Dhe ne kena kone budallenj.Sa here liqeni Fierzes ishte duke u boshatis nga uji conte Ramiz Alia grupin e Hasit neper qytetet e katundet e Drinit me i knu kongen Per Enverin qau dhe Moti.
    Keni pa ju bre jarone per nje jave mbushej liqeni me lotet e malsoreve nga konga grupit te Hasit te Hasonit.

    Qysh kur hypi Sala ne pushtet ne 1992 se here ishte liqeni bosh na conte sala Azemin me portretin e Enverit dhe na jepte urdhen me e pshurr dhe me shurren tone mbushej liqeni.

    C’ka du me thone? Edhe me Ramizin dhe me Saliun i punonte turbina e Enverit
    dhe na conte korent qe ne nuk kena pagueas nje kokerr leki.

    Meqe e moret vesh muhabetin po pershendes me kongen e Hasjonit dhe Hasonit qe ne mixha Maxhun po kjajke kur ishte duke vuajtur ne Paris si ambasador i interrnuar me ca disidente qe shkonin per denim ne Paris si Sala me Kaqi Islamin.

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Sshqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

    S’mbahem vllazen
    E dhimbjen n’force do ta kthejme sot.
    E si ka dasht Enveri jone
    O ai ka dasht vetem qendresen
    O ka dasht punen, ka dasht besen
    Ka dasht nder, ka dasht trimnie
    Keto na i meson gjithe jeta e tij

    *Jam Hasjoni cuni Hasonit..Tarrasi na i rrasi

  10. Niko says:

    Imadherishmi ENVER HOXHA do te mbetet figura me e respektuar e popullit shqipetar se dha dashuri dhe kur jep dashuri reciproke qe do te maresh se beri shum per shqiperin dhe shqiptaret dhe dashuria nuk dhurohet por fitohet dhe kjo ishte mert e te madherishmit ENVER HOXHA . Kishte dhe ane negative per seleksionimin e farres te keqe qe nuk duhej te mbillej ne vendin tone dhe kesaj pothuase ja arriti por nuk ariti ta eleminoj plotesisht dhe ajo pakice qe kish mbetur u shtua mbas vdekjes se tij duke infektuar europen dhe europjanet duke vjedhur plackitur vrasje prdhunime prostitucion drog krriminalitet duke mbushur burgjet e europes plot Farren e keqe asnje vend i bote nuk e do se po ta mbjellesh krriminela do dalin.

  11. korcar says:

    si shqiptar qe jemi duhet te falenderojm zotin qe na dha nje tjeter Skenderbe ne shekullin e 19 te falenderojm ENVER HOXHA asnje meter shqiperi nuk gjeti e mori e ngriti e beri kte qe po tallni ju allatet sot

  12. ylli says:

    KETO EVENTE BOTA I KA BERE NE VITET 70
    NJEREZ TE DESHTUAR DHE MALINJ SI KLOD DEDE VETEM PERKEDHELIN NDONJE TEK PJESET E IMTA SI ENVER HOXHA APO KUSH JEP FONDET DHE BEJNE PALACOLLEQET E RADHES
    NJE FLLUCKE SAPUNI NGA KY ORGANIZIM MJERAN

    YLLI NGA DURRESI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje