Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur

1 Maj 2014, 20:25Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Një panair punësimi në një ditë, e cila është domethënëse për të drejtat e punëtorëve, është sigurisht një gjest, që së paku të jep shpresë.

Sigurisht shpresë për ata që janë në kërkim të një pune dhe gjithaq mundësi e re për ata që ndoshta nuk kanë më dëshirë të vazhdojnë tek puna ku janë, pasi kënaqësia aty ka arritur një pikë ngopje dhe përtej saj nuk kanë çfarë të pwrfitojnë më.

Ka shekuj, që ka pasur dukshëm një vullnet mjaft të fortë për ta bërë Europën një njësi, një njësi politike dhe ekonomike, e cila do të ishte e aftë të qeveriste Tokën, gjë që dihet nga të gjithë si u prish, kryesisht nga neuroza që t’ia prishësh Europën sensin, pra neuroza nacionale, nga e cila ajo ka qenë sëmurë- përjetësimin e ndarjes së Europës në shtete të vegjël, në politika të vogla. Këto i kanë prishur Europës sensin e saj, arsyen e saj- duke e shtyrë në qorrsokak.

Por është një herë një moment, që drejtuesit politik mendojnë të shohin përpara dhe të realizojnë bashkimin e shteteve të Europës, pra për ta shëruar atë nga çoroditja dhe neuroza nacionale.

Një shfaqje e këtij vullneti për të rritur kënaqësinë tek njerëzit dhe për të rritur shpresën se, ja edhe pak dhe do të mbërrijmë në ëndrrën tonë të vjetër, kundërshtohet nga disa gra, të cilat është e vështirë të identifikohen për kë punojnë në të vërtetë?

Përse vallë, në çdo përpjekje pozitive për të sjellë gëzim e shpresë tek njerëzit shpërthejnë si “krimbat pas shiut” disa persona në konfrontim ballë për ballë me iniciatorët, dhe nga ana tjetër nëpër portale nxitojnë të nxijnë lloj- lloj teorish konspiracioni, me qëllimin e vetëm për të zbehur një shkëndijë gëzimi, që sapo lind?

Madje ka edhe “teori” të tilla, që në Europë e Amerikë njeriu për njeriun është ujk, dhe nuk e di se ku duan të mbërrijnë këta njerëz…

Një panair punësimi në fakt, sot ditën e një 1 Majit, qoftë edhe për faktin e motit të mbytur në reshje, do të ishte pa dyshim një argëtim, pse jo?

Një informacion së paku për të gjithë të interesuarit e të painteresuarit për momentin.

Mua më pëlqen ta pastroj mirë tryezën. Dhe nuk e kam fare problem të dyshoj se në këtë vendin tonë të vogël e të vuajtur deri në kockë ka segmente ekstremiste, që nuk duan ta shohin atë as fare t’i afrohet Europës…

Shpjegim tjetër nuk mund të ketë për këtë përplasje pa kuptim të disa grave të shëndetshme e të mirëmbajtura në një ditë të tillë.

Ato duken të kënaqura nga jeta në pamje të parë.

Pse gjithë ky helm? Besoj se edhe djalli duket më i mirë kur është i kënaqur.

15 komente në “Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur”

  1. amla says:

    Tani qe tu rehatua prapanica per vete shan te tjeret, por kujto njehere kohen kur ishe pa pune per vete dhe vetem vrer nxirje nga goja!
    Aman jo servile dhe lepirje deri ne kete pike se nuk ke as moshe !

    1. Bujo says:

      Pse moj amla qe na je bere si shemre e Magdalenaes doni te thoni se Kjo zonje e nderuar s’ka te ardhme prej moshes? Besoj eshte te 50 tetat ne kulmin e pjekurise e urtesise plus dr. e shkenacave. Guximi e karakterizon dhe ju kopuka godisni piken e forte te Edi Rames…
      Strategji e njohhur kjo, por te paktat gra me lukture qe ka ky vend jane ne krahun e duhur.

      Forca Magda!

  2. vlonjati says:

    ZONJA RAMOHITO SI GJITHNJE REALISTE. JU LEXOJ ME KENAQESI.JENI E VERTETE NE ATO QE THONI.
    GJITHE TE MIRAT

    1. Luku says:

      Po mire se e morem vesh qe jeni kusherinj. Te dy sybardhe jeni dhe kur mbaron tenxherja ktheheni nga kusia.

  3. elinor says:

    Sa cfare tymos kjo Ramohito para se te shkruaje keto shkarravina nuk e di por efektin e ka gjithnje te forte!

  4. vlonjati says:

    I forte efekti I fjales se saj. Bravo

    1. Luku says:

      Vlonjat ti mund te besh pjese ose ne kategorine e atyre qe skane haber nga shkrimet ose kerkon te ngresh nje gje qe nuk ngrihet se ska krahe. Kur shkruan te themi Mero Baze permbajtja e tij ndjehet ne shpirtin dhe mendjen e lexuesit. Pra shkrimi te prek dhe bie ne unison me te gjitha kategorite e lexuesve. Shkrimet e kesaj zonje skane as lende dhe as shpirt. Ti mund te bertasesh hajde kumbulla te embla por ce do qe ato jane te tharta.Po njerezit lexojne dhe gjykojne vete sado te perpiqesh ti te besh komente trashanike. Ti cfaqesh me mburrje dhe komplimente sa here shkruan kjo zonje.Ky eshte nje shkrim pa nivel dhe nuk i takon te botohet ne kete gazete. Merua sikur e kalon nga dera e prapme e gazetes shkrimet e kesaj zonje duke e thartuar pak ambientin e kesaj gazete.

      1. Bujo says:

        O Lukuuuuu ujkuuuuuuu!!!!!

        Une nuk e njoh nga afer kete zonje, por c’eshte e verteta ngaqe sulmohet shume tregon se eshte nje potencial…

        kjo grua me ka pelqyer se e ka then hapur ne shkrimet e saj se eshte njeri i lire. Kthehu prapa e lexoje.

        Une kam bindjen duk ee njohur origjinen e saj se kjo grua shkruan per me te miren e ketij vendi.

        Ky shkrim eshte shume i kuptueshem, per disa njerez dhe eshte e vertete se ndonjehere ajo nuk mer parasysh nivelin e audiences dhe shkruan gjera me te cilat vete eshte e ambjentuar.

        po ti Luku kap ndonje fjali s’ka nevoje ta kuptosh 100%.

        Edhe une ashtu bej…..dhe une e di se c’thote ajo!!!

        nese merreni shume me te thjesht tregoni se ajo eshte potencial!!!

        Europa eshte familja jone dhe kjo eshte degjuar pas 1990 nga shqiptaret, por ne mes dy shekujve te dekadences bashkimi europian ka qene imperativ!!!
        Dhe po vonohet edhe sot e kesaj dite sic e shpjegon zonja ne ato pak rreshta…

        Te shfrytezosh cdo eveniment per te treguar nivel shume te ulet komunikimi si ato te Republikave te bananeve vetem me synimin qe ne te mos ngjajme me Europen kjo te con tek aresyetimi qe zonja thote se dyshon…

  5. Shqiperia says:

    Me shkarravinat jam dakort ,por me ate efektin …….????

    1. elinor says:

      Efekti qe i jep ai malli qe tymos pra….e trullos pernjeheresh dhe fillon e shkruan percart, hahaha!

  6. atdhe says:

    Shqiperi e mjere
    Nuk ke faj

  7. Haxhi qamili says:

    Ore po gjithe keto kohe qe kjo zonja ka pershkruar nje realitet te zymte ju i kini thene marshallah, bravo, o mendimtare e terci verci..
    Tani qe ka shkruar pro Edi rames jini bere si qen te terbuar. Po pse more te mjere njeriun e drejte e pushkatoni e?

    ja keshtu kane bere edhe te paret tone…”llup aty e llup ketu, ha nje cope bakllava e lyej duart neper tava…

    Mua me pelqeu shume shkrimi. Tu pas familjen europiane duam te bejme vellezer ne Filifistun. Rron or rron e nuk vdes shqiptari!

  8. MEMEDHETARI says:

    Magdalena,kur une them qe Saliu ka krijuar “Detashmente” ne funksion te prishjes se Paqes Sociale,ju nuk me besoni…
    Ja,e pate vete me syte tuaj…
    Sic e kemi pare te gjithe,pothuajse cdo dite…
    Vigjilence???
    Jo!!!
    DREJTESI!!!!!!!!!!
    Ose me sakte:
    SALIU PERPARA DREJTESISE!!!…

  9. Bujo says:

    Memedhetari je koherent. Respekte! E ardhmja eshte Edi Rama, por magdalena ka aresyet e saj pse ka qene kaq pesimimiste.Ti e di sig i shtetit i ka urryer me kohe njerezit avangarde. Magda eshte njeri qe jep dhe nuk kerkon shperblime dhe as tregon plaget..

  10. sit. bac.k and. relaks says:

    Panair pune nga qeveria per diten e 1 majit!!!! Paksa ironike, cinike dhe populiste nga ana e qeverise. Me mire t’jua lere 1 majin atyre qe ju takon dhe te beje panaire pune ne ditet e tjera te vitit. kjo puna e panairit per 1 maji eshte si tju cosh torte ne shpi nje here ne vit atyre qe skane te hane gjithe vitin, t’jua tregosh e pastaj t’jua marresh pa e lene ta provojne. Enveri bente parada per 1 maji veliaj ben panaire. po ce o keshtu do veme ne evropi ne o?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje