Reforma në arsim ose “kompetentët” për punët e të tjerëve

5 Maj 2014, 18:06Blog TEMA

Nga Prof. Dr. Omer Stringa

 

Mark Marku kishte organizuar një tavoline për reformën në arsimin e lartë me pedagogë dhe studentë të gazetarisë. Fjalimin kryesor në këtë tavoline e mbajti prof. Artan Fuga. Per të dy unë kam konsideratat më të larta, por gjithashtu nuk mund te hesht pa thënë që profesoret e gazetarisë nuk dolën jashtë çdo mentaliteti shqiptar të zakonshëm. Të gjithë shqiptarët e zakonshem, natyrisht dhe unë, në tavolina, familje, ambiente shoqerore, etj, gjithmonë diskutojme se si të zgjidhim problemet e mëdha te Shqipërisë, pra ç’duhet bere në rang makro qe të eci para ekonomia, ç’duhet bere ne rang makro qe te eci para arsimi, ç’duhet bere ne rang makro te eci para shendetesia, transporti etj… por kurrë nuk diskutojme ç’duhet te bejme ne ne punen tone mikro qe ajo te eci mire dhe padyshim nese ne te gjithe bejme mire punen tone, shoqëria jonë do të ecte përpara jo keq.

Çuditërisht profesorët Mark Marku dhe Artan Fuga merren me problemet e arsimit të larte dhe kjo është gjë e mirë, por aspak nuk janë marrë ose nuk kanë dashur të merren me problemet e UT, ku ata janë pjese. Nëse kjo tavolinë do te ishte përberë me pedagogë që nuk merren me media, unë nuk do ta beja këtë shkrim sepse do t’i mendoja të painformuar dhe aspak ….

Por meqë në këtë tavolinë pothuajse pjesa më e madhe ishim profesore të UT, që merreshin me median, dhe jam i bindur që patjeter kanë lexuar debatin para tre muajsh mbi vendimin nr. 38 date 22.01.2014, aspak ligjor të senatit të UT, të komanduar nga zoti Kule, unë kam pritur dhe vazhdoj të pres një debat mediatik brenda UT për t’i thënë disa feudalëve të zgjedhur në UT që nuk janë mbi ligjin dhe akademizmin. Ky vendim i bërë transparent në media, nga profesorë, shumica e të cilëve ishin mbi 30 vjet punë në UT, nuk pati një reagim normal mediatik. Unë mendoj që ambienti mediatik në UT duhej patjeter të reagonte për të treguar faktin e thjeshtë që media e UT rregullon punët e shtëpisë së saj njëherë dhe pastaj ato të vendit.

Me keqardhje them që ne pedagogët e ofenduar dhe të cenuar nuk gjetëm përkrahje nga profesoret e medias në UT. Nese departamenti i gazetarisë do të donte te thellohej, do të shihte që do të ngrihej një debat i madh se si organet e zgjedhura kalojnë në organe diktatoriale kur nuk kontrollohen. Këtë ide ia rekomandoj miqve të mi Mark Markut dhe Artan Fuges ta kenë objekt dikutimi për një tavolinë në të ardhmen. Po ju sqaroj se si të zgjedhurit bëhen diktatorë. Zbatimi i tij u bë i mundur mbasi Fakulteti i Ekonomise, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe institucionet e tjera të pavarura në drejtimin e UT (këtu e kam fjalën për Këshillin e Administrimit, i cili u anashkalua me dashje) nën diktatin e rektorit nuk folën, megjithëse u informuan edhe ku ishin shkeljet ligjore, por ato heshtën dhe vetëm zbatuan vendimin antiligjor të Kules. Zbatimi i këtij vendimi nga gjithë strukturat e zgjedhura universitare nuk bëri gjë tjetër vetëm se cenoi dhe shkeli të drejtat themelore të individit dhe aq me shumë të akademikëve në një universitet. Kjo sjellje e rektorit të zgjedhur nga politika, së bashku me shërbëtorët e tij të zgjedhur, nuk bëri gjë tjetër vetëm se tregoi që ata nuk pyesin për ligjin dhe kjo është diktatura më e rezikshme që iu kërcënohet universiteteve shqiptare. Mua më ka ardhur shumë keq që mjaft pedagogë në tavolina ishin me ne, por kishin frikë të prononcoheshin. Nuk e di, kjo do të thotë se është ngritur një sistem brenda UT që duhet urgjentisht të rregullohet.

Unë mendoj që media brenda UT duhet ta kishte bërë problem diskutimi atë vendim të paligjshëm të senatit. Gjithashtu nëse media universitare do të ishte e vëmendeshme, do të duhej të reagonte karshi faktit që zoti Kule ka mbledhur gjithnjë firma në shërbim të qeverise, nuk e di në çfarë universiteti të botës firmosen peticione të tilla kundër opozitës. Edhe ky duhet të ishte objekt i një tavolinë diskutimi, përmbajtjen e zgjedhin miqtë e mi Marku dhe Fuga. Tavolina e sotme duhet të ishte mbledhur shumë kohë përpara dhe të detyronte me argumenta kush do ta përfaqësonte UT në këtë grup pune dhe jo të përfaqësohet nga të zgjedhurit e Kules. Duke ditur personat që drejtojnë sot reformën në arsimin universitar, garantoj që çdo profesor i UT do ta ndiente veten të ofenduar nga ata që i përfaqsojnë në grupin e reformës. Kjo përgjegjësi na ngelet ne profesorëve që nuk folëm kur duhet të flisnim, megjithëse ne, profesorët, ka kohë që nuk pyetemi dhe çdo gjë e vendosin feudalët që u zgjodhën heren e dytë, që punuan jo për UT, por për vete dhe politikën.

Miqësisht unë do t’i rekomandoja organizuesit të kësaj tavoline: së pari të analizonin veprimtarinë e UT në tavolinën e tyre, me të mirat dhe të këqijat e ardhura nga ligji dhe zbatimi i ligjit aktual, së dyti të analizonin kush duhet të jenë personat që duhet t’i përfaqsojnë në reformat universitare, gjë që ka lënë shumë për të dëshiruar, dhe se fundi, në mënyrë shoqërore do të doja të analizonin në një tavolinë universitare ku të jenë dhe juristet e UT vendimin nr. 38 date 22.01.2014, i cili tregon sipas mendimit tim që të gjithë institucionet vendimmarrëse të UT janë uzurpuar nga rektori Kule, i cili pasi u largua nga PSD, kaloi të PD dhe tani dyshohet që është larguar në një drejtim të paditur politik.

15 komente në “Reforma në arsim ose “kompetentët” për punët e të tjerëve”

  1. like kokmadhi says:

    Kryetari i Kuvendit hajdut me cizme, Kryetari i Opozites hajdut dhe vrases
    atehere
    Kule for President!

  2. everteta says:

    Shkrim shume i mire i prof.Stringes per shqetesimet ne universitetin e Tiranes me diktator ne krye.

  3. studenti says:

    Pijanec,alabak,njeri ordiner,pis,zhuls,dallaverexhi,sahanlepires,spiun qe vetem duke e bere te frikshme lenden e matematikes me lloj lloj marifetesh ka bere karier.Vetem per arsimin dhe petagogjine smund te flasin llumra te ishsistemit qe sot kane veshur petkun e demokratit.
    Universiteti eshte i njerezve intelektual dhe jo i alabakerise.Universiteti dhe arsimi duhet te pastrohet nga njerez si ky Stringa.

    1. marin says:

      po ti mor m-h, kush je, dhori kulja,nje qelbanik i sal berishes, apo ndonje nga kelyshet e tij te qelbur qe eshte ngarkuar te beje komente? Apo ndonje student i deshtuar qe do t’i marresh provimet pa hapur librat sic eshte bere zakonne universitetet private?

  4. trimi says:

    me llumra si ky, dhori kule, nestor tereska, mentor petrela nuk ecet para. Forca dhe presioni i brezit te ri duhet te ndjehet mbi ta per ti zbythur nje here e mir.

    1. marin says:

      Qelbani eshte ai, por prite ti kur te shkoje tek LSI Kulja qe te shpetoje karierene tij. Te gjithe zaberhat e PD po e mesojne tani:

      Kalo ne LSI, dhe je i sigurte per te mbajtur fronin qe kishe, apo per te gjetur fron te ri…………………..!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Anima says:

    Lexoni edhe bastardin e Çilit per kete teme tek paçavurja e tij qe ja ka dhënë pijanecit Zheji qe tja drejtoje…
    Jam shumë Dakort me ty Reformer…..duke shtuar sesa the rezikshëm mund the behen individe si Çili sot dhe në të ardhmen.
    Çili, si shejtan budallë qe është, nuk flet aspak ne kete shkrim the shëmtuar per nivelin e kerkimit shkencor ne parametrat e nivelit nderkomebetar dhe publikimit te artikujve dhe tezave te “doktorëve” te Çilit ne “journals” të mirenjohura shkencore nderkombetare,si kerkese minimale e marrjes se doktoratures. Çili e sheh lidhjen e kerkimit shkencor me tregun si nje menyrë tjetër mashtrimi dhe jo si thelbesore per vleren e çdo studimi shkencor.
    Se fundi Cili nuk na sqaron se kush ja ka dhënë te drejtën UET per te leshuar Mastera, Doktoratura e Tituj Profesor – pasi akreditimi I institucioneve Universitare qe mund the jenë në gjendje të bëjnë kerkim shkencor duhet të jetë një proçes sa ligjor e ekonomik tejet I komplikuar dhe ekzkluziv aq edhe cështje eksperience dhe prestigji akademik we UET nuk mund ti kete. Vetë krijimi I Universiteteve Private ne Shqiperi me fonde financiare “oculte”, ose ca me keq, pa fonde reale por bazuar me principin e mashtrimit piramidal dhe te pasurimit korruptive te personave si puna e Çilit perben nje problem serioz kredibiliteti te nivelit dhe vertetesise se diplomave Bachelor nga keto gjoja-universitete. Kalimi tek niveli Master e PhD është çmenduria qe do/duhet ti çojë keto Uni drejt mbylljes dhe pasjen e nje Masteri apo PhD nga UET tejet te diskutueshem ne te ardhmen. Duket që Çili po përpiqet që të shpëtojë ç’te mundet nga Qenefi I fëlliqur që ka ngritur (edhe duke bërë nje gjoja “mea colpa” per Nivelin e tij te larte Akademik, qe eshte marre si shume me menaxhim dhe me ideologji liberalo-Berishiane

  6. studenti says:

    Si nuk u lodh ky njeri me interesin e vet personal qe e ngre pa pike turpi kudo.Po rri o burre se bashke me grun ishe bere si pronari i ekonomikut

    1. miti says:

      Studenti me goje te “ndyre” mundesisht dil nga anonimati. Zullumqaret e UT do marrin cmimin qe iu takon Dhe per lexuesit nuk eshte faji i prof qe ngelin studentet ne matematike, por gjysma jane per t’i cuar ne klasen e 5.
      Ti studenti perpiqu te studiosh dhe te mos kopjosh.

    2. biku says:

      o student, ruaj etiken. Jane plotesisht te verteta keto qe thot Prof.Stringa por ai ben nje gabim se ka filluar te flas tani qe ju prek interesi me transferimin qe ju be si departament te shkencat e natyres dhe jo atehere kur duhej. Dhorin e njohim te gjithe nuk ka nevoje per komente po para disa muajsh u vinin ne rresht para udheqjes te gjithe si prof…

  7. Toni says:

    Po keni harrua nje te ashtuquajtur profesor Bajram Hysa, te mjekesia. Ky eshte i papare, nga magazinat e ushtrise dhe kancelar eshte bere dekani i mjekesise. Ishte shuar ky vend qe te shkonte nje dallaveraxhi si ky.

    Turp per kete vend, kujt ia kane kane lene arsimin e larte ne dore.

  8. studenti says:

    Une nuk debatoj me komentuesit qe as nuk i njoh dhe as me njohin. Nuk jam me asnje nga keta kantidatet qe ju permendni.Une po ju theksoj edhe njehere qe te drejtosh nje universitet si ne gjithe boten duhet integritet moral,krahas atij profesional.Nuk duhet perzierje me politiken.Nuk duhet te pasurohesh me nje pune publike dhe ta besh pronen tende.Te gjitha keto cojne te cilesia e produktit final,qe nga sdutentet dhe deri te masterat apo doktoraturat.Nqs gjendja aktuale e universitetit nuk eshte edhe sipasoj e drejtimit te tipave Stringa,shkoni dhe diplomohuni aty.Po nuk shkohet ne evrope me “profesora” qe rrinin klubeve te Tiranes me alabake,te dehur rrugeve dhe ne mesim.Nqs keto nuk jane te verteta mbaheni dhe ta gezoni.ka shume qe kane mbaru jashte dhe jane perendimor ne mentalitet,edukim dhe menaxhim.Hapini rrugen atyre dhe mos u merrni me Stringat dhe xhaketat e kthyme

  9. student ne ekonomik says:

    ti qe shkruan nen emrin e studentit nuk je student , je ose Dhori kulja Ose Ervin demo ose ndonje servil i tyre i rektoratit. ne ka pis, zhuls pijaneca qylexhinj , te paafte qe kane turperuar universitetin brenda dhe jashte vendit jeni vetem ju qe e keni kthyer ate ne prone private, ne nje vend ku shisni diploma masterash, doktorantura dhe tituj shkencor per te mbaruar punet tuaja dhe per ti sherbyer postit tuaj. Nuk ka student ne fakultetin ekonomik te shaj profesor Omerin, Ai eshte modeli me i mire per ta ne bangat e shkolles dhe ne jete kur te dalin neser.Ai ju meson studenteve qe vetem me pune mund te arihet gjithcka, te jene rebele ne kuptimin e mire te fjales , te kene guzim te kerkojne te verteten, te mos kene frike.

  10. studenti says:

    ha,ha,ha Po sa te semure qe qenkeni.Po ju thashe qe nuk kam lidhje me asnje nga keta kantidatet qe ju permendi.Qe tju flas troc zanoti im osht bojaxhi.Un kom pi me merin qysh heret.E fillojshim te klubi te Tirona Re dhe embaroshin ne darke te Drini,Arbana derisa vone tap bojshim shoqni me fshesaxhihet.Une lejsha familjaret me placka ndrejt,ai i lete studentet ne klase te bonin cte donin.ha,ha,ha. Hajd “profesor” hajde!!!!!! Pse,keshtu do vazhdoj ai universitet kur duam te konkurojme ne evrope.Propozoni ata qe kane studjuar jasht.njerez te rinj dhe pa komlekse dhe te palidhur me njeqindmije fije me te kaluaren.Largoni politiken dhe iluminoni ate universitet.Merin lereni me ne bojaxhinjte dhe te jape matematike me ndonje shkolle nate se ka kohe te pije edhe ndonje gote me ne.U ba cu ba mos e cyt ma!!!

  11. dr adhamudh says:

    Eshte shume e vertete qe profesoret e nderuar te ketyre viteve te demokracise me punen e tyre korrekte ,te pakorruptuar sollen zhvillim ne universitetin shteteror dhe privat.Shumica e studenteve te tyre dhe biles dhe nje pjese e profesoratit mund te kalojne me sukse provimin e lirimit te klases se, nente.Por ne tryezen e mbajtur nga mark fuga ndjehej frymezimi nga kryeprofesori i zgjuar dr buzebardhi qe studentit te mesiperm dhe ketyre profesorave noten jau vente.me rrofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje