Një opozitë e poshtëruar nga hallet e Berishës

15 Maj 2014, 20:44Blog TEMA

Nga Taulant Balla

 

Ka dalë lajmi nëpër mediat botërore që protesta e opozitës dështoi për shkak se trafikantët ia morën protestën Saliut dhe në krye të protestës nuk është më Lulëzimi por është Dasho. Sot në fakt Policia e Shtetit duhet t’ju falenderoj kolegë të PD, edhe adjutantin e SHQUP-it, sepse ka sjellë në Tiranë elementë të cilët janë të vyer në luftën kundër trafikut. Po po po! Janë dëshmia më e qartë se si ka funksionuar trafiku gjithë këto vjet dhe përse nuk është luftuar asnjëherë droga e Lazaratit. Kryetari i Komunës Lazarat në prani të ish drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit. Këtu është me Erzen Breçanin ( duke treguar foton), është një foto tjetër që e gjen atë krah për krah me ish drejtorin e policisë, deri vjet në shtator, të qarkut të Gjirokastrës, ky person quhet Ajet Ibro, ndërkohë që në Lazarat vjet regjistrohej prodhimi më i lartë i drogës në këto 23 vjet. Ja pra pse janë sot bashkë sepse janë prishur pazaret, i është prishur skenari, i janë prishur kanalet. Këta sot janë mbledhur të gjithë për të protestuar për çfarë, për të protestuar kundër Policisë se Shtetit sepse Policia e Shtetit po i shkatërron një e nga një këtë klan që kishte marrë peng Shqipërinë.

Saliu iku sepse e dinte që sot do të dalë edhe një lajm tjetër që është më i rëndë se ky. I sollën ata njerëz, të cilët pjesën më të madhe e falenderoj që u larguan sapo morën vesh se protesta e tyre po përdorej nga klane të rrezikshme narkotrafiku, u morën peng nga ata që i kanë shërbyer trafikut me trafikun e tyre.
Dua ti tregoj publikut, atyre që janë në protestë dhe që u lagën, këtë foto. Shikoni këtë godinë në një plazh tjetër të Shqipërisë, kjo foto është marrë pak minuta më parë. Kjo godinë në plazhin e bukur të Lalëzit, i përket Sali Berishës. Gjatë kohës që protestohet këtu në Tiranë, gjatë kohës që mbahet peng parlamenti, tani aty po punohet me shpejtësi, duhet mbyllur sot ndërtimi i katit shtesë në shtëpinë e Argita Berishës dhe Sali Berishës në Lalëz, sepse sot parlamenti miraton ligjin për legalizimet dhe duhet mbaruar sot kjo ndërtesë dhe një kat shtesë i Saliut. Protestoni ju në shi sepse Saliu nuk e ka mendjen fare tek ju, e ka mendjen te kjo shtëpia që duhet mbaruar sot, duhet shtuar edhe një kat sepse miratohet sot ligji në parlament dhe nuk denjoi të qëndronte të diskutonte për atë që në fakt është një çështje themelore e ditës së sotme, është çështja e legalizimeve.
Jam shumë i sigurt që Saliu nuk ju tha se nga takimi me Dashon mori lajmin që Dasho ka çuar fugonin për ti paguar kondicionerët shtëpisë së re të Saliut.
Tani, të nderuar kolegë ngjarja e Divjakës, çdo ditë e më shumë po zbardh disa të vërteta shumë të mëdha.

Së pari, kjo ngjarje tregoi qartësisht se veprimet e Policisë së Shtetit, Albkontrollit dhe të Shtabit të Forcave të Armatosura të RSH kanë qenë veprime të mirë-koordinuara dhe të suksesshme, veprime standarde në çdo vend anëtar të NATO-s.
Së dyti, siç po del nga hetimet dhe nga ekspertët rezulton se avioni i Divjakës u ngul me kokë në rërë, për të mos u ngritur dot më. Ka edhe detaje të tjera që duhet të verifikohen, derisa përfundime të çojnë në zbardhjen e kësaj skeme.
Por një gjë është e sigurt ai avion sido që të ulej do të kapej nga forcat e Policisë së Shtetit të cilat e kanë ndjekur qysh pa u ulur dhe që kanë mbërritur aty vetëm pak minuta pas rënies.

Së treti, ka shumë video dhe fotografi për këtë rast të kapur dhe nuk ka asnjë fotografi dhe video për raste të tjera uljesh dhe ngritjesh avionësh në rërën e bregdetit te Divjakës.
Nuk kemi thënë kurrë që nuk ka trafik dhe as që nuk ka aktualisht, sepse gjithë ai hashash që prodhoi Saliu me Dashon duhet të tentohet të trafikohet.
Por sasia që po kap Policia është aq e madhe sa atyre i’u janë prishur pazaret dhe u kanë filluar dhimbjet. Vetëm sot, vetëm në një ditë të vetme është kapur aq hashash sa Saliu kapi në nëntë muajt e fundit te qeverisjes së tij. 2 ton hashash sot barazuar me 2 ton sa është kapur gjatë gjithë kohës së Saliut nga 1 Janari 2013 deri më 1 Shtator 2013.
“Qeveria duhet rrëzuar”, – bërtisnin disa Lazo sot aty në protestën e opozitës.

“Duhet rrëzuar” – i thoshte njëri një tjetri, “se na ngeli hashashi pa shitur e pa dërguar matanë Adriatikut.” Sepse droga që u kap ishte droga e kultivuar nën bekimin e Saliut.
Së katërti, duhet kuptuar shumë qartë se nëse një avion ngrihet nga Shqipëria dhe i drejtohet Italisë apo Greqisë, të gjithë e dine se atje ka shtet. Se nuk paska shtet vetëm në Shqipëri i cili bashkëpunoka gjoja me narkotrafikantët, por shtet ka edhe në Itali shtet ka edhe në Greqi. Si ka mundësi që në Itali nuk paska shtet që ta ndalojë avionin kur shkon të ulet atje? Apo në Greqi nuk paska shtet që atë avionin që vjen nga Shqipëria ta ndalojë të mos ulet atje? Kur është një procedurë më se standarde, çdo mjet fluturues që kryen një fluturim ndërkombëtar është i detyruar të ulet në një aeroport të certifikuar ku i bëhet kontrolli një për një, nuk mund të ulet atje as në një fushë me bar as në një det me rërë.
Së pesti, ata që po bëjnë thirrje për protesta për kapjen e kanabisit në rastin më të parë, po duket qartë se hallin e kanë diku tjetër. Në Shqipëri tashmë po priten fijet e krimit dhe trafikut. Demokratët e thjeshtë dhe të ndershme duhet ta kuptojnë se thirrja për protesta vjen nga klithmat e dhimbjeve të marra nga goditja që policia po i bën krimit.
Demokratët e thjeshtë i lanë vetëm sot bosët, trafikuesit dhe kultivuesit e drogës që ende mbajnë peng drejtimin e Partisë Demokratike kreu i tyre është Sali Berisha. Si ka mundësi për një parti që deri dje ishte në pushtet, e cila që në sekondën e parë të daljes nëpër titrat e televizioneve të atij filmi kaq tërheqës, u lëshua me tërbim me kuç e me maç, kundër Kryeministrit, kundër Ministrit të Brendshëm, kundër Policisë së Shtetit, kundër logjikës së thjeshtë të shqiptarëve, kundër vetë interesit kombëtar në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë tonë, historikisht. E ka bërë Saliu këtë sa herë i është dhënë mundësia.
U lëshuan të tërbuar, por harruan se ishin të shoqëruar sikurse edhe sot nga falsifikatorë pronash, bilancesh e deri edhe identitetesh, disa prej tyre sot nga ata 50 lazot kanë identitete të tjera krejtësisht të ndryshme nga identitetet që mbajnë në pasaportat që kanë në xhep. Dhe u vunë në dispozicion ekrane, faqe gazetash apo dritare rrjetesh sociale, për të përmbytur opinionin me fabrikime, deri dhe krejt të paimagjinueshme dhe me komente lehtësisht të kuptueshme.

U lëshua lukunia e pushtetit të djeshëm që rrënuan shtetin e vendin tonë për vite të tëra, ata që e lanë nëntë muaj më parë Shqipërinë në një gropë dëshpëruese papunësie, varfërie, pasigurie, korrupsioni, krimi dhe që e mbytën vendin mes plehrave nga të katër anët e pisllëkut në çdo zyrë të shtetit.

Të krahasosh Shqipërinë me Kolumbinë, duke qenë shqiptar, në këto kushte, kur pas kaq vitesh Shqipëria dhe shqiptarët kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë jo pak dhe aspak për faj të tyre, nga paragjykimet e të tjerëve ndaj nesh dhe vendit tonë, e ta bësh këtë sot, kur Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat, duke shpifur në mënyrë kaq monstruoze me qëllimin e ulët të manipulimit të opinionit publik, shqiptar dhe ndërkombëtar, ndërkohë që ky popull meriton një orë e më parë, një vend më të mirë në gjirin e Familjes Europiane, – do të thotë jo të mos mbështesësh vendin tënd, po të frymëzosh krimin dhe çdo forcë që s’do fare t’ia dijë se jashtë vendit sigurisht që Shqipëria duhet të bëjë hapa të qëndrueshëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe se interesat e shqiptarëve nuk duhet të dëmtohen aspak nga këta bosë kartelesh dhe sindikatash narkotikësh.

Saliu sot preku një rrotë, rrotën e avionit. Unë dua ti kujtoj sot se shqiptarët kanë vetëm një rrotë që nuk e harrojnë, rrota që nuk e harrojnë shqiptarët është rrota e karrocës së Gërdecit.

Sali harroje se shqiptarët e harrojnë atë rrotën e asaj karrocës së Gërdecit dhe harrojnë lidhjet që ti ke me atë ngjarje të rëndë në kurriz të 26 jetëve të pafajshme shqiptarësh.

6 komente në “Një opozitë e poshtëruar nga hallet e Berishës”

  1. THe shpellar's of friedem says:

    Ku je moj Sabrina Mata….Moj kokrra e ……..ZHELES

  2. Rilindje psikopatesh says:

    Jeni te mbaruar edhe me shpifjen qe beni si qenie te shpifura

  3. Beno says:

    Jan bere si kafshe te egra kur i godet mbrapa koke e se dine nga vijne e ku shkojne ose si i thone andej nga eshte Tozefina Jopalli si qenit kur i vjen ka.. !

  4. Koco says:

    Ky Saliu cdo dite e me shume po ngjason me nje “Qen ” merxho qe nuk pushon se lehuri e jargavituri perpara qytetareve te ketij vendi duke u bere cdo dite e me shume me i neveritshem , nje intrigant i pa skrupullt me te vetmin veprim djallezor, perpjekja per ti reshqitur e shtyre mundesine e llogari dhenjes , konfiskimit e nenshkimit me burg te ketij e bandes kriminale qe i shkojne pas . Dita e te vertetes po afron, duhet edhe pak durim mbare popullor .

  5. mjeku kundra droges says:

    BALLA PALLA MOS U MER ME OPOZITEN SE OPOZITES IDHA PERGJIGJEN POPULLI ME 23 QERSHOR TE VITIT QE LAME PAS , POR KESHILLA IME SI QYTETAR ESHTE QE JU TE ZGJOHENI NGA GJUMI SA NUK ESHTE VONE .ME RESPEKT NGA NJE EMIGRANT .

  6. kanina e ismailit says:

    MORE balla,kur paske fakte inkriminuese ndaje SALO SERBIT( KA PLOT,VRASJE,TRADHETI KOMBETARE,SHKATERRIM PRONES PRIVATE DHE TE SHTETIT SHQIPTAR NE TERSI,ETJ,ETJ,PERSE NUK E FUSNI BRENDA?!APO JENI TE PERRLYER EDHE JU SI SALO SERBI NE PELLGUN E TIJE?!SIGURISHT QE PO!

    XHIKO ZONJA ,XHIKO NURE,
    S’BENET DASMA ME FASULE,
    POR ME MISH EDHE TULE!
    S’BENET VRESHTI,
    A’S ME MALLKIME,DHE A’S ME URATA!
    POR ME PUNE EDHE SHATA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje