Qeveria dhe opozita “Boko Haram“

13 Maj 2014, 20:22Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

 

Vendi ka tri ditë që është nën efektin e rrëfimit fantazmagorik të Sali Berishës që shpalos para miletit skenare dhe përmend emra si të jetë duke treguar llogje në ndonjë kafehane të ndytë rrëzë ndonjë stacioni treni.

Opozita e ka bërë drogën ushqim të jetës së saj politike dhe nga mëngjesi në darkë na çau veshët me një histori që nuk ka të bëjë aspak me interesin publik të vendit, duke u shndërruar nga dita në ditë si një opozitë e tipit “Boko Haram”.

Kjo opozitë po përpiqet të bëjë “haram“ gjithë këtë vend duke nxjerrë një të çmendur dhe birin për shpirt të tij që e ka caktuar propagandist në SHQUP që të përbaltë gjithçka. Unë nuk marr përsipër që të shpjegojatë që ka ndodhur, sepse nuk kam prova përveç atyre që i dinë të gjithë.

Edhe unë, ashtu si shumë njerëz normalë në këtë vend, nuk e kisha menduar kurrë se në rërën e Divjakës apo në pistat e Gjadrit mund të uleshin avionë dhe të ngarkonin drogë.

Nuk e besoja një rrëfim të tillë sepse në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, veprojnë edhe agjenci të huaja dhe të paktën ato do të kishin lëshuar një sinjal të tillë.

Unë i besoj këtë radhë ambasadorit të SHBA-së, i cili në këtë pikë është njeriu më i informuar në Shqipëri, kur tha se po përbaltej ushtria me akuza të paqena.

Mirëpo lideri shpirtëror i opozitës “Boko Haram“ u dashka marrë seriozisht sepse ai duke rrëfyer një histori të tillë del që diçka paska ditur, se shefi i SHISH-it i emëruar prej tij bën lojë të dyfishtë, sepse nëse ka pasur ndonjë indicie të tillë, apo edhe ndonjë dyshim të tillë, shefi i SHISH-it, i emëruar nga Berisha dhe delfin i tij e ka raportuar te ky i fundit dhe ky i fundit ndërtoi rrëfimin e pështirë që tashmë të gjithë e dimë.

Pas kësaj ndodhi edhe ajo që e pamë të gjithë. Policia shqiptare në këta muaj të qeverisë socialiste ka treguar se është e përkushtuar dhe në asnjë rast të vetëm nuk është akuzuar për ndonjë skandal, e përsëris në asnjë rast të vetëm.

I vetmi njeri që e fyen, e përdhos dhe shpif për punën e policisë dhe të Saimir Tahirit është Sali Berisha.

Në këtë rast kemi të bëjmë me luftë politike dhe Berisha apo opozita e llojit “Boko Haram“ është në të drejtën e saj që të bëjë luftë poltike, por nuk është në të drejtën e qytetarëve që të na e bëjë “haram“ demokracinë.

Unë jam i prirur që të dëgjoj edhe versionin përfundimtar të Prokurorisë, sepse edhe në krye të saj është një prokuror që është zgjedhur nga Berisha.

Zoti Llalla duhet të dalë urgjentisht në konferencë shtypi dhe të sqarojë shqiptarët dhe Berishën për akuzat e pështira dhe luftën e ndyrë politike të opozitës së llojit “Boko Haram”.

Nëse Sali Berisha nuk po përgjigjet ende para drejtësisë për të vrarët në Gërdec, për të vrarët në Bulevard apo për megavjedhjen që i ka bërë Rrugës së Kombit bashkë me Lulzim Bashën, kjo nuk do të thotë se ai është ende i lirë që të na bëjë “haram“ gjithçka.

Në çdo vend të botës opozita ka vetëm një kryefjalë të sajën-ekonominë dhe punësimin.

Ndërsa punët e prokurorisë dhe të policisë i bëjnë institucionet. Vetëm në Shqipëri, një i marrë që ka emëruar vetë Presidentin e Republikës, Prokurorin e Republikës dhe Shefin e SHISH-it, mendon se mund të marrë peng qeverinë ashtu siç bëri xhihadisti Abukabar Shekau, lideri i “Boko Haramit“ kur mori peng 200 studentet në Nigeri.

Ndaj, sot është imediate që Prokurori i Përgjithshëm dhe shefi i SHISH-it të sqarojnë publikun dhe të ndriçojnë ngjarjen.

8 komente në “Qeveria dhe opozita “Boko Haram“”

  1. ARBER RADOMI says:

    PO JO DERI KETU , MORE ZOTERIA I ZI YZEIRI ! JU JENI BOKO HARAMET E MEDIAVE , TE NGRITURA PREJ DROGES E PUNEVE TE PISTA TE TOP KANALEVE TE UJRAVE TE ZEZA . PERSONALISHT TI , O I MADHI ANAL(IST ), JE BERE SI MIZA E KALIT , QE NDRRON VETEM VRIMEN ANALE , PO GJITHNJE STREHOHET NE PRAPANICE TE TIJ. KESHTU , SI KAMELEON TIPIK I PROVOVE TE GJITHA PRAPANICAT…PO MOS HARRO , SE NUK KE B…. TI , TI BESH SHQIPTARET BUDALLENJ, SI NE ATE HISTORINE E PLAKES QE KAPI NE FLAGRANCE ME KRYETARIN E KOOPERATIVES NUSEN E DJALIT DHE NE GJYQIN PER DIVORC , GJYKATESI I KERKONTE ” FAKTIN ” , E QE E GJORA PLAKE , DUKE KUJTUAR SE ME ” FAKTIN ” NENKUPTOHEJ TJETER GJE , THA : PO “FAKTIN”,UNE NUK E PASHE , SE ATE KRYETARI IA KISH FUTUR BRENDA NUSES !!! KESHTU TANI QE MUSHKONJA DOLI QE ISHTE AVION DROGE , TI DHE SOJI I NDYRE I ANAL-ISTEVE SI TI, AKOMA KEMBENGULNI , SE S’KA PASUR AVION DHE NE SE KA PASUR ATE E SOLLI BERISHA , MADJE I THEU EDHE RROTEN… JENI KATANDISUR NE RROTA K… , BASHKE ME KRYE.ARIN TUAJ TE GJATE , QE E PERDORI PUBLIKISHT NE KUVEND KETE SHPREHJE VULGARE E BANALE, PASI NE ZHARGONIN DITOR TE TIJ , NE FAMILJE , PARTI , QEVERI E SHOQERI, PERDORET 100 – 200 HERE NE DITE

    1. Ilir Hoti says:

      O kooperativist(katundar i salihit) Po Pprokurori,sh i k-u gjykatat presidenti (keta te gjithe te kooperatives tende0 cfare po bejne???Eshte detyra e tyra tani e jo e POLICISE(qe i kapi) .. Opozita duhet te kerkoje shpjegime nga qeveria dhe institucionet qe drejtohen nga opozita… Vitin e ardhshem jane zgjedhjet lokale…jo shume larg..po ashtun 2-vite pas te pergjithshmet !!!! E duan fitoren pa votime ;ne tavoline.. U szhduk nje fshat u vrane e u rrahen populli ne mes te dites e kamerave..u vodh e shkatruu vendi …TURP

    2. feniks says:

      Bravo,Arber Radomi!
      Duket se Sali Berisha ka shume QEN TE ZGJEBOSUR si ty,qe duan t’i besojne MBROCKULLAVE te tij,se gjoja eshte i SHQETESUAR NGA SE QEVERIA PO TRAFIKON DROGE!!!
      HAAAAAAAA!!!
      Po mire,o ditezi,ku e gjen DROGEN qeveria e sotme,ne se nuk do ishte MBJELLE NE KOHEN E SUNDIMIT KRIMINAL TE BERISHOVICIT TEND SERB???
      Pse nuk te shqeteson MBJEKLLJA DHE SHITJA E DROGES ty,por vetem transporti????
      Me qenese SHISH-in e ka vete nen HYQEM Berisha,si nuk kishte ndonje FAKT,FOTO,FILMIM,DESHMITARE etj para 2-3 muajve,por dolen te gjithe INFORMATORET tani me shumice???
      Ne se paska arritur,qe qeveria e sotme na TRAFIKON DROGE ME AVION,pse duhet te futet VRIMAVE TE FSHATRAVE kur fare mire mund ta bente ne RINAS diten per diell????
      Doemos Berisha i di mire keto pune se ka qene specialist ne kete fushe,por ne kohen e FELLIQUR TE TIJ nuk thuhej asgje se SHTETI PUNONTE PER DROGEN E TIJ!!!
      ASNJE FJALE NUK THA Berisha kunder Lazaratit,bile kryepleqte e disa fshatrave socialiste i futi ne burg,ndersa PASHAI I LAZARATIT kapardiset edhe sot si PASHAI I JANINES!!!

  2. drejtesdia says:

    Ja thua o Ilir ja thua po kujt ja thua. Dje i cmenduri tha se droga po trasportohet edhe me nendetse dhe se as Italia, Greqia dhe Nato nuk po i zbulojne dot se jane shume te sofistikuara.

  3. Safo says:

    Ne fakt ai qe ka emeruar presidentin, prokurorin dhe shefin e Shikut nuk eshte aq i marre sa thote Iliri. Perkundrazi ishte i marre Edi me opoziten e dikureshme qe pranuan ndryshim e kushtetutes me nene te tilla qe presidenti te zgjidhej me shumice votas 50%+1. U treguan naive perballe nje kafshe politike te regjur, aq te regjur sa me gjthe katrauren qe beri ne 97, gia arriti jo vetem ti shpetoje kangjellave te burgut, por edhe te ridiktoje poltiken ne Shqiperi. Edit i duhen perpjekje kolosale per te cmontuar berishizmin nga nyjet e pushtetit.

  4. qytetar says:

    PLAN RREZIMI I QEVERISE

    Miratohet
    Sali Eskobar

    1.Dorzimi i sasive me mall,pa cenur shum bilancin e mbjelljeve te 2013tes.
    2.Akuzimi per implikim te pushtetit
    3.Ngritja e tymnajes medjatike
    4.Akuza ne lartesite maksimale deri te nato.
    5.Pergatitja e terrenit per kalime te medha duke corjentuar policine.
    6.Mbulim te humbjeve dhe rikthim te parave me interes
    7.Nritja e protestes per tym hashashi
    8.Vrasja e ndonje funksjonari te policise
    9.Vrasja ose rrembimi i kryetarit te qeveris.
    10.Deputetet e kartelit te mos dalin jasht shtetit se i arreston amerika.
    11.Te gjitha forcat per mos pranuar e shqiperise ne be
    12.Pranimi ne be eshte burg per kartelin.

    Pranohet investitori me
    Parat e rruges se kombit
    Lulshtja e Hollandes

    (Ky dokument nga te gjith te emruarit e Krtarit defakto.)

    1. Albann says:

      13 Tritolin biznesmeneve
      14 Grabitjet me dhune ne fuksion te terrorit nga antare te shish-it 15.vrasje e ndonje fuksionari te larte ne PD (sic ia bene Azemit) per te mare pushtetin…Me shume gjasa kjo do ndodhe kur te afrohen zgjedhjet

  5. Guri says:

    Zotni Ilir, u lumte mendja dhe dora qe e shkroi kete artikull.Keni harruar vetem shkaterrimin total te Shqiperise, dhe megagrabitjen ekonomike, qe ka bere Berisha me banden e superhajdutve te PD.Keni harruar se fajin e ka vet Edi Rama, qe nuk i tregon urgjentisht vendin kriminelit Berisha, por e le te lire. Ai person, dhe banda e tij, na vrasin syte ne televizor dite-nate.Zhdukeni Berishen qe te shpetoje Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje