Pronari i një servisi në Divjakë, që mori me karroatrec makinën Mitsubishi, ku ndodhej droga, e cila do ngarkohej në avionin e vogël, thotë se ishin dy persona që i kërkuan ndihmë.
Flori Driza thotë se dy personat i erdhën tek servisi dhe i kërkuan ndihmë për makinën.
Ai shprehet se njëri prej tyre hipi në karroatrec, kurse tjetri u largua.
Driza shprehet se nuk e dinte se çfarë kishte në makinë.
I pyetur nëse ishte Saimir Bajrami personi me të cilin ishte në karroatrec, ai thotë: “Ai duhet të ketë qenë, se u zhduk sapo erdhi policia. Nuk e kam fiksuar mirë si fytyrë”.
“Filluam të vendosnim makinën në rimorkio dhe në atë moment erdhi policia. Personi që ishte me mua, u largua në pyll ndërkohë, nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Unë po bëja punën time, nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. M’u hap punë kot nga kjo gjë, nuk dua të kem probleme”.
Ndërkohë Guardia di Finanza, që ka inspektuar avionin, thotë se ai ishte modifikuar për të transportuar drogën. Avionit i ishin lëvizur sediljet.
qeveri narkomanesh e narkobosash.
Hajt col ti kan dhon paret e javes me thith ndoj gjo
Gjate rruges per tek makina e difektuar ka objekte qe ruhen me kamera. Pra cdo levizje sot eshte e filmuar. Nuk e di si po bashkepunon policia me ta, sepse prokuroria kuptohet qe kerkon ta sabotoje daljen e te vertetes. Eshte nje bashkesi pengesash qe tentojne te mos dalin ne “drite” bashkepuntoret e implikuar ne kete ngjarrje. Kembengulja dhe zgjuarsia per t’i larguar apo kapercyer pengesat, eshte celsi.
Hej!I modh Coli qe i kupton keto punet e droges e te qeverive qe bohen pale ne keto pune.O Qoli po kur ishte SALIVICIDOLPUSHTI ne pushtet qe e ligjeroi ku ishe ti apo pjese e lojes??!!