Selanik, bllokohen 691 kg kanabis shqiptar/ Italia sekuestron 900 kg marijuanë

19 Maj 2014, 10:51Politika TEMA

Rreth 691 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, u bllokua nga policia e Selanikut mëngjesin e sotëm, ndërsa u arrestuan dy shtetas grekë, emrat e të cilëve nuk bëhen publike.

Droga u gjet në një furgon frigoriferik, ku ishte fshehur në tavanin e tij, ndërsa ajo ka origjinën nga Shqipëria.

Mediat greke raportojnë se lënda narkotike kishte destinacion Gjermaninë dhe sasia e sekuestruar ishte ndarë në 341 pako.

Të arrestuarit 41 dhe 51 vjec, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, po merren në pyetje nga policia.

Kjo e fundit gjithashtu ka sekuestruar 5 aparate celularë dhe 2990 euro.

Mediat greke, referuar të dhënave policore, raportojnë se kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e sekuestruar në Selanik.

Ndërkohë policia italiane shkatërroi një rrjet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa ka sekuestruar 900 kg marijuanë, e cila dyshohet të jetë trasnportuar në rrugë detare nga Shqipëria.

Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një garazh në Stoccolma, zonë e qetë periferike e Fiumicino-s.

Ndërkaq policia ka arrestuar dy shtetas italianë I.A 35-vjeç dhe C.M 37 vjeç si posedues të drogës.

Marijuana ishte e paketuar në pako me madhësi të ndryshme, e mbështjellë me letër natriban për t’u mbrojtur nga lagështira.

19 komente në “Selanik, bllokohen 691 kg kanabis shqiptar/ Italia sekuestron 900 kg marijuanë”

  1. Droga says:

    Ishin destinuar per Tourkofagos

    1. Droga says:

      Mos harro Ziken, çoji ca doza

      1. Mira says:

        SamDidi po dështon çdo ditë!
        ED Rama: Kush ka veshë të dëgjojë, kush ka sy të shikojë dhe kush ka mend të kuptojë…..

      2. Drogba says:

        Kush osht zikja kunati jot?!

  2. si jeni? says:

    Bo bo turperohemi perdite.Po sa tone drog kemi ore?!!!

  3. objektivi says:

    bravo cunat e saimirit, deshtimet njera pas tjetres vijojne

  4. TR says:

    Futuni ne Lazarat dhe merr fund kjo histori,mblidhni nja 2 mije police dhe futuni,sdurohet me kjo histori.

  5. nofka says:

    aman se na cmendet me lajme per drogen,
    pse i beni kaq shume komente.
    pse ne kohen e Sales nuk kapeshin njerez qe transportonin droge dhe PS nuk bente komente te tilla sic bejne keta te PD.
    Pse fajin Rama e ka qe njerezit e mbjellin dhe e paketojne per ta shitur dhe ne fund i kapin.

  6. bashkpunim ipoicise son me ato te vendeve fqinje eshte ky????????

  7. ne nuk e kapim hashashin sepse skemi ku ta magazinojm prandaj ju servirim inf policive fqinje.eshte fare e thjesht paguaj dhe kalon pa poblem pjesen e kufirit tone,policet tane ne oren e kalimit jan duke ngrene pace pilaf.

  8. Edvin Rama says:

    Degjoni ketu ju popull dele…fajin e ka Saliu!!!
    Droga eshte kapur para se un te merrja pushtetin, dmth, para qershorit 2013.
    Qe keshtu, Un edhe Sajmir Tahiri nuk kemi faj…pastaj edhe nje gje te keni parasysh ju popull injorant, Un Edvin Rama e kelyshi im Tahiri, nuk merremi me marjuhan…qenkeni mbrapa me historin…kam dekada qe i kam len keto vogelsira…bota ka hec perpara kurse ju akoma tek marjuhana jeni…a pika qe nuk ju bie sa nuk arrini ta kuptoni kryeministrin tuaj!

  9. mushkonja dhe ngjala says:

    I SEMURI I BALLKANIT SHIZOFRENI RAMA MBURRET ME BLLOKUN E METES DHE NGJALEN NE BYTHE: NE VENDE QE TE BEJ RRUGE E SPITALE PO EXPORTONE DROGE VETEM TRE DIT GATI DY TON:A KA TURP ME TE MADH -NE RASTE SE BE PRANON SHQIPERINE ATEHERE DIHET SE VETEM PER EKSPORTIN E DROGES NE MENYRE QE TE KENAQE SHOKET PEDERA TE RAMES FYLE DHE MARTIN SCHULZ,KRYE DROGA NE GJERMANI:jeni ne vete ju APO ju ka dhJere negjmija ne koke.2 ton ne tree dite.ushtria pastron rruget policia tahirit pret gjoba per parkim ne janare 2015 dhe ju qeshni.KURSE TRAFIKANTI KOQO;SPIROPAÖLI;META E DOSHI PASUROHEN E JUVE JU NGELET BISHTI I NGJALES:

  10. funerali says:

    ne nje takim pune me interpolin vendosem te lejojme kalimin e droges nen nje surveim te sofistikuar.
    ne kete menyre neutralizojme individet e kontaktit, transportit dhe pikat magazinimit.
    shpresojme qe hetimet te na cojne tek peshqit e medhenj dhe llogarite e tyre bankare.
    krijimi i byrose kombetare te hetimit do te gjeje nje shqeperi pa droge dhe nje polici pa spiune.
    shiku famekeq i 94 – 97 do pesoje fatin e gardes famekeqe te 21 janarit.

  11. Lala says:

    Tahiri: drogen e lame vete qe te testojme policite e fqinjeve.
    Tahiti: bravo cuna.

  12. vlonjati says:

    Bravo cuna!

  13. madrit says:

    Bravo vetet por cunave italian dhe grek

  14. Emigranti says:

    I degjon keto komente keqdashese o Detar?Dil njehere e beja te qarte te gjitheve se kjo eshte strategji e Saimir Tahirit,qe ta largoje pergjithmone prodhimin e sivjetshem nga Shqiperia.Dhe meqe e ke mik pyete njehere per kuriozitet o burre i dheut,a ka Moral a turp te turperohet ai spurdhjak.

  15. Ngjala Kaptina says:

    Nderkohe qe ushtria po ben punet e shtepise se mimit si larje, hekurosje, gatim etjera dhe policia po godet rende kriminalitetin duke arrestu katunaret qe sjelli qumeshtin me motorra ne memgjes, vendi yne po rrit per dite eksportin e hashishit drejt tregut europian duke dhen nji kontribut ne berjen dru BE ne menyre qe te jene lloc kur te na japin statusin. Bravo cuna tha njoni i bom mo lila.

  16. hitleri says:

    Pse te lodhen qunat e Tahirit? drogen le ta kapin italianet dhe Greket. Bravo o rilindja me costo zero Po e luftoni drogen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje