Lëkundje të forta sizmike tronditën mëngjesin e sotëm thuajse të gjithë vendin.
Lëkundja e parë është shënuar rreth orës 02:59 të mëngjesit, me një magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 43 km në jug të Tiranës, 30 km në verilindje të Fierit dhe 5 km në lindje të Lushnjës. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda.
Si pasojë e tërmetit në qytetin e Lushnjës ka pasur dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Kjo lëkundje e parë është pasuar nga disa të tjera, që janë ndjerë edhe në Elbasan e Cërrik, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.
-Në orën 03:17 është regjistruar tërmet 4.1 ballë me epiqender 12 km në jug të Cërrikut dhe 24 km në jugperëndim të Elbasanit.
-Në orën 03:20, tërmet 2.7 ballë shkalla Rihter me epiqendër 8 km në jug të Cërrikut dhe 18 km në jug të Elbasanit.
-Në orën 03:25, tërmet 3.5 ballë me epiqendër 10 km në jugperëndim të Cërrikut dhe 22 km në jugperëndim Elbasanit.
-Në orën 05:04, tërmet 2.9 ballë shkalla Rihter me epiqendër 10 km në jug të Cërrikut dhe 19 km në jug të Elbasanit.
-Në orën 05:38, tërmet 3 ballë shkalla Rihter me epiqendër 12 km në jug të Cërrikut dhe 23 km në jugperëndim të Elbasanit.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Italinë fqinje.
Sipas faqes centrometeoitaliano.it, epiqendra e tërmetit ka qenë në Cërrik, 43 kilometra larg Tiranës.
Sipas kësaj faqe, tërmeti ishte me një magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, duke shkaktuar panik tek banorët e disa zonave.
Nga të dhënat e para raportohen dëmtime të lehta në dy objekte shkollore në Elbasan dhe disa banesa në zonën e Belshit, qarku Elbasan.
Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha informoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe një pjesë e banorëve kanë kaluar natën jashtë.
“Lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Banorët e qytetit gjatë gjithë natës kanë qëndruar jashtë. Pallati 86, i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës, ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje, por ka pasur çarje. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë apo jo”.
Kataklismo kataklismo thuaj
Iku Basha nga Lushnja dhe ju la termetin. Ju tha zoti qe mos u merni me keta se ky eshte paralajmerim. Heres tjeter do tju shkund mire nga themelet, jo une por ky haiduti, tradhetari, krimineli qe po i shkoni nga mbrapa.
keshur eshte kur i nxjerr b.. tym (kuptoje lgbt)
keshtu eshte kur I nxjerr b… tym (kuptoje lgbt).
pse flisni keshtu,clidhje ka Basha me termetin.vertet i kemi inat por duhet te dime kur ti komentojme,
kete rradhe termeti ishte shume i forte.
ne keto fatkeqesi natyrore emi qene rehat na ka pare Zoti,si popull fukara qe jemi
Mos harrojme se Shqiperia eshte vend sizmik ne zhvillim e siper, kane ndodhur, ndodhin dhe do te ndodhin termete vazhdimisht. Kjo do te zgjase dhe miliona vjet te tjera, pasi eshte toke e re, ne formim e siper. Problemi eshte se sa te afte jemi ne qe t’i ruhemi kesaj force te natyres. Duke qene shtet ne zhvillim, ndertimet duhet te kene medeomos standarte, dhe jo kompanite te vihen ne gare, e te nxjerrin fitime shpejt e shpejt duke neglizhuar asistencen e duhur gjeologo – inxhinierike. Mendoj se vetem keshtu do kemi me teper siguri per banesat tona.
disa komentues ketu edhe gozhden e patkoit do e politizojne.po ikni ore lozni tutje se lat nam duke shkruar budallalleqe pa lidhje
Basha po pregatit nje termet me te keq se ky natyrali, termetin e nxirrjes se gjendjes dhe mohimin e cdo punbe te bere deri tani. Po saboton inegrimin. Ky pinjoll, nip i Enverit, po po nip i Eneverit por nje monster e keqe, shume e keqe…., sepse enveri ka edhe niper te mire, vetem vrere nxjerr nga goja. Ai qe ndertoi 54 km rrugë me 2 milion dollar ka guximin te akuzoi!!!!!
Basha po pergatit nje termet me te keq se ky natyrali, termetin e nxirrjes se gjendjes dhe mohimin e cdo pune te bere deri tani. Po saboton integrimin. Ky pinjoll, nip i Enverit, po po nip i Eneverit por nje monster e keqe, shume e keqe…., sepse enveri ka edhe niper te mire, vetem vrer nxjerr nga goja. Ai qe ndertoi 54 km rrugë me 2 miliard Euro ka guximin te akuzoi!!!!!
fajin e ka qeveria rama qe nuk i ndalon termetet .. o burra dilni ne demostrat kundra termeteve se keni salushin e lulushin tju edheheq