Didi i shpall "luftë" trafikut të drogës, firmos urdhërin për kontrollin e plotë mbi territorin

18 Maj 2014, 13:42Politika TEMA

Një urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit drejtuar drejtorive në Qarqe dhe komisariateve pritet të çojë në një stad të ri luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike, duke shtuar në këtë mënyrë kontrollin ndaj territorit. Urdhëri gjithashtu synon identifikimin e personave që kultivojnë lëndë narkotike dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me to. Urdhëri mban datën 13 Maj, 3 ditë pasi në Divjakë u kap një avion sportive, që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e rreth 460 kg kanabis, i sekuestruar në një automjet pranë zonës ku kishte ngecur në rërë avioni.

Qëllim i këtij urdhëri është kontroll i plotë i territorit dhe ndarjen e përgjegjësive të strukturave policore, dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestimin e autorëve. Përmes urdhërit, Komisariatet e policisë duhet të bëjnë vlerësimin e situatës në lidhje me mbjelljen e kanabisit, informacionet që kanë, personat që merren me këtë veprimtari, zonat që e kultivojnë si dhe të bejnë klasifikimin e zonave nga ato me risk më të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Gjithashtu, Komisariatet duhet të ngrenë një grup punë, i cili në përbërje do të ketë në përbërje një shef seksioni, specialistin e krimeve të zonës, agjentin gjyqësor, ndihmës specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatit.

Këto grupe kontrolli sipas urdhërit të Drejtorisë së Policisë do kënë detyrë të njohin dhe vlerësojnë situatën në zonën që mbulojnë. Detyrë e grupit identifikojnë bimët e kultiviara dhe të organizojnë punën për kapjen në flagrancë të autorëve, duke kryer edhe veprime të plota proceduriale.

Vëmendje do ti kushtohet bashkëpunimit me pushtetin vendor, për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohet raport shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluar.

Mbi bazë të këtyre informacioneve mund të kërkohet dhe mbështetje shtesë. Shefat e komisariateve në bazë të këtij urdhëri do të kërkojnë informacione edhe nga punonjësit e policisë, në bazë të zonave ku banojnë.

Gjithashtu do të merren masa për planifikimin e limitit shtesë të karburantit, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për mbështetjen e strukturave policore. Për të gjitha ata që nuk zbatojnë këtë urdhër do të fillojnë masa displinore. Ndërsa për zbatimin e detyrave ngarkohen zv.Drejtorët e Drejtorive të Policisë në Qarqe.

31 komente në “Didi i shpall “luftë” trafikut të drogës, firmos urdhërin për kontrollin e plotë mbi territorin”

  1. Logjika says:

    O Didi. E ke tjerr leshin shume gjate. Nuk kemi nevoje te degjojme budalleqe me seksione e grupseksione. Ju i keni ngjare te gjithe Rames qe ju pelqen propaganda sic bëtë para ca ditesh qe e nxorret aksionin per kapjen e avionit ne 3D. Kushedi sa ju ka kushtuar puna e animacionit vetem qe ta paraqisnit aksionin gjoja si profesional. Te njejten gje po beni edhe tani me keto urdhra. Bjerini shkurt daku. Zonen e Lazaratit e ke te identifikuar prej vitesh. Nuk eshte nevoja te kerkosh informacion per mbjellje hashashi kur Lazarati ben MUUUUUU aty. A keni bythe te futeni aty apo jo? Po spatet bythe shko futi prape nje ndeshje futbolli me Lazaratin dhe thuaji prape Sajmir Tahirit te dali e te flasi per punesimin e Lazaratesve ne kjoska sufllaqesh qe te heqin dore nga droga.

    1. ALBO says:

      E quan veten Llogjikë, por fatkeqsisht operon pa llogjikë. Këto probleme nuk zgjidhen pa u dokumentuar e provuar, se pastaj, del që asgjësohet një parcelë por s’dihet pronari, kapet një ngarkesë por s’dihet autori.

      1. shpatar says:

        Albo.Ke pare ti qe keta debilat e Saliut te kene llogjike.Jane njesoje si udhehqsi shpirteror Debila klasik te tipit Donkishot . Nuk kane ku te vene.Do lehin si qente dhe koken ne mu… do ta fusin.Prisni dhe ca dite te vendosi Evropa ,qofte per te mire ,se do ta shohin te s’emes se ku do futen trimat e Plakut Merre .
        Rama e Meta edhe nese duan ta vazhdojne lojen e pingpongut nuk do ti lene keta burra qe ndeshen cdo dite me pisllekun qe ka lene pas Salushi.Kaceku eshte fryre aq shume sa presjoni ka shku atje ku smbahet me.Ta harroje cdo kush i Pd se nuk ka per te ndodhur ajo qe ndodhi me Nanon mbas 97 .

        1. Pilo Lala says:

          Mos u fusni ne gracken e Sali Berishes per luften kunder droges.
          Aty mund te vrasin police, sepse Saliu ka akoma spiune ne rradhet e Policise.
          Stabilizoni rendin ne qytwete dhe komuna. Droga ka kohe.
          Evidentoni boset e droges nje here, pastaj filloni operacionin.
          Po u vra njeri, do ndesheni me protestat e PD, kujdes.

    2. Idriz Seferi, TopChannel, Beograd says:

      Llogjika gamorit deshe me then

    3. Andi says:

      Kjo inisiative duhet te pershendetet se me se fundmi shteti po tregon qe ekzistopn. Cdo koment tjeter eshte dekurajim per policine. Droga nuk mbilet vetem ne Lazarat. Ajo mbillet ne gjithe Shqiperine. Lazarati njihet dhe me te do te meret shteti nga ketej e tutje. Kini parasysh qe mafia e hashashit eshte miliardere dhe tani do te ndihet lufta ne menderen e te gjitheve (zoti Llogjika), edhe tenden. Sepse mafia do te filloj plasjen e tritoleve per te frikesuar policine dhe shtetin. Tani Ministrat duhet te jene te mbrojtur me bodigarde sepse ka filluar lufta me mafien nderkombetare. Kjo nuk eshte vetem mafia shqiptare, prej ketej nxirren miliarda edhe nga mafia europiane. Qeveritaret duhen mbrojtur sepse mund te tentohet ti ekzekutojne. Prandaj policia duhet te jete e organizuar shume mire dhe jo si thote z. Llogjika qe hajde ‘yxhym mamlyk’ dhe sulmoni. Shteti po tregon qe eshte serioz dhe kerkon te ktheje dinjitetin e Shqiperise dhe shqiptareve ne vend. Ligji po kthehet te sundoje perseri. Tani SALIKOVICI me Lulzimen nuk kane cte thone. Policia eshte ne veprim dhe droga e Sali qenit do te sekuestrohet dhe drogaxhijte do vene ne burg.

    4. Abazi says:

      E ka tamam logjika,lane nam ne mes te dites,kane filluar bejne mbledhje me femijet e fshatit qe mos mbjellin hashash,hiqenini hashashin sa me shoejt se u helmuan femijet,adoleshentat nuk lane gje pa vjedhur ne shtepite e tyre per te blere ate mut droge,na zhgenjyet te gjitheve,me duket se u bete si te paret dhe ju!

    5. dymi says:

      Llogjika, per pjesen e Lazaratit jam dakort me ty. Per gjithcka tjeter ja ke fut kot plako, ose je njeri qe grindesh edhe me kemishen tende e nuk pelqen vecse ato qe pjell kaplloqja jote.

    6. atdhetari says:

      Sa per dijeni..Lazarati nuk sfidon dot shtetin,sepse ne mes te europes edhe nese vete shteti jon nuk e ben dot zap lazaratin,te vjen gjermani edhe ta pastron per 10 min me ore ne dore.Problemi nuk eshte ka bythe shteti apo nuk ka bythe te futet.Problemi eshte sepse Lazarati ka lulezuar qe ne kohen e PD,edhe nje pastrim i kesaj semundje mer kohe.Kush eshte ai lazaratas qe i ben balle nje aksioni ushtarak per te nderhyre ne fshat edhe ta bej bythe cdo gje atje.Asnje lazaratas nuk do dali te bej trimin.Por a duhen hetuar edhe duhen kapur ato persona qe jane te implikuar??? PO duhen bere hetime,duhen bere kontrolle edhe duhet gjetur koka.Se atje nuk behet fjale per 1-3-5-10 fshatare o llogjika.Atje behet fjale per super koka.Ndaj nje shtet i forte e fillon asgjesimin nga rreza jo nga lulja.Llogjike icik me paster edhe do shikosh ndryshimet.

  2. gjergji says:

    Po Kelit në Sarandë si do t’ia bëjë Didi ? Se ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron !

  3. TARRASI says:

    Pafytyresia juaj duhet te kete nje limit o z Didi. Ju akoma jeoni ne vitet 80 kur shqiptaret ishin te mbyllur ne bunker e per informacion kishin “Zerin e Popullit” Rendi dhe ligji vendosen me pune perkushtim e ndershmeri e jo me pleniume te partise o te dale mode.
    Ju ose jeni nivel i ulet fare ose jeni te zhytur ne trafik koke e kembe ose mendoni se shqiptaret jane lope. Po te jene serios opozita dhe shoqeria shqiptare ju duhet te jepji dorheqje kompllet si staf pasi ose jeni totalisht te pa afte ose jeni te inkriminuar ne shkallen siperore tjeter spjegim nuk ka e largimi juaj duhet te jete i pashmangshem.
    Nje here deklaruat se kishte ne qiejte shqiptare vetem mushkonja e pastaj nuk late aeroport pa betonuar deri sa ju ra avioni ne tavolinen e Qeverise.
    Fshihuni se paku per sa kohe keni gjetur nje popull trap sa te mbushni xhepat edhe ju si ata qe iken. Antishqiptare te neveritshem deri ne ekstrem pa pike dinjiteti e personaliteti.

  4. arsen says:

    Me ket rast kontrolloni edhe per mina e per arme!
    Droga te sjell ne qejf, po si tia besh kur te bejne copash apo te çpojne trupin me kallash?!!!!
    Forca Didi!
    Lidhuni me popullin e friksuar! Kerkoni bashkepunimin e tij! Behuni te besueshem!

  5. ed says:

    Ketu problemi nuk eshte vetem Lazarati more (anti) logjike … mini Lazarate ka kodo ne Shqiperi qe jane lene ne harese . Ka shume zona qe te trimeruar nda fenomeni Lazarat koltivojne Canabis sigurish jo ne masan e Lazaratit Prandaj nje pland kombetar per eleminimin e ketij fenomeni eshte fere logjik …pastaj shteti vepron me regulla dhe plane nuk eshte cete komitash dhe hejde te marim armet dhe ti sulemi Lazaratit kur disa te tjere jo vetem qe nuk e preken por edhe ju bene mburoje …

  6. Ushtar i Gjergj Kastriotit says:

    Nese politika futet ne strofkullen e vet, Didi i futet kryq e terthor Lazaratit per 24 ore!!

  7. Gora says:

    Cfar pordhe me negjezm do luftoj Didi!!.

  8. Do marrin ate qe kerkuan. says:

    Prisni, prisni se nuk ka filluar ende! E kruajti PD-ja me ndyrsirlleqet dhe insekenimet e saja, per te baltosur qeverine dhe per ta zhfrytezuar politikisht trafikun virtual te drogen?

    Epo tani fillon lufta e vertete kunder droges! Mos u merzisni se ata qe bejne trafikun, me duket se do ti zene deres PD-se te Shqupi dhe do ti thone oboboooo c’na bere. Prisni se do te shikoni shume ne muajt qe vijne!

  9. tarrasi says:

    ik timate emer tarrasi dhe mose shkruaj ne adres tettjerve tarrasi origjnal jame une didi terregulloj kapelen nerradhe tepar dhe teshkurtoj mustaqet tibej si hitleri seshum iperngjet por tadin se ika ikur koha edhe hitlerit edhe enverit meket firmosje skaber asgje tjeter vetem kaperforcuar sherbimet epatrullimit ne lazarat dhe sote embrapa dohyn vetem mepashaport ne lazarat ose me listene si shites tefirmosur nga kryetaei ibandes edvin rama se ikangelur tregu boshe ne itali dhe poisillet mendja verdall

  10. Toskeria says:

    Per mua te dy zv/drejtoret qe shkuan ne Lazarat dhe deklaruan se nuk kishin pare asnje rrenje te kanabisit apo marjuanes duhet te shkarkohen menjehere si dy persona te papergjegjshem.Keta sinqerishte qe i paska zene aq shume hashashi sa u jane mbyllur syte.Turp per keta dy drejtues te larte qe te bejne te tilla deklarata, hajde besoju ketyre per pune te medha dhe me pergjegjesi.Drejtori i policise dhe Ministri duhet te marrin menjehere masa per shkarkimin e ketyre dy personave, nuk i duhen policise se shtetit te tille drejtues.

  11. Lluku babashtad says:

    Dmth do ti shpallim lufte Republikes se Lazaratit??? Ne nje kohe qe sapo lujatem miqesoren e futbollit me te???? (Ka zera qe Lazarati ka kerkuar pranimin ne Fifa pas miqesores me kombetaren e policise te Tahirit). Kur zevendesin e Didit e kane pritur me te gjitha nderet qe parashikon protokolli i Republikes se Lazaratit!!!! Kur zevendesi i Sehirit ka deklaruar qe dora qe nuk kafshohet , puthet???!!!! Kjo eshte nje pabesi e vertete ne mardheniet mes vendeve sovrane. Kjo me kujton veprimin e Putinit me Krimene z.Didi.

  12. ziko says:

    po po…merruni me lazaratin qe deputetet e shkodres e malesise se madhe te vazhdojne avazin! kllufa!

  13. landi says:

    Lazarat ta lumsha synin se kerkush nuk ta prek kufinin.

  14. Demokrati says:

    Ushtaraku karakterizohet nga veprimi – aksioni.Keshtu qe deri diten e premte i keni te gjitha mundesite per t’i dorezuar zotit Basha disa kryetar komunash , shkeles flagrant te ligjeve per mbjelljen e kanabisit ne komunat e tyre.Keshtu kontribohet ne materializimin e Mitingut.

  15. NSA says:

    Lazarati nje pordhe eshte per shtetin! Brenda 2-oresh Lazarati behet si pule me te gjithe lepujt me mustaqe qe vegjetojne aty. Mos u merzisni, se do ti vije radha se shpejti. Ja edhe pak sa te marrim statusin.

  16. NSA says:

    Mbani mend Pablo Eskobarin qe bente si garip ne Kolumbi me shtetin? E hengri ne maje te catise duke ikur me breket neper kembe, dhe i prene edhe mustaqet dhe ja futen ne b….the me pas.

    https://www.youtube.com/watch?v=43TBv0tbua4

  17. Rea says:

    Te gjithe Kryetaret e KOmunave qe ne territorin e tyre kultivohet droga sipas ligjit duhe te futen ne burg pra ligji nuk zbatohet per te gjithe i barabarte kjo do te thote qe votuesit qe kane votuar kete qeveri po marrin ate qe meritojne ,kur ligji nuk zbatohet athere duhen marre masa qe qytetaret te mbrojne familen nga krimi,femijet nga trafikimi,droga,prostitucioni etj,pra formohet xhandarmeria sipas komunave dhe ku kjo e fundit duhe te veproje per te vendosur drejtesine,ketu nuk duhen njerez te punesuar por vullnetare qe mbrojne vete territorin e tyre duke siguruar familjet dhe familjaret ku ata jetojne

  18. lazua says:

    qelbesiraaaa…vampiraaa…instiktet tuaja vellavrasese ,kafsherore dhe antishqiptare do te ngelen ne faqet e ketij blogu ..jemi keta qe jemi sepse jemi populli me i poshter qe vec duam te keqen e njeri tjetrit.

    1. kaurri says:

      Me duket se ke te drejte. Marihuana asht mâ pak e damshme se heroina apo kokaina. Po te pershendes me nji kange te grupit te njoftun anglez te viteve `60-`70, kushtuar “mother” Meri-Huanes( nuk asht shakà):

      http://www.youtube.com/watch?v=ajCYQL8ouqw

    2. NSA says:

      O lazo, mos na u sekelldis se do na pesosh ndonje gje. Kur te legalizohet Marijuana ne Shqiperi ti mund te mbjellesh dhe te korresh sa te duash, por deri sa kjo eshte e jashteligjshme, kjo nuk te ben ty dhe asnje dobic tjeter me te mire nga te tjeret te cilet e rrespektojne ate. Ligji eshte nje per te gjithe, edhe per ate qe ben miliona duke shitur droge, por edhe per ate qe mbledh kanace per te mbijetuar.

  19. kujtese says:

    Me ne fund na doli dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe po flet per punen e tij se na mbyti “Drejtor Saimiri” duke deklaruar fitoret e policise,po Tahiri te shohe edhe pushtetin lokal e Gjendjen civile se nuk ka folur asnjehere per to.Saimir hiq duart nga Policia e Shtetit dhe leri profesionistet te punojne dhe mos e politizo si ata te paret,leri hapesira z.Drejtor te Pergjithshem,sepse eshte i vetmi drejtor policie qe kur ka marre detyren eshte ne “erresire” dhe vetem rrogen merr.

  20. AlfaDE says:

    Shqiperia ,nga anarkia diktatoriale paradoksale , e drejtuar nga mafia e kryemafiozi Sali Berishovic ,po bie
    ere shtet gradualisht me te gjitha parametrat europiane ! Ne qershor do hyjme me merite te thelle ne Europe.
    Pasi te rraset ne burg Imam ballajdia, si ”aperitiv” fjalen e ka Sala pastaj , e me radhe : Bashici dhe fasllicet
    etj.etj. Duke hequr keto hale nga rruga e demokracise, ahere do themi se kemi hyre ne ”porten ” europiane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje