PD: Në periudhën janar-prill 2014 u zhdoganuan 220 tonë cigare më pak

18 Maj 2014, 13:21Politika TEMA

Në një kohë kur dogana bllokoi një sasi prej 48 ton cigaresh kontrabandë, Partia Demokratike akuzon Qeverinë Rama për rritjen e evazionit fiskal dhe kontrabandës së këtij malli me akcizë. Në një konferencë për mediat, Koordinatorja e PD-së Silvi Bardhi ndërsa përshëndet aksionin e punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë, thekson se për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve. Sigurisht se nuk ka rënë konsumi i cigares në vend. Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni. Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale. Ku kanë shkuar 220 tonë cigare në tre muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar? Ku kanë shkuar të paktën 10 milionë dollarë që është vetëm efekti financiar i zhdoganimit ? Kjo është transparenca që Kryeministri dhe Drejtoresha e doganave i detyrohen qytetarëve shqiptarë, jo rrahja e gjoksit për një aksion që administrata e ka për detyrë ta bëjë”, theksoi Bardhi.

 

7 komente në “PD: Në periudhën janar-prill 2014 u zhdoganuan 220 tonë cigare më pak”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Janar-Prill 2014 u zhdoganuan 220 tone kancer me pak..
    Konsumi I kancerit s’ka rene.. Por si do ta vertetojme ?!?!
    Mbase ju rrit cmimi..Njerezit nga nje pakete ne dite po pijne gjysem..Ata qe se perballojne blejne tarabosh prodhim te brendshem..Ahhh..Po prodhimi I brendshem, u ul apo u rrit ?? Kjo eshte pyetja..

  2. naun prifti says:

    Zonje e nderume konsumi icigares ka ren per arsye se njerezit jan qetesuar me kete qeveri dhe nuk konsumojn cigare por ne vende te cigares perdorin mashtrimet dhe genjeshtrat tuajaf

  3. Silva ne boten e cudirave te PD-se says:

    Me te vertete eshte e “cuditshme”!…Ketyre deklaratave te PD-se, ndryshe i thone:”Per inat te sime vjehere, shkoj e …me mullixhine”

  4. Vlora ne kurbet says:

    Nuk kane leke qe te hane edhe buke shqiptaret e jo me te pijne cigare moj lavire…..

  5. drejtesdia says:

    Te jene vertet kaq budallenje keta te PD-se. Po eshte normale mor injoranta dhe shpifsa te paturp se do cdoganoheshin me pak mbasi, me rritjen e aksizes nga qeveria per vitin 2014, tregtaret importuan ne sasi te medha gjate muajve shtator=dhjetor 2013 per ti shpetuar aksizes se re. Pika propagandes se peshtire qe bejne.

  6. vlora.aj says:

    O te shpifur.

  7. Blerim says:

    Qeveria e Rames mbasi nuk po na ben cudirat
    e premtuara ,ka vendosur te mashtroje ne shifra
    gjoja qe ne jemi qeveria qe kap korrupsionin.
    Ne keshtu ,ne ashtu ,ne te vertete ASGJE ,
    KY POPULL ESHTE MASHTRUAR KAQ VITE DHE KESHTU
    DO TE VAZHDOJE ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje